web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sta ka fajin Kisha!!!!

25 Gusht 2015, 21:59, Aktualitet CNA

Nga Elvi FUNDO

Nuk e di si të drejtohem, Shoku  apo Zoti Rama. Tek e para të pëlqen politikisht, tek e dyta kam frikë se e bëson vërtet që JE ZOT në vendin tonë. Po ca rrjeshta po ti shkruaj. S’të këshilloj, as të jap mend po po ti rradhis ca fjalë. Gjeji mirë ose keq, por harroje politikën, bastionet, qëndrimet e debatet. Une s’jam as Luli, as Saliu, as PD, as Meta, as LSI,  le Timi e ca të tjerë që të dalin në ëndër. Zoti jo e jo, sic mendon zotrote se je.

S?ta ka fajin Kisha, që nuk mbledh dot lekët në tatime e dogana. Të mungojnë 160 milion dollarë, por këto si gjen dot në Kishë.

S?ta ka fajin Kisha  se kë zhdoganuar vetem 870 ton cigare, të mungojnë dhe 3 mijë, por nuk i gjen dot në Kishë. Ku janë? Sta thotë dot kisha por ministrat dhe drejtorët që ke, me apo pa fe

S?ta fajin Kisha se ske ndëruar asnjë centimetër autostradë dhe Ministri të ka dështuar, autostradën se gjen dot në Kishë. Ministrin ta heq Meta, me apo pa sherr.

S?ta ka fajin Kisha se OSHEE, jep tendera e e vjedh lekët e shqiptarëve, ato si gjen në Kishë, ajo i dënon, ata i ndajnë me ty.

S?ta ka fajin Kisha që ngrite cmimin e energjisë, kisha ndricon edhe më qiri, por ti zor se ndricohesh dot në bunkerët e tu, në Surel apo gjetkë.

S?ta ka fajin Kisha që në dy vjet nuk ka spitale falas, apo që Beqja vjedh ctë mundet, ku të mundet dhe si të mundet. Spitalet s?kanë ilacë, nuk është faji i Kishës ky. Në Kishë ndihmohen të sëmurët  falas prej shekujsh.

S?ta ka fajin Kisha që në kulmin e sezonit turistik ska drita, Kisha të ndricon shpirtin.

S?ta ka fajin Kisha që  ska ujë në shtëpitë e shqiptarëve, Kisha të ujit shpirtin tënd të trazuar.

S?ta ka fajin kisha se t?i nuk kontrrollon dot LSI-në dhe Ilir Metën. Kisha të pranon ashtu si je. Po sic je ortak dhe akuzues dje se: Meta ishte hajdut me bllok. Sot ai është aleati tënd kryesor. Kisha thotë bëj mirë mos vidh e mos u bëj hajdut, apo ortak e krye hajdut.

S?ta ka fajin Kisha për azilantët në Gjermani, nga Greqia apo Kina. Kisha i ka të gjithë njësoj, si ty që je majë kalit, dhe në vecanti atë që është i varfër dhe kërkon të ardhmen. Kisha për ata predikon, ti e di por mos bëj cmendurira, por shko në Kishë.

S?ta ka fajin Kisha që ju premtove njerëzve legalizime falas dhe sot ju kërkon lekët. Ti gënjeve Kisha ta fal, por shko në Kishë, mos u bëj barrbar.

S?ta ka fajin Kisha kur the se do paguanin më pak taksa 93% e shqiptarëve, ti i gënjeve, por ndrysho sepse ke ende kohë.

S?ta ka fajin Kisha se ti vendos tenda plastike me drita në godinën e kryeministrisë, apo nxjer kërpudha dhe e lyen si banjo publike, në Kisha ato si bën dot.

S?ta ka fajin Kisha, as Janullatos, nuk e di ndoshta të mjafton që ke mik Kocon, me mendjen dhe këshillate tij ke shpallur Kishën armike. Kocot venë e vijnë, Kisha aty do ngelet.

S?ta ka fajin Kisha për ministrat hajdutë dhe problemet në qeverisje. Fajin duhet ta gjesh diku tjetër, në Kishë gjen besimin tek Zoti, atë që ti e ke humbur me kohë.

S?ta ka fajin Kisha që e mbushe parlamentin me banditë e kriminelë, apo i vure drejtorë, kryetarë bashkish, apo ha e pi me ta. Kisha këto i dënon, të mëson të bëhesh i ndershëm dhe i mbarë.

S?ta ka fajin as Kisha dhe as Xhamia, apo Teqeja, se ti do të tërheqësh vëmendjen nga problemet e varfërisë dhe mjerimit. Do të përdorësh Kishën për debate politike. Kisha të ndihmon, por ti nuk do ta kuptosh.

S?ta ka fajin Kisha se ti mendon se je Zoti në Shqipëri, jo ta ka fajin mendja e kokës, në Kishë mund të shërohesh, por jo duke shkuar me mendjen e Kocos. Duhet të shkosh me besim tek Zoti.

Shko në Kishë, në xhami apo teqe, do shpetosh nga djajtë e tu, po ta përsëris: Ndoshta shpëton veten nga djajtë e politikes dhe bëhesh më i mirë për vendin. Kisha dhe të gjithë të duan shërbëtor të vendit.

p.s. mos u rrëfe në prifti, po të kapi inati se ndoshta sdo gjejë paqe gjithë jetën që nuk foli për ato që i refeve Ti.





Lajmet e fundit nga