HRW: Liria e medias në Ballkanin Perëndimor - në rrezik!
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha t...
Dje Kontrolli i Lartë i Shteti publikoi të dhënat e auditimit të kryer në Ministrinë e Arsimit, si pasojë e të cilit, ky organ konstatoi shkeje ligjore me dëm ekonomik në vlerën e 771 mijë eurove. Sipas njoftimit zyrtar u kallëzuan në prokurori, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridikedhe Përgjegjësi i Sektorit Financiar. ?Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me nr. 1217/6, datë 27.03.2015 për P.N., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i MAS, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe E.K., Përgjegjës i Sektorit të Financës i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, sepse gjatë zbatimit te procedurës se prokurimit me objekt ?Ndërtimi i objektit Tirana Olimpik Park?, kanë kryer veprime të kundërligjshme të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 dhe neni 258 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë?, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Një shkelje që shkon në majën e piramidës administrative të ministrisë, e cila është mburrur shumë për arritjet e veta. Mirëpo a mundet që ky zinxhir shkeljes të realizohet pa dijeninë e titullarëve? Këtë përgjigje e jep drejtësia, por fakt është se KLSH ka bërë kallëzim (rekomanduar) edhe për zv.ministrin e Arsimit, Arbian Mazniku. I kontaktuar me telefon, zëdhënësi i KLSH-së, Bedri Çoku, tha se: ?Po është bërë kallëzim edhe për zv. Ministrin e Arsimit Arbian Mazniku. Fjala është për korrupsion. Por ne bëjmë rekomandime?, tha Çoku. Vetë zv. ministri tha lidhur me këtë gjë se: ?Nuk kam informacion?.
Nga ana e vet, zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani, deklaroi se ?Mund t?ju kthej përgjigje nesër?. Thënë kjo askush prej palëve nuk duket se mohon faktin se zv. ministri gjendet e eventualisht i përfshirë në vorbullën e informacionit të një kallëzimi. Apo se çështja e trajtuar në njoftimin e KLSH-së ka lënë pa prekur edhe atë. Gjithsesi do të duhet pritur një përgjigje definitive nga prokuroria e cila administron dosjet e KLSH-së, por paralelisht me këtë do nënvizuar edhe njëherë fakti se: auditimi ka kapur shkelje me dëm ekonomik në majën e piramidës së ministrisë. Dhe përvoja e këtyre viteve na provon se askush nuk mund të qarkullojë shuma të mëdha pa rënë në sy të drejtuesve. Përndryshe kemi të bëjmë me tuhafë.
Njoftimi jep vlerësime për ministren Nikolla, e cila përveç debatit të madh që po shoqëron aktualisht projektligjin ?Për Arsimin e Lartë? vihet tashmë edhe përballë situatës së pakëndshme të krijuar nga gjetjet e KLSH-së. Dhe është ky institucion që para disa kohësh bëri kallëzim për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, po për shkelje të ngjashme, përfshirë edhe një aktivitet si ?Traku Fest?, të cilin opozita e trajtoi si akt korruptiv që përfshinte edhe z. Veliaj.
Më tej akoma, një problem serioz po konsumohet në Dogana dhe Tatime, ku ka mosrealizime të ardhurash. Në dogana është zhvilluar edhe një hetim i brendshëm, pas ikjes me dorëheqje të Elisa Spiropalit, por që sipas zëdhënësit Sejdarasi, rezultoi me ?gjetje joshqetësuese?. Çfarë i bashkon të gjitha këto hallka? I bashkon fakti se të gjithë drejtuesit janë zgjedhje personale e kryeministrit. Në çdo rast Kur Ngrihet një Akuzë Zyrtare, është drejtësia ajo që do thotë fjalën e fundit. Duam të besojmë se këto janë gabime njerëzore, pasojë inerciale e parimit ?sistemi korrupton njerëzit?. Sistemi natyrisht është ai i vjetri. Deri në korrigjimin final të këtij sistemi, madje shkallmimin e tij, shpresojmë që ?të mos i marrë koka erë edhe ndonjë tjetri?.
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha t...
Edhe mbledhja e radhës e grupit parlamentar të partisë Demok...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Drejtorinë...
Sekretari Amerikan i Thesarit Jack Lew po udhëton për në Fra...
Një qytetar nga Devolli ka ndarë me Citynews një problem që ...
Një vajzë 20 vjecare i ka dhënë fund jetës duke u vethedhur ...
Deputetët e Partisë Socialiste kanë braktisur mbledhjen e Ko...
Në konferencën e përbashkët për shtyp mes dy diplomatëve gre...
Pas daljes nga Gjykata e Lartë, deputeti i përjashtuar nga r...
Ndërsa ateisti Muç Nano nuk ka pranuar dje të shkoj në Iftar...
Aktualisht opozita po kalon një goditje tjetër pas humbjes s...
Banda që rrethon Ministrinë e Arsimit prej 2 vitesh duket se...
Gazeta “SOT” dhe CityFm.al kanë denoncuar prej muajsh aferën...
Struktuat e Drejtorisë së Shërbimit për Çështjet e Brendshme...
Gjykata e Lartë ka shtyrë sot seancën ndaj shtetasit Dritan ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Do...
Udhëheqësit e katër partive kryesore në Maqedoni, Nikolla Gr...
Presidenti i Parlamentit Evropian nënvizoi gjatë takimeve në...
Një planet me madhësi të përafërme me Neptunin është zbuluar...
Në Tiranë një delegacion i Departamentit amerikan të Shtetit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...