Debat Topalli-Basha në grupin e PD-së/Pse hesht Opozita për ligjin e Arsimit të Lartë
Edhe mbledhja e radhës e grupit parlamentar të partisë Demok...
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha të mërkurën se gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, u bëri thirrje autoriteteve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Serbi që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurt për veprimtarinë e mediave dhe t?i japin fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.
Në një raport të kësaj organizate të publikuar të mërkurën, thuhet se gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të zhvilluar një gazetari kritikuese dhe të pavarur, pjesë thelbësore kjo e një shoqërie demokratike.
Raporti prej 69-faqesh ?Një profesion i vështirë: Liria e medias nën sulm?, dokumenton sulme fizike dhe kërcënime, duke përfshirë edhe kërcënime me vdekje, ndëshkime në formën e padive në gjykata dhe fushata përgojimi kundër gazetarëve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.
Raporti mbështetet në intervista me 86 gazetarë, të cilët raportojnë mbi çështje më të ndjeshme siç krimet e luftës dhe korrupsioni.
Human Rights Watch dokumentoi edhe disa raste sulmesh nëpërmjet Internetit kundër mediave online që kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverive. Në asnjërin nga këto vende nuk janë duke u hetuar apo ndjekur sulmet kundër gazetarëve në fjalë, theksohet në raport.
?Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë theksuar me zhurmë përparimin e tyre drejt demokracisë në këto dy dekada, por kërcënimet dhe sulmet mbi gazetarët e njollosin këtë demokraci? tha Lydia Gall, studiuese për Ballkanin dhe Evropën Lindore në Human Rights Watch. ?Bashkimi Evropian duhet të nxisë vendet e Ballkanit Perëndimor t?u japin fund kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe të ndjekin penalisht krimet kundër tyre, si pjesë e procesit të negociatave për anëtarësim në BE.?
Autoritetet në vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë detyrim mbrojtjen e gazetarëve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, ku ata të mund të raportojnë të lirë dhe pa ndërhyrjen e qeverisë, thuhet në raport. Kjo është veçanërisht thelbësore, në një rajon të brishtë si kjo pjesë e Ballkanit, me historinë e tij të luftërave të dhunshme, ku autoritetet përdorën mediat si mjete propagandistike.
Shtefica Galiç, kryeredaktore e një agjencie lajmesh në internet në jug të Bosnjë Hercegovinës, u sulmua dhunshëm në rrugë në vitin 2012 ndërsa po përgatitej të shfaqte një dokumentar për burrin e saj të ndjerë, bashkë me të cilin kishte shpëtuar myslimanë boshnjakë nga deportimi nëpër kampet e përqendrimit gjatë luftës. Para sulmit, Galiç kishte marrë kërcënime me vdekje, por policia i kishte kërkuar që të mos i merrte ato seriozisht.
Autoritetet e hetuan sulmin, vetëm pas ndërhyrjes së organizatave ndërkombëtare. Një grua e punësuar në qeverisjen lokale u dënua në tetor të vitit 2013, dhe iu shqiptua një masë pezullimi prej tre muajsh. Rasti është në fazën e apelit. Galiç vazhdon të marrë kërcënime.
Human Rights Watch dokumentoi një model të vepruari, në Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, të zyrtarëve të lartë, duke përfshirë edhe kryeministrin Milo Gjukanoviç, dhe presidentin Milorad Dodik të Republika Srpskas në Bosnjë Hercegovinë, që përfshinë paditjen e gazetarëve dhe mediave për përgojim në gjykatën civile. Këto masa duken një përpjekje për të ndëshkuar financiarisht mediat kritikuese dhe për të mbajtur gazetarët në gjykatë, duke mos i lënë të dalin jashtë për të kryer punën e tyre, thuhet në raport.
Gazetarët që kanë raportuar mbi çështje të ndjeshme u janë nënshtruar fushata të përgojimeve nga mediat pro-qeveritare. Një gazetë e përditshme pro-qeveritare akuzoi një gazetare nga Kosova si spiune serbe pasi që ajo kishte raportuar mbi zbatimin apo jo të premtimeve zgjedhore nga ana e qeverisë lokale.
Gazetaret kanë qenë në shënjestër të artikujve ofendues. Një gazetë pro-qeveritare në Malin e Zi, e cilësoi një gazetare si ?prostitutë?.
Katër vendet e Ballkanit perëndimor janë në faza të ndryshme negocimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për t?u anëtarësuar, ato duhet të përmbushin disa kritere, ku përfshihet edhe respektimi i lirisë së shprehjes.
?Nëse Bashkimi Evropian i merr seriozisht kriteret e veta të anëtarësimit, duhet ta kthejë në përparësi respektimin e lirisë së mediave gjatë negociatave me Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë? tha Gall. VOA
Edhe mbledhja e radhës e grupit parlamentar të partisë Demok...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Drejtorinë...
Sekretari Amerikan i Thesarit Jack Lew po udhëton për në Fra...
Një qytetar nga Devolli ka ndarë me Citynews një problem që ...
Një vajzë 20 vjecare i ka dhënë fund jetës duke u vethedhur ...
Deputetët e Partisë Socialiste kanë braktisur mbledhjen e Ko...
Në konferencën e përbashkët për shtyp mes dy diplomatëve gre...
Pas daljes nga Gjykata e Lartë, deputeti i përjashtuar nga r...
Ndërsa ateisti Muç Nano nuk ka pranuar dje të shkoj në Iftar...
Aktualisht opozita po kalon një goditje tjetër pas humbjes s...
Banda që rrethon Ministrinë e Arsimit prej 2 vitesh duket se...
Gazeta “SOT” dhe CityFm.al kanë denoncuar prej muajsh aferën...
Struktuat e Drejtorisë së Shërbimit për Çështjet e Brendshme...
Gjykata e Lartë ka shtyrë sot seancën ndaj shtetasit Dritan ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Do...
Udhëheqësit e katër partive kryesore në Maqedoni, Nikolla Gr...
Presidenti i Parlamentit Evropian nënvizoi gjatë takimeve në...
Një planet me madhësi të përafërme me Neptunin është zbuluar...
Në Tiranë një delegacion i Departamentit amerikan të Shtetit...
Victor Ponta akuzohet për mashtrim, evazion fiskal dhe pastr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...