web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza politike në Maqedoni, arrihet marrëveshja

15 Korrik 2015, 05:56, Aktualitet CNA

Udhëheqësit e katër partive kryesore në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja, Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja, kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Lajmin e bëri të ditur Komisionari europian për Zgjerim Johaness Hahn, pas negociatave maratonike që zhvilloi në Shkup me liderët politikë.

Sipas marrëveshjes, LSDM-ja opozitare në qeverinë kalimtare do të drejtojë Ministrinë e Brendshme dhe atë për Punë dhe Politikë Sociale, kurse në 5 ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë të vetos.

 





Lajmet e fundit nga