web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekretari Amerikan i Thesarit takime me zyrtarë evropianë për krizën në Greqi

15 Korrik 2015, 13:14, Aktualitet CNA

Sekretari Amerikan i Thesarit Jack Lew po udhëton për në Frankfurt, ku  do të takohet me shefin e Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.  Takimi i së mërkurës do të jetë i pari, duke treguar vendosmërinë e Uashingtonit për një zgjidhje përfundimtare të problemit grek.

Sipas ‘To Vima’, të enjten zyrtari amerikan, do të udhëtojë për në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij gjerman, ministri i Financave, Wolfgang Schäuble.  Lew pastaj do të udhëtojë  në Paris, ku do të takohet me ministrin e Financave Franceze,  Michel SAPIN.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Thesari në SHBA,  Lew do të shkëmbejë mendime për ekonominë globale si dhe progresin me Greqinë dhe zonën e euros.

 





Lajmet e fundit nga