Rama ‘kërcënon’ Gruevskin: Pa ‘Ohrin’ Maqedonia s’hyn në NATO, të bëhet transparencë për Kumanovën
Të patolerueshme e ka quajtur kreu i qeverisë, Edi Rama, pë...
Ministria e Arsimit është tërhequr nga propozimi për unifikimin e teksteve në arsimin parauniversitar. Pas kundërshtive të sindikatave dhe grupeve të interesit, MAS ka vendosur që të ndryshojë nenin 6 të projektligjit duke rikthyer altertekstin, por me një kufizim alternativash. Kjo u bë e ditur dje në Komisionin e Medias dhe të Edukimit nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca, i cili u shpreh se reflektimi ka ardhur pas kundërshtive të shoqatave. Me propozimin e ri nuk do të ketë një numër të papërcaktuar tekstesh, por mësuesit duhet të zgjedhin mes tre alternativash. Edhe grupet e interesit propozuan një gjë të tillë, duke thënë se mënyra më e mirë do të ishte kufizimi i altertekstit. Sipas draftit, procedurat e përzgjedhjes së teksteve mbeten po të njëjtat, pasi do të ketë një konkurrim të hapur. Gjithashtu është saktësuar se tekstet do të zgjidhen nga mësuesit në bazë shkolle. ?Tekstet për nxënësit janë alternative, numri i alternativave për çdo lëndë ose fushë të të nxënit, sipas klasave dhe për të gjitha shkollat. Tekstet shkollore sigurohen nga botuesit vendas dhe të huaj dhe certifikohen nga ministria. Tekstet shkollore përzgjidhen nga mësuesit në bazë shkolle?, thuhet në versionin përfundimtar.
Emërimi i mësuesve
Projektligji për arsimin parauniversitar u miratua dje në Komisionin e Medias bashkë me ndryshimet e propozuara, ku është ndryshuar dhe neni 8 i tij, që ka të bëjë me emërimin e mësuesve. Ndryshe nga sa u deklarua ditën e hënë, ku drejtoresha për arsimin parauniversitar në MAS, Zamira Gjini, u shpreh se në procesin e emërimit të mësuesve do të përfshihen prindërit dhe bordet e shkollave, në variantin e propozuar dje bordet nuk janë reflektuar. ?Në institucionin arsimor publik, për një vend të lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i institucionit arsimor, me konkurrim të hapur. Në komisionet e vlerësimit marrin pjesë përfaqësuesit e prindërve. Procedurat e konkurrimit dhe vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit?, thuhet në pikën 1 të nenit 8 të projektligjit. Po ashtu një tjetër pikë që është shtuar është pika tre, që ka të bëjë me shkarkimin e mësuesve. Ky proces do të jetë në dorë të drejtorëve të shkollave, por janë përfshirë edhe prindërit. ?Drejtori i institucionit arsimor publik, fillon procedurën e largimit të mësuesit edhe me kërkesë të prindërve dhe vendos largimin, pasi të konsultohet me përfaqësues të prindërve të institucionit arsimor, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit?, thuhet në këtë pikë.
Kurrikula
Një tjetër nen që është ndryshuar nga Ministria e Arsimit është dhe neni 1 i projektligjit, i cili ka të bëjë me kurrikulën. Përkatësisht ka ndryshuar pika tetë, ku saktësohet si është e përbërë kurrikula, ndërsa në variantin e parë nuk ishte një gjë e tillë. ??Kurrikula? është sistem i përbërë nga disa elemente, si korniza kurrikulare, kurrikulare bërthamë, programet mësimore, vlerësimi, me synime arsimore që, të lidhura mes tyre, lejojnë të orientohet dhe të funksionojë sistemi arsimor, nëpërmjet planeve arsimore dhe administrative…?, janë ndryshimet e bëra në pikën 8. Projektligji për arsimin parauniversitar u miratua dje në Komisionin e Medias vetëm me votat e mazhorancës, por nuk munguan debatet dhe përplasjet mes palëve./Sot.com
Të patolerueshme e ka quajtur kreu i qeverisë, Edi Rama, pë...
Ideatori i Platformës së Shqipërisë Natyrale, Koço Danaj, ka...
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e djesh...
Në takimin e dy ministrave të Jashtëm, Steinmeier e Bushati ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e b...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është bashkuar takimev...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Kush investon mbi 1 milion euro në bujqësi me projekte serio...
Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Dega e partisë Demokratike në Kukës ka denoncuar një rast në...
Kandidati Mero ishte në disa fshatra të Korçës, të njohura p...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Ard...
Fushata do edhe dy ditë që të nisë zyrtarisht.Por, ajo në fa...
Kandidatët e dy forcave kryesore për Bashkinë e Tiranës, Hal...
Kryeministri Edi Rama duke folur për konfliktin e ndodhur di...
Ish zëdhënësi për shtyp në Ministrinë e Brendshme, Leonard O...
Frymëmarrje dhe kohë për spiunët e Sigurimit të Shtetit në q...
Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka p...
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...