“Atdheu mbi të gjitha”/ Koncerti që bashkoi artistët dhe publikun në Pogradec
Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon...
Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon...
Frymëmarrje dhe kohë për spiunët e Sigurimit të Shtetit në qeveri, Parlament, drejtësi dhe administratë. Shumica në pushtet ka vendosur të shtyjë pa afat procesin sensitiv të hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit, duke bllokuar hyrjen në fuqi të ligjit, i cili parashikon zbardhjen e spiunëve të Sigurimit, nëpërmjet një mekanizmi të rregulluar deri diku me ligj, por që do të detajohet me akte nënligjore dhe rregullore të brendshme. Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një sabotim apo bllokim përfundimtar të ligjit të famshëm, por për një shtyrje të hyrjes në fuqi për arsye ende të paqarta. Kuvendi i Shqipërisë, pas një procesi disajavorë diskutimesh, kontestimesh, ndryshimesh dhe amendimesh, në datën 30 Prill të këtij viti, vendosi miratimin e projektligjit ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?. Po atë ditë, Kuvendi i Shqipërisë, me vendim nr. 51/2015, datë 30.4.2015, vendosi rrëzimin e draftit paralel për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe procesin e lustracionit. Drafti i dytë, i propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, parashikonte jo vetëm hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe zbardhjen e spiunëve, por edhe largimin me ligj të spiunëve nga postet publike, pra procesin e pastrimit dhe të lustracionit. Ndërkaq, vendimi i Kuvendit për të rrëzuar draftin paralel, është botuar në Fletoren Zyrtare në datën 18 Maj. Edhe pse vendimi për të dy ligjet është marrë në të njëjtën ditë, pra në datën 30 Prill, në Fletoren Zyrtare nuk është botuar ligji i propozuar nga Erion Veliaj, për hapjen e dosjeve të Sigurimit. Zëra brenda mazhorancës kanë bërë më dije se ka një dilemë dhe hezitim nga kryeministri Edi Rama për hyrjen në fuqi të ligjit, pasi ky ligj prek të paktën një ministër të kabinetit qeveritar, disa deputetë dhe disa drejtues institucionesh. Sipas burimeve, kryeministri Rama po mendon t?u japë një kohë të caktuar njerëzve që preken nga parashikimet e ligjit, për t?u larguar nga ofiqet dhe postet shtetërore me dëshirën e tyre. Ndërkaq, sipas një varianti tjetër, hyrja në fuqi e ligjit është bllokuar përkohësisht, për shkak të mungesës së akteve nënligjore, rregulloreve dhe angazhimit për të ngritur komisionin për heqjen e dosjeve.
Komisioni për hapjen e dosjeve
Sipas burimeve, një nga arsyet e bllokimit të hyrjes në fuqi të ligjit për hapjen e dosjeve, është edhe mungesa e infrastrukturës ligjore për ngritjen dhe funksionimin e koalicionit. Në ligjin e miratuar, është parashikuar ngritja e një komisioni për hapjen e dosjeve, i quajtur Autoriteti për Informimin Publik. Por, për funksionimin dhe organizimin e këtij autoriteti duket një rregullore e posaçme. Ky autoritet do të ketë pesë anëtarë dhe ata do të votohen në Parlament. Në ligjin fillestar të Ministrisë së Mirëqenies Sociale propozohej që anëtarët të përcaktoheshin të gjithë nga Kuvendi, por gjatë diskutimit të këtij drafti në Komisionin e Sigurisë Kombëtare u bënë ndryshime në nenin 8, ndryshime të cilat u miratuan edhe në seancën plenare. Sipas këtyre ndryshimeve, dy anëtarë të Autoritetit për Informimin Publik do të jenë përfaqësues të Kuvendit, një do të jetë propozim i Këshillit të Ministrave, një i ish-të përndjekurve politikë dhe një i shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Më pas, do të jetë Parlamenti që me shumicë votash do të zgjedhë dhe kryetarin e këtij autoriteti.
Afatet
Në dispozitat transitore të ligjit për hapjen e dosjeve janë përcaktuar edhe afatet për funksionimin e Autoritetit. Një muaj pasi të hyjë në fuqi ligji do të zgjidhen anëtarët e Autoritetit. Ndërsa brenda dy muajve nga ngritja e tij, rrjeti arkivor i Shqipërisë paraqet informacion pranë Autoritetit dhe vë në dispozicion të tij informacionet dhe dokumentet e kërkuara prej tij, në përputhje me ligjin. Ndërsa brenda tre muajsh nga fillimi i funksionimit të Autoritetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe SHISH duhet të kenë kaluar në administrim tek Autoriteti të gjitha dosjet e ish-Sigurimit. Sipas ligjit, bashkë me autoritetin ngrihet dhe Sekretariati Teknik. Sekretariati Teknik ka këto përgjegjësi: Ndihmon Autoritetin në kryerjen e funksioneve të tij; krijon kushtet e nevojshme për realizimin dhe mbarëvajtjen e mbledhjeve të Autoritetit; përgatit dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve të Autoritetit; kryen çdo detyrë tjetër në kuadër të asistencës për Autoritetin, në lidhje me çështje që përfshihen në fushën e veprimtarisë së tij. – sot.com.al
Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka p...
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë...
PRAPË PREMTIME, PRAPË MASHTRIME Erion Veliaj na habit me për...
Që Lulzim Basha ka dështuar në kryeqytet këtë tanimë e ka pr...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta...
Kandidati demokrat Gjergji Mero ishte sot në disa zona infor...
Demokratët nuk kanë arsye për ta rrëzuar reformën administra...
Në takimin e radhës që Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tir...
Aleanca për Shqipërinë Europiane prezantoi kandidatin për kr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të tu...
Kryeministri Edi Rama vijoi turin e prezantimit të kandidatë...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në takim një delegacion...
Pas sulmit të përgjakshëm mes policisë dhe grupit të armatos...
Mbrëmjen e djeshme, zyra elektorale nr.5 në qytetin e Shkodr...
Spartak Ngjela thotë se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan,...
Vitin e ardhshëm, sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të NAT...
Kandidati I pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ...
Kandidati i Partisë Socialiste për Durrësin, Vangjush Dako n...
Për kandidaten e Partisë Demokratike në bashkinë e Durrësit,...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...