web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transformimi pa bujë i Tiranës

8 Maj 2015, 10:48, Aktualitet CNA

Nga Besnik ALIAJ 

Pas intervistes se djeshme te Kryetarit aktual te Bashkise Tirana ne emisionin Opinion / TV Klan, desha te them disa mendime me ze pas disa dyzimeve qe mund t’i kete cdo njeri… E di qe kjo do te hape debat, por pikerisht kjo me pelqen. Sepse disa gjera duhen thene sic jane! Une personalisht mendoj se miku im Lulzim Basha mund te kish bere edhe me shume per Tiranen. Madje nuk mohoj se kam qene vete shume kritik me te “face to face” por edhe ne Keshill Bashkiak, sikurse e kam mbrojtur kur e kam gjykuar te drejte, gjithmone per te miren e punes… Por me duhet te them se ai ka qene po aq i duruar dhe i qete te degjoje e te beje sa mundet per te korrigjuar gjerat me menyren e tij karakteristike qytetare qe e shoqeron.

Nje cilesi qe nuk ndodh shpesh ne politiken aktuale shqiptare e qe dominohet nga modele te ashpra dhe autoritare. Ndaj kjo cilesi nuk duhet trajtuar si dobesi, por si nje vlere e shtuar qe i kontribuon emancipimit te qeverisjes ne vend… Une nuk dua t’a justifikoj aspak Lulin ne lidhje me bllokimet non-sens qe ai ka patur nga Qeveria ne punen e tij (se per hir te moralit qe besoj me duhet te pranoj se edhe PD e ka bllokuar Edi Ramen dikur), nje logjike tipike ballkanase qe duhet te ndryshoje ne kete vend nje here e mire.

E pikerisht per kete me vjen keq qe Rama kryeminister tani, qe e kishte hequr vete ne kurriz kete gje si kryebashkiak, duhet te ishte i pari qe te tregonte nje ndryshim ne kete pike. Uroj qe Luli neser te mos perserise te njejtin gabim, dhe per kete do bej personalisht maksimumin tim… Shkurt, na pelqen apo jo, Basha (pas 4 vite kryetar bashkie, 2 nga te cilat me Qeverine e tij) ndryshe nga Rama (qe natyrisht edhe ai ka bere edhe disa pune te mira gjate 11 vitesh kryetar, 5 nga te cilat me qeverine e tij) zgjodhi nje model te qete e modest, pa temperament, pa reklame e buje.

Ishte zgjedhja e tij qe duhet respektuar pasi ajo permbante edhe nje mesazh mbi modelin e tij te te berit politike dhe qeverisje… Por duhet nenvizuar se ai e filloi punen me hartimin dhe miratimin e nje plani rregullues, edhe pse ne sot mund ta kritikojme ate. Ai nuk abuzoi me mjegullen e vakumit ligjor dhe kjo duhet vleresuar. Ai hartoi shume projekte qe jane sot gati, e qe shume prej te cilave jane tashme gati edhe me financa. Ky eshte pra nje investim qe i duhet njohur atij, e qe neser do ti vleje shume ketij qyteti sepse projektet tashme jane gati.

E ne se adminsitratori i ri i qytetit do te jete aq largpames sa ta shfrytezoje pa kompleks kete investim te bere nga Basha pa buje, investim qe do jo pak kohe per t’u bere sic duhet, e qe kerkon durim nervash, strukture ligjore dhe financim. Eshte nje pune e bere me cilesi edhe ne nje bashkepunim model me partneret e shumte nderkombetare, perfshi bulevardin, stacionin e trenit, unazen, lumin e Tiranes, perpunimin e mbetjeve urbane, etj etj. Ndaj sot Cezarit duhet t’i japim ate qe i takon! … Por ajo qe konsiderohet si dobesi e tij, ne fakt eshte pikerisht avantazhi i tij. Qytetaria e tij ne politike, urtesia e tij ne administrim, ka bere qe qyteti te kete me pak tension social, edhe pse kushtet ekonomike kane qene me te veshtira.

Keshilli Bashkiak ka patur hapesire te plote veprimi dhe asnje presion e nderhyrje! Mediat nuk jane shantazhuar permes bizneseve. Ndertimi agresiv eshte reduktuar. Basha ka qene qytetar, institucional dhe ne respekt te ligjit, edhe pse ka shume gjera qe ai mund te kritikohet sot! Edhe per shume akuaza qe i behen nga disa perfsh rastet ne digen e liqenit apo parkimet ne Tirane, etj, e verteta nuk do te vonoje e do te dale qarte se jane procese qe e kane zanafillen diku tjeter dhe ku Qeveria vete nuk eshte aspak jashte ketij diskutimi. Por ajo qe ka rendesi per mua eshte se Tirana e tij ka ndryshuar jo vetem ne qender dhe rruget kryesore, por edhe ne periferi. Madje edhe proceset e transformimit te nisura nga Rama nuk jane nderprere.

Ky proces transformimi i Tiranes ka ndodhur me modesti, pa buje, pa zhurme, madje ne nje periudhe mbytese recensioni global e kombetar. Por te prodhosh politike me nje rreth-rrotullim, unaze, apo me nje boulevard sot eshte papranueshme. Keto jane investime normale, madje te rendomta, ne cdo vend e qytet europian, dhe nuk ka vend me per lufte politike permes tyre. Mjaft eshte mjaft! Kjo histori tashme duhet te marre fund njehere e mire se eshte nje turp i madh dhe ndeshkon vetem qytetaret. Vetem ne Shqiperi ndodh gjithe kjo zhurme e panevojshme e kjo nderjyrje ne kompetenca lokale nderkohe qe harrohet totalisht qytetari dhe komuniteti. Mire apo keq, Basha nderkohe u perpoq jo pa rezultat edhe te ulte taksat, te krijonte klime biznesi, te promovonte te rinjte, te stimulonte artin dhe kulturen, etj, dhe pertej investimeve vetem te natyres fizike. Natyrisht cdo kush eshte i lire te besoje ate qe mendon dhe sipas pervojes se vet.

Por si qytetar, si profesionist dhe si pjese e Keshillit Bashkiak une kam qene 2 mandatet e fundit deshmimtar (dhe aspak partiak) i nje procesi qytetar, edhe pse jo perfekt, te te berit politike nga ana e tij. Ne se do te kete me shume njerez te tille ne politike, gjerat edhe pse s’do te jene perfekt, te pakten do jene me qyetatare dhe me racionale fale kjo edhe menyres pragmatike e te qete te transformimit pa buje te Tiranes dhe jo per nevoja marketimi e lancimi personal … Ne fund te fundit Basha e mbajti fjalen edhe duke mos rikandiduar me si kryetar bashkie. Dhe kjo jo sepse nuk ishte i sigurte ne fitore. Por sepse kete gje ja kish kerkuar publikisht para-ardhesit te tij. Kjo gje rikonfimon moralin dhe qytetarine e tij, dhe ne fakt nuk eshte aspak dobesi, por ne te kundert pika e forte te tij.

Prijesat legjendare historike e me hunden kerrabe si Skenderbeu, tashme i perkasin historise. Ky vend qe te dale nga hullia negative kur eshte futur per shkak te kultures se tensionit politik, ka nevoje per me shume qytari dhe nje tryeze konstante extra partiake te “paktit social”, por per kete do te flas ne nje postim tjeter. Deri atehere ju uroj mbaresi, dhe ju lutem lexoni mire cfare shkruaj pertej rreshtave, para se te shfreni dufin qe na e kane injektuar djallezisht ne nje arene primitive gladiatoresh politike!





Lajmet e fundit nga