web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria duhet të konfiskojë të gjitha pasuritë greke në vend

19 Mars 2015, 21:08, Aktualitet CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Shqipëria duhet të marrë shembull nga Greqia, ku ka ardhur në pushtet një qeveri e cila si premtimin kryesor zgjedhor kishte atë se do ta detyronte Gjermaninë që t? i falte borxhin Greqisë, duke i kërkuar të ashtuquajturat dëme të Luftës së Dytë Botërore, që Gjermania i detyrohet Greqisë, nën kërcënimin e konfiskimit të pasurive gjermane në Greqi. Edhe në Shqipëri duhet që sa më shpejt të krijohet një lëvizje politike e cila duhet të ketë si një objektivat kryesorë të saj konfiskimin e të gjitha pasurive greke në vend, pavarësisht nëse ato i përkasin shtetit grek, apo subjekteve private, që mund të jenë shtetas grekë, ose shtetas shqiptarë me kombësi greke.

 

Nga pikëpamja juridike kjo gjë është e mundshme se të dy vendet vazhdojnë të jenë në gjendje lufte edhe sot 70 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kjo për faktin se Greqia ka vendosur që për Luftën Italo-Greke ta kërkojë më së shumti përgjegjësinë te Gjermania dhe Shqipëria, se të vendi agresor fillestar, që është Italia. Ndonëse në atë kohë Shqipëria ishte një vend i pushtuar.
Shqipëria ka plotësisht të drejtë që ta bëjë konfiskimin e të gjitha pasurive greke në vend për disa arsye:

 

Arsyeja e parë është se Greqia u ka konfiskuar pasuritë dhe i ka dëbuar një numër të madh të shqiptarëve të cilët kanë qenë shtetas të Greqisë (çamët), të cilët sot janë shtetas të Shqipërisë. Këta qytetarë të Shqipërisë kërkojnë më kot nga Greqia dëmshpërblim. Nëse shteti shqiptar i kohës do të kishte vepruar sipas parimit të reciprocitetit atëherë do ta kishte dëbuar minoritetin grek të Shqipërisë dhe në shtëpitë e tyre do të kishte vendosur refugjatët çamë. Me këtë kërcënim të shprehur me diplomaci, shteti shqiptar i para Luftës së Dytë Botërore bëri të mundur që Greqia të mos i dëbonte shqiptarët çamë. Duke nisur nga mesi i vitit 1944, kur viset e banuara me minoritarë grekë në Shqipëri gjendeshin nën kontrollin e partizanëve komunistë shqiptarë, grekët ndërmorën fushatën e dëbimit të popullsisë çame. Grekët e dinin se komunistët shqiptarë nuk do t? u përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë. Kështu, Shqipëria mbeti me një minoritet grek që është ?kolona e pestë? e Greqisë në vend dhe me një popullsi çame të dëbuar të cilën duhej ta strehonte dhe t? i krijonte kushte për jetesë normale për kohën në vend.

 

Pas vitit 1944, kur në pushtet në Shqipëri erdhën komunistët, e deri në 1990, në kryeqytetin e vendit, në Tiranë u vendosën me banim më shumë minoritarë grekë se shqiptarë katolikë dhe çamë. Dhe në atë kohë lëvizja e popullsisë, veçanërisht në drejtim të kryeqytetit, ishte rreptësisht e kontrolluar nga shteti. Kjo popullsi çame sot kërkon më kot dëmshpërblim për pronat e saj. E vetmja mënyrë që çamët të marrin një dëmshpërblim është duke u konfiskuar pasuritë greke në Shqipëri.

 
Arsyeja e dytë për të cilën shteti shqiptar ka të drejtë që të konfiskojë pasuritë greke në Shqipëri, ato shtetërore dhe private, është se shteti grek nuk u njeh shtetasve shqiptarë të drejtën e pronave që kanë pasur paraardhësit e tyre në Greqi, që para Luftës së Dytë Botërore. Dhe këtu fjala nuk është për çamët por për shtetas shqiptarë kryesisht nga Shqipëria e Jugut.

 
Arsyeja e tretë për të cilën shteti shqiptar ka të drejtë që të konfiskojë pasuritë greke në Shqipëri është se pas vitit 1990 shumë shqiptarëve u janë bërë padrejtësi në Greqi, që nga dënimet haptazi të padrejta me burg, të shoqëruara me konfiskim pasurie, dhe deri te mohimi i shpërblimit të punës së tyre. Të gjithë këta kanë të drejtë të dëmshpërblehen me pasuritë greke në Shqipëri.

 
Dhe pasuritë greke në Shqipëri janë shumë të mëdha. Se pas vitit 1990 Greqia i ka përdorur paratë e huazuara nga huadhënësit ndërkombëtarë, ndër të tjera për t?u dhënë kapitale njerëzve të saj në Shqipëri, ?vorio-epirotët? të cilët u udhëzuan që të blejnë sa më shumë prona, toka, dyqane, vila, apartamente, të marrin pjesë në procesin e privatizimit të ekonomisë publike dhe të blejnë ndërmarrje, në mënyrë që grekët të kenë në pronësi një pjesë sa më të madhe të Shqipërisë. Me paratë e marra borxh, qeveria greke ka ndërtuar varrezat madhështore të ushtarëve grekë në Shqipëri, që janë tempuj të shovinizmit grek. Borxhet që ka marrë qeveria greke i ka përdorur edhe për të financuar bujarisht biznismenët grekë në Shqipëri, si dhe shtetasit shqiptarë me kombësi greke të cilët merren me biznis në Shqipëri, ose më saktë duke u mundësuar që ta bëjnë këtë gjë, në mënyrë që të kontrollojnë tregun shqiptar në sa më shumë sektorë. Këtu duhen shtuar edhe pasuritë e kompanive greke në Shqipëri.
Por nëse konfiskohen pasuritë greke në Shqipëri, atëherë Greqia do të kundërpërgjigjet duke konfiskuar pasuritë e shqiptarëve në Greqi. Sigurisht që Greqia mund ta bëjë këtë gjë, por dëmi do të jetë shumë më i vogël për shqiptarët se për grekët. Për shkak të krizës ekonomike, që nisi në Greqi disa vite më parë, një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë u larguan nga ky vend. Sipas një wikileaks të fundit të viteve nëntëdhjetë, kryeministri grek i kohës Simitis u kishte thënë amerikanëve se në Greqi kishte 400 mijë emigrantë nga Shqipëria. Që nga ajo kohë me siguri janë larguar gjysma e tyre, jo thjesht në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Ata që kanë mbetur janë më së shumti ata të cilët kanë marrë leje qëndrimi si ?vorio-epirotë? që kanë bërë martesa, pra njerëz të cilët Greqia nuk mund dhe as dëshiron t? i dëbojë.

 

Kuptohet se konfiskimin e pasurive greke në Shqipëri nuk do ta bëjnë qeveritë e e dala nga partite e sotme politike në Shqipëri, të cilat i kanë lejuar Greqisë dhe grekëve këta privilegje. Për t? u bërë e mundur kjo gjë duhet të krijohet një lëvizje e re politike, e cila ndër të tjera të ketë të synim. Kjo lëvizje, përveç të tjerave, do ta gjejë bazën e fuqisë në atë pjesë të popullsisë që përfiton nga konfiskimi i pasurive greke në vend. Meqënëse kjo lëvizje politike nuk kërkon pushtet por zbatimin e parimit kushtetues të reciprocitetit në marrëdhëniet ndërshtetërore, ajo do të jetë paqësore për aq sa institucionet e shtetit shqiptar do të kenë vullnet të përmbushin detyrimin kushtetues të sipërpërmendur.





Lajmet e fundit nga