Morën rryshfet nga shoferi/ AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, në Shqipëri Edmond Haxhinasto flet në një intervistë për KosovaPress, mbi projektet e përbashkëta infrastrukturore rajonale, sidomos mes Shqipërisë dhe Kosovës; siç është edhe plani për ndërtimin e rrjetit hekurudhor, projekt i diskutuar së fundmi edhe gjatë vizitës që ministri Haxhinasto zhvilloi në Prishtinë.
Haxhinasto flet për KosovaPress edhe për rrugën e Kombit e cila do të jepet me koncesion dhe tenderi do të hapet në mars.
Tarifa për këtë rrugë sipas Haxinastos do të jetë pesë euro. Përveç kësaj ministri Haxhinasto flet edhe për cilësinë dhe mënyrën se si është ndërtuar kjo rrugë dhe shumë rrugë të tjera në Shqipëri.
Duke folur në përgjithësi për rrugët në Shqipëri, ministri i tha KosovaPress-it se kanë arritur që për 20 përqind të ulin numrin e aksidenteve me vdekshmëri dhe aksidenteve të rënda.
E rëndësishme për sigurinë Haxhinasto thotë të jetë edhe mirëmbajtja e rrugëve, e cila deri më tani sipas tij, ka qenë në nivele krejtësisht të papranueshme.
Në mesin e këtyre rrugëve hynë edhe Rruga e Kombit, për të cilën Haxhinasto i arsyeton vonesat me ndryshimet që do të duhej të bëheshin në ligj.
?Në fakt kjo është përpjekja e dytë për ta dhënë Rrugën e Kombit me koncesion. Arsyeja pse e kemi shtyrë nga angazhimi i parë ka qenë, është sepse ka pasur nevojë për disa ndryshime ligjore të rëndësishme, pasi një procedurë e tillë në formën që ishte ligji për koncesionet ishte e pamundur të bëhej, po më datën 23 mars ne do kemi hapjen e ofertave të kompanive për këtë rrugë??.Gjithçka që do fitohet do shkojë për ti mirëmbajtur këto rrugë për ti risjellë ato me standarde më të larta, me qëllim që tu ofrohet qytetarëve dhe ekonomisë një cilësi më e lartë. Është folur për një tarifë rreth 5 euro për këtë rrugë, dhe besoj se tarifa që kemi vendosur për këtë segment është nën mesataren e rajonit?, tha Haxhinasto për KosovaPress.
Në këtë intervistë Haxhinasto ka folur edhe për portin e Shengjinit dhe përfoljet se ky port do t?u jepet me koncesion investitorëve nga Kosova.
Haxhinasto, thotë se deri më tani interesim për këtë port ka pasur vetëm nga investitor kinez e jo nga ata kosovarë, në të kundërtën ai do të ishte shumë i lumtur.
?Nuk kam asnjë kërkesë nga investitorët kosovarë, do isha shumë i lumtur po të kisha një kërkesë nga investitorët kosovarë. Unë jam takuar disa herë me përfaqësuesit më të lartë, homologun Mujota, Zharka, me kryeministrin e mëparshëm dhe kryeministrin aktual të Kosovës, dhe asnjëherë nuk më kanë shprehur ndonjë kërkesë për tu angazhuar me investime në Portin e Shëngjinit. Fakti është se nuk ka asnjë kërkesë të tillë, gjithçka është do të thoja unë një legjendë urbane, ajo që kemi ofruar ne është që të përgatisim një paketë së bashku me homologët e Kosovës, që biznesi kosovar të ketë të gjithë lehtësitë e mundshme për të përdorur jo vetëm Portin e Shëngjinit, por të gjithë portet e Shqipërisë, me qëllim që asnjë nga këto porte të mos jetë pengesë për një qarkullim apo shërbim normal ndaj këtij biznesi. Biznesi i Kosovës të trajtohet absolutisht njësoj si biznesi shqiptar pa asnjë cent kosto shtesë?, thotë Haxhinasto.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në Shqipëri, tutje flet edhe për pjesëmarrjen e tij dhe të kryeministrit Edi Rama në forumin ekonomik të organizuar në Serbi.
Këto ngjarje sipas Haxhinastos janë të rëndësishme për rajonin dhe vendet e Ballkanit, duke marrë parasysh se po lindin projekte të përbashkëta.
Haxhinasto, me këtë rast përmend edhe linjën hekurudhore me Kosovën.
?Hapa konkrete janë bërë pa diskutim, lidhja hekurudhore me Kosovën është një nga çështjet që ne jemi duke e trajtuar. Korridori i tetë gjithashtu, kemi pasur vitin e kaluar një takim të rëndësishëm në Sofje të Bullgarisë me homologët nga Maqedonia dhe Bullgaria, për ta promovuar më tej këtë korridor dhe për ta sjellë atë në tërësinë e vet, duke shtuar edhe elementin e lidhjes hekurudhore, por edhe elementë të tjerë siç mund të ishin fibrat optike. Pra që të jetë vërtet një korridor konektiviteti, lidhje, midis vendeve tona, veçanërisht për të lidhur zonën e Adriatikut me zonën e Detit të Zi. Po kështu projekte të rëndësishme janë edhe lidhjet me Veriun e Shqipërisë, lidhjet me Malin e Zi, lidhjet me Serbinë, me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me Bosnje-Hercegovinën; me Kroacinë?, thotë Haxhinasto.
*Deklaratë për shtyp e deputetit te PS Besnik Bare:Tirana ka...
Gjykata e Shkallës së parë ka rivlerësuar masën e sigurisë ...
Deputeti i PD Gerti Bogdani prononcim per mediat: Modeli i R...
Menjëherë pas deklaratës së deputetit të partisë demokratike...
Përgjimet a do të nxjerrin të vërtetën për dënimin e dhjetër...
Është zbuluar ditën e sotme mekanizmi i një vjedhje në një v...
Nga Besnik ALIAJGreta Koci eshte nje kengetare e re dhe e bu...
Një ekzaminim i veçantë kohët e fundit ka ndodhur në Qendrën...
Greqia do të zhdukë evazionin fiskal dhe do të modernizojë s...
Henri Cili i UET, nuk ngopet vetëm me diplomat e doktoratura...
Shpërthimi i një bombe ka vrarë të paktën tre persona dhe ka...
Zbulohet historia e dashurisë e Ana Shkreli-t, vajzës së kë...
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas histori...
Kjo javë ka qenë shumë impenjative për Lady Gagën, e cila ka...
Intelektualët myslimanë kërkojnë një fe islame të reformuar,...
Pas arrestimit të shtetasit Naim Dylit për lidhje të energji...
Elvi FUNDOPo e nis shkrimin pak si italisht për ti treguar d...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur...
Procesi gjyqësor për çështjen e rrahjes së deputetit të Part...
Në një dalje për mediat, ish ministri i Shëndetësisë Tritan ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...