Shkodër/ Arrestimi i Naim Dyli-t, flasin familjarët
Pas arrestimit të shtetasit Naim Dylit për lidhje të energji...
Intelektualët myslimanë kërkojnë një fe islame të reformuar, ata duan zhvillimin e një feje, që përshtatet me shekullin e 21-të. Loay Mudhoon e përshëndet këtë manifest për një fe moderne islame.
Në një manifest të formuluar shumë qartë, katër intelektualë të njohur myslimanë kanë apeluar tek të gjithë autoritetet politike e fetare në vendet me shumicë myslimane dhe në Europë të angazhohen pa asnjë hezitim për një fe islame demokratike. Tek formulimi i qartë bën pjesë edhe fakti që ata kërkojnë veprime konkrete: ?Një konferencë në Francë në vitin 2016, në të cilën personalitetet myslimane ?të përcaktojnë konturet e një feje islame të përparuar?, i cili ?të hedhë themele në shekullin e 21.?
Katër intelektualët janë: Tariq Ramadan, profesor për shkencat bashkëkohore islame në Universitetin e Oksfordit, kreu i lëvizjes opozitare së Malajzisë, Anvar Ibrahim, edhe në bordin e Forumit Botëror të Demokratëve Myslimanë, si edhe Ghaleb Bensheik, kryetar i Konferencës Botërore për Paqen e feve e Felis Marquardt, themelues i fondacionit Abd al-Ra?man al-Kavakibi. Ata kritikojnë ashpër vëllezërit e besimit dhe shtrojnë pyetje jo të rehatshme dhe kërkojnë të diagnostikohet pa paragjykime gjendja aktuale e vështirë e islamit si fe dhe zhvillimi i një kritike fundamentale të kulturës e fesë islame.
Hartuesit pyesin me të drejtë: Pse kanë mbetur pa përgjigje të gjitha thirrjet për një rilindje të trashëgimisë kulturore të islamit? Pse nuk mundën të drejtonin islamin në rrugën e modernes lëvizjet reformuese, kritike tradicionalisht e të bazuara mbi arsyen të shekullit të 19-të? Pse mendimtarët reformatorë, që kërkojnë të lidhin arritjet e modernes me normat dhe vlerat e islamit, qëndrojë shpesh në periferi të shoqërive të tyre, ose madje të humbur?
Pyetja kyçe
Në kontekstin e një vale dhune në emër të fesë islame ka një rëndësi të veçantë që myslimanë të moderuar ta rifitojnë epërsinë e interpretimit të fesë islame. Për të arritur këtë është e pashmangshme që ata të shtrojnë pyetjen kyçe: Kush mundet dhe lejohet të përcaktojë çfarë përbën ?islamiken? në formë të detyurueshme? Islami nuk njeh struktura të hirearkisë dhe nuk ka një instancë qendrore mësimdhënëse si feja katolike.
Loay Mudhoon
Loay Mudhoon komenton
Mungesa e një instance të tillë qendrore mund të shihet si një gjë bazike demokratike e madje mund ta admirojnë edhe intelektualë perëndimorë. Por kjo është shumë problematike, sepse u lejon teologëve të paaftë, predikuesve të urrejtjes të të gjitha ngjyrave të deklarojnë si ?legjitime për islamin? akte terroriste dhe barbare ? e me këtë duke i kthyer në një ad absurdum normat elementare të tij. Vështirësitë shtohen, pasi në shumë vende islamike fenomene kulturore mendjengushta si vahabizmi zotërues në Arabinë Saudite keqkuptohen si dogma fetare, megjithëse ato kanë të bëjnë pak me fenë islame.
Impulse reformimi
Katër vite pas Pranverës Arabe janë zhgënjyer gati plotësisht shpresat për një vale demokratizimi në botën arabe. Edhe një dialog i brendshëm në fenë islame apo debate reformuese për zgjidhjen e problemeve aktuale është gati inekzistent. Faktikisht ?bota islame? nuk ekziston si formacion politik. Ajo nuk ka qenë asnjëherë një konfiguracion i njësuar. Ajo është më shumë një botë e shpërndarë dhe shumica e shteteve myslimane është e preokupuar më shumë të zgjidhë konfliktet e brendshme të legjitimetit dhe vatrat e luftërave reprezentative se sa të merret me reformimin.
Por pikërisht sepse nuk priten impulse substanciale reformimi nga bota islame mund të shihet apeli i ?myslimanëve demokratë? si një hap civilizues, madje epokal. Po, të gjitha autorietet e botës myslimane, teologët e orientuar nga reformat dhe vendimmarrësit duhet ta ndjekin thirrjen për një konferencë të tillë!
Është një mundësi historike që myslimanët demokratë nga të gjitha anët e botës të zhvillojnë një formulë të re për të rinovuar rrugën e islamit drejt modernes. Ne kemi nevojë urgjente për një formulë konsesusi të botës së islamit, që di t?i përgjigjet realiteteve komplekse të shoqërive pluraliste, multietnike e multifetare. Europa duhet ta mbështesë këtë iniciativë fort, e për interesin e saj. Jo si kundërpërgjigje për xhihadizmin, por sepse Europa e kupton vetveten si një bashkësi vlerash demokratike.
Pas arrestimit të shtetasit Naim Dylit për lidhje të energji...
Elvi FUNDOPo e nis shkrimin pak si italisht për ti treguar d...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur...
Procesi gjyqësor për çështjen e rrahjes së deputetit të Part...
Në një dalje për mediat, ish ministri i Shëndetësisë Tritan ...
Çdokush që ka shkuar në afërsi të gadishullit Ballkanik e di...
Ministri i jashtëm i Turqisë thotë se vendi i tij dhe Shtete...
Ajo është një këngëtare me shumë stil dhe këtë gjë e ka refl...
Kërcënimet e militantëve të ISIS se do të mësyjnë në Romë ja...
CityFM.al ka publikuar dje një shkrim në lidhje me tre kandi...
Av. i Popullit ka reaguar me anë të Ndihmës Komisionerit të ...
Policia e shtetit ka publikuar ditën e sotme të dhënat për k...
Me mijëra automjete janë bllokuar në rrugë në pjesën juglind...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka qënë i pran...
Ushtria e Ukrainës dhe rebelët pro-rusë janë pajtuar që të t...
Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar...
Kërcënimet e militantëve të ISIS se do të mësyjnë në Romë ja...
Një video e publikuar së fundmi nga ISIS tregon se ata kanë ...
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës, kanë paralajmëruar se ...
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ës...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...