web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majori i rrezuar ne Spanje, paguhej 480 $ ne muaj nga Ushtria Shqiptare

29 Janar 2015, 17:42, Aktualitet CNA

Pas ngjarjes se ndodhur ne Spanje dhe humbjes se jetes te Majorit Sokol Feka, eshte hapur nje vend i lire pune per instruktor pilotesh ne repartin e helikoptereve ne Farke. U bera kurioz dhe pyeta nje mikun tim pilot, njekohesisht mik dhe koleg i te ndjerit Sokol Feka. “More sa paguhej ky Sokoli ne Farke me gjithe kete karriere dhe grade mbi supe?!! Miku im i besdisur, mbase jo nga pyetja por nga fakti se i kisha prishur gjumin e pasdites me tha:”Po ç’paguhej mor aman, 18 vite ne forcat e armatosura dhe me graden e Majorit, dhe nuk i merrte 600 mije leke te vjetra ne muaj”. Si ka mundesi,- i thashe. Ne jemi dhe vend i NATO-s, po dieta nuk merrte ky?! “Opingen e Sheros merrte. Une te them nuk i merr as 600 mije leke te vjetra tamam, ti me thua qiqra ne hell”. Qesha me vete dhe mendova, po ç’fare major-leshi i nje ushtrie te NATO-s paska qene ky?! Me kete “goxha rroge” qe paska marre ky mavriu, duhet falenderuar, mire qe nuk i eshte dashur dhe helikopteri me vete, se do na kishte marr ata helikopteret e rinj tip ?Cougar? qe mezi na i bleu Imami ne France, dhe hajde ta kapte Kodheli pastaj.

Artan HOXHA





Lajmet e fundit nga