web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqia dërgon marksistët të bëjnë pazar me Eurozonën

29 Janar 2015, 14:29, Aktualitet CNA

Një akademik grek i krahut të majtë, i cili i përshkruan sanksionet e imponuara europiane si ?torturë fiskale? është vendosur në krye të rinegocimit për ndihmë. Yanis Varoufakis, 53 vjeç, një ekonomist i cili ka studiuar në Universitetin e Eseksit, deklaron se Brukseli e ka kthyer vendin në një ?koloni borxhi?. ?Greqia falimentoi në 2010, dhe ç?bëri Europa me njohuritë e saj të pafund? U përpoq të merrej me problemin e aftësisë paguese duke vendosur kredinë më të madhe në histori, mbi shpatullat e dobëta të shtetit Grek të falimentuar,? shprehet ai. Ai do të bëjë përpjekjet e tij në Bruksel së bashku me Ministrin e Jashtëm e vendit Nikos Kotzias, i cili më parë është shprehur se BE po kthehet në një ?perandori idiosinkretike nën sundimin e Gjermanisë?.

Radikalët e emëruar nga Kryeministri, Alexis Tsipras, partia Syriza e të cilit është zotuar të rinegociojë kushtet e ndihmës për vendin me vlerë ?240 milion me BE-në dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili thotë se po shërohet nga një depresion 6 vjeçar që e ka ndarë prodhimin në katër.

Që kur ekonomia mori rrokullimen nga borxhi në 2009, Greqia është mbështetur tek ndihma për të paguar shpenzimet mujore duke përfshirë rrogat dhe pensionet.

Skuadra e politikës ekonomike të Syrizas dëshiron që kreditorët të lehtësojnë termat e shlyerjes duke hequr borxhin prej 320 bilion euro dhe të rishikojnë targetet fiskale për të lehtësuar këtë shtrëngesë që po i shtrydh të ardhurat me 25 perqind dhe po shkakton papunësinë tek të rinjtë me rreth 50 përqind.

Varoufakis, i konsideruar si një Keynesian me ide Marksiste, ka shpallur luftë oligarkëve grekë dhe u zotua se do ti japë fund ?krizës humanitare? të shkaktuar nga ulja e pnesioneve, kujdesi shëndetësor dhe mirëqenies.

Zyrtarët e BE u mbëstetën tek deklaratat e tij duke thënë se gjithsesi ai dëshiron që vendi të mbetet në zonën e euros dhe shpresonin se ai do të binte dakord mbi një marrëveshje por u zhgënjyen nga mungesa e eksperiencës së tij. ?Varoufakis është një ekonomis i mirë dhe aseit i tij më i fuqishëm është se a dëshiron që Greqia të mbetët në euro? është shprehur një analist ekonomik. Problemi është se ai nuk ka eksperiencë politike. Nuk mendoj se ai apo ndonjë prej tyre të drejtuar nga këto negociata e kanë idenë se me çfare do të përballen.?

Brukseli gjithashtu u përgatit për një luftë me Tsipras, i cili është një pro-rus i patundur, në lidhje me sanksionet kundër Moskës. Ai tregoi se mund të kundërshtojë vijën e ashpër të bllokut rus në Ukrainë. Tsipras u ankua direkt tek Federica Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE-së, duke thënë se Athina nuk ka rënë dakord me pozicionin e liderëve të tjerë dhe dënon vrasjen e civilëve gjatë ?bombardimeve? në qytetin Mariupol, në Ukrainë të dielën.

Javën e kaluar, separatisët rusë në lindje të Ukrainës deklaruan për një ofensivë të re sulmesh kundër trupave të Ukrainës që shkelën një marrëveshje për pushim zjarri të vendosur në shtator. Në këtë sulm në Mariupol raketat ranë në një zonë rezidenciale të portit duke vrarë  30 veta dhe plagosur rreth 100 të tjerë. Megjithatë, Tspiras ka bërë thirrje për një fund të sanksioneve kundër Rusisë në të shkuarën, kur ai vizitoi Moskën verën e kaluar, dhe u shpreh se BE  ?po qëllon veten në këmbë? me këto lëvizje. Rusia është partnerja me e madhe e Greqisë për tregëti.

Që prej fitores se zgjedhjeve ditën e dielë, Tsipras ka formuar një koalicion me një parti të krahut të djathtë, Partia e Grekëve të Pavarur, e cila gjithashtu e mohon ndihmën që të sigurojë 12  nga 300 vende në parlament.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë vendosur ndryshime seroize për detyrimet e Greqisë duke rritur kështu spektrin e një ndalese të mundshme që do të mund ti japë një shtysë Athinës drejt një pagese të padispiplinuar dhe daljes nga eurozona. Europa i trembet këtij rezultati duke besuar se mund të krijojë një precedent i cili mund të rrezikojë gjithashtu anëtarësimin e Italisë, Portugalisë dhe Spanjës. Një komentator i medias, shkruan se Vafroufakis mund të vazhdojë blogun e tij të njohur edhe pse është shprehur se ?konsiderohet si e papërgjegjshme për një ministër financash të ndihet i kënaqur me këto forma të pagdhendura komunikimi?.

Të gjithë veç dy anëtarëve të kabinetit të ri bënë betimin politik, duke ndejkur shembullin e Z. Tsipras, në vend që të betoheshim mbi Bibël.

 

Anthee Carassava Athens

Ben Hoyle Moskë

 

The Time 28.01.2015





Lajmet e fundit nga