web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata vendos sot nëse Konstandin Xhuvani do dënohet me burgim të përjetshëm

29 Janar 2015, 09:30, Aktualitet CNA

Pas mesditës së sotme pritet të vendoset nëse Konstandin Xhuvani do të dënohet me burgim të përjetshëm ose jo, për 4 vrasjet e kryera në nëntor të 2014-ës në lokalin e natës ?Ante Grand? në Tiranë.

Në seancën e katërt ndaj tij, Gjykata e Tiranës pritet të vendosë nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar. 25-vjeçari e ka pranuar fajësinë, e nëse Gjykata vendos për gjykim të shkurtuar, atëherë Xhuvani i shmanget burgimit të përjetshëm. Ndërkohë që hetimet per ngjarjen janë ende të pa përfunduara.

Konstandin Xhuvani, djali i regjisorit Gjergj Xhuvani dhe ish-deputetes të Partisë Socialiste Luiza Xhuvani, është nën akuzë për vrasjen e katërfsishtë në lokalin e natës në Rrugën e Elbasanit, ku mes viktimave ishte dhe shoku i tij Arbër Demiraj dhe një shtetas italian.





23:50 Aktualitet

Po ti ca ke Blush?

Nga Cim PEKA “Ca ke Albin?” ishte titulli i nje analize te B...

Lajmet e fundit nga