Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Nga Sali BERISHA
Për arsye tashmë të njohura, ne do të shprehim mendimet tona në këtë sallë, pasi parlamenti është i dominuar nga grupe kriminelësh, me në krye Edi Ramën, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje mbi tokë me Partinë Socialiste, por veçse me botën e krimit dhe qëllimet më të ulta me të zeza të kreut të ekzekutivit shqiptar. Unë ketë fjalë e kam përgatitur të nderuar zotërinj, njëlloj sikur do ta mbaja në sallën e parlamentit. Pasi, bëra me mediat një ekspoze të mendimeve dhe opinioneve të mia për buxhetin, dhe me këtë rast dua të përshëndes të gjitha amendamentet jashtëzakonisht të rëndësishme, të përgatitura nga grupi ynë parlamentar, por të cilat janë të destinuara që të mbeten të gjitha në kuadër diskutimi pasi shumica e ?aleancës së qelbësirave?, nuk mund të marrë asnjë prej tyre parasysh. Ndaj dhe sot jam këtu, për të shprehur bindjen time me të thellë se largimi i Edi Ramës është një emergjence kombëtare.
Më 22 nëntor, Tirana dhe Shqipëria përjetuan protestën e parë më masive mbarë popullore që nga shkurti i viti 1991. Qindra mijëra shqiptarë nga Tirana dhe mbarë vendi vërshuan si uragan i paparë dhe çanë në të katër anët, sheshet dhe bulevardet e Tiranes në një shpërthim pakënaqesie dhe zemërimi të pakufishëm ndaj Edvin Kristaq Ramës njëlloj si gjatë qeverisë së PPSH të shkurtit 1991!
Mbi 250 mijë qytetarë të revoltuar, të bashkuar, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, që përfaqësonin miliona të tjerë të pakënaqur e të zemëruar, kërkuan më 22 nëntor me gjithë qenien e tyre, largimin e Edvin Kristaq Ramës që ishte ngujuar, së bashku me qeverinë, në bunkerin e atit të tij barbar. Ajo që ndodhi më 22 nëntor, Tirana dhe Shqipëria nuk e kanë përjetuar që nga ditët e Këshillit presidencial të Ramiz Alisë dhe deri sot. Kjo sepse kurrë ndonjëherë, që nga ajo kohë, një qeveri shqiptare nuk ka akumuluar pakënaqësi, përcmim dhe zemërim tek qytetarët e të gjitha bindjeve e të gjitha moshave dhe gjinive sa çka akumuluar Edi Rama me ligësinë, keqësinë, negativitetin, hakmarrjen, urrejtjen e tij në një vit të vetëm qeverisjeje.
Shqiptarët janë të zemëruar, madje të revoltuar me Edvin Kristaq Ramën dhe kërkuan në unison largimin e tij sepse ata, pavarësisht nga vështirësitë dhe kundërshtitë e shumëllojta që përjetojnë, nuk mund të pranojnë, nuk mund të pajtohen me standartet gjithnjë e më të ulta, më poshtëruese për ta të Edvin Kristaq Ramës.
Sot,shqiptarët, sikundër dhe dhe asnjë komb i qytetëruar, nuk mund të pranojnë kurrëstandartin e aleancës me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet.
Edi Rama është njeriu i vetëm në historinë e një vendi të lirë që erdhi në pushtet nën moton:qelbësira të të gjitha llojeve bashkohuni për të mundur Sali Berishën. Shqiptarët nuk mund të besonin kurrë se bazuar në këtë moto, në këtë standart të ulët elektoral, Edi Rama do të vendoste në piedestalin e pushtetit jo socialistët, por llumin e llumit të shoqërisë. Asnjë shqiptar korrekt dhe i ndershëm, pavarësisht nga bindjet e tij nuk mundet kurrë të pranojë që në grupin parlamentar të PS të marrin mandatet 19 deputetë vrasës, përdhunues, trafikantë, vjedhës, shumë prej tyre individë që nuk kanë qenë një ditë në PS. Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë standartin e inkriminimit, mbushjes së administratës në të gjitha nivelet, përfshirë ato më të lartat, zyrat e vet Ramës, me individë të dënuar këto vite nga drejtësia shqiptare, greke, italiane, për vepra të rënda penale apo delinkuent që vijnë nga bota e krimit dhe fitojnë emërimet vetëm e vetëm se ata blejnë tek Edi Rama, me para, shuma marramendëse postet në administratë.
Shqiptarët dhe asnjë komb tjetër i qytetëruar nuk mund të pranojnë një koalicion me të cilin Edi Rama, pasi ka dorëzuar akuzat e krimit dhe korrupsionit për Ilir Metën në Kancelaritë dhe institucionet ndërkombëtare dhe i thotë atij se, ndërkombëtarët në unison kërkojnë arrestimin e tij, e ka shndërruar në një skllav me të cilin plaçkisin, nga mëngjesi në darkë, pasuritë publike të vendit.
Edi Rama duhet të largohet sepse “aleanca e tij e qelbësirave” nuk ra si rrufe në qiell të hapur, as dhe nuk ishte rastësi. Jo dhe jo. Edi Rama në politikën shqiptare është njëriu i lidhur këmbë e kokë dhe si asnjë tjetër me të gjitha bandat më agresive të Shqipërisë të 16 viteve të fundit. Lidhjet e Edi Ramës me bandat e Rrugës së Kavajës, me Hakmarrjen për Drejtësi, me bandën e Lushnjes, me bandën e Dritan Dajtit e shumë të tjera, janë universalisht të njohura. Janë këto lidhje me krimin që 4-6 fishuan trafikun e drogës, që sollën Riformatot në Shqipëri dhe dyllosën aeroportet e vendit, që kanë bërë tritolin në Shqipëri më të shpeshtë se në Afganistan, që kanë dhjetë fishuar grabitjet me maska dhe rritur tritolet me 110%.
Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë dhe do të mbeten lidhjet e tij më të ngushta, më të tmerrshme, janë lidhje që do e ndjekin atë gjithë jetën. Janë këto lidhje të cilat bëjnë që, Edi Rama, të mbushë parlamentin dhe administratën, si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës, me vrasës, trafikantë, përdhunues, etj., etj. Janë këto lidhje fatale që, vetëm pak kohë më parë, detyruan Edi Ramën, pas një vrasje të katërfishtë nga Kostandini i Partisë, të shkelë çdo kod etik e moral të të gjallëve, të përdhosë kodin e të vdekurve dhe të paraqitet, vetëm pak orë pas krimit montruoz, në njërën nga sallat më luksoze të kryeministrisë në konferencë shtypi, jo me nënën e njërit prej viktimave, por bash me nënën e xhelatit që ekzekutoi atë mëngjes katër qytetarë të pafajshëm. Në këtë shoë vërtet makabër në rrafshin moral, Edi Rama shkoi edhe më tej. Ai, në vend të ngushëllimeve për familjet e viktimave dhe dënimit të aktit të vrasësit, ju paraqitit si standart të paparë shqiptarëve të tronditur nga vrasja e katërfishtë, dorëzimin e mandatit nga deputetja e tij, Luiza Xhuvani, nëna e xhelatit të pesë viktimave.
Largimi sa më parë i Edi Ramës është emergjencë kombëtare, çdo ditë e tij në pushtet është bashkësundim me krimin dhe kthetrat e tij.
Shqiptarët, më 22 Nëntor, shprehën revoltën e tyre të thellë ndaj Edvin Kristaq Ramës, sepse ky është i vetmi politikan, në 23 vite, që ulet në postin e kryeministrit dhe që, ditën e parë në parlament, shpall botërisht në programin qeveritar parimin e shtetit policor: një shtet një polici, pra zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin policor, kontrollin, kallur frikën shoqërisë shqiptare nga policët e tij.
Bazuar në këtë platformë, Edi Rama, që në mbledhjen e parë të qeverisë, dhunoi ligje, Kushtetutë, institucione, deklaroi botërisht se nuk do zbatojë vendimet e gjykatave që ai i konsideron të pavlefshme, dhe në të vërtetë nuk i zbaton ato, përfshi këtu edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke asgjësuar kështu me shpejtësi sigurinë ligjore, parimin themelor të funksionimit të shtetit ligjor.
Po kështu, bazuar në shtetin policor, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e vendit, vendimet e gjykatave Edi Rama me urrejtje primitive, si asnjë kry
eministër në botën e lirë, në javët më të para të pushtetit të tij, hodhi në erë pallate e banesa të kundërshtarëve politikë të ndërtuara me leje dhe në përputhje me të gjitha ligjet, apo konfiskoi bizneset e lojërave të fatit në mbarë vendin, për ti marrë për familjarë të tij.
Bazuar në forcën e policisë mercenare ai në mënyrë të kundraligjshme shkatërron, pa paralajmërim dhe pa lëshuar asnjë dokument, qindra banesa dhe lokale të kundërshtarëve politikë apo të qytetarëve të varfër që nuk paguajnë dot ryshfetet e majme Ramës, Zydive dhe Ergysëve të tij. Theksoj këtu se, pa përjashtim, të gjitha banesat dhe lokalet, deri sot janë prishur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, sepse të gjitha ato me leje apo pa leje kanë qenë në proces legalizimi dhe ligji shqiptar nuk lejon prishjen etyre pa një vendim pozitiv apo negativ të agjensive të legalizimit.
Edi Rama, për të vendosur kontrollin policor mbi shoqërinë, elemininon një nga një inspektioriatet e ngritura me ligje të vecanta në çdo sektor dhe zëvëndësoi rolin e tyre me policinë e PS. Ai përdor sot policinë për të ushtruar terror masiv ndaj qytetarëve të papunë, pa ndihmë sociale, që nuk kanë kafshatën për darkën e femijëve të tyre, e përdor atë për të arrestuar qindra qytetarë në ditë, kryesisht të papunë, pensionistë, të moshuar, të sëmurë, invalidë duke krijuar kështu një klimë frike, terrori të paparë që nga ditët më të zeza të diktaturës dhe një mbingarkesë dhe situatë të vërtetë ferri në burgjet dhe paraburgimet e vendit.
Ai, sot ne krye të shtetit policor, përdor mediat e kontrolluara prej tij për të mashtruar dhe shpifur se gjoja po arreston biznesmenë që nuk po paguajnë energji pa paraqitur asnjë prej tyre në media, pasi nuk mundet sepse shpall të tillë njerëz që vuajnë për kafshatën e gojës.
Shqiptarët janë të revoltuar me Edi Ramën sepse ai, njëlloj si në shtetet policore, si etërit e tij 40-50 vjet më parë, përdor policinë mercenare për të grabitur dhe arrestuar edhe pas mesnate, me qindra njerëz të pafajshëm si p.sh. Drejtorin e IT së Tatimeve dhe punonjësit e kësaj drejtorie, Guvernatorin e Bankës së Shtetit, Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shtetit, ish punonjës të administratës, qeveritarë vendorë të opozitës etj. Dua të theksoj këtu vetëm një moment se bankat, madje edhe ato më kryesore, janë vjedhur në vite dhjetra e dhjetra herë dhe ligji në çdo rast ka vepruar me rreptësi. Por kurrë dhe në asnjë rast, Guvernatori i Bankës nuk është arrestuar pse një apo dy hajdutë vodhën bankën që ai drejtonte. Dhe a e dini pse? Jo se Franca, Britania apo vende të tjera nuk kanë të konsoliduara shtetin ligjor. Guvernatori nuk është arrestuar në këto vende dhe vende të tjera, vetëm e vetëm se ato nuk janë shtete policore si Shqipëria, ku zbatohet vullneti, urrejtja e një të sëmuri psiqik, por janë vende të lira.
Shqiptarët kërkojnë të revoltuar largimin e Edi Ramës sepse ky është i vetmi kryeministër në botën e lirë që, sipas standartit të tij të një psikopati, shan me të parë dhe të mbrame, qytetarë, gazetarë, zyrtarë, kërcënon me jetë dhe prerje këmbësh gjykatësit e vendit. Shqiptarët nuk pajtohen me standartet e Edi Ramës që është faktuar si i vetmi Kryeministër në botën e lirë që, si kryepolic i vendit, organizon dhe përdor kriminelët e tij në parlament për dhunë ndaj opozitës. Edi Rama, me arbitraritetin dhe mekanizmat e dhunës së shtetit policor, ka ndërmarrë një sulm primitiv ndaj botës akademike universitare, ka mbyllur dyert e universiteteve për mbi 20 mijë të rinj dhe të reja që kanë përfunduar shkollat e mesme, 90% e tyre fëmijë të shtresave më të varfëra të Shqipërisë, ka konfiskuar në kundërshtim me ligjet godinat universitare, pronë e paprekshme e Universiteteve tona. Pra ka dekoptuar autonominë e universiteteve, ka rritur në nivelin më të lartë në kontinent tarifat studentore.
Për të gjitha këto qindra e mijëra qytetarë në protestë kërkuan largimin e Edi Ramës. Me këtë rast, ju bëj thirrje mbarë qytetarëve, mbarë studentëve të veprojnë me të gjitha mjetet demokratike, gjer në mosbindje civile. Largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare.
Zonjadhe Zotërinj deputetë,
Shqiptarët janë thellësisht të revoltuar me Edi Ramën sepse ai është i pari politikan shqiptar në këto 23 vite që u ul në karrigen më të lartë të ekzekutivit, si asnjë homolog i tij në Europë apo botën e lirë, mbi bazën e premtimeve të mëdha të pashembullta për një vend të lirë, por të njëjta, identike me ato që bëheshin në Shqipërinë e periudhës Hoxhiste si: krijimin e 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, legalizimet falas, ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, heqjen e TVSH për bukën, vajin, sheqerin, orizin, energjinë, rrogën e 13-të, etj., etj. Kurse sot, pas një viti, ai faktohet si gënjeshtari më i madh në Europë dhe në tërë botën e lirë. Ndaj dhe më 22 nëntor, qindra mijëra qytetarë i thanë Edi Ramës se duhet të ikësh sepse je i vetmi kryeministër që me ligësinë, negativitetin dhe keqësinë tënde shpirtërore, me injorancën absolute në ekonomi rrite taksat dy vite më rradhë për 95% të shqiptarve, ndonëse u kishe premtuar uljen e tyre, ngrive rrogat dhe pensionet, godite rendin, klimën e biznesit, dhe shkatërrove dhe përgjysmove investimet direkte të huaja, bllokove si askush tjetër në historinë e një vendi për 18 muaj ndërtimet në mbarë Shqipërinë, zhyte ekonominë në recension, rrite papunësinë nga 12.8% në rreth 40%, dyfishove varfërinë dhe trefishove varfërinë ekstreme, mjerimin. Je i pa shpresë!
Në vend të vendeve të punës ai, me cinizëm ekstrem, ju ofroi shqiptarëve mashtrimet e tij të reja me falsifikimin e statistikave. Edi Rama mashtroi shqiptarët për shëndetësinë falas. Përkundrazi, ai pesëfishoi sigurimet shëndetësore për 45% të shqiptarëve që jetojnë në fshat dhe i rriti ato në kulm për rrogat mbi 80 mijë lekë. Kështu që sot, dhe pas një viti, në vend të shërbimit shëndetësor falas qytetarët paguajnë më shumë se kurrë për shërbimin shëndetësor.
Edi Rama premtoi, për t?ju marrë votën shqiptarëve, legalizimet falas, ndërsa tani, pas një viti, qytetarët shqiptarë paguajnë 2-3 herë më shtrenjtë legalizimet e banesave dhe lokaleve të tyre.
Edi Rama, për të marrë votën e shqiptarëve, premtoi heqjen e TVSH dhe uljen e çmimit të ushqimeve bazë: bukës, vajit, orizit, sheqerit, vezës. Përsëri ai mashtroi. Sot shqiptarët i paguajnë të gjitha këto shumë më shtrenjtë, sepse ai hoqi vetëm TVSH e lojrave të fatit..
Edi Rama duhet të ikë para se qytetarët e revoltuar të këtij vendi ta largojnë me ceremoni, sepse ai u premtoi heqjen e TVSH për energjinë elektrike dhe krahas kësaj uljen e çmimit të saj. Nderkohe qe me të ardhur në pushtet riktheu dënimin kolektiv, faturën aforfe, me të cilat 200 mijë familje shqiptare blejnë energjinë me çmim tre herë më të lartë se sa ju dhe ministrat tuaj apo paguajnë faturën e 600 mijë familjeve shqiptare. Kurse tani kërkon të rrisi në stratosferë çmimin e energjisë dhe jo vetëm kaq, por për të mbuluar këtë akt të shëmtuar tani arreston e burgos çdo ditë sikur të ishe rregjim pushtues qindra kryefamiljarë,
të papunë, të sëmurë, të moshuar që nuk kanë kafshatën e darkës për fëmijët etyre dhe me mediat e tij i deklaron qeniet e mijëra biznismenë pa treguar asnjë të tillë vetëm e vetëm për të thënë të tjerët së mire ua bën. Të gjitha këto i bën sepse firmosi me ÇEZ marrëveshjen korruptive me të cilën i fal kompanisë mbi 3.2 miliard dollarë duke gjobitur çdo shqiptar 1.2 milion lek.
Shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës sepse ai, për t?ju grabitur votën, u zotua se “shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje nuk do t?i prish kush kurrë edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri”. Kurse sot kalon rrugëve si somnambul dhe shënjon shtëpitë që duhen shkatërruar me urdhër pa paralajmërim duke mos ju lënë as dhe një pusullë në dorë atyre, duke ju dhënë vetëm qiellin për mbulojë. Dhe si shpirt katran, që qetëson fugat psiqike me shkatërrime, urdhëron median tuaj tënjoftojnë se në këtë lagje, në atë rrugë apo rugicë u shëmbën 5-10-60-200 etj ndërtime pa leje, që të gjitha në proces legalizimi ose me leje, sikur të ishin kafazë kobejsh apo ndërtime terroristësh e jo ndertesa te bere nga qytetarë të varfër, më të shumtit të papunë të këtij vendi.
Shqiptarët kërkojnë largimin tënd sepse mashtroi pafytyrësisht që në muajt e parë të qeverisjes, aleatin tonë më kryesor SHBA dhe mbarë botën me zotimin e çmontimit të të gjithë arsenalit të armëve kimike të Asadit në Shqipëri.
Edi Rama duhet të largohet sepse me terrorin e shtetit policor, rrënimet dhe ç?punësimin masiv të shqiptarëve, detyron cdo jave dhjetra mijëra syresh të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil politik. Në 6-muajt e parë të këtij viti, azilkërkuesit në Gjermani u katërfishuan. Me këtë politikë shqiptarët ecin me shpejtësi drejt rikthimit të vizave me BE-në.
Zinxhiri i mega mashtrimeve, pra dhe poshtërimit të qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama nuk ka fund.
Edi Rama duhet të largohet sepse ai i gjykon qytetarët e lirë të këtij vëndi me mendjen, vlerësimin e etërve të tij krimininel, që i konsideronin shqiptarët skllevër, armiq madje larva për t?i shtypur. Por, më 22 nëntor, shqiptaret faktuan se, nuk kanë ndërmend të pranojnë mashtrimet e tua, ndaj ik më mirë se do të të shporrin, madje dhe me ceremoni.
Të dashur qytetarë,
Po ju rikujtoj këtu se pak vite më parë, kur një kryeministër hungarez socialist deklaroi në grupin parlamentar se kemi gënjyer hungarezët, se deficiti buxhetor nuk ishte 4,7% por 11%, qytetarët e Budapestit u derdhën në rrugët e sheshet eqyteteve të revoltuar, nuk ia falën kurrë mashtrimin kryeministrit tyre, por endëshkuan dhe e përcollën si një opozitë të pashpresë, për dy zgjedhje me radhë.
Tiduhet të ikësh dhe të ikësh sa më shpejt se shqiptarët nuk kanë ndërmend tëfalin dhe të tolerojnë poshtërimin që ju ke bërë me mashtrimet tuaja. Ti mendonse të këqiat, me kalimin e kohës, mirësohen. Gabohesh rëndë, ato me mashënnxijnë gjithnjë e më shumë. Ik më mirë! Shqiptarët nuk të falin! Ata do të tëndëshkojnë ty rëndë!
Edi Rama duhet të ikë sepse është provuar armik primitiv i fjalës së lirë, mediave të lira. Sot si asnjëherë në historinë e këtij vendi në tërësi, me ndonjë përjashtim minor, ai dikton politikat editoriale, lajmet dhe manipulimet e tyre, ai ka shkatërruar debatin televiziv, duke shëndrruar disa studio të debateve si tualete të qeveritareve, në të cilat ai dhe ministrat e tij të paaftë për t?u përballur me kundërshtarë politikë, ju mbajnë të pranishmëve dhe qytetarëve si papagaj fjalime që kundërmojnë që aty në mbarë vendin kalbësirën e qeverisjes së tij,shtetit tuaj policor, gijotinës së fjalës dhe mendimit të lirë. Sot, shumica e moderatorëve të debateve televizive, nga institucion i pazëvendësueshëm për një shoqëri të lirë, e përgatisin debatin në guzhinën familjare, pasi burri që drejton debatin i merr pyetjet nga gruaja ministër, mbi ministër, apo anasjelltas. Edi Rama, si asnjëherë më pare, angazhon pseudo analistë apo analistë papagaj e opinionistë, që ditën marrin rrogat më të larta në shtet dhe natën në studio veshin kostumin e analistit të pavarur, avoketër dhe kripto avoketër, të cilët paftyrësisht përpiqen me llogoren dhe kopralalin e tyre, të transfigurojnë veprat e tij të zeza, ligësitë e tij të pafundme, vjedhjet e tij të papërmbajtura, mashtrimet monstruoze, aktet e tij çnjerëzore të shtetit policor në modernitet, si përpjekje për ndërtimin e shtetit ligjor që ai po rrënon çdo ditë.
Edi Rama duhet të largohet sa më parë sepse ai, me rehabilitimin e Enver Hoxhës, po çon vendin drejt një konflikti, që me përpjekje të jashtëzakonshme e evitoi me sukses që në vitet e para të rënies së diktaturës.
Edi Rama, javën e parë të pushtetit, të vetmet projekte që shpalosi para shqiptarëve ishin rindërtimi i vilës së diktatorit gjakësor dhe piramidës së Faraonit shqiptar.
Edi Rama, në këto 23 vite është politikani i vetëm shqiptar që vjen direkt nga blloku hoxhist. Ai e rehabilitoi Enver Hoxhën, sepse është nipi i bashkëpunëtorit të ngushtë të diktatorit, anëtarit të Byrosë Politike, xhelatit të inteligjencës shqiptare, Spiro Koleka, njeriu që në dhjetor të vitit 1990, kërkoi që të na fuste tanket ne Lëvizjen Studentore.
Edi Rama e rehabilitoi Enver Hoxhën, sepse i ati i tij, skulptori Kristaq Rama, ishte konfident i familjes Hoxha dhe njeriu që projektoi në errësirë, genocidin kulturor në vitin 1967, së bashku me Ramiz Alinë. I ati biologjik i Edi Ramës, ishte përzgjedhur si negociatori më i besuar i Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë në negociatat me palën italiane për çështjen e familjes Popa. Skulptori Kristaq Rama, si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, votoi ?po? së bashku me Ramiz Alinë, për varjen publike apo ekzekutimin me gjyqe farsë, të disidentëve apo qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm, pas rënies së Murit të Berlinit.
Edi Rama nisi drejtimin e ekzekutivit me rehabilitimin e diktatorit, sepse ai vet gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës së tij, për shkak të problemeve të thella psiqike, konsideronte, përfytyronte, besonte se Enver Hoxha ishte i ati i tij i vërtetë.
Në procesin e rehabilitimit të Hoxhës, më 22 nëntor, kur qindra mijëra shqiptarë shprehën zemërimin, përçmimin, neverinë e tyre ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ai në të njëjtën orë, të të njëjtës ditë inauguroi, në Shishtufinë, muzeumin e Enver Hoxhës, e atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të Pasluftës.
Me këtë akt tejet të shëmtuar, njëlloj si Ramiz Alia tre dekada më parë, Edi Rama bëri diktatorin gjakatar, sundimtarin më mizor të historisë sonë, Enver Hoxhën, njeriun e dytë pas Skëndërbeut, me muze shtetëror.
Neo-bllokmeni Edi Rama, në muzeun e njeriut më barbar të historisë sonë, natyrisht nuk ekspozoi ekzekutime pa gjyqe, kampe, burgjet e tmerrshme të dikaturës, nuk ka paraqitur mjetet mesjetare të torturave çnjerëzore, vdekjet nga uria dhe sëmundjet në sistemin kolektivist apo izolimin dhe mjerimin me të thellë në
histori të qytetarëve shqiptarë gjatë regjimit Hoxhist.
Në art muzeun e të atit të tij shpirtëror, të ngritur në një vend komandë për kohë lufte dhe absolutisht jo bunker anti-nuclear, Rama kishte përzgjedhur me kujdes fotografi të moshave të ndryshme, objekte personale të diktatorit barbar, dhomat e gjumit, sallat e mbledhjeve, të kinemasë, etj., të orenduar të gjitha rishtas. Shtoj këtu se në atë bunker, ndryshe nga sa mashtroi paftyrësisht Edi Rama shqiptarët, nuk ka ekzistuar deri para një viti asnjë foto e Enverit, asnjë objekt, shtrat, jorgan me atllas, batanije, tavolinë, harta apo mjete të tjera të kohës së tij. Të gjitha janë ofruar nga zonja e zezë e Enver Hoxhës, familja dhe arkivat e saj.
Duke rehabilituar Enver Hoxhën, Edi Rama – ky pasardhës i bllokut Hoxhist, shkelmon mbi gjakun, shpirtrat, lumenjtë e dhimbjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë që u ekzekutuan nga skuadrat e pushkatimit të diktatorit gjaksor, që u burgosën, internuan, vetëm e vetëm për liritë e të drejtat që gëzojmë ne sot, apo që jetuan si skllevër dhe vdiqën nga sëmundjet dhe uria në koperativat dhe fermat e sistemit diktatorial Hoxhist. Duke ngritur muzeun e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar të Pasluftës, idhullit të tij shpirtëror, në 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit, Edi Rama përdhos në këtë përvjetor Lëvizjen Studentore, përpjekjet e atyre qindra mijëra shqiptarëve që përmbysën në dhjetor të vitit 1990 regjimin hoxhist dhe murin e Berlinit, në segmentin më të trashë, më të tmerrshëm të tij në Tiranë, ofendon në mënyrën më të rëndë, Partinë Demokratike dhe forcat anti-komuniste në Shqipëri që tërhoqën zvarrë, në rrugët e Tiranës, shtatoren e tiranit dhe përmbysën bustet e gjalla të bllokmenëve hoxhistë.
Gjatë inaugurimit të muzeut të diktatorit gjakatar Enver Hoxha, Edi Rama i rritur në parajsën e bllokut gjakpirës, ku nuk i mungonte as qumështi i dallëndyshes, ndërkohë që qindra, mijëra e miliona shqiptarë vuanin nga uria kronike, vlerësoi si një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë bunkerin e Hoxhës ndërkohë që ai është simbol i urryer i një procesi unik në historinë e një vendi, atë të ndërtimit me djersën dhe gjakun e shqiptarëve të 750 mijë bunkerëve në mbarë vendin, proces që shndërroi Shqipërinë në vendin e tretë më të varfër të planetit.
Pra ky i sjell te gjitha keto qe permenda. Edhe nje here ju bej thirrje shqiptareve te mos pajtohen me keto. Dhe madheshtia me e madhe e protestes se 22 nentorit ishte se treguam qe ne nuk pajtohemi me te keqen, se e keqja nuk do na marre ne dot perpara, se te keqijat qe ky njeri i ben ketij vendi dhe ketij populli nuk qetesohen por perkundrazi behen gjithnje e me te renda e te zeza. Dhe une shpreh bindjen se nevojen me te domosdoshme se, per cdo gje tjeter, Shqipëria dhe shqiptarët kanë për një 20 shkurt të dytë të fuqishme si i pari.
Gazetari Sokol Balla, i eshte pergjigjur ish kryeministrit S...
Pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka ...
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike prezan...
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në terren, për të ndjekur ...
Zonja dhe zotërinj,Edi Rama gënjeu dje publikisht, kur tha s...
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thënë gj...
Deputetët demokratë analizojnë pasojat dramatike që do sjell...
Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron se lufta antifashiste nu...
Nga Librazhdi, Kryeministri Rama njoftoi përgatitjen e një p...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha shkruan ne rrjet...
Deputetetja demokrate, Mesila Doda, thotë se mazhoranca po p...
Nga Sali BERISHAKrahasimi i te pa krahasueshmeve nuk vlen. A...
Zoti Kosta dy ditë më pare deklaruat ne Komisionin e Veprimt...
Blendi Fevziu thotë se portretet e Enver Hoxhës gjatë 70-vje...
Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se është dakord me hapjen e...
Edhe sot, përmes Kryetarit të SHQUP-it, opozita vazhdoi të b...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim ...
Kryetari i grupit parlamentar demokrat denoncon rastin e dre...
*Deklaratë për shtyp e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të...
Edgari: Ky eshte elif matrak dhe pas nje viti ne pushtet nuk...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...