PD, 31 amendamente për uljen e taksave, uljen e çmimeve, përkrahjen e njerëzve në nevojë
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike prezan...
Pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mazhoranca dhe qeveria që ai drejton nuk tërhiqet nga nevoja për të bërë shtet me çdo kosto dhe se do të vazhdojë në rrugën e reformave të mëdha.
Në një intervistë dhënë për Top Channel, Rama i kërkoi opozitës të mos rrijë rrugëve, ndërkohë që foli edhe për çështjen e dosjeve dhe modalitetet e hapjes së tyre. Me zotin Rama bisedoi gazetari Muhamed Veliu.
Muhamed Veliu: Zoti kryeministër, thatë se qeveria juaj do ta marrë gjykimin pas 4 viteve. Por a do ketë një reflektim nga qeveria për ato masa që janë quajtur drastike, në veçanti sa i përket politikës fiskale?
Edi Rama: Ne jemi zgjedhur për të marrë masa drastike dhe jo për të vijuar pazarin e vjetër. Besoj se mua shqiptarët, koalicioni qeveritar dhe partneritetit strategjik me LSI më kanë besuar detyrën e kryeministrit dhe jo rolin e Lala Gjonit. Koha e Lala Gjonit thoshte ?sa të jem unë hani pini dhe këndoni dhe pastaj bëni ç?të doni?. Ndërtoni pa leje sa të doni dhe vidhni energjinë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë nga kanceri që ka në sistem. Kemi kudo metastazat e një kanceri sistematik dhe reformat tona janë reforma që ndryshojnë sistemin. Kanceri nuk luftohet me aspirina, me kozmetikë, etj, por me kimioterapi, me rreze dhe operacione të dhimbshme por që janë e vetmja mënyrë për t?i shpëtuar lëngimit dhe agonisë së një shoqërie dhe ekonomie siç e gjetëm ne. Pra, unë ju siguroj se jo vetëm që nuk do të tërhiqemi nga asnjë gjë, por do vijojmë drejt. Nuk ka vend për të zbutur ndonjë masë, por ka vend për të vijuar më tutje me masa drastike për t?u ndarë njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria e pisllëkut, e rrumpallës dhe e një pabarazie të madhe.
Muhamed Veliu: Kryetari i PD, Lulzim Basha ju ka drejtuar 9 kërkesa të karakterit ekonomik, që sot janë përkthyer në 31 amendamente. A jeni të gatshëm t?i bisedoni?
Edi Rama: Ne jemi në krye të detyrës, aty ku kemi detyrën të jemi: në qeverisjen dhe në Parlamentin e vendit. Në çdo moment opozita është e mirëseardhur të vijë në Parlament dhe ne do të diskutojmë me të, por ne nuk do lëmë punën dhe të shkojmë ta gjejmë opozitën aty ku ajo ka vendosur të mblidhet për të diskutuar amendamentet e saj që, e përsëris, janë produkt i të njëjtit vizion, i të njëjtit program dhe i së njëjtës filozofi për shtetin që e shkatërroi Shqipërinë.
Muhamed Veliu: Zoti kryeministër, sa i shqetësuar jeni për marrjen e një kostoje politike, më së afërmi në zgjedhjet e vitit 2015, për këto reforma dhe vullnetit tuaj për të mos u ndalur? Natyrisht reformat janë përshëndetur nga qytetarët, por ka edhe të pakënaqur?
Edi Rama: Po ju them shkurt. E dini pse Shqipëria u katandis aty ku u katandis dhe është sot në këtë gjendje që vazhdojmë të luftojmë përditë për ta nxjerrë? Sepse Shqipëria u qeveris për vite të tëra me filozofinë ?unë të mbaj pushtetin dhe pas meje të bëhet qameti?. Me filozofinë që të mos u presim dritat qytetarëve sepse na mërziten dhe s?na japin votat; të mos u prishim ndërtimet pa leje sepse mërziten dhe nuk na japin votat; të mos bëjmë shtetin sepse na duhet pushteti. Për çfarë na duhet ky pushtet? Unë nuk kam kërkuar votat për t?u plakur në krye të qeverisë. Unë kam kërkuar votat bashkë me Ilir Metën dhe koalicionin tonë për të bërë ato gjëra që kemi marrë përsipër. Ato gjëra që kemi marrë përsipër janë shumë të bukura për t?u dëgjuar por kërkojnë mund, sakrifica dhe kanë dhimbjet e tyre për t?u realizuar. Nuk ka lindje që nuk ka dhimbjet e veta dhe nuk ka rilindje pa kostot e veta. Për sa na përket, ne jemi gati të marrim përsipër të gjitha kostot dhe nëse do të marrim një mandat tjetër atë do ta kemi bazuar në sa reforma bëmë dhe sa e vumë në vijë shtetin shqiptar.
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike prezan...
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në terren, për të ndjekur ...
Zonja dhe zotërinj,Edi Rama gënjeu dje publikisht, kur tha s...
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thënë gj...
Deputetët demokratë analizojnë pasojat dramatike që do sjell...
Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron se lufta antifashiste nu...
Nga Librazhdi, Kryeministri Rama njoftoi përgatitjen e një p...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha shkruan ne rrjet...
Deputetetja demokrate, Mesila Doda, thotë se mazhoranca po p...
Nga Sali BERISHAKrahasimi i te pa krahasueshmeve nuk vlen. A...
Zoti Kosta dy ditë më pare deklaruat ne Komisionin e Veprimt...
Blendi Fevziu thotë se portretet e Enver Hoxhës gjatë 70-vje...
Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se është dakord me hapjen e...
Edhe sot, përmes Kryetarit të SHQUP-it, opozita vazhdoi të b...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim ...
Kryetari i grupit parlamentar demokrat denoncon rastin e dre...
*Deklaratë për shtyp e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të...
Edgari: Ky eshte elif matrak dhe pas nje viti ne pushtet nuk...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se pjesa më e madhe e d...
Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet në Vjenë në Forumin Eko...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...