web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta: Enveristët dhe anti-enveristët duket se janë bashkëpunëtorë

25 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron se lufta antifashiste nuk mund të identifikohet vetëm me Enver Hoxhën. Meta hedh poshtë zërat se mazhoranca po tenton që të rehabilitojë figurën e Enver Hoxhës.

?Enveristët dhe anti-enveristët duket se janë bashkëpunëtorë të njëri- tjetrit për të pasur një protagonizëm artificial. Më erdhi për të qeshur se kam ndjekur shumë debate dhe prononcime qesharake për këtë çështje. Nuk e identifikojmë luftën antifashiste me Enver Hoxhën, kjo luftë nuk ka nisur me Enver Hoxhën.

Kjo luftë është zhvilluar shumë më parë se Enver Hoxha të merrte frenat e Partisë Komuniste. Para tij ka qenë Spiro Moisiu një ushtarak karriere. Përpjekja e disa grupeve nostalgjikë, se provokatorë është pak si tepër, sepse veprimi që ata bëjmë nuk e lartëson figurën e Enver Hoxhës. Është një ngjarje madhore se e kam bindje se pa 29 Nëntorin e 1944 nuk do kishim mundësinë të festonin as 28 Nëntorin e 1912. Lufta antifashiste shpëtoi vendin tonë nga copëtimi dhe mosekzistenca?, tha Meta.

Kryeparlamentari Ilir Meta vlerëson pozitivisht 14 muaj e qeverisjes në koalicion me Partinë Socialiste.

Gjatë një interviste për News24, Meta thekson se arritjet e qeverisë deri tani janë mëse të qarta.

Meta thekson se marrëdhëniet me Ramën janë shumë konstruktive dhe bashkëpunuese, ndërsa i pyetur nëse ka probleme në qeverisje, kryeparlamentari shprehet se është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe funksional.

?Gjithçka duhet vendosur në dy plane. Në raport me situatën para 14 muajve dhe në perspektivën e  viteve që vijnë. Nëse do vendosin të gjithë bilancin e qeverisjes në raport me marrjen prej saj të përgjegjësive dhe trashëgiminë e qeverisjes së treguesve makroekonomik, borxhit, defiçitit dhe nëse do i venë edhe perspektivën se ku po shkon, kjo qeveri me këtë trend qeverisje besoj se është  një bilanc pozitiv.

Për jo pak qytetarë që na dëgjojnë kjo mund të mos jetë shumë bindëse por do doja që këtë fenomen ta lidhja me punë e fermerit në bujqësi që kur mbjell duket që fara humbet dhe kur vjen koha ajo shndërrohet në pemë dhe sjell frytet. Kjo qeveri është përpjekur të mbjellë sa më shumë për të korrur disa rezultate në interes të vendit si i tërë dhe interes të qytetarëve. Për mua janë mëse të qarta arritjet e qeverisë deri tani sidomos traseja që ajo ka shtruar për të ardhmen që do jetë më e prekshme për qytetarët?, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit mbështeti edhe vendimin e qeverisë për të ndaluar vjedhjen energjisë dhe për të dënuar shkelësit e ligjit.

? Duhet ti jepet fund abuzimit dhe shpërdorimit të energjisë nga çdo qytetar.

Çdo progres që ne mund të arrijnë më çdo fushë të caktuar nëse nuk i japim fund në mënyrë të prerë çdo shtegu të abuzimit me energjinë nuk do hedhim asnjë hap të qëndrueshëm para.

Qeveria e ka dhënë zgjidhjen për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike të konsideruara në nevojë. Të gjitha këto do kompensohen për diferencën në lekë. Kjo besoj është një tregues i qartë për të mbrojtur këtë shtresë ndërkohë që hiqet mundësia për manipulimin që është bërë deri tani?, tha Meta.

Kryeparlamentari tha se kontratat me qytetarin bëhen çdo katër vjet, kështu që në vitin 2017 qytetarët do të shprehen me votën e tyre për të rinovuar ose jo kontratën me mazhorancën aktuale.

I pyetur nëse deputetët e opozitës rrezikojnë mandatet e tyre të deputetit nëse nuk do të rikthehen brenda 6 muajve në Kuvend, kryeparlamentari Meta ka ironizuar duke deklaruar se është e pamendueshme që ?Doktori? të humbasë mandatin e deputetit.

?Si mund ta mendoj që doktori do të humbasë mandatin do të jetë një humbje e madhe për parlamentarizmi, por dhe për mua si Kryetar Kuvendi?, tha Meta.





Lajmet e fundit nga