web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nihilizmi nuk sherben.

24 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Nga Sali BERISHA

Krahasimi i te pa krahasueshmeve nuk vlen. Ato jane psikologji e hiçit dhe mjerimit. Injoranca nuk eshte argument. PD eshte partia qe parmbysi diktaturen me te eger ne Europe, e cila kishte vendosur ne Shqiperi shtypjen me mizore, izolimin me te thelle, varferine me ekstreme. Vetem 204 dollare ishin ne vitin 92 te ardhurat per fryme te shqiptareve. Me permbysjen e diktatures komuniste PD hapi dyert e lirise per shqiptaret. Qe ne javen e pare te themelimit te saj PD shpalli para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, deri atehere te tradhetuara si yllin e saj polar. Ajo nxorri Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira. PD nderkombetarizoi ne samite te OSBE dhe OKB ceshtjen e Kosoves, konfirmoi ne rezoluta, te votuara me 2/3 ne OKB, te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje.

PD anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes. PD hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare, pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre. Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005 ne nje rast unik perzuri nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, firmosi dhe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, anetaresoi vendin ne NATO.PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane me te famshmen “time is now” Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves. Me reforma serioze te gjithaneshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe u mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama. PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi 1000 boss dhe anetar te banda kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt. Luftoi me vendosmeri korrupsionin. Ndermorri reforma te thella ekonomike te suksesshme si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 % ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10 pra vendosje te takses se shesht prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per pundhenesin ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% , u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dit dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro. U krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre. Te gjitha keto reforma sic pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion. Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%, numeri i bizneseve u dy dhe tre-fishua. Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%. Te ardhurat buxhetore u dyfishuan. Kredite per ekonomine u rriten 6 here. Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi. Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lene mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.

Qeveria e PD rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulta, ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni. Ndertoi rrugen e Kombit, autostraden Tirane Elbasan ne te cilat vetem tunele jane 16 km. Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh, 10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shendetesore dhe spitale. U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores, Shengjinit, u ndertua terminali i aeroportit dhe u dyfishua u ndertua terminali i portit te Durresit dhe u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha deri ne 50 mije ton. Karahas infrastruktures energjia u be nje perparesi tjeter madhore e PD. Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite. Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike; TAP, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe kaskades se Devollit. Qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat 50 kane perfunduar dhe 87 jane ne ndertim e siper.

Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD. Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012, interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle, u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin, u ulen 3 – 5 here çmimiet e bisedave me celular, u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G. Numeri i studenteve u rrit nga 12 ne 50 per 1000 banore, 70% e maturanteve hynin ne Universitet. Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69 ne 86%. Ne zonat rurale u ndertuan rreth 8 mije km rruge mbi 1 mije shkolla e kopshte,630 ujsjellesa dhe kanalizime, qindra km kanale vaditese dhe kullues. Qveria ne 5 vitet e fundit subvencionoi 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor. Prodhimet bujqesore ne teresi u mbrojten, u ulen ndjeshem importet, u mbi dyfishua toka e punuar, eksportet bujqesore u rriten me 2-3 here. Numeri i turisteve dhe vizitoreve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrit ne 4,7 milion ne vitin 2012.

Shqiperia ende nuk eshte vend i zhvilluar por ajo le mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine amtare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore. Nihilizmi te verbon syte e mendjes dhe eshte psikologji e mendjeve te semura dhe dhe fondamentalisteve.





Lajmet e fundit nga