Tentoi të godasë me thikë efektivin e Rrugores dhe t'i marrë armën/ Vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Elvi FUNDO
Opozita dhe protesta e saj një ditë më parë nuk ishin një leksion vetëm për qeverinë por për gjithë shoqërinë shqiptare. Për herë të parë në Shqipëri, zhvillohej nje protestë qartazi me kerkesa ekonomike dhe mijëra njerëz në rrugë. Nuk kishte asnjë akuzë të ashpër politike, as kërkesë për dorheqje, as zgjedhje të parakohshme por ishte një protest qytetare ku kishte kërkesa të mirëfillta ekonomike. Shpesh politika në Shqipëri ka dështuar me tubimet ekonomike dhe gjithmonë ka qenë e fokusuar tek politika, kutitë, parlamenti, votat, zgjedhjet etj etj.
Kërkesat nuk ishin asgje tjetër vecse premtimet e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte gjetur sërish një zgjidhje për të treguar se ka axhendën e tij dhe nuk do tja dijë sa njërëz dalin në rrugë. Rama premtoi taksë progressive dhe taksa më të ulta për 95% të shqiptarëve, në fakt sot edhe fanatiku dhe besniku I tij më I madh nuk thonë dot se taksat janë më të ulta, përkundrazi baza e sheshtë 10% po cohet 15%. Premtoi heqjen e TVSh për energjinë, ndërkohë do të risë cmimin e saj, që edhe kur ta heqë taksën po mundi ndonjëherë, prapë do jetë një cmim shumë më I lartë sesa ai që e gjeti. Premtoi 300 mijë vende pune dhe në më shumë se 1 vit hapi disa zyra duke paguar miliona lek dhe ato zyra janë bosh. Ju tha njerëzve se dhe Enveri po te ngrihej nuk do ju prishej asnjë ndërtim pa leje, dhe tani ne shohim shkatërrime selective të pronave me apo pa leje. Mjafton ndërtimi I Kokëdhimës në Breg për të kuptuar se cfarë ndodh.
Kur Rama flet për vjedhjen e energjisë të gjithë shqiptarët janë pro dhe askush nuk del në protestë për të mbrojtur vjedhjen, por për të denoncuar mashtrimin. Kur flitet për legalizim falas dhe fatura të vjen me miliona lekë dhe si justifikim gjen procedurën, nuk të beson askush; këtu nuk flas për prishjet ca të nënës dhe ca të njerkës. Po ta vazhdoj të zgjedh me rradhe cdo cështje shumë e shumë fakte do ishin të pakundërshtueshme dhe po kaloj tek dy detaje që përmenden shumë pak por janë vërtet të rëndësishmë.
E para është propaganda e Ramës dhe tullumbacet ditore. Kryeministri dje në opozitë na tha ?Unë nuk do jem si babagjyshi që ngeli në televizor dhe tremb femijët cdo ditë në mëngjes, dreke dhe darke. Do miratoj kod etike dhe nuk do ketë dalje abuzive në media?. Edhe ky premtim nuk është gje tjetër vecse gënjeshtër pasi zoti Rama dhe kur ska për të dalë në media i fut dy statuse në Twiter ose Facebook dhe është në cdo edicion. Pra në rast se do pranojmë fjalinë e Ramës se Berisha dilte shpesh ne media, duhet të themi që Rama dhe ministrat e tij ja kanë kaluar në kthesë për kohën televizive dhe mënyrën si po I shërben shumica e medias. Njerëzit këtë e kuptojnë lehtësisht, dhe propaganda e Ramës është bërë e neveritshmë, mund të mos jetë arsye për protestë por I shtohet fakteve që të nxisin për protestë.
E dyta lidhet më atë që Rama e quante turizëm politik ne koken e Fatos Nanos. Prej muajsh ai shëtit ku të mundet dhe me kë të mundet, po parakalon Fatos Nanon në këtë garë. Jashtë nga një vend në tjetrin thua se ky vend nuk ka nevojë për kryeministër dhe mund ta drejtoje Niko Peleshi , I cili dhe kur del nga shtëpia pyet sekserët e tij ku të shkojë.
Arroganca dhe mospërfillja që I bën qytetarëve, i shton ata në protestat e opozitës. Rritja pa shkak e cmimit të dritave, kur paralel ka filluar një fushatë selektive, i irriton më shumë njerëzit, pa lënë mënjanë premtimin për uljen e cmimit nëpërmjet heqjës së TVSH-së. Rritja e taksave dhe gënjeshtra se ato do ulën, legalizimet, klientelizmi, akuzat për korrupsion qe në vitin e parë të qeverisjes nuk bëjnë gje tjetër vecse shtojnë njerëzit në protestat e opozitës. Edhe kur ngërdheshesh e krekosesh si gjel, humbet njerëz cdo ditë, jo me kur bën vetëm show.
Basha në më shumë se një vit kryetar PD-je nuk është se ka bërë ndonjë cudi; ai ende nuk ka mundur të mbyllë strukturat drejtuese, por nga protesta ai tregoi se si njerzit të vijnë nga pas kur kundërshtari yt gabon cdo ditë edhe pse ti nuk je aktiv si lider politik apo i coroditur në aksionet e përditshme. Pa lënë mënjanë ngarkesën me dy mandate dhe punën e pakët në terren në qytet e cila për herë të parë filloi pak ditë më parë. Dje protestuan qytetarët kundër qeverisë, PD dirigjonte por opozita ka potenciale edhe më të mëdha organizative, mund të themi që ishte në gjysmën e kapaciteteve të saj.
Pra Rama ishte sot një kontribues i madh në protestën e opozitës, ndërkohë që njerëzit e saj treguan se protestojnë në mënyrë qytetarë dhe të kulturuar, pa krijuar asnjë incident. Shembulli i tyre ishte spektakolar edhe për Ramën që kurrë nuk bëri një protestë të qetë dhe pa incidente, pa harruar pagesat e mitingjeve.
Por leksioni kryesor i protestës masive ishte ai që përmenda më lart se njerzit kur cenohen pafundësisht dhe tentohen të gënjëhen me demagogji qeveritare, 1 milion votat ti kthejne në qindra mijëra shuplaka, edhe pse opozita nuk ka një aksion agresiv me program, alternative, zgjedhje te parakohshme etj. Edhe pse opozita mund të ketë shumë probleme dhe ende e dermuar nga humbja e 23 qershorit, mjafton të kesh kundërshtar Edi Ramën, shokun e Kocos që opozita te ringrihet edhe më shpejt sesa besonte edhe vetë Lulzim Basha. Kontributi i Ramës në protestë ishte i pamohueshëm, por veprimeve të tij dhe reagimit popullor i erdhi një përgjigje qytetare që ndoshta e la me gojën hapur; ajo ishtë pjesmarja dhe kultura, kuptohet të parët që zhgënjehen janë intelektualët dhe elitat, që Rama pretendon se I ka nga pas, por që në fakt aksioni i opozitës dje tregoi se kryeministri Edi Rama nuk është më njeriu popullor i 23 qershorit dhe kjo me kontributin e tij aspak modest.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nuk do të jetë kandidatja...
Nga Kastriot Myftaraj Kryeministri Edi Rama sot që nga bunke...
Kryeministri Edi Rama e krahasoi sot muzeun “Bunk’Art”, të ç...
Mesazhi i Kryetarit të Opozitës në protestën më të madhe të ...
Deputetja e qarkut të Fierit Mesila Doda ka reaguar ashpër n...
Elvi FUNDONesër (të shtunën) në orën 12, Partia Demokratike...
Aldo Mamaqi është djali i dajës së Sokol Olldashit, por në D...
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e s...
Kryetari i Partisë Demokratike fton cdo shqiptar që është në...
Ndertim pa leje ne TiraneKryeministri Edi Rama ka ironizuar ...
“Harvard Gazette” shkruan këto dy ditë për Shqipërinë dhe pë...
Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot banorë...
Senati amerikan ka konfirmuar Donald Lu si Ambasadorin e ri ...
Astrit PATOZI Një vit më parë, ne ishim të mpirë nga pesha ...
Nga Genc Ruli*U ndjeva mjaft ne siklet kur m’u kerkua te mba...
“Burokracia dhe rradhët e gjata janë dy plagë të shoqërisë s...
Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, pas rezolutës ...
Deputetët e Partisë Demokratike analizojnë buxhetin e qeveri...
Nga Lorisa YLLIDuke marrë shkas nga vijimet e statuseve të s...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...