Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Nga Lorisa YLLI
Duke marrë shkas nga vijimet e statuseve të shumta në rrjetet sociale ku së fundmi mori hov dhe një trend i ri, ?Feeling shqiptar?, po mendoja se sa shumë ndihemi shqiptarë ne që jetojmë në Shqipëri. Në fakt kjo ndjesi emocioni ekzistonte prej kohësh në faqen e ?Facebook?-ut, por pas vizitës së Ramës në Beograd situata u bë më e bujshme nga stafi i tij. Unë personalisht, si shumë prej jush, nuk ndjeva ndonjë krenari të madhe për një vizitë ku kryeministri ynë mendoi të merrte pikët e shtesës së një ndeshjeje ku u pa ?live? si na shiti vetë FSHF-ja. Federata jonë as që bëri lëvizjen më të vogël për të denoncuar dhunën dhe racizmin që në fillim të ndeshjes; askush nuk e çoi vëmendjen te FSHF-ja, as qeveria vetë, sepse në fakt i leverdiste ?show? që do të vijonte! Rama u pa si hero për një arsye shumë të zakonshme: si çdo shqiptar që do të shkonte e do pyetej nga një popull që na përbuz, dha mendimin e tij si shqiptar. Tha një të vërtetë ndërkombëtare. Sigurisht që, çështja e Kosovës ishte më se e drejtë të ishte pjesë e konferencës dhe kjo besoj është e vetmja pikë për të cilën biem dakord të gjithë, por, përveçse kësaj që e dinim me kohë?! S?besoj se ndonjëri nga ju mund të më thotë një arsye të fortë krenarie!
Fatkeqësisht qeveria na bën të ndihemi shqiptarë çdo ditë. Ndihemi shqiptarë kur paguajmë taksat e energjisë elektrike, taksa ku as nuk detajohen se pse shtohen dita-ditës, sepse ne si shqiptarë nuk kemi të drejtë transparence për një energji ku në të shumtën e rasteve ka filluar të na mungojë dhe qiriri mbetet ndriçimi ynë më i mirë, që nuk na tradhton kurrë sa herë na jepet shansi të rilindim.
Ndihemi shqiptarë kur mendojmë se si rendëm të gjithë për të blerë kutinë e emergjencës në farmaci sepse ?Bravo Çunat?, në vend që të ndalojnë kriminelët që shëtisin të armatosur apo ndonjë djalë politikani me precedencë, kanë kohë të merren me kutinë dekoruese nëse larg qoftë gërvishtesh dhe nuk ke leukoplast për t?u mjekuar! Ndoshta ky është plani i qeverisë për shëndetësi falas dhe siguri, të dhurojmë një leukoplast kujt i nevojitet. ?Feeling shqiptar?!
Ndihemi shqiptarë kur dëgjojmë pensionistët që me shumë gjasa do përfundojnë në burg për mospagim të faturës së energjisë elektrike, dhe kjo jo për arsye se duan të mos respektojnë komunitetin apo ligjin, por sepse sot ndihen më të varfër se kurrë. Buxheti për 2015-ën parashikon rritjen e pensionit me 2$. Arsye për ?Feeling shqiptar?!
Ndihemi shqiptarë kur betoni na ka zënë vëzhgimin kudo ku kthejmë kokën; madje dhe kur hedhim sytë nga deti, do shohim betonin (pistën) e radhës pa leje ndërtimi, sepse ligji vepron me pronarët me dokumente të rregullta, ku policia guxon dhe hedh pronarin nga shkallët e ndërtesës pa vendim gjykate! Më shumë se krenare, në fakt ndihem e diskriminuar nga qeveria ime, për faktin e thjeshtë se jam shqiptare. ?Feeling shqiptar?!
Asnjë shtet europian nuk do ta qeveriste vendin e tij duke na përbuzur çdo ditë, duke na diskriminuar çdo ditë. Arsyeja? Pikërisht sepse ne jemi shqiptarë dhe sikurse ka thënë i madhi Konica: ?Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqenjtë. Me fjalë të tjera, trimëria e shqiptarit, sado e madhe në vete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, e shumë herë pa ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.? Këtë merr për bazë kryeministri ynë në qeverisjen e oborrit; ata janë shqiptarë! Ndihen krenarë vetëm për një ndeshje dhe kaq u mjafton!
Këtë shprehje e pranojmë çdo ditë në edicionet informative të lajmeve dhe në skenat teatrale të shumta që na fal foltorja Kryeministrore bashkë me precedencat penale! Kauza e varfërisë që po na gropos dita-ditës nuk është një kauzë e teneqenjtë për të protestuar më 22 nëntor! Dua që këtë herë Konica të gabojë, qoftë dhe për një herë të vetme, në momentin që ne do ndihemi shqiptarë të ndërgjegjësuar dhe jo aleatë të së keqes që na kanoset. Pikërisht sepse qeveria na kujton çdo ditë që jemi shqiptarë dhe nuk kemi të drejta europiane, unë më 22 nëntor do vë statusin nga sheshi ?Feeling shqiptar?!
Deputeti socialist, nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kom...
Nga Kastriot MYFTARAJNë vitin 2000 ambasadori amerikan i koh...
Rreshjet e shumta te shiut mbremjen e sotme kane rikthyer lu...
Intervistë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha,...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron 22 ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku analizon efektin negativ që do...
Kreun i Shtetit Bujar Nishani ka zhvilluar një tjetër takim ...
Nga Spartak NgjelaFundin e tij me turp, pa varr dhe si i për...
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Pandeli Majko d...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë tha se buxheti i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë n...
Deputetja e Partise Demokratike, nje nga studentet e dhjetor...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përshënde...
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës e kanë përkujtuar të ndarë 70-...
Nga Ridvan BODEPër të konkluduar, rreth këtij elementi që pë...
Deputetët demokratë të Komisionit të Ekonomisë dhe Infrastru...
Edi Rama dhe Ilir Meta, zyrtarisht sot konfirmuan dhe e vunë...
Fatos Nano thumbon kryeministrin Edi Rama, teksa i shkruante...
I bej thirrje Prokurorise se Shtetit te perdori te gjithe fo...
“Lulzim Basha ka vendosur me çdo kosto të kapë majat më të l...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...