web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama - Majko debat për buxhetin dhe energjinë

16 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Pandeli Majko debatuan mes tyre në seancën plenare ku po diskutohet mbi pr/buxhetin e 2015 dhe Paktën Fiskale në lidhje me faljen e kamatvonesave të energjisë elektrike.

Majko duke marrë fjalën në Kuvend kërkoi faljen e kamatvonesave të energjisë për personat që janë nën mbrojtje sociale, pasi kjo do na bëjë më njerëzorë.

Në këtë kuadër deputeti socialist iu referua një takimi që kishte pasur me dy fëmijë jetimë, të cilët përfitonin vetëm të ardhurat nga statusi i jetimit.

?Ne sot do të votojmë faljen e kamatvonesave për pensionet në fshat e ç?na gjen të flasim këtu dhe për ata  që janë me mbrojtje sociale.

Nuk besoj se kjo na shmang nga ndonjë faturë e kripur, përkundrazi na bën më njerëzorë?, u shpreh deputeti Majko.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili konfirmoi tolerancën zero për vjedhësit e energjisë elektrike.

?Në këtë betejë nuk do të bëjmë asnjë lëshim dhe nuk do shohim asnjë në sy dhe po ashtu toleranca do të jetë zero. Energjia paguhet dhe nuk vidhet, pikë?, u shpreh Kryeministri.

?E vërteta është që ne kemi 20 vjet që tërhiqemi zvarrë duke bërë një faj tradicional që ne këtu sot nuk duhet t?ia lejojmë vetes, fajin e mbajtjes së pushtetit në kurriz të shtetit. E kemi shtyrë të ardhmen për shumë vite duke folur në emër të asaj, por duke qenë peng të së sotmes?, tha Rama.

Në këtë kuadër ai shtoi ?këtë të energjisë dua ta ritheksoj sot. Ne nuk do të falim asnjë kamatvonesë të energjisë dhe nuk do të falim asnjë mospagesë të energjisë. Dhe për ata që thonë që nuk paguajmë dot energjinë i them që pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar paguajnë më shumë energjinë elektrike?.

Madje Kreu i Qeverisë shprehu bindjen se pavarësisht kostos politike që mund të shkaktojë insistimi i Qeverisë për të mos lejuar më abuzimin me energjinë elektrike, askush nuk do të tolerohet.

?Nëse sot ka njerëz që nuk u pëlqen të paguajnë energjinë le të zgjedhin një qeveri tjetër, ose një koalicion tjetër. Ne në 2013 nuk u votuam që të vazhdojmë të gënjejmë veten dhe qytetarët?, tha Rama.

Pandeli Majko

Deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Parlament, mbi diskutimet për projekt-buxhetin është ndalur në disa masa të marra nga qeveria. Majko është ndalur kryesisht te rritja e akcizës së duhanit, duke deklaruar se  ajo nuk i shërben shëndoshjes së familjes shqiptare, ashtu siç deklaruan me humor deputetët e majtë, por se kjo rritje bëhet për të paguar borxhet e lëna nga qeverisja e mëparshme.

?Nuk mendoj se shqiptarëve do tu shëndoshet familja duke lënë duhanin. Nuk është duhani shkak për prishjen e familjeve, do rendisja një sërë shkaqesh për prishjen e familjeve. Një shkak janë pijet alkoolike, por ju zoti Beqaj nuk na keni sjellë ndonjë taksë për pijet alkoolike. Prishja e familjeve lidhet edhe me ekzistencën e pikave të basteve e lojërave të fatit.

Me këtë buxhet nuk shikoj ndonjë taksë për lojërat e fatit. Kemi të bëjmë me një buxhet të kontraktuar, për shkak të ?gjyles? që kanë lënë paraardhësit tanë?, deklaroi Majko.

Sipas tij, këtë vit nga buxheti i taksapaguesve janë paguar 260 mln dollarë nga borxhet ndërsa deri në fund të vitit do paguhen të tjera dhe shuma do arrijë në 350 mln dollarë.

?Ndërkohë që qeverisim ne paguajmë për rrugët e bëra në 2006, në 2009 etj?, tha deputeti i PS-së Pandeli Majko.

Edi Rama

?Borxhi për ne do jetë tabu, edhe me koston që njerëzit të thonë duam qeveri tjetër. Japim 16 mln dollarë rimbursim për ata që deri dje janë lënë me gisht në gojë nga qeveria e kaluar, që nuk u jepte lekët e rimbursimit?, u shpreh Kryeministri Rama.

Në vijim të debatit me deputetit Majko, Rama u shpreh se kjo e majtë është zgjedhur për të vendosur barazinë përpara ligjit.

?Nëse kjo shoqëri do paguante 100% energjinë, do kishim një Shqipëri më të mirë. Ne na kanë zgjedhur për të vendosur barazinë para ligjit dhe para të drejtës. Ne nuk do heqim dorë nga mbledhja e parave të energjisë?,tha Rama.

?Sikur ne, kjo qeveri të arrijë në 4 vjet vetëm kaq, që Shqipëria të mos vjedhë më veten duke vjedhur energji, besomëni kemi bërë një mision historik. Vetëm kaq, asgjë tjetër. Në këtë betejë nuk bëjmë asnjë lëshim. Energjia paguhet dhe nuk vidhet, pikë?, tha ai.

Kryeministri  i është rikthyer edhe njëherë çështjes së subvencionimit të naftës për fermerët duke theksuar se nuk do ketë faturë ata nuk do të rimbusohen.

?Ne nuk do ta rimbursojmë naftën pa faturë. Ne jemi votuar që çdo qindarkë ta çojmë në funksion të shtetit e shoqërisë. Ka marrë fund historia e subvencionit të korruptuar. E merrnin naftën për traktorët dhe e përdornin për Benzat. Ne nuk mund të mendojmë me të majtën që mendon me zemër, por pa mend.

Ne duam që të mbështesim fermerët. Kush bashkohet merr më shumë mbështetje nga ne. Ne nuk jemi këtu për tu kujdesur për të mbajtur status-quon, por për të thyer status-quon. Kjo është arsyeja që unë besoj se kemi arritur të vendosemi në një pozicion jo komod por shumë të qëndrueshëm.

Do të legalizojmë shtëpitë në zonat informale, dhe ata që nuk kanë alternativë do tu gjejmë alternativë? ? tha Rama. Asnjë shtet i madh nuk mbështet përgjumjen. Me këto para që kemi janë shumë pak  me nevojat. Mbështetja e një fermeri është mbështetje e një procesi. Sfida jonë nuk është si t?u fshihemi fermerëve, por t?i bëjmë të kuptojnë se paratë janë por duhet të konkurrojnë dhe për të konkurruar duhet të mësojnë?, tha Rama.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur në seancën parlamentare se falë kërkesë së deputetit socialist Pamndali majko është stopuar prishja e banesave të ndërtuara pa leje.

?Falë Pandit e kemi bllokuar prishjen e banesave. Por mos prishja e tyre në kryeqytet pengon një projekt tjetër. Kemi një plan që ata të mos dalin në rrugë. Por nga ana tjetër si do ndërtojmë një infrastrukturën modern me cibanët e mbjellë në të 4 anët?,  tha Rama

Më tej ai duke sqaruar sepse është ndaluar ky proces thekson se kërkesa e Majkos ishte e bazuar te e vërteta se ata njerëz nuk duhet të lënë pa alternativë.





23:00 Politikë

Makap

Nga Edison YpiMakapi është një fshat diku mes Konispolit dhe...

23:00 Politikë

Të panegociueshmet

Nga Erget CENOLLIVetëm dy gjëra nuk duhet të negociojë popul...

Lajmet e fundit nga