web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë do të thotë Kryeministri Rama me pyetjen ndaj profesorit protestues: Pse nuk protestoje në kohën e Enver Hoxhës ti?

15 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Në bisedën që Kryeministri Rama pati disa ditë më parë me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë, të cilët kishin shkuar të protestonin para selisë së Kryeministrisë për të mbrojtur pjesën e mbetur të ndërtesës së tyre, në të cilën qeveria kërkon të akomodojë Gjykatën e Lartë, ai pati një bashkëbisedim të çuditshëm me një profesor të vjetër. Kur Rama i tha profesorit se nuk kishte ardhur të bisedonte me të, por me studentët, dhe profesori iu përgjigj se ai kishte 40 vite punë në atë fakultet, prandaj kishte të drejtë të fliste me Kryeministrin, Kryeministri Rama e pyeti atë: ?Përse nuk protestoje në kohën e Enver Hoxhës ti??
Çfarë deshi të thotë Kryeministri Rama me këtë pyetje? Përgjigjia meritore që duhet të kishte marrë Rama nga profesori i moshuar ishte: ?Unë nuk kam dalë të protestoj në kohën e Enver Hoxhës, pikërisht për atë arsye për të cilën ju z. Kryeministër, nuk dilnit nudo në plazh në atë kohë.?
Merret vesh, Enver Hoxha do t? i kishte pushkatuar të dy, si profesorin protestues, ashtu dhe nudistin. Por Enver Hoxha nuk pushkatonte me dorën e tij, as vetëm thjesht me nënshkrimin e tij. Për dënimet me vdekje kishte një procedurë. Kështu, nëse profesori do të dilte të protestonte në kohën e Enver Hoxhës, ai, edhe nëse do të dënohej me vdekje nga gjyqi i diktaturës, nuk do të pushkatohej pa dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku anëtar ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi. Pra, profesori nuk mund të pushkatohej pa nënshkruar Kristaq Rama.
Është me të vërtetë një gjë shumë e rëndë që Kryeministri i Shqipërisë, në vitin 2014 ta pyesë një profesor universitar se përse ai nuk dilte të protestonte në kohën e diktaturës komuniste. Nënkuptimi i pyetjes që Edi Rama i bëri profesorit ishte: ?Nëse Enver Hoxha dhe babai im të vrisnin, mos mendo se unë nuk të vras këtu para Kryeministrisë dhe para ish-zyrës së Enver Hoxhës në ish-selinë e Komitetit Qendror të PPSH??
Ky ishte një mesazh për krejt shoqërinë shqiptare, për ata që kanë ndërmend të protestojnë në të ardhmen. Pyetja e Ramës ishte pra një kërcënim për të gjithë shoqërinë shqiptare: Edhe unë mund t? ju vras këtu në bulevard, ashtu si Enver Hoxha dhe babai im!
Është një gjë shumë e rëndë që ky kërcënim u bë me rastin e një proteste paqësore studentësh dhe profesorësh. Edi Rama flet shumë për vrasjet shtetërore të 21 janarit 2011, por ai nuk mund të mohojë se protesta e studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Gjeologjik nuk kishte asnjë ngjashmëri me protestën e 21 janarit. Në 20 janar 2011, një ditë para protestws, Edi Rama deklaroi publikisht se ai nuk mbante përgjegjësi nëse ajo dilte jashtë kontrollit, dhe madje një ditë para i adresoi një ultimatum televiziv Kryeministrit të kohës, se nëse nuk jepte dorëheqjen të nesërmen, atëherë do t? i duhej të shkelte mbi kufoma për t? u larguar nga ndërtesa e Kryeministrisë në shtëpi. Berisha kishte dy mundësi: Ose të dorëzonte bllokun e shënimeve të Ilir Metës, të shfaqur në videon e Dritan Priftit, dhe të largohej bashkë me Metën, ose të shkelte mbi kufoma për të dalë në mbrëmje nga selia e Qeverisë dhe për të shkuar në shtëpi, si çdo ditë. Të gjitha këto janë të regjistruara. Si përgjigje ndaj këtij ultimatumi Berisha vrau në 21 janar. E drejtë apo e pa drejtë, unë them se edhe Edi Rama ka të drejtë të vrasë në një rrethanë të ngjashme, më tepër si individ që mbron jetën e tij, se si shtetar. Por pastaj vrasja politike bëhet ligji i pashkruar sundues.
Por është shumë alarmuese, që Edi Rama, sot Kryeministër, kërcënon me vrasje me rastin e një proteste aq të qetë dhe të pafajshme sa ajo e studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Gjeologjisë. Aq më tepër që këta të fundit kanë plotësisht të drejtë. Ekziston një projekt i hershëm për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Tiranë, ku do të mund akomodohej edhe Gjykata e Lartë. Për këtë projekt kanë folur si qeveritë e majta ashtu edhe ato të djathta. Pas takimit të bujshëm në Berlin me Merkel, Edi Rama na tha se Gjermania do t? i japë ndihma të mëdha Ballkanit Perëndimor, e me këtë rast edhe Shqipërisë. Atëherë përse Qeveria ?Rama? nuk kërkon një grant financiar gjerman për Pallatin e Drejtësisë? Apo sepse ndihma e madhe ekonomike gjermane është një gënjeshtër e Ramës, për të cilën Merkeli nuk ka asnjë dijeni?
Kërcënimi që Kryeministri Rama i bëri profesorit paqësor, dhe që është një kërcënim ndaj krejt shoqërisë shqiptare duhet marrë shumë seriozisht. Jo më kot kërcënimi ndodhi të nesërmen e ditës kur Rama u kthye nga vizita në Serbi. Edhe Enver Hoxha, pas kthimit nga Beogradi, e shkallëzoi në kulm dhunën ndaj shoqërisë shqiptare. Edi Rama po përgatitet që pas ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjeve vendore, të ndërpresë bashkëpunimin me Ilir Metën dhe të qeverisë, apo më saktë të sundojë i vetëm. Ai e di se pas kësaj presioni ndaj tij do të rritet, se mandate i dyfishtë i 23 qershorit, moral përveçse elektoral, që ai pretendon se ka, do të kompromentohet përfundimisht, duke qenë se atëherë Rama do të qëndrojë në pushtet me aleatë të cilët në 23 qershor kanë qenë aleatë të PD. Kjo do të legjitimojë një protestë masive të dhunshme të opozitës kundër tij, së cilës do t? i bashkohet edhe LSI. Ky do të jetë ?21 janari? i Edi Ramës si Kryeministër, kur atij do t? i duhet të vrasë për të ruajtur pushtetin. Por kjo nuk do të mjaftojë se Prokuroria këtë herë nuk do të urdhërojë arrestimin e drejtuesve të sigurisë së Kryeministrisë, kështu që protestat e dhunshme do të përhapen edhe ndaj institucioneve të tjera.
Gjithsesi, pavarësisht nëse opozita do të bëjë ose jo një ?21 janar? të ri, Edi Rama e ndjen se përkeqësimi i gjendjes ekonomike në vend, do të shërbejë si katalizator për krijimin e qendrave të reja të protestës ndaj Qeverisë së tij, përveç opozitës zyrtare. Prandaj ai kërcënon me gjakderdhje./





23:00 Politikë

Të panegociueshmet

Nga Erget CENOLLIVetëm dy gjëra nuk duhet të negociojë popul...

Lajmet e fundit nga