web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Paketa shkatërruese fiskale, 670 mijë lekë taksë për cdo familje

11 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Prezantimi i plotë dhe bashkëbisedimi me studentët i kreut te PD, Basha në lidhje me shqetësimet që ka sjellë paketa e re fiskale që parashikon rritje të tjera të taksave, asfiksim të biznesit dhe largim të investitorëve të huaj. 

Fjala e plote

Eshtë një kenaqësi dhe emocion i veçantë gjithmonë për  mua të takohem sot me ju në këtë ambjent në qytetin ?Studenti?, të paharrueshëm për shqiptarët, për brezat e mëparshëm, për brezat që do të vijnë.  

Sepse asnjë prej nesh këtu nuk harron se zanafilën, Shqipëria e re demokratike, Shqipëria moderne, Shqipëria Europiane, dhe liritë e të Drejtave individuale, nga liria e fjalës, liria e mendimit, liria e besimit, i ka këtu ku jemi sonte. Eshtë vendosur një standard nga kjo sallë në djetorin e vitit 1990, nga paraardhësit tuaj, nga studentët e lavdishëm të dhjetorit 1990, një standard i angazhimit, një standard i sjelljes qytetare, një standard sipas të cilit studentët kanë një përgjegjësi të dorës së parë në këtë shoqëri, sipas të cilit kjo përgjegjësi ka të bëjë jo vetëm më jetën tuaj për problemet e studentëve, për çdo problem madhor të vendit. 

Eshtë vendosur një standard i cili thotë se studentët vendosin, studentët prijnë, studentët ia dalin, për cështjet ku përkushtohemi të gjithë së bashku. Eshtë vendosur një standard të cilin e keni konfirmuar se ju jeni, studentët janë, rinia është, shpëtimi, aty ku në lojë është humbja e të gjithëve. 

Pra vijmë këtu në një mbrëmje të tillë, ndërkohë që jemi angazhuar si forcë politike me konsultime të gjithanshme me grupet e interesit, por vijmë këtu të vetëdijshëm për këtë standard, i cili vazhdon t?u shoqërojë ju dhe që ju vazhdoni ta nderoni si bashkësi studentore. 

Sa herë kërcënohet e mira e përbashkët, sa herë kërcënohet demokracia, sa herë abuziviteti dhe arroganca qeveritare përpiqet t?u mbivendoset lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, sa herë që koha të kërkojë këputjen e nyjes gordiane të së keqes, studentët ngrihen të parët, studentët prijnë, studentët vendosin. 

Pas tyre e bashkë me ta gjithë qytetarët e lirë të këtij vendi.

Miqtë e mi,

Siç u tha, PD dhe unë personalisht jemi angazhuar në një tur takimesh të hapura, jo vetëm me grupet e interesit, por me qytetarët anembanë vendit. Kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë bashkëbisedim në ditët dhe javët e ardhshme kudo në Shqipëri.  

Këto ditë kam vizituar Vlorën, Fierin, Lushnjen. Jam takuar me shumë prej prindërve tuaj, banorëve dhe qytetarëve të këtyre zonave. Me dhimbje të madhe kam parë se si burra dhe gratë e këtij vendi të përloten për shkak të pamundësive ekonomike, që shkon deri tek pamundësia për ti ofruar ushqimin femijeve të tyre të parritur. Njerëz të ndershëm por të pafuqishëm për të kryer detyrat e tyre prinderore. Pse ndodh kjo? I kam pyetur dhe kam dashur të marr përgjigje nga gojët e tyre dhe jo ta formuloj si tezë politike të opozitës. 

Më kanë thënë se qeveria nuk i lë njerëzit të punojne, por u sul policinë, ju shkatërron pronat dhe u ngre taksat. Vjet hyri në fuqi taksa progresive dhe goditi të gjithë elitën profesionale të vendit. Sivjet po përgatitet rritja e taksave mbi të ardhurat, tashmë si një taksë e sheshtë që nuk kursen askënd, nga 10 në 15%. 

Po mbytet inisiativa e lirë, po goditet shpirti sipërmarrës, po shkurajohen investitorët potenciale, vendas dhe të huaj. Shifrat qeveritare flasin vetë. Investimet e huaja janë në ditën e tyre më të zezë në rekordin më të ulët historik.

Kam një përvojë politike aktive, po mbush një dekadë përvoje të tillë, në fushata dhe jo në fushata, kam takuar mijëra qytetarë, njerëz, të rinj, të reja, por mund t?u them se nuk më ka ndodhur t?i shoh qytetarët shqiptarë kaq të vrarë,  kaq të indinjuar, kaq të pashpresë, kaq të revoltuar me qeverinë e tyre, me qeverinë Rama-Meta. 

Kemi qënë bashkë me deputetët dhe shkuam ti dëgjonim për hallet e tyre. Të vrarë e të indinjuar  nga mashtrimet e qeverisë. Kanë pasur pritshmëri njerëzit. Eshtë e lehtë sot përballë dështimeve të qeverisë t?i harrojmë, por kanë pasur pritshmëri nga premtimet mbi të cilat kanë dhënë votat. Nga dështimet, nga arrogance, nga padrejtësia, nga varfëria në rritje, nga mungesa e shpresës. Ndihen të shpërfillur, ndihen të braktisur, të lënë vetëm në mënyrën e fatit nga një qeveria që e ka humbur lidhjen me realitetin.

Anti-reformat kanë goditur fort qytetarin, xhepin e tij, familjen, atë që ka pak apo aspak, kanë goditur ata me të ardhura mesatare, kanë goditur biznesin. 

Ekonomia është në renie të lirë si kurrë më parë. 

E keni pare se c?ndodh me çdo sektor, duke përfshirë edhe arsimin?  

Kemi parë dhe kemi mbledhur një zemërim i madh, të një sensi të madh revolte ndaj njerëzve që perceptojnë padrejtësi, abuzivizëm, arrogancë.  

Si opozitë, kemi detyrimin ti kuptojmë thellë dhe vërtetësisht shkaqet e kësaj gjendje. Të bëjmë punë tonë për të kanalizuar këtë gjendje shpërthyese, me një energji pozitive dhe jo shkatërruese, por po kështu, të kërkojmë protesta dhe të kërkojmë me çdo kusht ndryshimin e gjendjes. 

Ne  kemi nisur një bashkëbisedim që nuk ka të bëjë vetëm me situatën aktuale,  nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen e rëndë të ekonomisë në tërësi dhe asaj familiare e individuale në veçanti, por edhe për të nesërmen që na pret.

Për impaktin negativ që do të këtë në ekonomi dhe në mirëqënien e çdo shqiptari kjo paketë shkatërrimtare nëse do e lëmë të hyjë në fuqi, nëse e lëmë të marrë forcën e ligjit dhe të godasë drejtpërdrejtë shqiptarët. Kjo, pa marrë parasysh, rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë, është vjedhja më e madhe që shteti u bën shqiptarëve në këto 23 vite.  

Për ju studentë të ekonomisë, 460 milionë dollarë para që qeveria planifikon ti marrë mbi paratë që merr këtë vit nga vlera e shtuar e ekonomisë. Eshtë një tregues domethënës. Për një pjesë të madhe të shqiptarëve, 460 milionë është një shifer tepër e madhe për tu përkthyer në realitete të prekshme për ta. 

Le ta përkthejmë së bashku. 460 milionë dollarë, nga 800 milionë dollarë të shtuar që do të krijojë ekonomia sipas skenarit më pozitiv që kanë planifikuar qeveritarët, do të thotë që nëse kjo barrë ndahet baraz për 700 mijë familjet shqiptare, do të thotë që secila familje të paguajë plot 670 mijë lekë më shumë seç kanë paguar deri në fund të këtij viti. Vetëm taksat 670 mijë, sikur të ndahej në mënyrë të barabartë. Këtë planifikon të bëjë qeveria. Me një të rënë të lapsit ka planifikuar sikur do të rritet ekonomia me 800 milionë dollarë, 460 milionë prej të cilave do ti marrë për vete. 

Çfarë impakti jep kjo në ekonomi. Çfarë do ti bëjë qeveria këto para? Ne jemi kundër në parim që paratë të grumbullohen në xhepin e qeverisë. Kemi besuar dhe besojmë jo vetëm sot në kushtet e kësaj krize që ka mbërthyer vendin, por edhe në kushte më të mira eknomike, se paraja punon, prodhon, krijon dhe shumëfishohet më shpejt, më drejtë nëse është në xhepat dhe në duart e privatëve. Por këta mund të na thonë që ne jemi një koalicion partish të majta, kemi ardhur me një vizion tonin dhe kemi mënyrën tonë. E shikojmë shtetin si zgjidhje dhe jo si problemin. Por çfarë na afrojnë me këto 460 milionë dollarë. 670 mijë lekë më shumë që i marrin çdo familje shqiptare. Rrugët i kanë alergji, investime të tjera publike janë në të njëjtin nivel si këtë vit. Ishte një vit si mos më keq për investimet publike. Shpe
nzimet në arsim në rënie, në shëndetësi po kështu. Çfarë na afrojnë? 1100 policë më shumë në Policinë e Shtetit, 300 inspektorë më shumë në INUK, 400 policë më shumë në burgje dhe 400 mësues fiskulture. A thua se fiskultua mbetet problemi më i madh i një populli të cilit kur i ke marë edhe kacidhen e fundit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të hajë bukë e kos, dhe të bëjë fiskuturë. 

E mora këtë si ilustrim, por këto janë probleme madhore. Sepse realiteti është i hidhur dhe jo shumë larg nga kjo që sapo thashë. Ishim bashkë me deputetët e Fierit në Levan dhe pamë familje të tëra që ushqeheshin me thes me krunde dhe me qepë, dhe me asgjë tjetër. Janë probleme madhore që duhet të diskutohen me shqiptarët, duam ti diskutojmë me elitën e kombit që jeni ju studentët prandaj jemi sot këtu. Mundet të ishim kufizuar sot të diskutonim vetëm problemet e arsimit, me ato që kanë të bëjnë me arsimin universitar dhe pasuniversitar, që janë çështje specifike tuajat si studentë, sepse edhe në këtë rrafsh problemet janë një mal dhe ne do të flasim për to. Por siç e theksova pak më lart, studentët nga natyra shohin përtej, shihni më tej se hunda juaj. 

Çfarë është në thelb projekti i paketës së re fiskale të qeverisë, cili pritet të jetë impakti i saj nëse do të miratohej nga shumica qeveritare kështu siç është? Ne po e studiojmë në detaje me ekspertët tanë, por konsultohemi me grupet e interesit dhe më vonë me konsumatorët. Duam ta diskutojmë sot me ju. Të marrim pyetjet tuaja, t?u përgjigjemi, e të marrim mendimin tuaj.  

Nëse do të duhej të përkufizonim përmbajtjen e kësaj pakete do të thonim pa pikë dyshimi se kjo është: 

1. Paketa e taksimit më të rëndë dhe rrjedhimisht e varfërimit më të rëndë të shqiptarëve dhe,

2. Paketa e luksit qeveritar dhe e klientelës qeveritare. 

Pse e themi këtë? Rritet barra fiskale mbi taksapaguesit shqiptarë pa përjashtim, kanë hequr dorashkat pa përjashtim, ndërkohë që vendet e punës nuk janë shtuar por janë pakësuar, të ardhurat nuk janë rritur por ulur, ekonomia nuk është rritur qoftë edhe sadopak, nuk ka qëndruar as në vendnumëro, por siç thotë INSTAT ka prekur në kufinjtë e reçesionit, me minus 0.6% në tremujorin e dytë. Si e tillë, kjo është paketë që synon t?u marrë taksapaguesve, të vegjël, të mesëm apo të mëdhenj, kacidhen e fundit. 

Eshtë një paketë klienteliste e diktuar nga interesat e grupeve të lidhura me qeverinë që për të marrë monopolet në tregjet e mallrave të konsumit të gjërë nuk janë menduar, por kanë goditur për vdekje prodhimin e biznesit vendas. 

Eshtë një paketë e shpenzimeve të tipit ?për rrush e kumbulla?, për të cilën u shpreh zonja Tabaku. Me përjashtim të asaj që thamë që është paketa e fiskulturës dhe e shtetit policor për një popull që i kanë lënë më pak se një tas me kos. Eshtë një paketë që do të thellojë reçesionin deri në paralizë të plotë te ekonomisë kombëtare. 

Ky nuk është një parashikim kasandrash, ky që bëjmë sot ne dhe ekspertët tanë, por një konkluzion i nxjerrë nga analiza e impaktit të rritjes së taksave vitin e kaluar në ecurinë e ekonomisë kombëtare dhe e treguesve të tjerë të zhvillimit ekonomimk dhe social të vendit. E bënë eksperimentin vitin e kaluar. Ne u thamë jo, ata e bënë. Tani rezultatet i keni përpara. Çdo taksë e rritur dështoi. Por me dhunë, me arbitraritet u goditën bizneset, u falimentuarn bizneset, u hodhën njerëzit në rrugë. Eshtë vertetuar tashmë se rritja e taksave vitin e kaluar prodhoi ardhjen në kufinjtë e reçesionit. Ekpertët tanë ndërkohë kanë bërë publike se vetëm nga rritja e parashikuar e çmimit të karburantëve dhe  energjisë, pa llogaritur asgjë tjetër, fuqia blerëse totale e konsumtorit do të jetë 4% më e vogël se sa është sot, dhe do ta çoj automatikisht në një situatë rritjeje prej 2,4% vendin në staniacion.

Po bëjmë çmos, ndaj nuk jemi këtu siç e tha dhe Jorida, për të fërkuar duart, në dështimin e tyre se është dështim që peshon tek shqiptarët, tek çdo shqiptar. Po bëjmë çmos t?u themi kundërshtarëve tanë në qeveri, mos e bëni këtë. Ua them edhe sot, jua kujtoj edhe sot, jo për politike, as për batutë, por për ta kuptuar përkufizimin e budallallëkut, si të përsëriturin e të njëjtave gabime, duke pritur një rezultat të ndryshëm. Nuk mund të presësh rezultat tjetër nëqoftëse përsërit të njëjtat gabime.

I rritën vitin e kaluar taskat. Rezultati ishtë në rënie. Duan ti rrisin sërish. Rezultati do të jëtë një rënie e dyfishtë. Ne jemi të vendosur të bëjmë çmos ta prapsojmë këtë paketë. Këtë paketë të mjerimit ektrem të shqiptarëve. Kemi shpallur platformën tonë të kundërshtimit, të plotë dhe pa kushte, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe kemi ftuar të gjithë qytetarët në protestë për ketë dhe i bashkangjisim kësaj kërkese edhe kërkesën tonë të dytë ultimatike, asnjë rritje taksash për vitin e ardhshëm.

Paralelet e dështimit dhe suksesit i kemi kudo, të shtrira në histori, në kontinentin tonë apo në përvojat e ekonomive të tjera të mëdha si SHBA. Kujtojmë një prej drejtuesve më të shquar të forcave të qendrës së djathtë, Presidentin Regan, që mori ekonominë amerikane në gjendje reçesioni. E mori ekonominë amerikane në gjendje taksash të rritura, në një spirale pafund të rënies ekonomike, një prej ekonomive kryesore të botës dhe ia doli vetëm përmes uljes së taksave dhe kontrollit të shpenzimeve të shfrenuara dhe luksit qeveritar, ta sillte brenda 3 viteve me një rritje ekonomike prej 6.8%, një ekonomi të përmasave të tilla. I rikthehemi përvojës së vendeve të tjera duke përfshirë Shqipërinë tonë, ku ulja e taksave jo vetëm prodhoi më shumë mirqënie, rriti ekonominë, por rriti edhe të ardhurat e shtetit, mundësinë për t?iu përgjigjur me ambicie gjithmonë më në shtim programeve dhe objektivave qeveritare.

Reflektimi i kësaj gjendjeje, në gjendjen e arsimit të përgjithshëm dhe atë të arsimit të lartë, është i qartë. Me VKM famkeqe 668, qeveria vendosi pengesën e parë përmes uljes së kuotave të studimit dhe gurin e parë të një ngrehine që nuk e trajton më studentin, studimet e larta si një e mirë publike por si një luks. Me uljen 40% numrin e kuotave për Masterat Profesionalë dhe me 30% për Masterat Shkencorë. Pengesa e dytë është rritja e tarifës për të cilën studentët janë ngritur. Janë ngritur në një proces madhështor si ata që dini të ndërtoni vetëm ju, por që sonte dua t?u deklaroj edhe njëhere fuqimisht mbështetjen time, të Partisë Demokratike, të Opozitës Shqiptare për kërkesat tuaja të drejta. Rritja nga 14-30% e tarifës së studimit është një padrejtësi e madhe që u bëhet ju dhe prindërve tuaj. Eshtë thelbi i një shteti të padrejtë që tjetër gjë thotë, për tjetër gjë zotohet dhe ndryshe godet prapa krahëve.  

Pengesa e tretë ka të bëjë me keqfinancimin e arsimit nga buxheti i shtetit, që kështu nisi në 2014 dhe kështu vazhdon në 2015. Dhe këtu vjen edhe kërkesa jonë tjetër. Krahas mbështetjes totale, politike dhe të gjithanshme, për aksionin tuaj, për mos rritjen e tarifave të studimit Partia Demokratike do kërkoj dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë universitar në Shqipëri dhe prapë do të jemi nën premtimin e bujshëm apo mashtrimin e bujshëm se arsimi do të arrijë në kuotën prej 5%, kur aktualisht arsimi i lartë merr më pak se 1/10 e saj (0.4%) të PBB. Betohet dhe stërbetohet Kryeministri, për orë të tëra, për fatin e shoqërisë të lidhur me fatin e të mirëarsimuarve, të studentëve përgatitur në auditore cilësore. Llafet i merr era apo siç thonë në anglisht: ?Show me the money?. 

Kjo është e papranueshme. Ne kërkojmë në 2015, vitin e ardhshëm, nga Janari, me efekt të menjëhershëm, dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë në Shqipëri. Po kështu mendojmë se kredia studentore, si një nga opsionet tona politike, Modeli që kemi paraqitur duhet të konsiderohet si një mjet lehtësus e jo si një mjet rëndues për studentët tanë. Të merren të gjitha masat që kjo kredi të mund të merret me interesa të ulëta, të përballueshme nga studentët dhe të shlyhet deri në 20 vite, duke bërë të mundur pagesat 20 deri në 30 dollarë apo mijë lek në muaj, pas futjes në punë të studentëve për një periudhë 20 vjeçare.  Kjo po është e përballueshme, është e ndershme.

Të nderuar studentë, u futa në këto detaje jo për ti paraprirë debatit, pyetjeve,  sugjerimeve, zërit tuaj, por për t?u thënë se si forcë politike dijmë jo vetëm të qëndrojmë fort për parimet dhe vlerat tona, jo vetëm të angazhohemi me të gjitha format demokratike për t?iu bërë barrierë e pakapërcyeshme arbitraritetit dhe arrogancës, por dimë të japim alternativën tonë, zgjidhjen tonë, rrugën tonë, e t?u them se me këtë cilësi të rinjsh Europian që rrezaton ky auditor sot, që rrezatojnë mes jush edhe disa nga prurjet e reja cilësore në Partinë Demokratike, Koordinatorët tanë Kombëtar, disa prej tyre pedagogë në këtë universitet apo në të tjera institucione akademike të vendit dhe të cilët dua ti përshëndes për angazhimin e tyre dhe për praninë e tyre sot këtu bashkë me ju, bashkë me grupin tonë parlamentar, ekspertizën e vyer politike dhe të gjithanshme të të cilit e kemi pararojë të veprimtarisë tonë politike, ne jemi të vendosur nga njëra anë të ndërmarrim të gjitha hapat, bashkë me shqiptarët, bashkë me rininë për ti thënë ndal dhe për ti vënë fre shkatërrimit dhe rrënimit përfundimtar të ekonomisë familjare dhe kombëtare të vendit, përmes propozimit të papërgjegjshëm të paketës fiskale dhe buxhetit të vitit 2015. Ju bëjmë thirrje që zërin e arsyes ta dëgjojmë, të sprapsemi e të marrin hapat dhe vendimet që nuk e  bëjnë të pakthyeshme rrugën e papërgjegjshmërisë dhe përgjegjësine e tyre për këtë papërgjegjshmëri. Por nëqoftëse zgjedhin mos të na dëgjojnë,  nëqoftëse zgjedhin përsëri të bëjnë shurdhin, të papërgjegjshmin, shpërfillësin, arrogantin, ne jemi gati që bashkë me ju dhe me forcën e shqiptarve të lirë, të marrim përgjegjësitë që na takojnë për të ecur në drejtimin e duhur drjet një Shqipërie Europiane të njerzve të lirë ku çdokush të ketë mundësi të barabarta për të prodhuar, për të punuar në bazë të aftësive të tij apo të saj dhe ku shteti të mos jetë një barrë e rëndë, një gur në qafën e individit, mos jetë një derr i majmun para individit të vobektë e të pamundur por të jetë një parner në krah të gjithsecilit. Por para se ta mbyll, edhe diçka tjetër. Me projektin e Bulevardit të Ri të Tiranës, Bashkimi Europian caktoi fonde për ndërtimin e pallatit të drejtësisë. U përcaktua zona ku do ndërtohej ky pallat i drejtësisë, që do të ishte shtëpia e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Faktit, Gjykatës së Apelit, dhe disa institucioneve të tjera të rëndësishme, në fazën e parë dhe në fazën e dytë edhe e pjesës tjetër të institucioneve të Drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, mu në hyrje të Bulevardit të Ri të Tiranës. Prona u identifikua, projekti u hartua, cilësia e projektit u përmirësua me fondet e Bashkisë së Tiranës, investimi do kryej me fondet e Bashkimit Europian dhe taksapaguesve Europian, por sindroma e vitit zero e çoi Kryeministrin Rama në një vendim absurd të ngrirjes së investimit të Bulevardit dhe mesa kuptoj të ngrirjes edhe të një investimi tjetër që është me paratë e taksapaguesve Europian për një qëllim të rëndësishëm siç është infrastruktura në drejtësi. Aty është toka, aty janë paratë, aty është projekti, por në vend që të ndërtojë këtë infrastrukturë të rëndësishme, e cila po kështu do të shërbejë për të punësuar një numër jo të vogël bashkëqytetarësh tanët, ka vendosur ti marrë godinën Fakultetit të Gjeologji-Minierave dhe të nxjerrë mbi 2000 studentë dhe pedagogë në mes të katër rrugëve. Në këtë situatë ku zullumet e qeverisë përditë ndodhin me frekuencë të madhe, ndodh që të keqkuptohemi se nuk i ndjekim të gjitha, por i ndjekim me kujdes të madh, ndaj sot dua ti dërgoj një mesazh studentëve dhe Fakultetit, pedagogëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave, se në kërkesën e tyre të drejtë për të mos u zhvendosur nga premisat historike dhe investimet e rëndësishme akademike të kësaj selie, po kështu kanë veshin tonë, mbështetjen tonë dhe fuqinë e plotë opozitare që do ti mbështesë në çdo hap që ata do hedhin për të ruajtur infrastrukturën akademike dhe për të detyruar Qeverinë që infrastrukturën e rëndësishme të drejtësisë ta bëj ashtu siç e kishim planifikuar tek Bulevardi i Ri i Tiranës me fondet e Bashkimit Europian.





Lajmet e fundit nga