Pse kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Basha: Në këmbë kundër mureve të reja që ngrejnë paligjshmëria, shpërfillja e zërit të qytetarëve, varfëria, korrupsioni dhe krimi me mbështetje qeveritare.
Mijëra qytetarë të Tiranës kanë përkujtuar sot 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njeherësh kryetar i opozitës, Lulzim Basha ka theksuar se 9 nëntori 1989, dita e rrëzimit të Murit të Berlinit, ka shijen e një profecie dhe të një bekimi. ?Epoka jonë, e lirisë dhe demokracisë,- tha zoti Basha, është e lidhur pazgjidhshmërisht me rënien e Murit të Berlinit dhe me fundin e komunizmit në Europë.?
Në këtë ditë të cilën e përkujton e gjithë Europa, Shqipëria e ka kaluar në heshtje nga mazhoranca dhe përkujtimin e saj e bën vetëm Bashkia e Tiranës dhe opozita.
“Kjo është një pyetje që i bëjmë sot vetes e duhet t’ia bëjmë atyre, që me heshtjen e tyre, me harresën e tyre, me shpërfilljen e tyre ndaj kësaj date simbolike që e feston gjithë Europa, demaskojnë synimet e tyre për të rivendosur në Shqipëri një tjetër mur që ndan shqiptarët midis atyre që gëzojnë barazinë para ligjit dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që gëzojnë sigurinë ligjore dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që kanë shanset të krijojnë e të mbajnë pasuri dhe atyre që puna e tyre e ndershme, kursimet e jetës, pasuria e vënë me mund, iu shkatërrohet pa ligj”,- theksoi zoti Basha.
Zoti Basha ka theksuar se shteti i të padrejtës përballë shtetit të së drejtës është dilema në të cilën po e vendos kjo mazhorancë sot me sjelljet e saj arbitrare shoqërinë shqiptare. Duke përkujtuar këtë ngjarje të madhe të shekullit në hyrje të bllokut famëkeq ku qendrojnë sot si kujtesë për çdo shqiptar, një copë nga muri i Berlinit, bunkeri dhe galeria e Spaçit, zoti Basha ka theksuar se shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë më mure, kurrë më tirani!
“Ndaj sonte duhet të kujtojmë dhe të mos harrojmë për asnjë çast, se liria ngadhnjeu mbi tiraninë dhe marrëzinë e saj për shkak të forcës dhe vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë në shpirt dhe në zemrat e tyre. Të kujtojmë dhe të mos harrojmë se liria nuk është dhuratë, por mbahet dhe forcohet me përpjekje të vazhdueshme dhe luftë të përditshme.Të kujtojmë dhe të jemi në këmbë kundër mureve të reja që ngrejnë në shoqëri, paligjshmëria, arbitariteti, arroganca, korrupsioni dhe krimi me mbështetje qeveritare, shpërfillja e zërit të qytetarëve dhe varfërimi i tyre.Përveç një ngjarje historike për t’u kujtuar, rrëzimi i Murit të Berlinit është një shembull dhe një mësim i madh për rrëzimin e gjithë mureve që ngrihen dhe pengojnë përparimin, apo kërkojnë të ndryshojnë rrjedhën e pandryshueshme të demokracisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve të lirë. Me këtë vetdije, le ta festojmë edhe ne si gjithë evropianët sonte këtë ngjarje të madhe të shekullit të kaluar e le të rizotohemi këtu, në hyrje të bllokut famëkeq shqiptar, kurrë më mure, kurrë më tirani!”, – theksoi zoti Basha.
Të pranishmit kanë vendosur pranë një pjesë të murit të Berlinit trënfafila të bardhë në përkujtim të të gjithë atyre që humbën jetën për liri dhe demokraci.
Fjala e plotë e Bashës
Të dashur qytetarë të Tiranës, zonja dhe zotërinj, përfaqësues politik të opozitës dhe të Partisë Demokratike, të rinj dhe të reja!
Jemi mbledhur sonte në këtë vend të veçantë të qytetit tonë për të përkujtuar këtë ngjarje epokale me rëndësi për Europën dhe për Shqipërinë, rënien e Murit të Berlinit 25 vjet më parë. Dita e sotme, 9 nëntor 1989, në orën 21:10, shënon momentet kur copat e para të kësaj barbarie të pashoqe të shek. XX, të njohur si Muri i Berlinit, filluan të bien e bashkë me to zanafilla, historia, pasojat e tmerrshme për mijëra e miliona gjermano-lindorë dhe europiano-lindorë, të ndarjes, persekutimit dhe larjes me gjak, të këtij instrumenti barbar të totalitarizmit komunist.
Jemi fatlumë që sot pas 25 vitesh i bashkohemi mbarë Europës, jo vetëm Gjermanisë që përkujton këtë moment madhor të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Ka qenë dhe ka mbetur zakon që Muri i Berlinit të jetë simboli i Perdes së Hekurt, i ndarjes së pashpirt, i pabarazisë në fat dhe jetë njerëzish. Ishte muri që ndau Gjermaninë në dy pjesë, atë Lindore të robëruar dhe Perëndimore të lirë dhe demokratike. Po ishte një mur i vërtetë 3 metra i lartë me roje të armatosura, me kulla vrojtimi, me tela e gjemba si mure burgu, i ndërtuar mu në kufirin ku fillonte burgu i stërmadh i regjimeve komuniste të Europës Lindore për të mos lejuar arratisjen e qytetarëve të tyre drejt botës së lirë. Ishte një mur i vërtetë që qëndronte aty si mallkim i larë me gjak, i larë me vuajtjet e sa e sa të pafatëve që në përpjekje për t’i ikur robërisë u ndalën nga plumbat e vdekjes.
Nuk jam i pari dhe nuk do të jem i fundit që do ta them se kjo tragjedi shumëvjeçare e Gjermanisë, e Europës, e Shqipërisë dhe botës mbarë nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë të kuptohet me të gjithë përmasat e tragjizmit të saj, e veçanërisht nga brezat që ishin fëmijë apo kanë lindur pas rrëzimit të murit. Por njohja e kësaj të kaluare,- e ju drejtohem në veçanti juve të dashur të rinj që na jeni bashkuar sonte dhe të gjithë të rinjve shqiptarë,- njohja e të kaluarës mizore komuniste, pa u marrë peng nga asnjë lloj forme nga ajo, njohja e mekanizmave të stërholluar dhe praktikave që prodhojnë regjimet diktatoriale, është dhe duhet të jetë pjesë e edukimit si qytetarë të lirë të të rinjve dhe të rejave, të gjithë shqiptarëve.
Kjo tragjedi, të nderuar të rinj, siç mund t’ju thonë vëllezërit dhe motrat tuaja më të rritur, prindërit tuaj, këto tragjedi të tiranisë dhe marrëzisë kanë ndodhur në kontinentin tonë jo më larg se 25 vjet më parë. Muri ka ekzistuar. Një copëz të tij e kemi edhe këtu në Tiranë, simbolikisht, sepse kemi qenë pjesë e karantinës gjiganteske të robërisë dhe shtypjes.
Por të nderuar pjesëmarrës, ju dhe gjithë shqiptarët e dini mirë se muri i Shqipërisë komuniste ka qenë më i larti, më i gjati dhe më i përgjakshmi i gjithë Europës, për të mos thënë i gjithë botës. Ndaj për ne, 9 nëntori 1989, dita e rrëzimit të Murit të Berlinit, ka shijen e një profecie dhe të një
bekimi. Epoka jonë, e lirisë dhe demokracisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me rënien e Murit të Berlinit dhe me fundin e komunizmit në Europë.
Sonte Bashkia e Tiranës dhe opozita shqiptare janë të vetmit që kujtojnë 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo është një harresë domethënëse dhe diskretituese për mazhoranca e sotme shqiptare. Domethënëse për ata që kujtohen të shpikin e të shpenzojnë milionat e shqiptarëve me festa përmbi festa e festa të shpikura, por nuk kujtohen për festën e madhe të lirisë së Shqipërisë dhe gjithë Europës. Diskretituese sepse diskretiton në nën-ndërgjegjen e tyre pinjollin e diktaturës.
Por kjo harresë është e turpshme dhe e dënueshme sepse vjen në një moment ku nën sytë e mazhorances dhe me përkrahjen e saj, me portretet e diktatorit në duar ka përpjekje të rehabilitohet regjimi më i egër e barbar që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët, regjimi që i zhyti në mjerimin më të madh, i ktheu ata në skllëvërit e fundit të civilizimit evropian. A është një rastësi kjo harresë zonja dhe zotërinj? Nuk është rastësi. A është kjo një shenjë e përpjekjes jo vetëm për të reabilituar por edhe për të rikthyer praktikat dhe mendësitë e kaluara? Kjo është një pyetje që i bëjmë sot vetes e duhet t’ia bëjmë atyre, që me heshtjen e tyre, me harresën e tyre, me shpërfilljen e tyre ndaj kësaj date simbolike që e feston gjithë Europa, demaskojnë synimet e tyre për të rivendosur në Shqipëri një tjetër mur që ndan shqiptarët midis atyre që gëzojnë barazinë para ligjit dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që gëzojnë sigurinë ligjore dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që kanë shanset të krijojnë e të mbajnë pasuri dhe atyre që puna e tyre e ndershme, kursimet e jetës, pasuria e vënë me mund, iu shkatërrohet pa ligj.
Sot kancelarja Merkel, në fillim të përkujtimit të kësaj dite të madhe për Gjermaninë dhe gjithë Europën u shpreh nga kujtimet e saj, si një ish-banore e Gjermanisë Lindore, se ai ishte shteti i të padrejtës. Shteti i të padrejtës përballë shtetit të së drejtës, është dilema në të cilën po e vendos kjo mazhorancë sot me sjelljet e saj arbitrare shoqërinë shqiptare.
Ndaj sonte duhet të kujtojmë dhe të mos harrojmë për asnjë çast, se liria ngadhnjeu mbi tiraninë dhe marrëzinë e saj për shkak të forcës dhe vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë në shpirt dhe në zemrat e tyre. Të kujtojmë dhe të mos harrojmë se liria nuk është dhuratë, por mbahet dhe forcohet me përpjekje të vazhdueshme dhe luftë të përditshme.
Të kujtojmë dhe të jemi në këmbë kundër mureve të reja që ngrejnë në shoqëri, paligjshmëria, arbitariteti, arroganca, korrupsioni dhe krimi me mbështetje qeveritare, shpërfillja e zërit të qytetarëve dhe varfërimi i tyre.
Përveç një ngjarje historike për t’u kujtuar, rrëzimi i Murit të Berlinit është një shembull dhe një mësim i madh për rrëzimin e gjithë mureve që ngrihen dhe pengojnë përparimin, apo kërkojnë të ndryshojnë rrjedhën e pandryshueshme të demokracisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve të lirë. Me këtë vetdije, le ta festojmë edhe ne si gjithë evropianët sonte këtë ngjarje të madhe të shekullit të kaluar e le të rizotohemi këtu, në hyrje të bllokut famëkeq shqiptar, kurrë më mure, kurrë më tirani!
Zëdhënësja Nebijaj denoncon përfitimin financiar të kompanis...
Përplasja mes kryeministrit Rama dhe homologut serb Aleksand...
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, vite më parë ka qenë an...
Fjalimi i plotë i kryeministrit shqiptar Edi Rama, në konfer...
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur mirë për...
Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp me homologun e...
Nga Kastriot MYFTARAJVizita zyrtare e Kryeministrit Rama në ...
Cilido qe ndoqi konferencen per shtyp te dy kryeministrave R...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin ...
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka sjellë një detaj nga k...
Deklaratë e zëdhënëses Nebjaj ku Partia Demokratike u bën th...
Denoncimi i Grida Dumës mbi abuzimin financiar me dekorin e ...
Ministria e Mbrojtjes përshëndet angazhimin personal të Prok...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Deputeti Genc Pollo, denoncon si të paligjshëm emërimin e is...
Nga Sali BERISHANë orët e para të mëngjesit të ftohtë të dat...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë sot një tur takimesh me b...
Axhenda e kryeministrit Edi Rama për vizitën e tij në Serbi ...
Nga Spartak NGJELAÇështë ky Prokuror i Përgjithshëm i cili, ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...