Serwer: Deklarata e Ramës në Serbi nuk është provokim
Eksperti amerikan, Daniel Serwer, një studiues i çështjes së...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Kur në shtator 1914 Esat Toptani shkoi në kryeqytetin e përkohshëm të Serbisë në Nish (Serbia e kishte zhvendosur kryeqytetin nga Beogradi në Nish për shkak të luftës botërore), ai u prit me nderime zyrtare si një kryetar shteti. Në stacionin e trenit të Nishit, ku Esat Toptani mbërriti nga Selaniku,ishte ngritur flamuri shqiptar. Gjithashtu, flamuri shqiptar u ngrit dhe në sheshin para selisë së qeverisë serbe, ku Esat Toptanit iu bë pritja zyrtare nga Kryeministri Pashiç i Serbisë, me bandë muzikore ushtarake dhe me rojë nderi. Serbia ia bëri këto nderime Esat Toptanit se donte të krijonte përshtypjen që ai përfaqësonte Shqipërinë dhe kishte autoritetin e duhur për të bërë në emër të shtetit shqiptar marrëveshjet e fshehta përkatëse. Se Toptani në fakt ishte një politikan i arratisur nga Shqipëria ku ishte akuzuar për rebelim ndaj pushtetit të ligjshëm dhe tani kërkonte mbështetjen ushtarake dhe financiare serbe për t? u rikthyer në Shqipëri ku të merrte pushtetin me dhunë. Si shpërblim Esat Toptani do ta shiste Shqipërinë te Serbia. Duke e nderuar sa më shumë Esat Toptanin, Serbia donte kështu që t? i krijonte legjitimitet atij si sundimtar i Shqipërisë, çka ishte në interes të Serbisë. Duke nderuar Esatin si sundimtar të Shqipërisë, Serbia në fakt poshtëronte Shqipërinë.
Në rastin e vizitës së Edi Ramës në Beograd, Serbia kishte synimin e kundërt, donte që të tregonte se po e poshtëronte sa më shumë Kryeministrin e Shqipërisë. Ndryshe nga Esati, Edi Rama shkoi në Beograd nga Tirana, si Kryeministër i Shqipërisë, që ngulmon prej kohësh të shkojë në Beograd, jo për të kërkuar ndihmën serbe për të marrë pushtetin në Shqipëri, por për arsye se në traditën e partisë që ai drejton Beogradi është ?Jerusalemi? politik. Duke poshtëruar Edi Ramën gjatë vizitës në Beograd, Serbia poshtëronte edhe Shqipërinë të cilën fatkeqësisht e përfaqëson Edi Rama sot. Mungesa e flamurit shqiptar në aeroportin e Beogradit, në momentin e arritjes së Edi Ramës atje, ishte vetëm i pari ndër poshtërimet që iu bënë jo thjesht Kryeministrit Rama, por edhe Shqipërisë. Ceremonia zyrtare e pritjes së Kryeministrit Rama u mbajt në sheshin para Pallatit ?Serbia? (selia e qeverisë serbe), ku mbahen ceremonitë e pritjes së shtetarëve të lartë të huaj që vizitojnë Serbinë. Përreth sheshit gjendet një varg shtyllash në të cilat me këto raste ngrihet një varg flamurësh të Serbisë dhe të vendit nga i cili është vizitori, sipas rendit: një flamur serb një i vendit nga i cili vjen vizitori. Në ceremoninë e sotme flamurët mungonin nëpër shtylla. Merret vesh, kjo ndodhi se serbët kishin vendosur që ta bënin ceremoninë zyrtare pa flamurin shqiptar. Në skaj të sheshit ishte vetëm një flamur i madh serb. Edi Rama gënjeu paturpësisht që në nisje të fjalimit të tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin serb Vuçiç, kur tha: ?Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit, në mbarë Europën, të 25 vjetorit të rënies së murit të Berlinit, të ngrihet sot në Beograd, flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit, për të parë një takim mes kryeministrash të dy vendeve tona pas 68 vitesh.?
Në të vërtetë, flamuri shqiptar mungoi në ceremoninë zyrtare të pritjes ku u ekzekutuan hymnet e dy vendeve. Kur Edi Rama aktronte me dorën në zemër, në ndërkohë që ekzekutohej Hymni kombëtar shqiptar në sheshin para Pallatit ?Serbia?, ai nuk kishte përballë flamurin shqiptar por vetëm atë serb. Ky ishte poshtërimi i dytë që serbët i bënë Hymnit Kombëtar Shqiptar dhe flamurit kombëtar shqiptar, pas poshtërimit që i bënë në 14 tetor, me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Dihet se Hymni Kombëtar në ceremonitë zyrtare, ekzekutohet vetëm në prani të flamurit të vendit përkatës. Me mungesën e flamurit shqiptar në ceremoninë zyrtare shtetërore në Beograd, u poshtëruan njëherësh Hymni Kombëtar Shqiptar dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar. Pas ekzekutimit të dy hymneve, në momentin që Edi Rama u përkul para flamurit të Serbisë, që mbahej nga roja e nderit, siç është rregulli në ceremoni të tilla, ai ende nuk kishte parë një flamur shqiptar të vendosur sipas protokollit të vizitave të tilla!
A mund të besohet se ky Edi Rama i cili nuk ishte në gjendje të siguronte respektimin e protokollit të vizitave të tilla zyrtare, me praninë e flamurit shqiptar në aeroport dhe në vendin e ceremonisë zyrtare të pritjes, dhe i cili pranoi të marrë pjesë në një ceremoni zyrtare pritjeje ku mungonte flamuri shqiptar, mund të thotë fjalë që zenë vend për Kosovën, apo të shkojë në Luginën e Preshevës si Kryeministër i Shqipërisë? Sigurisht që jo!
Kumtin e parë për Kosovën Kryeministri Edi Rama e dha që kur zbriti në aeroport dhe i shtrëngoi dorën drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Djuriç, i cili jo më kot ishte përzgjedhur si anëtar i dërgatës serbe që do ta priste Kryeministrin shqiptar në aeroport. Zyra për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë është ngritur për të treguar me një simbolikë institucionale se Kosova është pjesë e Serbisë. Duke i dhënë dorën Marko Djuriçit Edi Rama shprehu pëlqimin e tij që Kosova të jetë pjesë e Serbisë. Pasi Kryeministri Rama kishte shtrënguar dorën e Djuriç, çdo deklaratë e tij për Kosovën nuk mund të ishte veçse hipokrizi e pastër, retorikë e rrejshme.
Edi Rama, kishte shumë dëshirë që me rastin e konferencës së përbashkët për media që do të kishte me Kryeministrin serb Vuçiç, t? i shkëpuste këtij një deklaratë të zbutur për akuzat që i kishte bërë Vuçiç më parë, se Kryeministri shqiptar ishte organizator i aktit terrorist me dronin në stadiumin e Beogradit, në bashkëpunim me vëllain e tij, Olsin, i cili ishte ekzekutor. Prandaj Kryeministri Rama kishte ngarkuar gazetarin më të afërt pranë tij, Sokol Ballën e Top Channel që t? i bënte Vuçiçit një pyetje, e cila padyshim që ishte formuar me shumë kujdes nga vetë Edi Rama: ?Para disa javësh, pas incidentit të dronit, bëtë deklarata shumë të ashpra dhe thatë ndër të tjera se hetimet do të na surprizojnë. Zyra juaj e shtypit, u citua nga CNN se ishte përfshirë edhe vëllai i zotit Rama. Sot dukeni më i qetë dhe folët për një fillim pragmatist për marrëdhëniet mes dy vendeve. Së paku çështjen e dronit e zgjidhët??
Ndryshe nga ç? priste Edi Rama, Vuçiç, nuk nguroi që të përsëriste akuzat që kishte bërë, por duke thënë se Serbia kishte vetëfrenim në këtë çështje vetëm për arsye diplomatike: ?E kam thënë që do të befasohen shumë njerëz, por për shkak të marrëdhënieve të mira dhe Europës kam dashur të mos ndërhyj, por dua të them se kjo çështja e dronit ka qenë e organizuar mirë. Disa ditë përpara kësaj ngjarjeje këtu kanë ardhur njerëz disa herë dhe natyrisht ata që ndiqen nga organet kompetente për akte kriminale. Madje edhe UEFA e ka regjistruar 3-0 ndeshjen me Serbinë.?
Kur Vuçiç tha se dërgimi i dronit ishte një veprim i organizuar mirë, ai me këtë praktikisht i përsëriti në prani të Edi Ramës akuzat për këtë të fundit dhe vëllain e tij si terroristë. Kjo kuptohet edhe nga ajo që tha Vuçiç për njerëzit që ndiqen nga organet kompetente serbe për aktet kriminale. Këta njerëz janë Olsi Rama dhe Ismail Morinaj, sipas atyre që kanë bërë të ditur autoritetet kompetente serbe dhe vetë Vuçiç, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Pas tha këto fjalë, Vuçiç, me mjeshtëri të madhe diplomatike, edhe faktin që Serbia nuk po arrin që t? i vërtetojë dot akuzat për atentat terrorist me dron në stadiumin e Beogradit, e paraqiti si një favor që po
ia bënte Shqipërisë për shkaqe diplomatike. Në këtë pikë, Kryeministri Rama duhet të kishte kërkuar hetime ndërkombëtare për dronin. Por ajo që bëri Edi Rama ishte se ai gjeti rastin që t? ua bëjë me dije serbëve se ai është njeriu i tyre në Tiranë, është ?Esati? i ri, kur tha: ?Gjithsesi, unë preferoj të flas për basketbollin. Unë do ta vlerësoja shumë nëse do të kishim një ndeshje në Tiranë, ndërmjet veteranëve të skuadrës tonë kombëtare dhe ekipit kombëtar të Serbisë. Unë do të isha shumë i lumtur të luaja me Serbinë dhe nëse Alkesandri do të ishte i lumtur të luante me Shqipërinë do të ishte një ndeshje miqësore fantastike. Dhe rezultati, do të jetë e sigurt që Serbia do të fitonte. Jo vetëm prej tyre, por edhe sepse unë do të luaja me ta.?
Pas asaj që ndodhi në 14 tetor në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe reagimeve të shtetarëve më të lartë serbë që pasuan atë, Edi Rama gjen kurajën esatiane që të thotë se ai ëndërron që të luajë me Serbinë kundër Shqipërisë, në një ndeshje basketbolli! Në të folmen diplomatike, duke konsideruar ato që kanë ndodhur së fundmi mes dy vendeve, kjo ka kuptimin se ai Edi Rama do të luajë për ngjyrat e Serbisë edhe në politikë.
Në fund të konferencës për shtyp, Kryeministri serb nuk ia dha dorën homologut shqiptar, si e kërkon etiketa në raste të tilla, por vetëm sa i tregoi me dorë derën se nga dilej, çka nuk kishte kuptim tjetër veç atij se po iu thoshte serbëve dhe botës, se e dëbova këtë horr që më ngeli te dera e shtëpisë e donte të hynte patjetër brenda.
Edi Rama nuk u duk aspak i fyer nga poshtërimet e njëpasnjëshme që i bënë serbët, dhe që janë të parecedent në analet e marrëdhënieve ndërkombëtare, në rastin e vizitave zyrtare. Kjo ndodhi se Edi Rama është i vetëdijshëm se serbët nuk e kanë me të personalisht, por me Shqipërinë, me kombin shqiptar, me simbolet shtetërore-kombëtare shqiptare. Në takimet me dyer të mbyllura, Vuçiç me siguri që është sjellë shumë më ndryshe me Edi Ramën, në mënyrë shumë miqësore. Tani e tutje Edi nuk është më Edi por Esati.
Eksperti amerikan, Daniel Serwer, një studiues i çështjes së...
Vizita e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd është histor...
Duke ndjekur mediat e Shqiperise, Kosoves dhe botes si dhe m...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd.Ai është pritu...
Kryetari i Partisë Demokratike takohet me banorë të komunave...
Basha: Në këmbë kundër mureve të reja që ngrejnë paligjshmër...
Zëdhënësja Nebijaj denoncon përfitimin financiar të kompanis...
Përplasja mes kryeministrit Rama dhe homologut serb Aleksand...
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, vite më parë ka qenë an...
Fjalimi i plotë i kryeministrit shqiptar Edi Rama, në konfer...
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur mirë për...
Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp me homologun e...
Nga Kastriot MYFTARAJVizita zyrtare e Kryeministrit Rama në ...
Cilido qe ndoqi konferencen per shtyp te dy kryeministrave R...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin ...
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka sjellë një detaj nga k...
Deklaratë e zëdhënëses Nebjaj ku Partia Demokratike u bën th...
Denoncimi i Grida Dumës mbi abuzimin financiar me dekorin e ...
Ministria e Mbrojtjes përshëndet angazhimin personal të Prok...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...