"Ata tjerët të rrinë në rrugë deri në 2029"/ Rama me banorët e Zvërnecit: Sapo të jetë gati projekti do të vijë te ju, jo në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Miranda HAXHIA
Nuk është si sot, dita kur një vit më parë një aksident bëri bujë të madhe në Tiranë. Humbi jetën Sokol Olldashi. Jam e bindur që në ditët që do vijnë do shkruajnë për të shokët që e njohën më shumë, miqtë që nuk iu ndanë asnjë çast, tërë ata që i besuan dhe që vetë ai u besoi- shokët e së njëjtës kauzë.
Prej një viti, ai nuk frymon më. Por ka një ndryshim të madh këtë vit. Ai ka qenë gjithë ditët e këtij viti të çuditshëm, ka marrë pjesë në parlament në çdo seancë, ka folur duke mbrojtur të drejtat e nëpërkëmbura të një shtrese njerëzish, tashmë të ?humbur?, ?të tretur? nëpër mjegullinat e partive të ndryshme politike, pa identitet; ka qenë pjesë e debateve të guximshme, atje ku oratoria përputhet me mendimin e thellë, bindjen e plotë dhe të pjekur, tek ideali i së Djathtës; ka shkuar në zonën ku u zgjodh deputet, ka diskutuar për shkaqet e plasaritjes së madhe që çoi në humbje qeverinë Berisha. Ka guxuar t?i thotë ?zgjohuni!? gjith? atyre që PD -në në opozitë e quajnë letargji të domosdoshme. Ka shkruar poezi, ka vijuar një prozë.
Sokol Olldashi ka qenë çdo ditë të këtij viti në Partinë Demokratike, në thelb të një opozite të mençur.
Këtë vit, nuk frymon vetë Partia Demokratike. Ajo duket sikur të ishte një gjallesë e fikur pas aksidentit të zgjedhjeve të humbura, bëri fli edhe vetë kryetarin e saj, dr. Berishën, por asfiksia e kësaj force të madhe politike nuk bëri atë bujë të madhe që bëri vdekja e Olldashit. Edhe pse, krahasuar në thellësi të humbjes, duket sikur kanë lidhje të fortë midis tyre, aq e fortë, sa duket sikur ndodhi një aksident ku vritet edhe Partia Demokratike, edhe Sokol Olldashi.
Olldashi i mungon shtëpisë, Kozetës, fëmijëve, gruas, vëllait. Ata e kujtojnë aq shumë sa luten që edhe natën të mos i marrë gjumi, por të rrinë syzgjuar në pritje të ndonjë trokitje të beftë ëndrre me Kolin.
Olldashi i mungon gjithë atyre shokëve, që sa të rrallë janë në sojin e tyre, u kuptua që nuk rreshtin së foluri për shokun e tyre, për idetë, dëshirat dhe zakonet e tij të të punuarit. Janë aq të veçantë si shokë, sa presin me dorën e tyre të miqësisë lotët e shumtë të Kozit e nuk harrojnë të pinë kafe të hidhur me të në ditë e në javë, pa lajmëruar. Vijnë. Kozeta e di që ata do vijnë dhe ata e dinë që nëna e Kolit i pret. Si të lidhen me një kod të heshtur ndjesish. Sikur ta ndjejnë se Koli do ta donte shumë këtë gjest fisnik prej tyre. I kam parë të shkojnë me dhjetëra e dhjetëra herë në shtëpinë e Kolit. Duket sikur heqin pak barrë nga dhimbja e nënës.
Kurse Partia Demokratike, në hamendjen e saj për të gjetur gurin e artë të shpëtimit, të ringritjes, të forcës për të qenë edhe njëherë po aq frymëzuese sa ajo e fillimit të demokracisë, po flluskon nëpër aluçinacione të cekëta idesh shpëtimtare. Makjazhi me figura të reja të ardhura nga universitete të botës (por jo nga ato shqiptare!), refuzimi për të qenë pjesë e debatit parlamentar, mungesa e motivimit për të bërë një opozitë të fortë e dërrmonjëse, nuk e ngrenë dot në këmbë gjithë popullin opozitar, as për katër vjet, as për tetë vjet. Do të jetë dimër i gjatë dhe i vështirë për Opozitën. Si shtëpia e ngritur me mur e gur, por e bastisur dhe shkretuar. U duhet kohë rishtarëve të rinj të njohin Partinë që i përkëdheli aq shumë duke i nxjerrë sipër, për të mësuar si të jenë ministra e drejtorë të rëndësishëm, kur të vijë në pushtet e Djathta. Deri atëherë do mësojnë të protestojnë, të mbrojnë PD, pa frikën se mos u ikën puna e tashme, do mësojnë të dalin jashtë Tirane të njohin njerëzit e thjeshtë, do mësojnë të flasin shqip me ta, se, mësimi e diplomat jashtë, patjetër që u kanë rreshtur dijet për gjuhën tonë shqipe. Do kenë kohë plot, por në fund të fundit, nuk janë rrënjët e Partisë Demokratike. Nuk është protagonizmi dhe idealizmi i tërë atij brezi që u regjistruan në vitin e parë, në dhjetëvjeçarin e parë në Partinë Demokratike.
Sokol Olldashi nuk ka ikur asnjëherë, ai kujtohet gjithmonë, sa herë që çdo demokrat i bën pyetjen vetes: Ku frymon Partia Demokratike? Kur nuk merr përgjigje për këtë dilemë, kujton një njeri si Sokol Olldashin. Me shpresën e vetme që të jetë një ditë në jetën e tij, kur Partia Demokratike të mbushë sheshin me frymëzimin që dinin ta ngjallnin njerëz të rrallë, që, ose janë nxjerrë jashtë shtëpisë së Demokratëve, ose nuk janë më gjallë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takohet me bano...
Nga Gent BinoMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion ...
OSHEE eshte nje kompani e pacipe dhe pa turp. Nje kompani pu...
Nga Erget Cenolli-Në korridoret e ngushta dhe pa dritë, me t...
Deputeti i PD Sherefedin Shehu analizon projektbuxhetin 2015...
Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha dhe ai i Zhvil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takohet me qyt...
“Monitor.al” ka arritur të mësojë sot se presidenti Nishani ...
Deputetja demokrate, Mesila Doda, ka thënë se vizita e kryem...
Ne një status të sajin publik në facebook, modelja shqiptare...
Prej me shume se nje jave studentet dhe pedagoget e Fakultet...
Pas kthimit nga Serbia, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një...
Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe deputeti socialist Pandeli...
Prezantimi i plotë dhe bashkëbisedimi me studentët i kreut t...
“Sot, në Shqipëri, ka një minoritet grek i cili nuk ndjen pë...
Lufta pra zevendesoi pushtimin nazifashist me regjimin me ba...
Takimi i parë mes shefave të qeverisë së Shqipërisë dhe Serb...
Deputeti demokrat Astrit Patozi përmes një komenti në Facebo...
Ish-Ministri i Financave dhe deputeti i PD Ridvan Bode në nj...
Deputeti Bedri Hoxha denoncon arrogancën dhe pandjeshmërinë ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...