Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Edison Ypi
Makapi është një fshat diku mes Konispolit dhe Vermoshit.
Një mëngjez Makapi u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës ishte zhdukur një djalë. Prindërit e djalit thanë në kafene se djali i tyre kishte vajtur në mbrëmje në disko, dhe s?ishte kthyer më. E kishin marrë në celular, zilja binte, djali s?përgjigjej. Kishin pyetur miqtë e djalit. As ata s?dinin gjë.
Fakti tronditës, pasi mbushi me hamëndje të frikëshmet kafenenë e Makapit brenda pak minutash kapi Tiranën, gazetat, televizionet. Prindërit e djalit lajmëruan policinë, së cilës i kërkuan të vinte urgjent në Makap. Policia i habiti; Nëse djali nuk do kthehej brenda 72 orësh, vetëm atëhere të telefononin përsëri. Sepse, sipas Policisë, djali ndoshta ishte mbyllur diku duke dëfryer me ndonjë femër, mbase kishte pirë dhe e kishte zënë gjumi, etj. Pra mund të ishte ndonjë nga ato raste që duken si fatkeqësi, por në fakt janë qef, dhe Policia nuk vete ku ka qef por ku ka krim.
Kjo përgjigje e Policisë sa i dëshpëroi prindërit e të zhdukurit, aq edhe i habiti banorët e Makapit, makapsit, të cilët, me këtë rast, me kafe dhe raki përpara, nisën të bëjnë kritika të pafundme; për rendin, shtetin, policinë, etj.
Aty nga mesdita gjendja u rëndua; Dy prindër të tjerë që deri në atë moment kishin heshtur për vajzën 19 vjeçare të zhdukur para 24 orësh nga Makapi, s?u përmbajtën dot; I bënë të ditur kafenesë së Makapit se vajza sapo kishte telefonuar nga Italia. U kishte thënë se ishte shëndoshë e mirë. Të mos bëheshin merak për ?të. Ishte rrëmbyer me vullnet të plotë me një djalë me të cilin ishte njohur ne Fejsbuk dhe e dashuronte marrëzisht. Së bashku kishin ikur me traget. Shtëpia ku ishin vendosur në Milano vajzës i ngjante pak si bordello, por i fejuari e kishte siguruar se pas pak do jetonin në një vilë. Prindërit e vajzës s?po dinin cilës Polici t?i telefononin, asaj shqiptare apo asaj italiane, dhe pse ? Se haberet, megjithse të dyshimta, s?dukeshin të këqia. Kështu i dhanë karar të prisnin derisa të merrej vesh tamam nëse çupa u ishte fejuar apo u ishte bërë kurvë.
Pa mbaruar muhabeti lidhur me kurvën apo të fejuarën, j?a behu tjetri haber; Dy makapsa i kishin thënë plot mirsjellje mirmëngjez njëri-tjetrit ndaj të gdhirë diku në anë të fshatit kur të dy tërhiqnin nga pas me nga një litar secili nga një lopë. Me të arritur secili në shtëpinë e tij, ishin shtangur kur kishin parë grazhdin bosh dhe kishin kuptuar se kishin vjedhur lopën e njëri-tjetrit. Tani ata rrinë në shtëpi me kokën ndër grushta secili duke u menduar a duhej a s?duhej ta lajmëronte Policinë.
Hamendjet me rrokadë lopësh dhe hajdutësh i ndezën muhabetet e kafenesë së Makapit si rrallëherë. Për Policinë e cila nuk e bën punën si duhet, për fukarallëkun që po bën kërdinë, korrupsionin që ka marrë dhenë, etj.
Njëri që kishte parë botë me sy tha,
-O njerëz, mos i bini kot më qafë Policisë. Në vendet perëndimore, që unë i njoh mirë, bilancet e të vdekurve të qefit të fundjavave janë si bilance lufte. Kam parë me sytë e m?i nëpër qytetet e botës tabela që të bëjnë të ditur se rendin në atë lagje e mbrojnë vet banorët. Prandaj them se ju këtu në Makap po kërkoni nga policia qiqrra në hell.
-Gënjeshtra, j?a priti një tjetër. Ka ca ditë mespërmes Makapit, kaloi një amerikan i veshur si udhëtar, demek turist, që në fakt ishte spiun. Ku është syçelësia e Makapit, vigjilenca e Policisë mbrojtje të tërësisë teritoriale të Makapit ?
-Orpo ti paske qënë fare budalla, j?a priti një i tretë. Jemi në NATO o idiot. Edhe ajo na duhet, të na ndjekë Policia turistat që na sjellin valutën. Po zatën ti spiun ke qënë që kur në fshatin tonë Makap kishte të internuar.
Do kishte plasur sherri sikur në kafene të mos kishte hyrë me vrull një djalosh,
-Dajua vari veten, tha djaloshi duke j?u marrë fryma.
-Ku, si ?
-Në degë të fikut, me tel rreth qafës.
-Pse ?
-Kish ca kohë thoshte; I kam lexuar të tëra librat, i kam parë të tëra filmat, i kam bërë të tëra muhabetet, i kam shijuar të gjitha qejfet, i kam jetuar të gjitha sistemet, tani do iki të shoh ç?bëhet përtej murit.
-A e njoftove Policinë për këtë gjëmë ?
-Po, e njoftova. J?a thashe edhe çfarë thoshte dajua kohët e fundit. Policia më tha; Shihe mirë dajon. Nëse po jep shpirt hiqja shpejt telin nga qafa dhe thirr një mjek që t?i shtojë dajos edhe pak ymër. Po e pe se dajua është aq keq sa pas pak do hidhet matanë, thirr një prift a një hoxhë t?ja lehtësosh jetën e përtejme me një rrëfim të fundit. Nëse ka mbaruar, mos thirr mjek, thirr hoxhë që t?i këndojë dajos rrëzë veshit ca gjëra që s?mundi t?i lexonte nëpër libra dhe as t?i shihte nëpër filma.
Debatet mbi rolin e Policisë vazhduan deri vonë. Do kishin zgjatur edhe më po të mos kishte ardhur haberi i një vrasjeje jashtë Makapit. Dikush i kishte ngulur thikën e bukës drejt e në zemër dikujt sepse delet e të therurit kishin dëmtuar pakëz barin e arës së therësit. Pas therjes, therësi kishte ikur i lebetitur nëpër fushë bashkë me thikën që kullonte gjak. Njëri i therur tjetri i arratisur, s?u muar vesh kush e njoftoi Policinë. Madje haberi për kapjen e therësit arriti nga Policia në kafene më përpara se habëri për ardhjen e Policisë në vendin e krimit. Aty u ndez muhabeti; Për therësin, e mira e të cilit do ishte që Policia jo thjesht të mos vinte kurrë, por as të mos ekzistonte. Për të therurin, tashmë i vdekur, që me siguri po mendon për një Polici që i ndjek të gjithë hap pas hapi për t?i mbrojtur nga çdolloj rreziku. Dikush kujtoi me simpati policinë e kohës së kurvit e cila të tilla telashe s’kishte. U fol për një peticion në formëm e një kushtrimi drejtuar trupit diplomatik në Tiranë në mbrojtje të jetës së qytetarëve të pafajshëm. U fol për ngjajshmërinë mes ankesave ndaj Policisë me ankesat ndaj grave. Një plak i moçëm spiun me nam i kohës së kurvit, u kujtoi kafexhinjve se nuk ishte mirë të ndodhnin të tilla gjëra në Makap ku plot 100 vjet më parë kishte kaluar Ismail Qemal Bej Vlora gjatë udhëtimit të tij historik. U përhapën atë mbrëmje edhe plot e plot gomarllëqe dhe idiotllëqe të tjera me emaila, SMS-ra, Fejsbuk, jo vetëm në Makap, por edhe në fshatrat e tjerë, Malag, Malaj, Marruj, Mathaj, Mamerr, deri në Mathith.
Nga Kastriot MyftarajNë bisedën që Kryeministri Rama pati di...
Nga Erget CENOLLIVetëm dy gjëra nuk duhet të negociojë popul...
Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ka reaguar ndaj...
Miranda HAXHIANuk është si sot, dita kur një vit më parë një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takohet me bano...
Nga Gent BinoMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion ...
OSHEE eshte nje kompani e pacipe dhe pa turp. Nje kompani pu...
Nga Erget Cenolli-Në korridoret e ngushta dhe pa dritë, me t...
Deputeti i PD Sherefedin Shehu analizon projektbuxhetin 2015...
Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha dhe ai i Zhvil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takohet me qyt...
“Monitor.al” ka arritur të mësojë sot se presidenti Nishani ...
Deputetja demokrate, Mesila Doda, ka thënë se vizita e kryem...
Ne një status të sajin publik në facebook, modelja shqiptare...
Prej me shume se nje jave studentet dhe pedagoget e Fakultet...
Pas kthimit nga Serbia, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një...
Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe deputeti socialist Pandeli...
Prezantimi i plotë dhe bashkëbisedimi me studentët i kreut t...
“Sot, në Shqipëri, ka një minoritet grek i cili nuk ndjen pë...
Lufta pra zevendesoi pushtimin nazifashist me regjimin me ba...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...