Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në vitin 2000 ambasadori amerikan i kohës në Shqipëri, Joseph Limprecht, mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ishte ekspozuar portreti i Enver Hoxhës. Ashtu si tani edhe atëherë në pushtet ishte Partia Socialiste. Portreti i Enver Hoxhës ishte ekspozuar me justifikimin se qenë ekspozuar fotot e të gjithë atyre personave të cilët kishin mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme, gjatë ekzistencës së shtetit shqiptar. Në fakt nuk qenë ekspozuar të gjithë. Kështu, mungonte kunati i Enver Hoxhës, Bahri Omari, i cili kishte qenë Ministër i Punëve të Jashtme në kohën e pushtimit gjerman. Enver Hoxha u bë Ministër i Punëve të Jashtme në 1946, me qëllimin e vetëm që të ishte ai që do të nënshkruante Traktatin e Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke me Jugosllavinë, që në fakt ishte traktati që formalizonte protektoratin jugosllav ndaj Shqipërisë. Nëse ishte Enver Hoxha kolaboracionisti jugosllav, pse të mos ishte Bahri Omari, kolaboracionisti gjerman? Merret vesh, qëllimi ishte që të ekspozohej fotografia e Enver Hoxhës. Ambasadori amerikan i kohës mori pjesë në ceremoni i pashqetësuar nga fotografia e diktatorit antiamerikan, autor i librit ?Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë?.
As ambasadorë të tjerë para dhe pas tij nuk janë shqetësuar nga prania e fotografive të diktatorit Enver Hoxha në ceremonitë zyrtare shtetërore të kohës kur është në pushtet PS, si dhe në ceremonitë e tjera të kohës kur PS ka qenë në opozitë. Nëntorin e kaluar, në ceremoninë zyrtare shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Tiranë, u ekspozuan fotografitë e Enver Hoxhës. Ambasadori amerikan, i cili atëherë ashtu si sot ishte pikërisht Arvizu, nuk reagoi me këtë rast. Ambasadori amerikan reagoi vetëm në nëntor 2014 kundër ekspozimit të fotografive të ish-diktatorit komunist, dhe kjo nuk është një gjë e rastësishme.
Reagimi i ambasadorit amerikan vjen në kohën kur marrëdhëniet e Washingtonit me Moskën janë të ngjashme me ato të ditëve më të këqija të Luftës së Ftohtë. Amerikanët, qartësisht e shohin Enver Hoxhën si një person që simbolizon lidhjen e Shqipërisë me Rusinë. Enver Hoxha u kujdes gjithmonë që ta bënte të qartë se ai në 1961 nuk u prish me Bashkimin Sovjetik, por me atë që e quante klikë revizioniste hrushoviane, sipas emrit të Hrushovit (Khruschev, liderit sovjetik të kohës). Është domethënës fakti që Enver Hoxha, dy vite para se të botonte librin ?Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë?, kishte botuar tashmë librin për marrëdhëniet shqiptaro-ruse (sovjetike), të cilit i kishte vënë titullin ?Hrushovianët? (1980) dhe jo ?Rreziku sovjetik (nënkupto: rus) për Shqipërinë?. Duke e titulluar ?Hrushovianët? librin e vet për marrëdhëniet shqiptaro-ruse (sovjetike), Enver Hoxha e vinte veten në pozitën e stalinianëve, meqënëse hrushovianë ai quante antistalinianët që morën pushtetin në Kremlin pas vdekjes së Stalinit. Pra, për sa i përket Rusisë Enver Hoxha nuk shikon për shqiptarët ndonjë rrezik të përhershëm, organik si në rastin e vendeve anglo-saksone, por një rrezik që vjen nga disa persona që në atë kohë ishin në pushtet.
Sipas transkriptit të bisedës midis Enver Hoxhës dhe Hrushovit që u bë në Moskë, në 2 nëntor 1960 (në kohën kur mbahej Mbledhja e Moskës e 81 partive komuniste), dhe që është botuar më pas nga vetë Enver Hoxha, ky i fundit u kërkonte rusëve që të mos i largonin forcat e tyre ushtarake nga Vlora. Tek volumi 19 i veprave të Enver Hoxhës paraqitet ky dialog midis këtij të fundit dhe Hrushovit:
?N. S. HRUSHOVI: Në qoftë se doni mund ta heqim bazën.
SHOKU ENVER HOXHA: Atëhere del e vërtetë ajo që kanë thënë Malinovski dhe Greçko. Mos doni të na kërcënoni? Po të dëgjojë populli sovjetik se ju kërkoni të hiqni bazën nga Vlora, kur ajo shërben për mbrojtjen e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera socialiste të Evropës këtë nuk do t? jua falë.?(Enver Hoxha: Vepra, vol. 19, Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1975, f. 379)
Pra, është e qartë, sipas dokumenteve që ka botuar vetë Enver Hoxha, se Enver Hoxha nuk e ka dashur largimin e rusëve nga baza e Vlorës. Rusët u larguan nga Vlora dhe nga Shqipëria si pasojë e marrëveshjeve quid pro quo (të jap këtë, më jep atë) me SHBA, jo për shkak të Enver Hoxhës.
Enver Hoxha e përdori largimin e Rusisë nga Shqipëria, jo për të liberalizuar vendin, në garë me Titon, i cili përfitonte favoret e Perëndimit, pikërisht për këtë arsye, por për të rikthyer zyrtarisht në vend stalinizmin, nga i cili kishte qenë i detyruar të tërhiqej paksa në vitet e fundit, për shkakt të antistalinizmit të liderit të ri sovjetik Hrushov (Khruschev). Kjo politikë shkonte në të mirë të Moskës, për shkak se Lufta e Ftohtë ishte një ballafaqim i dy blloqeve ideologjike që qëndronin pas dy superfuqive, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. Duke qenë Shqipëria një vend stalinist, kjo do të thoshte se nga pikëpamja ideologjike i përkiste bllokut sovjetik, dhe dallimi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, ishte e kundërta e dallimit mes Jugosllavisë së Titos dhe Bashkimit Sovjetik. Shqipëria dallonte nga Bashkimi Sovjetik se ruante ortodoksinë e ashpër staliniste të cilën Kremlini e kishte zbutur tashmë.
Me reagimin kundër ekspozimit të portreteve të Enver Hoxhës, ambasadori amerikan paralajmëroi ata qarqe në Shqipëri që në një situatë kur Rusia do të ndërhynte fuqishëm në Ballkan, me anë të Serbisë, do të vepronin për ta kyçur Shqipërinë në gjeopolitikën ruse. Këto qarqe nuk përbëhen vetëm nga disa pleq nostalgjikë në periferi të PS dhe të LSI. Se fotografitë e mëdha të Enver Hoxhës nuk mund të kapërcenin gardhin e rojeve në varrezën e dëshmorëve ku do të mbahej ceremonia zyrtare shtetetërore, pa lejen e Kryeministrit Rama. Sigurisht ata që mbanin portretet mund të shkonin më parë ose më pas në çdo kohë që të dëshironin në varrëzën e dëshmorëve, por ata donin që të shkonin pikërisht në kohën që do të mbahej ceremonia zyrtare shtetërore dhe iu mundësua që ta bëjnë këtë gjë. Dhe këta njerëz nuk u toleruan thjesht për arsye zgjedhore, për shkak të votës së tyre. Gjërat janë më të ndërlikuara. Portretet e Enver Hoxhës janë vetëm symptoma e një të keqeje më të madhe. Problemi nuk është thjesht te kulti i Enver Hoxhës. E majta në pushtet në Shqipëri (PS dhe LSI) ka një kult zyrtar dhe publik të atij që mund të quhet si antifashizmi me simbole sovjetike dhe kominterniane (shallet e kuq sovjetikë, yjet e kuq të partizanëve, këngët partizane të cilat janë plagjiat i atyre ruse). Kjo është një lidhje shpirtërore, e llojit gati religjioz, e të majtëve shqiptarë me Rusinë. Fuqizimi në Shqipëri i krahut që ka ndjenja të tilla, mund të rezultojë si gabimi fatal i amerikanëve në këta 25 vite në Shqipëri.
PS, që është pasardhëse e drejtpërdrejtë e PPSH (partisë komuniste) nuk e ka ndjerë kurrë veten komode në marrëdhëniet me Perëndimin, në këtë rreth njëçererek shekulli të hapjes së Shqipërisë. Ata do ta ndjenin veten më mirë me Putinin, i cili do ta mirëkuptonte një lider shqiptar prorus që do të rrinte në pushtet sa të ishte gjallë. Një lider i majtë shqiptar, do të ishte i
lumtur që ta afronte Shqipërinë me Rusinë, ose më saktë me bllokun ruso-kinez, duke marrë si shpërblim mandatin e pushtetit të përjetshëm, si dhe një mbështetje ekonomike ruso-kineze, në ato përmasa sa t? i siguronte vendit një mirëqenie minimale. Një kurs të tillë politik nuk mund ta ndjekë një lider i dalë nga PD. Edhe liderët e PD nuk e ndjejnë veten komodë në marrëdhëniet me Perëndimin, por ata nuk kanë alternativë, se kanë një parti e cila ndryshe nga pjesa më e madhe e anëtarësisë së PS-së, nuk do ta pranonte orientimin nga Rusia.
Në Shqipëri ka një krah rusofil i cili është po aq i rrezikshëm sa krahu islamik praktikues. Të dy këta krahë presin situatën e përshtatshme për të ndryshuar orientimin e Shqipërisë.
Rreshjet e shumta te shiut mbremjen e sotme kane rikthyer lu...
Intervistë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha,...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron 22 ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku analizon efektin negativ që do...
Kreun i Shtetit Bujar Nishani ka zhvilluar një tjetër takim ...
Nga Spartak NgjelaFundin e tij me turp, pa varr dhe si i për...
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Pandeli Majko d...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë tha se buxheti i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë n...
Deputetja e Partise Demokratike, nje nga studentet e dhjetor...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përshënde...
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës e kanë përkujtuar të ndarë 70-...
Nga Ridvan BODEPër të konkluduar, rreth këtij elementi që pë...
Deputetët demokratë të Komisionit të Ekonomisë dhe Infrastru...
Edi Rama dhe Ilir Meta, zyrtarisht sot konfirmuan dhe e vunë...
Fatos Nano thumbon kryeministrin Edi Rama, teksa i shkruante...
I bej thirrje Prokurorise se Shtetit te perdori te gjithe fo...
“Lulzim Basha ka vendosur me çdo kosto të kapë majat më të l...
Partia Demokratike nuk do të jetë e pranishme në Parlament n...
EAG, kompania e Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të ngusht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...