Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Deputetët e Partisë Demokratike analizojnë buxhetin e qeverisë në Cërrik ku papunësia është mbi 40%. Banorët denoncojnë varfërinë ekstreme, shëndetësinë e përkeqësuar, heqjen nga lista e asistencës dhe shprehen gati për protestën e 22 nëntorit
Deputetët demokratë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale zhvilluan takim me banorët e Cërrikut në qarkun e Elbasanit. Arbitrariteti i qeverisë në lidhje me heqjen nga lista e ndihmës ekonomike në bllok, lënia në mëshirë të fatit e qindra banorëve, shtrenjtimi i energjisë, papunësia në më shumë se 40 përqind, ishin shqetësimet e shprehura nga komuniteti.
Nëna kryefamiljare u shprehën se rrisin pa asnjë ndihmë ekonomike fëmijët e tyre, pavarësisht premtimeve të gënjeshtërta të Ministrit të Mirëqënies Erion Veliaj. Banorët ishin të gatshëm ti bashkohen protestës së 22 nëntorit në Tiranë, duke theksuar se qeveria Rama paturpësisht mashtron qytetarët çdo ditë. Shëndetësi falas nuk ka, shtrenjtim jetese, papunësi deri në marrjen e frymës së fundit, kjo është qeveria Rama, thanë banorët.
Ata kërkuan nga qeveria të dëgjohen hallet e tyre e jo të jetojnë në mëshirë të fatit pa asnjë përkrahje dhe asnjë vëmendje qeveritare. Këtu nuk ka ardhur askush të na shohë se si jetojmë tha një nënë, qeveria duhet ta kuptojë se edhe ne jemi njerëz e jo të mos na begenisë tani që mori votat, shtoi ajo.
Për këtë qëllim deputetët e Partisë Demokratike dhe pushtetarë lokalë diskutuan me banorët problematikat dhe vështirësitë që do të sjellë buxhetit 2015 tek komuniteti i saj.
Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha tha se 40 përqind e popullsisë në Cërrik janë të papunë. 200 familje janë nxjerrë pa shkak dhe me diskriminim nga lista e ndihmës. Ka me qindra familje rome dhe egjiptiane të pastreha, pa bukën e gojës dhe pa burime jetese. Në Bashkinë e Cërrikut ka edhe një numër të konsiderueshëm vajzash dhe grash të divorcuara të papuna dhe Bashkia nuk siguron dot fonde ndihme dhe punësim për ta, deklaroi ndër të tjera Kryetari i Bashkise z. Duzha.
Sipas tij, mbi 900 familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar janë braktisur nga shteti dhe nuk ka asnjë fond apo projekt për dëmet që kalojnë mbi 300 milion lekë.
Kryetarja Komisionit të Çështjeve Sociale Albana Vokshi tha se e gjithë shoqëria ndjen presion, frikë dhe pesimizëm nga shteti policor i Ramës. Priten dritat, prishen shtëpitë, prehen mijëra gjoba në emër të shtetit ligjor. Por në fakt kjo është qeverisja dhe mazhoranca e terrorit, është politika e errësirës dhe fikjes së shpresës.
Deputetja Vokshi tha se buxheti 2015 është një terr i plotë transparence dhe mungesë konsultimi me grupet e interesit dhe grupet në nevojë, nuk ka parashikuar asgjë dhe asnjë fond investimi për Cërrikun dhe për Elbasanin në tërësi. Ky është buxheti që përgjysmon listën e ndihmës ekonomike, braktis gratë dhe njerëzit në nevojë diskriminon romët dhe egjiptianët, braktis nevojat e të persekutuarve politik dhe pronarëve.
?Ngrejnë taksat dhe akcizat për të rritur shpenzimet e luksit, mirëqënies, dietave dhe zyrave të tyre. Rritje taksash në kurrizin e lodhur të qytetarëve dhe biznesit, asnjë investim në rrugë, qendra shëndetësore apo shkolla, asnjë fond mbështetje për punishtet fasone, si rrjedhojë zero punësim dhe asnjë fond në bujqësi. Në këtë buxhet thonë se do rrisin shpenzimet po për kë? Rrisin numrin e punonjësve të administratës së tyre dhe hedhin në rrugë 4 mijë mësues. Si mund të flitet për një buxhet social të një qeverie të përgjegjshme kur e vetmja akcizë që heqin janë pijet energjike dhe rrisin taksat e qarkullimit. Pra le të rrenohen ekonomitë e qindra mijëra shqiptarëve që kanë makina dhe që mbajnë edhe punën e familjen dhe le të favorizojnë monopolet e furnizimit me pijet e shtrenjta. 300 mijë vende pune ishte një mashtrim i madh si ajo e shëndetësisë falas. Ne deputetë të PD-së do të depozitojmë një sërë amendimesh për ti ardhur në ndihmë shtresave në nevojë në kushtet e krizës si për shembull, faljen e kamatvonesave në energji. Protesta dhe vetëm protesta do shkundë qeverinë e Ramës e të drejtoje syte nga ju??, tha zonja Vokshi.
Deputetja Jorida Tabaku tha se kjo është e vetmja qeveri në historinë e demokracisë që ka humbur moralin që në ditët e para të qeverisjes. Ajo tha se qeveria dhe mazhoranca nuk mendon për shqiptarët, për njerëzit në nevojë por vetëm për interesat e saj. Duke i bërë një analizë rritjes së taksave, papunësisë dhe përgjysmimit të listave të asistencës, zonja Tabaku tha se Rama mashtroi kur tha se kishte projekte të mëdha zhvillimi për Cërrikun. ?Në fakt ai mashtroi me shëndetësinë falas dhe punësimin i cili është zero?, tha Tabaku.
Dëmshpërblimi i ish të burgosurve është 10 herë më pak tha deputetja Tabaku ndërkohë që për zyrat e punësimit janë akorduar 20 milion dollarë por punë nuk ka.
Në janar 2015 me të famshmen reformë në pensione nuk do të ketë as pension minimal. Çmimi i energjisë rritet 70 përqind, ndërkohë që kompensimi është i papërfillshëm, theksoi Tabaku.
Në fjalën e tyre deputetë Arben Imami dhe Adrian Turku thanë se ky buxhet thellon krizën dhe redukton fondin e asistencës në minimum. Asnjë grup social i rrezikuar dhe në nevojë nuk merr asnjë shpresë nga buxheti Ramës. Kjo qeveri është antipopullorë dhe punon vetëm për favorët e saj dhe interesat klienteliste, u shprehen ata.
Deputetët demokratë siguruan se Partia Demokratike po i bën një opozitë historike dhe dinjitoze buxhetit të krizës dhe ftuan pjesëmarrësit në protestën e 22 nëntorit si alarmi i këmbanave për qeverinë që po zhyt vendin ne krizë.
Eksperti i sigurimeve shoqërore Kastriot Sulko tha se skema e pakësimit të listave të asistencës është e pashpjegueshme dhe krejtësisht abuzive. Qeveria dhe ministri Veliaj, tha z.Sulku, nuk denjojne as edhe një orë të shpjegojnë kriteret dhe standartet e heqjes së bukës së gojës mijëra grave dhe burrave në nevojë.
Më pas, me dhjetra banorë të Cërrikut dhe përfaqësues të komunitetit rom ngritën shqetësimet dhe pyetjet e tyre që kishin të bënin me heqjen arrogante të asistencës sociale, papunësisë së lartë, mashtrimit me skemën e dëmshpërblimit të të burgosurve, strehimit, çmimeve dhe taksave të papërballueshme dhe mungesës së investimeve në rrugë, shëndetësi, etj.
Nga Lorisa YLLIDuke marrë shkas nga vijimet e statuseve të s...
Deputeti socialist, nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kom...
Nga Kastriot MYFTARAJNë vitin 2000 ambasadori amerikan i koh...
Rreshjet e shumta te shiut mbremjen e sotme kane rikthyer lu...
Intervistë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha,...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron 22 ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku analizon efektin negativ që do...
Kreun i Shtetit Bujar Nishani ka zhvilluar një tjetër takim ...
Nga Spartak NgjelaFundin e tij me turp, pa varr dhe si i për...
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Pandeli Majko d...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë tha se buxheti i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë n...
Deputetja e Partise Demokratike, nje nga studentet e dhjetor...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përshënde...
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës e kanë përkujtuar të ndarë 70-...
Nga Ridvan BODEPër të konkluduar, rreth këtij elementi që pë...
Deputetët demokratë të Komisionit të Ekonomisë dhe Infrastru...
Edi Rama dhe Ilir Meta, zyrtarisht sot konfirmuan dhe e vunë...
Fatos Nano thumbon kryeministrin Edi Rama, teksa i shkruante...
I bej thirrje Prokurorise se Shtetit te perdori te gjithe fo...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...