web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy nga dosjet interesante të Sigurimit të Shtetit që duhet të hapë Edi Rama

21 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Kryeministri Edi Rama sot që nga bunkeri sekret i Enver Hoxhës paralajmëroi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Meqënëse sot ishte në bunkerin-pallat, Edi Rama le t? ia nisë duke hapur dosjen sekrete që përmban listën e emrave të personave që në rast lufte do të strehoheshin së bashku me familjet e tyre në bunkerin-pallat nëntokësor që i rezistonte edhe goditjes atomike. Kuptohet se këta persona qenë njerëzit të cilët Enver Hoxha i quante më të vlefshëm dhe që duhet të shpëtonin gjallë edhe pasi të vdisnin të gjithë shqiptarët.

Sipas rregullave sekrete të diktaturës komuniste në Shqipëri do të shpëtonin gjallë vetëm anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, me familjet e tyre (këtu përfshiheshin edhe anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike), ministrat me familjet e tyre, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, drejtuesit e Sigurimit të Shtetit dhe disa të përzgjedhur të tjerë, duke përfshirë edhe rojet e tyre, sigurisht.

Këta njerëz do të hynin në bunker bashkë me familjet e tyre, që pas luftës të mbijetonte një bashkësi që do të mund të riprodhohej për t? u rikrijuar pas disa shekujsh populli shqiptar, për të vazhduar marshimin e lavdishëm drejt komunizmit, sipas mësimeve të Enver Hoxhës. Në këtë listë është edhe emri i Kristaq Ramës dhe i anëtarëve të familjes së tij.

Edi Rama pra bënte pjesë në elitën sekrete të regjimit komunist, që duhet të mbijetonte për të rindërtuar Shqipërinë komuniste mbi gërmadha, pas luftës atomike ku sigurisht Shqipëria komuniste do të dilte fitimtare. Kështu, koka e Edi Ramës vlente për regjimin komunist më shumë se kokat e të gjithë sekretarëve të parë të Komiteteve të Partisë të rretheve dhe kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme të Rretheve të marrë së bashku. Edi Rama vlente për regjimin komunist më tepër se të gjithë oficerët operativë dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të marrë së bashku. Të gjithë këta do të liheshin të vdisnin nga goditja bërthamore.

Edi Rama sot tregoi se e dinte mirë rrugën në korridoret e bunkerit-pallat nëntokësor se ai nuk ishte sot për herë të parë atje. Para vitit 1990, Edi Rama ka bërë disa herë atje stërvitje sekrete bashkë me familjen, apo zbore sic quheshin me një fjalë ruse të mbetur nga koha e vasalitetit të Shqipërisë ndaj Bashkimit Sovjetik. Në kohën që binin sirenat e alarmit dhe ne gjithë banorët e Shqipërisë futeshin në ato strehimet gjithë lagështi, ku endeshin minjtë dhe akrepat, dhe ku në rast lufte njerëzit do të asfiksoheshin se nuk kishte as sistem ajrimi, Edi Rama me familjen bënin një zbor luksoz duke shkuar fshehur te bunkeri-pallat nëntokësor. Edi Rama do të bënte mirë sot që të na tregonte dhe apartamentin e vogël në bunker që ishte rezervuar për strehimin e familjes së tij.
Edi Rama, njeriu emri i të cilit gjendej në listën sekrete të njerëzve që do të strehoheshin në bunkerin-pallat që ishte një lloj ?Arke e Noes? enveriste, është njeriu më i papërshtatshëm për të hapur bunkerin dhe për të na e paraqitur atë si relike të diktaturës komuniste.

Dy nga dosjet më interesante të ish-Sigurimit të Shtetit janë ajo e ish-shoferit të Mbretit Zogës, Vlash Ramës, gjyshit të Edi Ramës nga ana e babait, si dhe ish-kamerieres së Mbretit Zog, Veronika Marias, gjyshes së Edi Ramës nga babai.

A do ta hapë Edi Rama dosjen që përmban hetimin sekret të Sigurimit të Shtetit ndaj gjyshit dhe gjyshes të tij, të cilët u morën në pyetje nga Sigurimi i Shtetit në lidhje me marrëdhëniet e tyre me Mbretin Zog? A do ta hapë Edi Rama dosjen ku gjyshja e tij i ka pohuar Sigurimit të Shtetit se ka qenë dashnore e Mbretit Zog dhe se ai pasi e ka shtatzanë e martioi me shoferin e tij? A do ta hapë Edi Rama dosjen e gjyshit të tij ku gjendet pohimi i Vlash Ramës se ai ka qenë impotent dhe se djali i tij, domethënë babai i Edi Ramës është djali i Mbretit Zog. Më kot përpiqet Kryeministri Edi Rama ta zhdukë këtë dosje se ajo është e shkruar gjenetikisht te ai. 

A do t? u thotë ndonjëherë Edi Rama shqiptarëve se cilin ka xhaxha dhe cilën ka hallë? Sa fëmijë kishte shoferi i Mbretit Zog, gjyshi i Edi Ramës? Në librin e tij ?Kurban? Edi Rama përmend edhe kushërinjtë e shokëve, por jo ndonjë xhaxha, ndonjë hallë e ndonjë kushëri apo kushërirë të parë nga babai. Apo edhe kjo çështje ka të bëjë me dosjet sekrete të Sigurimit të Shtetit që do të hapen nga Kryeministri?





23:00 Politikë

Elegji per Kolin

Nga Genc Ruli*U ndjeva mjaft ne siklet kur m’u kerkua te mba...

Lajmet e fundit nga