Rama takon sot banorët e Zvërnecit/ Zbardhen detaje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Elvi FUNDO
Nesër (të shtunën) në orën 12, Partia Demokratike ka ftuar qytetarët në një proteste. E treta kjo për nga rradha me Lulzim Bashën kryetar. Një protest që duket se është në kohën dhe momentin e duhur. Një protestë që i fton të gjithë të jenë në shesh, jo për Lulin, as për Saliun, as për ndonjë mik apo shok ose ndonjë ofiqe të humbur apo fituar, por në shesh të gjithë kundër qeverisë.
Një vit më parë u bë një protestë për votat e Korcës, tentative e parë për ringritjen e opozitës e cila brenda vetës ka shumë probleme, debate apo ide. Basha ka vënë veton për bojkotin e parlamentit, ndërkohë që shumë deputetë mendojnë se opozita e ka vendin e saj në sallën e parlamentit ku duhet të debatojë fort më qeverinë. Por kjo ska penguar asnjë opozitar të jetë pro kësaj proteste e cila mbahet të shtunën, dhe të dalë hapur në mbështetje për një pjesmarje sa më të madhe.
Me pas u organizua një tjetër protestë që ishtë kundër drogës, tentativë tjetër për të mbajtur opozitën ngritur dhe për të treguar se ekzistonte Partia Demokratike, dhe njerzit e saj të mërzitur apo jo me zgjedhjen e kryetarit, sjelljen e tij, mosveprimin e tij, apo gjithcka që nxit pakënaqësi, demokratet ishin në shesh. Pak apo shume kjo ska rendesi. Sokol Olldashi ka lenë një mesazh të fortë për demokratët. Opozita nuk është numra por force dhe shpirt. Forca dhe shpirti i demokratëve janë në PD dhe nesër në protestë.
Por përtej problemeve që mund të ketë Partia Demokratike, ajo është opozitë dhe këto problematika janë normale pas humbjes së 23 qershorit dhe daljes në opozitë. Ka ide të ndryshme për funksionimin e saj, si ajo të presim rradhën tetë vjet sic flasin shumë nga mbështëtësit e Lulzim Bashës, ose ideja tjetër e militantëve më të vjetër që duan opozitë aktive, energjike, debatuese dhe jo në bojkot. Sa më aktive opozita aq më e fortë bëhet dhe aq më shumë dobësohet qeveria. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe Kuvendi nuk mund të quhen sukses përvec ndjesës, që më pas u harrua nga zgjedhja e shumë prej njerëzve të përfolur dhe akuzuar për afera dhe korrupsion. Më pas katapultimi apo emërimi i disa emrave si koordinatorë nuk solli asnjë nxitje tek opozitarët. Dhjetra emra nga bankat e shkollës. GOP-i (grupimi I orientimit te politikave) I Bashës nuk ka shkëlqimin e KOP-it të Berishës që ishtë një komitet me mbi 100 intelektualë nga ku dhe doli kryetari I ri I PD. Pra në GOP nuk ka një Bashë, por emra të cuara nga UET-I I Cilit si gjithmonë por edhe emrat e femijëve të miqve dhe biznesmenëve që ju bëhej një qokë politike, përjashto ndonjë emer të njohur publikisht. Këto veprime nuk kanë asnjë ndryshim nga sjellja e Ramës në 2005-en, vetëm ka një ndryshim: PD nuk mund të jetë kurrë PS.
Por të gjitha këto nuk janë arsye që të mos dalin demokratët dhe qytetarët në protestë. Këto nuk janë asgjë përballë asaj që ndodh në krahun tjetër dhe në godinën e kryeministrisë. Flasim për oligarki por ajo nuk krijohet në 1 vit, ajo jetoi edhe gjatë qeverisjës së PD dhe u ushqye mirë nga LSI e cila u ndante thelat shumë prej atyre që sot janë superbiznesmenët e Ramës. Pra një protëstë edhe kundër gabimeve të djeshme. Një ndarje përfundimtare nga shpresa se pa Ilir Metën, PD dhe opozita nuk vijnë kurrë në pushtet.
Nuk shkohet në protestë për Lulin, por për aksionin opozitar, që më ne fund Basha mesa duket ka filluar ta kuptojë. Braktisi karriget dhe zyrat e tij të përkohëshme me mandate dhe prej disa ditësh shkoi në qytete, një veprim që duhej të ishte berë jave më parë nga deputetët e PD, më pas vetë kreu I PD, por mesa duket dëshira për tu afirmuar si lider dhe hija e figurës së Berishës e cojnë në disa përsonalizime dhe gabime që përsëriten. Aksioni I fundit në terren është për tu përshëndetur edhe sikur protesta mos jetë ajo që pritet. Kjo për faktin se kreu I PD tashmë ka filluar të levizë, të dalë nga strofkulla dhe të shkojë tek qytetarët, atje ku është halli dhe problemi, atje ku është varfëria dhe mjerimi, atje ku ka pasiguri dhe dhunë, atje ku qeveria shkel me këmbë qytetarët e saj.
Protesta e nesërmë ka shumë e shumë arsye pse nuk duhet të mungoj. Jo për premtimet dhe mashtrimet e Ramës në fushatë, I cili ka dhe një detaj tjetër kohët e fundit: e ka haruar zyrën dhe Shqipërinë dhe po shëtit, sa në SHBA për qejf, pastaj kot në Suedi, një vizitë të pakritikueshme në Sërbi dhe tani në Kuvajt. Po ja kalon dhe Nanos për nga koha që qëndron në zyrë, rrugëve të botës, këtë herë në Kuvajt jo me pak por me 55 petrita me vetë.
Shkoj politikisht në protestë. Shkoj për atë që Rama e quajti ?Fundi i marëzisë?, dhe lojrat e fatit u hapën sapo u gjet korridori I sekserit të Ramës. Shkoj për Riformatot e qeverisë dhe ministrat që në 1 vit kanë filluar kapardisen e sillen me arrogancë më keq se ndonjë ministër I PD në ditët e fundit të pushtetit, që sot për të mbijetuar serviloset ndaj kryetarit. Shkoj për krimin politik dhe dhunën e shtetit ndaj qytetarëve. Këtu e kam fjalën jo vetëm për spotin e opozitës por për atë që shohin njerzit cdo dite. Për ndërtimet që prishen me tritol se janë pa leje dhe sarajet e Kokedhimës mu në breg të detit që zgjerohen e lartësohen cdo ditë. Për cibanët që një e lemë dhe një e heqim, për reformën në universitete që e bëjmë për Cilin e UET-it që është po aq I dashur dhe në PD. Për tarifat e studentëve, për mediat që vrapojnë kush e kush ti bëjë qokë Ramës që ta mari më të mirë, për policët që janë kthyer nga rruajtës të rendit dhe sigurisë në rojtarë ndërtimesh pa leje, në luftëtarë operacionesh për lojrat e fatit që më pas qeveria jonë i kthen e puna e djersa e tyre ikën kot. Për taksat që minimalisht rriten për të gjithë 5% mbi bazën pa haruar shtimin e tyre, që thjesht kuptohet më pak para për xhepat e shqiptarëve dhe më shumë për buxhetin dhe tenderat e Ramës, që në fakt ende ska filluar asnjë investim, përvec disa shërbimeve klienteliste nga FZHR.
Nuk shkoj në protestë për Lulin, por shkoj për të ndezur dritë në tunelin e errësirës që është futur vendi. Shkoj të protestoj që qeveria mos I lejojë Metën të jetë BAJRAKTARI I pushteteve dhe LSI gjoba me e madhe për xhepat tona. Protesta është domethënëse kudo në bote në cdo vend demokratik dhe qeveria ska pse shqetësohet. PD nuk është PS, nuk shkon kush të marrë pushtetin me dhunë apo ta cojë turmën e ta leje tek kryeministria dhe pastaj dajak policëve. Kjo nuk ndodh kurrë. Qeveria të shqetësohet pse e ka cuar opozitën në rrugë, të shqetësohet për dhjetra e dhjetra shkelje dhe skandale që kanë ndodhur këtë vit të pushtetit të tyre. Opozita është në të drejtën e saj të protestojë me apo pa arsye, dhe I pëlqen ose jo Ramës dhe Metës.
Dhe së fundi nuk do shkoj në protestë për Lulin, por do shkoj kundër demagogjisë dhe mashtrimeve që janë kthyer në normalitet. Gënjeshtra pafund për vënde pune, mirëqënie, taksa më të ulta, legalizime e sa e sa llogje Kavaje, erdhi ZOTI zbriti në Tiranë bashkë me Ramën dhe gjithcka u zgjidh. Por këtu shkon shumë ajo rrëfenja për takimin e Zotit me Obamën, Kastron dhe Ramën. Zoti ju tregoi se pas 30 ditësh do shkatëronte Botën dhe këta duhet të njoftonin vendet e tyre. Obama përpara popullit të tij tha: Kam 1 lajm të mirë dhe 1
të keq. I miri është se Zoti ekziston, i keqi se bota do shkatërrohet për 30 ditë. Kastro ju tha Kubanezëve: Kam dy lajme të këqija, e para Zoti ekziston dhe e dyta do shkatërohet bota pas 30 ditësh. Edi Rama shkoi përpara shqiptarëve dhe u tha: Kam dy lajme të mira. E para që Zoti ekziston dhe e dyta që pas 30 ditësh ai do vazhdojë projektin tim të shkatërimeve.
Pra do protestoj për të ndalur shkatërimin e Shqipërisë nga Rama dhe Meta, ministrat trashëgimtarë të bllokut, ndaj atyre që lepihen tek Meta dhe janë ende në pushtet, ndaj Cilrave me soj e sorollop që shkojnë nga krevati i opozitës në dyshekun e Ramës për orgji politike. Ka shumë e shumë arsye për të dalë në protestë, politike dhe ekonomike. Shqiptarët nuk dalin nesër në protestë për Lulin por kundër qeverisë, Basha dhe PD janë në krah të qytetarëve pasi qeveria po vazhdon të tallet me ta. Opozita nuk mund të rrijë të bëjë sehir, ajo është në detyrën e saj. Më në fund së paku.
Aldo Mamaqi është djali i dajës së Sokol Olldashit, por në D...
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e s...
Kryetari i Partisë Demokratike fton cdo shqiptar që është në...
Ndertim pa leje ne TiraneKryeministri Edi Rama ka ironizuar ...
“Harvard Gazette” shkruan këto dy ditë për Shqipërinë dhe pë...
Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot banorë...
Senati amerikan ka konfirmuar Donald Lu si Ambasadorin e ri ...
Astrit PATOZI Një vit më parë, ne ishim të mpirë nga pesha ...
Nga Genc Ruli*U ndjeva mjaft ne siklet kur m’u kerkua te mba...
“Burokracia dhe rradhët e gjata janë dy plagë të shoqërisë s...
Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, pas rezolutës ...
Deputetët e Partisë Demokratike analizojnë buxhetin e qeveri...
Nga Lorisa YLLIDuke marrë shkas nga vijimet e statuseve të s...
Deputeti socialist, nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kom...
Nga Kastriot MYFTARAJNë vitin 2000 ambasadori amerikan i koh...
Rreshjet e shumta te shiut mbremjen e sotme kane rikthyer lu...
Intervistë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha,...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron 22 ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku analizon efektin negativ që do...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...