Bunk-arti i Ramës, një muze i Enver Hoxhës
Nga Spartak NGJELAKurrë mos iu shkojë në mendje se Bunk-arti...
Kryetari i Partisë Demokratike falenderon qytetarët që morën pjesë në marshimin më të madh të protestës në historinë tonë moderne, dënon faktin që kryeministri nuk dëgjon zërin e shqiptarëve por i fyen me arrogancë, dhe përsërit edhe një herë kërkesat ekonomike për të nxjerrë vendin nga mjerimi.
Dy ditë më parë, qytetarët shqiptarë nga të katër anët e vendit zhvilluan protestën më të madhe në historinë tonë moderne për kërkesat ekonomike dhe të drejtat shoqërore. Të rinj e të reja, burra e gra, të djathtë e të majtë e pa parti, u mblodhën dhe u bashkuan në protestën e halleve të përbashkëta. Qindra mijë qytetarë të tjerë i mbështetën shpirtërisht kërkesat tona.
Në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? doli Shqipëria e mashtruar, Shqipëria e zhgënjyer, Shqipëria e harruar, Shqipëria e lënduar nga dyshja Rama-Meta. Protestuan njerëzit e rrezikuar nga rënia e ekonomisë, nga buxheti i rrënimit, nga taksat dhe tarifat e ekzagjeruara, nga varfëria, papunësia dhe mungesa e shpresës. Në protestën e të shtunës ishte Shqipëria kundër taksave e tarifave të reja, kundër të thellimit të varfërisë, rritjes së çmimeve e karburanteve, Shqipëria kundër projektbuxhetit të ri të rrënimit të ekonomisë dhe pasurimit të oligarkisë qeveritare. Por, me ne në shesh ishte edhe Shqipëria e së ardhmes, Shqipëria e shpresës, e dinamizmit ekonomik dhe pasurive mendore e shpirtërore të shqiptarëve që kërkojnë liri dhe mundësi zhvillimi.
Protesta ishte edhe një manifestim i madh i vlerave dhe kulturës demokratike, moderne dhe europiane të qytetërimit perëndimor, i vlerave tona të vërteta.
Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë të falenderoj sot nga zemra, një për një të gjithë shqiptarët që erdhën, u mblodhën dhe protestuan të shtunën në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Dua të falenderoj sindikatat e pavarura, organizatat studentore dhe të shoqërisë civile, që dhanë kontributin e tyre të çmuar për evidentimin e problemeve reale të shqiptarëve.
Një falenderim i veçante iu shkon të gjitha mediave që pasqyruan me profesionalizëm këtë ngjarje të madhe të opozitarizmit dhe qytetarisë shqiptare. Ne besojmë se media e lirë do të vazhdojë të ruajë pavarësinë, profesionalizmin dhe do të jetë zëdhënësja e axhendës së qytetarit, e axhendës së Shqipërisë reale.
Protesta konfirmoi hendekun e thellë midis një Shqipërie që digjet nga hallet e shumta dhe një qeverie që krihet.
Për fat të keq, Edi Rama, kryeministri i vendit, nuk doli dot nga bunkeri i Enverit as pas mbarimit të protestës. Nuk dëgjoi çfarë i thamë. Nuk i pa si qytetarë të mbarë Shqipërisë ata qindramijë protestues në bulevard.
Revoltën e një populli e pa si një sulm i armiqve të brendshëm. Nuk flet për reflektim, për zgjidhje, por i hedh benzinë zjarrit me gjuhën e tij të fyerjeve dhe arrogancës dhe vazhdim në rrugën e të keqes.
Në emër të Shqipërisë së revoltuar nga keqqeverisja dënoj me forcë qëndrimet provokuese të kryeministrit dhe i kërkoj:
-Të kuptojë situatën eksplozive të vendit dhe të reagojë në mënyrë të përgjegjshme.
-Të tregojë ndjeshmëri për Shqipërinë që vuan nga papunësia e varfëria për shkak të politikave të gabuara, arrogante dhe të papërgjegjshme të qeverisë së tij.
-Të dëgjojë zërin e qytetarëve që folën në protestën e të shtunës, por dhe të qindramijë të tjerëve që flasin me protestën e tyre të përditshme.
Në emër të shumicës së shqiptarëve që lufton për mbijetesë i kërkoj kryeministrit:
·Të ndalë çdo tentativë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të anullojë menjëherë kërkesën që qeveria e tij ka çuar në këtë drejtim.
·Të heqë menjëherë TVSH e energjisë elektrike për të papunët, pensionistët, fermerët dhe kryefamiljarët që jetojnë në nivelin e varfërisë;
·Të rishqyrtojë paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2015 në konsultim me aktorët e rëndësishëm shoqërore, me sipërmarrjen, konsumatorët dhe shtresat në nevojë.
·Të heqë dorë nga rritja e çdo taksë, akcize apo tarife për vitin e ardhshëm.
·Të ulë në 10 për qind nivelin e taksimit maksimal.
·Të ndalë goditjen e paligjshme dhe selektive të pronave të shqiptarëve. Të mbajë premtimin për legalizim falas;
·Të anullojë rritjen e tarifave të universiteteve dhe të mundësojë rikthimin në auditore pa kosto të të gjithë studentëve që u goditën nga pseudoreforma e arsimit të lartë;
·Të ulë shpenzimet e shfrenuara qeveritare dhe t?i kalojë këto fonde tërësisht në mbështetje sociale dhe investime publike;
·Të kthejë në detyrë Policinë e Shtetit. Vrasjet, vjedhjet, krimi dhe aksidentet po shtohen çdo ditë.
Askush, asnjë shqiptar, përveç ministrave, rrjetit të tyre e tarafeve të tyre me persona të inkriminuar, me dëftesa e diploma falso e të zhytur në korrupsion, nuk është i kënaqur me këtë qeverisje.
Respektimi i Kontratës me shqiptarët nuk është çështje dëshire por detyrim. Z.kryeministër, mbaj premtimet për të cilat je votuar. Mos e trash më zullumin, je kthyer në barrën më të padurueshme për qytetarët e këtij vendi. Reflekto ose largohu.
Nëse kryeministri është i vendosur në rrugën e tij pa krye të shpërfilljes, arrogancës, papërgjegjshmërisë dështimeve dhe zullumit, protestat popullore nuk do të ndalen, protestat popullore do të vazhdojnë akoma më të fuqishme deri në realizimin e objektivave të shpallura.
Nga Spartak NGJELAKurrë mos iu shkojë në mendje se Bunk-arti...
Nga Sali BERISHARama – Meta dhe shteti i tyre i urryer polic...
Zv. Kryeministri Niko Peleshi inspekton aksionin e OSHEE në...
Dy këshilltarët demokratë në Bashkinë e Ballshit mohojnë të ...
Elvi FUNDOOpozita dhe protesta e saj një ditë më parë nuk is...
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nuk do të jetë kandidatja...
Nga Kastriot Myftaraj Kryeministri Edi Rama sot që nga bunke...
Kryeministri Edi Rama e krahasoi sot muzeun “Bunk’Art”, të ç...
Mesazhi i Kryetarit të Opozitës në protestën më të madhe të ...
Deputetja e qarkut të Fierit Mesila Doda ka reaguar ashpër n...
Elvi FUNDONesër (të shtunën) në orën 12, Partia Demokratike...
Aldo Mamaqi është djali i dajës së Sokol Olldashit, por në D...
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e s...
Kryetari i Partisë Demokratike fton cdo shqiptar që është në...
Ndertim pa leje ne TiraneKryeministri Edi Rama ka ironizuar ...
“Harvard Gazette” shkruan këto dy ditë për Shqipërinë dhe pë...
Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot banorë...
Senati amerikan ka konfirmuar Donald Lu si Ambasadorin e ri ...
Astrit PATOZI Një vit më parë, ne ishim të mpirë nga pesha ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...