Basha: Mijëra vende pune të mbyllura nga keq-qeverisja Rama-Meta, taksat e reja do hedhin në rrugë mijëra të tjerë
Zonja dhe zotërinj,Edi Rama gënjeu dje publikisht, kur tha s...
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në terren, për të ndjekur nga afër kundër përfitimit të paligjshëm të energjisë në një prej segmenteve ku zhvillohet ai. Operacionin për eliminimin e lidhjeve të paligjshme është i shtrirë në të gjithë territorin. Ashtu siç është pohuar edhe më parë nga vetë drejtues të OSHEE, debitorët më të mëdhenj janë kryesisht biznese. Në autostradën Tiranë-Durrës, Kryeministri është njohur me një rast konkret ku abonenti biznes jo vetëm ka qenë debitor në vlerën 2.4 milionë lekë, por edhe ka shmangur detyrimin real të tij përmes çmimit, duke u faturuar 7.6 lekë dhe jo 12.5 lekë sa ç?është vlera që duhet të paguajë një biznes i madh. Këtë abonenti e ka bërë duke ndërhyrë direkt në kabinë.
?Abonenti, një subjekt privat ka gjetur një mënyrë për të përfituar dhe atë ngarkesë që kishte në këtë panel, që ne e kemi prerë, e ka kaluar direkt në një automat, në një kontratë që ishte si furrë buke. Pra, të gjithë pagesën që duhet ta paguante me 12.5 lekë, tani e paguan me 7,6 lekë. Pra, ai i është shmangur detyrimit për pagimin e energjisë elektrike. Ky është vendi që ne po kontrollojmë. Kjo është kabina elektrike ku shumica e manipulimeve kryhen në këtë vend. Është një vend specifik. Janë gjithë sistemi i matjes që ne i kontrollojmë vulat, fusim dhe laboratorin 3 G për të parë të gjithë manipulimet që subjekte private dhe abonentë të tjerë mundohen të kryejnë për të përfituar nga energjia elektrike,? – u shpreh drejtori për Tiranën Elton Kristo.
Vetëm në këtë fider, që është një linjë që furnizon abonentë të mëdhenj, vetëm biznese të mëdha, debia shkon rreth 30 milionë lekë. Kryeministri në bisedë me punonjës të OSHEE që po kryejnë çdo ditë në terren këtë operacion kërkoi vendosmëri dhe ndershmëri prej tyre.
?Ju duhet të jeni shumë të vetëdijshëm që keni në dorë një përgjegjësi të madhe kombëtare, një përgjegjësi të madhe që duhet ta mbajë secili në pjesën e vet të detyrës. Elektricistë, lexues, inxhinierë, të gjithë çfarë jeni duhet të kryeni detyrën me vetëdijen më të lartë se ky është një operacion që nuk do të mbarojë. E në këtë operacion kushdo që të dalë përpara si hajdut, qoftë nga ata që janë mësuar të konsumojnë energji në kurriz të të tjerëve, qoftë nga ata në kompani që janë mësuar t?i lexojnë sahatet për qejfin e hajdutëve do të ndëshkohet pa asnjë tolerancë. Sepse, në fund të fundit ju, e dini shumë mirë, që të gjithë, se nuk mundet që të ketë një vjedhje kaq të përhapur, në qoftë se nuk ka bashkëpunim nga brenda kompanisë, nga njerëz që shkojnë dhe bëjnë lojëra me fatet e popullit shqiptar dhe me paratë e këtyre të tjerëve; pensionistë, persona me aftësi të kufizuar, familjarë, biznesmenë që i qëndrojnë korrekt detyrimeve. Kjo lojë mbaroi. Është koha tani, që secili t?i shërbejë këtij vendi duke bërë thjesht dhe vetëm detyrën e vet, aq sa e ka. Nga unë i pari, tek më i fundit këtu në radhë. Nga pensionisti e deri tek njeriu më i pasur që mund të jetë sipërmarrës.?
Për Kryeministrin nuk bëhet fjalë për një aksion të përkohshëm: ?Nuk është aksion. Është operacion i një trupi që i ka nga të katër anët metastazat e kancerit të hajdutërisë. Kjo Qeveri e ka ndarë pozicionin e vet që ditën e parë: Është në krahun e atyre që respektojnë ligjin, është në krahun e atyre që e paguajnë energjinë?
Në bisedë me bizneset përreth, Kryeministri u shpreh se Qeveria është në krah të sipërmarrjes që respekton ligjin. Të gjithë janë të barabartë para ligjit u shpreh Kryeministri dhe historia e abuzimit s?mund të vazhdojë më.
?Erdhëm këtu për të dhënë mesazhin që jemi në krahun e njerëzve që kryejnë detyrimet. Kjo është historia e këtyre viteve, njëri këtu që paguan gjithçka dhe njeri ngjitur që bën biznes dhe paguan si furrë buke. Nuk është kuptuar asnjëherë se si ju dhe të gjithë ata si ju duhet të paguajnë edhe për ata të tjerët që nuk paguajnë. Kjo nuk do të vazhdojë më. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk jemi në krahun e atyre që bëjnë biznes në kurrizin tuaj,? – u shpreh Kryeministri, teksa foli me një prej drejtuesve të një biznesi në autostradë. Drejtuesi i biznesit i tha Kryeministrit se ai paguan energjinë ?njësoj si çdo detyrim tjetër, njësoj si ç?paguhet çdo shërbim që merr.?
Ndërsa biznesmenët përshëndeten këtë iniciativë të Qeverisë, duke shprehur besimin se zbatimi i saj do të vendosë disiplinën e munguar prej kohësh në pagesat e energjisë elektrike.
?Ju përgëzojmë shumë për iniciativën, për këtë iniciativë të mrekullueshme. Shpresojmë që të vihet rregull. Me shumë kënaqësi e mirëpresim dhe më duket diçka shumë pozitive nëse vërtet do të arrijmë të vëmë rregull edhe të paguajnë të gjithë ashtu siç duhet të jetë,? – u shpreh një tjetër prej biznesmenëve të rregullt të kësaj zone.
Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE Arben Seferi.
Zonja dhe zotërinj,Edi Rama gënjeu dje publikisht, kur tha s...
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thënë gj...
Deputetët demokratë analizojnë pasojat dramatike që do sjell...
Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron se lufta antifashiste nu...
Nga Librazhdi, Kryeministri Rama njoftoi përgatitjen e një p...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha shkruan ne rrjet...
Deputetetja demokrate, Mesila Doda, thotë se mazhoranca po p...
Nga Sali BERISHAKrahasimi i te pa krahasueshmeve nuk vlen. A...
Zoti Kosta dy ditë më pare deklaruat ne Komisionin e Veprimt...
Blendi Fevziu thotë se portretet e Enver Hoxhës gjatë 70-vje...
Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se është dakord me hapjen e...
Edhe sot, përmes Kryetarit të SHQUP-it, opozita vazhdoi të b...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim ...
Kryetari i grupit parlamentar demokrat denoncon rastin e dre...
*Deklaratë për shtyp e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të...
Edgari: Ky eshte elif matrak dhe pas nje viti ne pushtet nuk...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se pjesa më e madhe e d...
Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet në Vjenë në Forumin Eko...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, nëpërmjet një po...
Spartak Ngjela thotë se hapja e bunkerit antiatomik të dikta...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...