Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Deputetët demokratë analizojnë pasojat dramatike që do sjellë buxheti në shëndetësi, në çështjet sociale e në shtresat në nevojë. Banorët e Bregut të Lumit rrëfejnë mjerimin ku ndodhen.
Deputetët demokratë të Komisionit parlamentar të çeshtjeve sociale dhe shëndetësisë, u mblodhën sot në zonën e Bregut të Lumit me pjesëmarrjen e banorëve të minibashkisë 8, 9 dhe 11.
Në takim merrnin pjesë dhe ekspertë të pavarur të shëndetësisë dhe kryetarët e minibashkive.
Kryetarja e komisionit Albana Vokshi tha se buxheti 2015 është hartuar pa transparence pa dëgjuar asnjë zë të qytetarëve apo grupeve të interesit. Zonja Vokshi tha se opozita në drejtimin e kryetarit Basha po zhvillon takime në cdo qytet me grupe sociale për të zbërthyer buxhetin e krizes dhe varfërisë së shqiptarëve.
Banorët të cilët morën pjesë në takim shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me heqjen e energjisë elektrike. Jam e papunë dhe më kanë hequr dritat, tha një grua, vajza ime e vogël mëson pa drita, shtoi ajo.
Unë jam vetë i shtatë në familje, i vetëm punoj, shitës ambulant. Si do t?i rris fëmijët e mi, mendon ky shtet për ne apo jo?-tha një tjetër banor.
Kam faturën që më vjen edhe pse nuk kam drita, u ankua një grua. Më vjen fatura aforfe, kjo është tmerr ç?po na bën kjo qeveri, theksoi një grua pa të ardhura ekonomike të cilës ia kanë prerë energjinë.
Në takim u shprehën shqetësime edhe në sektorin e shëndetësisë.
– Kam vajzën sëmurë dhe askush s?e ka parë në spital, tha një nënë e shqetësuar pas neglizhencës së treguar ndaj saj.
Sektori i shëndetësisë është në pikën më të dobët. Mjekësia është hani i zi i korrupsionit dhe Rama e Beqja janë arkitektët e kësaj krize, tha zonja Vokshi. Monopoli i ilacceve është tenderuar nga klinetë pranë qeverisë duke sjellë ilaçe më të shtrenjta, vërehet mungëse e madhe e ilaçeve në spitale. Njerëzit në nevojë nuk kanë akses tek shërbimet shëndetësore, shtoi ajo.
Ish ministri i shëndetësisë Tritan Shehu tha se Buxheti 2015 nuk sjell prespektivë për shëndetësinë dhe fondet janë minimale në nivelin 2, 8 % te GDP-së.
Premtimet e Ramës për shëndetësi falas janë iluzion dhe gënjeshtër. Rama nuk ka guxim të thotë që shëndetësia është falas pasi është e papërballueshme. Ndërkaq ekspertët theksuan se ilaçet e rimbursuara janë reduktuar ndjeshëm për të sëmurët kronikë dhe se listat e rimbursimit favorizojnë kompanitë e qeverisë. Ekspertët thanë se ndërkohë që investimet e Rilindjes në 2014 dhe 2015 për shendetësinë janë zero në dy vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike kanë kapur mbi 100 milion dollarë.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se qeveria e Ramës po rëndon buxhetet familjare me
460 milion dollarë taksa që do paguhen direkt nga nevojtarët.
Kjo qeveri, tha zonja Tabaku, nuk mban përgjegjësi për njerëzit në nevojë dhe i diskriminon ata duke i prerë listat e ndihmës sociale.
Ky buxhet nuk ofron vende pune nuk ndihmon as biznesin që të hapë vende të reja pune.
Nga një vend me taksa të ulëta konkurues tani nga Shqipërise po i ikin bizneset. 200 lek rriten pensionet nderkoh që çmimet janë galopante.
700 lek rimbursimi për energjinë ndërkohë që fatura rritet 2800 lek, shtoi ajo.
Deputeti Myqerem Tafaj tha se papunësia e të rinjve po kalon mbi 50 përqind. ??Ne e lame 13 përqind papunësinë, keta po e çojnë 20 përqind. Kanë goditur biznesin privat me taksa te larta dhe ai nuk përballon hapje të vendeve të reja, tha zoti ai. Gjatë takimit deputetët dëgjuan problemet e shumta të banorëve ku të rinjtë që kishin mbaruar studime edhe jashtë Shqipërisë përballen me papunësine dhe show-n e qeverisë për kinse hapjen e zyrave të punës. Pensionistët ngritën zërin për fatura aforfe të energjisë dhe fatura të larta ilaçesh. Një nënë e papunë tha se nuk paguante dot ilaçet e vajzes dhe faturat e kamat vonesat e energjisë. Një invalid tha se i ishte hequr nga e drejta e invaliditetit. Banorët ngritën dhe braktisjen që u ka bërë qeveria dhe shpërfilljen në ndërtimin e një shkolle dhe qendër ambulance në Bregun e Lumit.
Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron se lufta antifashiste nu...
Nga Librazhdi, Kryeministri Rama njoftoi përgatitjen e një p...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha shkruan ne rrjet...
Deputetetja demokrate, Mesila Doda, thotë se mazhoranca po p...
Nga Sali BERISHAKrahasimi i te pa krahasueshmeve nuk vlen. A...
Zoti Kosta dy ditë më pare deklaruat ne Komisionin e Veprimt...
Blendi Fevziu thotë se portretet e Enver Hoxhës gjatë 70-vje...
Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se është dakord me hapjen e...
Edhe sot, përmes Kryetarit të SHQUP-it, opozita vazhdoi të b...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim ...
Kryetari i grupit parlamentar demokrat denoncon rastin e dre...
*Deklaratë për shtyp e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të...
Edgari: Ky eshte elif matrak dhe pas nje viti ne pushtet nuk...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se pjesa më e madhe e d...
Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet në Vjenë në Forumin Eko...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, nëpërmjet një po...
Spartak Ngjela thotë se hapja e bunkerit antiatomik të dikta...
Nga Sali BERISHAMë 22 nëntor qindra mijëra shqiptarë shprehë...
Astrit Patozi në një intervistë të dhënë për emisionin “E Di...
Kryetari i Partisë Demokratike falenderon qytetarët që morën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...