Ngjela: Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Duka, duhet flakur jashtë Federatës me çdo mjet
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar kreun e FSHF, ai shkruan n...
Sinodi i ipeshkëve ka një objektiv ambicioz: ai synon të pajtojë katolikët me kishën mëmë në temat martesë dhe familje. A është kjo e mundur? Prifti evangjelist Jens-Martin Kruse në Romë tregon optimizëm të përmbajtur.
Vetëm pak minuta ndajnë kishën Chiesa Evangelica Luterana nga qendra e pushtetit të Kishës Katolike. Mes tyre pulson jeta e gjallë, e zhurmshme dhe e larmishme në mes të vjeshtës në Romë. Jens-Martin Kruse është prift i komunitetit të vogël evangjelist. Në këtë anë të Tiberit ai organizon jetën kishtare protestante.
500 anëtarë ka komuniteti. Kisha e Krishtit një ndërtesë kompakte në jugendstil e cila të dielave mbushet deri në vendet e fundit. Dy papë kanë qenë atje. Gjon Pali II në të dielën e tretë të adventit 1983, dhe pasuesi i tij Benedikti XVI ka mbajtur këtu një predikim para katër vjetësh. Pa dyshim vizitat kanë pasur rëndësi historike. Me krenari Kruse i përjetësoi ato me një vepër memoriale me titullin “Ekumenia në Romë”.
Ndikimi i papës së ri
Jens-Martin Kruse
Por prej kohësh në Via Toscana Nr.7 ndihet fryma e një Pape të tretë. “Mënyra se si e kryen Françesku funksionin e tij prej një viti e gjysmë ka ndryshuar shumë gjëra” thotë Kruse me mirënjohje. Ai ia ka dalë të dëshmojë me mënyrën e jetesës së tij besueshmërinë tek besimi i krishterë.
Prifti evangjelist i peshon me kujdes fjalët e tij. Si njeri i kishës nga një vend i reformacionit ai është një ambasador në Romën katolike. Ajo që ai thotë apo bën regjistrohet me kujdes nga Vatikani. Këtë Kruse e di.
Martesa dhe familja, seksualiteti dhe ndarjet – këto janë mollë sherri në sinodin e jashtëzakonshëm të ipeshkëve, për të cilin Papa Françesku kishte thirrur në qytetin e përjetshëm barinjtë e rij. Kruse ende shpreh habi për ato që ndodhin në Vatikan: “Para dy, tre vjetësh askush nuk mendonte se këtu në Romë mund të zhvillohej një diskutim i tillë”, thotë ai. Në periudhë afatgjatë ky zhvillim do të japë fryte, beson ai. Ai është dakord me perceptimin se mes mësimit të Kishës dhe realitetit të jetuar ka një diskrepancë. Shumë të krishterë katolikë jetojnë ndryshe nga ajo që u predikon Kisha. Kruse ka në mendje në radhë të parë çiftet katoliko-evangjeliste të komunitetit të tij.
Paralele mes protestanëve dhe katolikëve
Papa Françesku në sinodin e ipeshkëve në Vatikan
Me gëzim dhe simpati të madhe sheh Kruse atë që po ndodh në anën tjetër të Tiberit. “Asnjë Kishë nuk mund të tregohet më indiferente për atë që ndodh te tjetra”, thotë ai. Edhe kjo është pjesë e ekumenisë.
Natyrisht ka paralele sa i takon raportit të të dy kishave me seksualitetin. Tema “familje” i preokupon të gjitha kishat, pasi ndodhen para sfidës për të shoqëruar beqarët, çiftet dhe familjet në realitete jetësore që po ndryshojnë vazhdimisht dhe shumë. “Për këtë na duhet të gjejmë përgjigje të përshtatshme!”
Por cili imazh i familjes është bashkëkohor? Përpjekja për gjetjen e përgjigjeve e ka tronditur Kishën Evangjeliste në Gjermani (EDK) muajt e fundit. Shumë protestantë ende nuk e kanë harruar zënkën për të ashtuquajturën “dokumenti i familjes” i Këshillit të EDK-së. Kritikët mendojnë se martesa për gjithë jetën vlerësohet shumë pak, ndërsa familjet patchwork favorizohen. Gjithashtu ata kritikojnë rritjen e vlerësimit për martesat e homoseksualëve. Zënka vazhdoi për muaj me radhë. Prifti Kruse e ka ndjekur atë nga larg. “Bazamenti bibliko-teologjik i imazhit të martesës dhe familjes për mua nuk ishte shtjelluar sa duhet”, shpreh keqardhje Kruse.
Aq i ashpër ishte debati për imazhin e familjes në gjirin e protestantëve, në bashkësitë fetare, gazetat e kishës apo në tryezat e mbrëmjes, sa frontet mes modernizuesve dhe konservatorëve u mjegulluan. Një tjetër tekst i EKD për mënyrën si mendon kjo kishë për seksualitetin aktualisht është pezull, ndoshta pasi këkohet të shmangen konflikte të reja.
Vendimet mund të zgjasin
Kryetari në largim i Këshillit të EKD-së Nikolaus Schneider i formuloi kështu pritjet ndaj sinodit për familjen në Romë: ai shpreson në veçanti impulse ekumenike. Përse të mos diskutojnë dy Kishat së bashku për imazhin e tyre të krishterë për familjen? “Nëse tek katolikët lëviz diçka, atëherë kjo ndikon edhe në raportin me kishat e tjera”, beson prifti Jens-Martin Kruse.
Dy javë me radhë ipeshkvijtë katolikë diskutuan për çështje të nxehta – trajtimin e të divorcuarve që rimartohen, çështje të mbrojtjes nga shtatzania e padëshëruar, partneriteti pa martesë zyrtare, homoseksualiteti, fertilizimi in-vitro. Do të merren vendimet në këtë sinod apo vjeshtën e ardhshme? Kruse nuk e beson. “Ndryshime do të ketë patjetër por kjo do të zgjasë.” Fryma që drejton sinodin nuk mund të zhduket dhe diskutimi nuk mund të kthehet mbrapsht. “Kisha Katolike i ka hyrë një rruge për të afruar seriozisht realitetin me atë që predikon.”
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar kreun e FSHF, ai shkruan n...
Nuk duhet një dron dhe as një flamur me simbole shqiptare, p...
Masave të rrepta të marra nga Policia Rrugore nuk kanë mundu...
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç është përfshirë në një a...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kreu i grupit ...
Megjithë tensionimin aktual të marrëdhënieve Serbi-Shqipëri,...
Incidenti zbuloi realitetin e marrdhënieve mes Serbisë dhe S...
Nga Kastriot MYFTARAJ(Mbi deklaratën e Federatës së Futbolli...
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme...
Një fotografi që po qarkullon në internet, bëhet një krahasi...
Pavarësisht se kush është përgjegjës për provokimin me minik...
Ky eshte shkrimi i pare, te cilin e kemi mare nga gazeta Pan...
Hakerat sulmojne dhe japin nje mesazh nga faqja zyrtare e te...
Dritan Hoxha, themeluesi i Top Media Group, ka lindur në 16 ...
Ne Durres po zhvillohet Festivali i 16-te nderkombetar i fem...
Në rend të ditës në konferencën e Departamentit të Shtetit ë...
Nga Kastritot MYFTARAJ1)Nëse e shikoni me vëmendje hartën e ...
Nga Kastriot MYFTARAJNuk ka qenë dorë shqiptare ajo që dërgo...
Ngjarja në stadiumin Partizan është e paparë deri tani në nd...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...