web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Per tenderin 23 milione euro dhe perfshirjen e Genc Pollos

15 Tetor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Ky eshte shkrimi i pare, te cilin e kemi mare nga gazeta Panorama ku eshte botuar muaj e muaj me pare. Ky eshte alarmi i pare i tenderit te perfolur sot edhe nga PD. Ne fakt pergjegjesia duket se ne te gjithe argumentimin te con tek Genc Pollo i cili ka dashur ta coje kete fond tek te preferuarit e tij. 

Mesohet se gjykata ka rezuar ish-ministrin Pollo i cili “luftoi” por humbi, tani ben zhurme per te justifikuar zullumet e tij personale.

Per ata qe e duan RTSH-ne….

Zhurma mediatike, lidhur me tenderin e digitalizimit te teknologjise se transmetimeve tokesore te RTSH-se, nuk eshte aspak e rastesishme. Kundershtaret e ketij procesi, qofshin biznesmene te interesuar per fitime te majme, qofshin politikane me interesa te kuptueshme, qofshin edhe media private, qe ndihen te rrezikuara, nuk po lene gje pa bere me qellim ndalimin e tij.

Lidhur me kete ceshtje deshiroj te sqaroj sa me poshte.

Jo. As qeveria, as Ministria e Teknologjise dhe Inovacionit, as Ministri Pollo nuk e kane bere nje gje te tille.

Ishte vendimi i drejtuesve me te larte te RTSH-se qe tenderi te zhvillohej nga strukturat shteterore. Menduam se nuk kishim  aftesine dhe kapacitetet per te nderrmare zhvillimin e nje tenderi te ketij niveli. A e kishim gabim? Kjo le vend per te diskutuar. Por askush nuk na e mori me perdhune zhvillimin e ketij tenderi.

Vetem dhe vetem taksapaguesi shqiptar. Pra, ky tender i sherben vetem interesit publik.

Me dy licensat e saj, te dhena unanimisht nga Parlamenti Shqiptar qe para 6 vjeteve dhe te perseritura edhe me ligjin e ri per mediat digitale, RTSH do te mbuloje me nje rrjet te dyfishte gati te gjithe territorin e Shqiperise, duke mbuluar me shume se 97% te popullsise se saj. Asnje televizion tjeter nuk do e kete kete mundesi, te pakten per dhjetevjecarin e tanishem.

RTSH do te transmetoje nje numer te madh programesh, qe, pervec programeve te saj do te perfshijne edhe programet e televizioneve private te vendit tone, si edhe nje numer programesh te televizioneve me te njohura europiane, duke perfshire ato italiane, franceze, e me shume se kaq, si edhe kanalet prestigjioze BBC, Euronews dhe CNN.

Te gjithe qytetaret e Republikes se Shqiperise, pa perjashtim, kudo qe banojne, do e kene kete sherbim, duke paguar vetem taksen per aparatin marres.  

Shqiptaret duhet te dine se RTSH ka siguruar te drejtat ekskluzive per transmetimin e kampionateve europiane dhe boterore te futbollit, edhe per shume vite me radhe, te pakten edhe per kete dhjetevjecar.

Shqiptaret duhet te dine se ekrani i RTSH do t’u ofroje edhe shume aktivitete te tjere sportive nderkombetare, sic jane kampionatet e volejbollit, te basketbollit, te peshengritjes, te notit, te atletikes se lehte, si edhe transmetimin e olimpiadave dimerore dhe verore. Kjo eshte bere tashme nje gje e zakonshme ne ekranin e RTSH-se, por do kete si risi se, qe ketej e tutje, keto transmetime do te behen vetem nga ekrani i RTSH-se.

Kuptohet se RTSH, me infrastrukturen e tij, qe do ndertohet brenda dy viteve te ardheshme, do te kthehet ne nje aktor te rendesishem te tregut mediatik elektronik shqiptar, i fuqishem per nga teknologjia, i larmishem per nga programet, i fuqishem edhe per nga ana ekonomike.

Cka shpreha me siper, hedh drite mbi pakenaqesite e atyre, te cileve u preken interesat, prandaj cdokush e kupton pse luftohet aq shume ndaj tenderit te RTSH-se.

Zoti Dalipi e konsideron kete projekt absurd dhe deklaron se ai nuk do kete interes publik, por sic shihet, perfitimi publik do jete shume i madh.

Ai u mbeshtet ne strategjine per kalimin nga transmetimet analoge ne ato teresisht digitale, per te cilen u punua per me shume se tre vjet.

Edhe kjo strategji eshte sulmuar jo pak, duke arritur deri aty sa te thuhet e te shkruhet se ajo nuk ka nivelin e duhur dhe se per hartimin e saj nuk jane pyetur grupet e interesit.

Asgje nga keto nuk eshte e vertete. Te flitet per kete, kerkon shume kohe, prandaj nuk po zgjatem me tej.

Strategjia eshte miratuar nga Qeveria ne maj te vitit te kaluar. Dokumenti i miratuar nga Qeveria nuk diskutohet, por vetem zbatohet.

Per te pergatitur dokumentet e tenderit zoti Pollo ftoi nje soecialist ten je kompanie neo-zelandeze, zotin Shaun McBride. Perzgjedhja e tij ishte e cuditshme sepse ai, sic del nga CV e tij, e botuar zyrtarisht nga ai vete, nuk e njeh fare fushen e transmetimeve televizive.

Zoti McBride erdhi ne Shqiperi ne shkurtin e kaluar, pasi kishte vetem 4 muaj qe kishte filluar pune tek kompania ?Kordia?.

Profesioni i tij ishte ndertimi i rrjeteve te internetit ne kampuse universitare dhe komplekse tregetare.

Vete kompania ?Kordia? ka ndertuar nje rrjet DVB-T ne Zelanden e Re dhe cuditerisht e ka bere me pajisje te kompanise gjermane ?Rohde&Schwarz?. Sot, pas kerkeses se zotit Pollo, kerkon qe tenderi t?i jepet kompanise ?Ericsson?.

Materialet e punuara nga zoti McBride, duke perfshire edhe parametrat e pajisjeve, qe ishin objekt i tenderit, iu ofruan kompanive, te cilat kishin shprehur deshiren per te qene ofertuese per projektin e RTSH-se.

Numri i kompanive, te cilat shprehen deshiren per te qene pjese e tenderit te RTSH-se, ishte rreth njezete, gje qe flet se nuk kishte asnje kufizim apo shkelje te barazise ndaj kompanive, sic eshte shprehur ndonje politikan.

Me vendim unanim te te gjithe anetareve te Komisionit te Vleresimit te Ofertave (KVO), fituese, me diference te madhe pikesh me dy kompanite e tjera, u shpall kompania gjermane “Rohde&Schwarz”.

Per vendimin e KVO ekziston nje material i gjere dhe i hollesishem, qe iu dorezua autoritetit kontraktor me daten 24 maj te ketij viti.

Edhe sot, te gjithe anetaret e KVO i qendrojne ketij dokumenti.

Botimi i shpalljes se fituesit, i bere nga autoriteti kontraktor me daten 17 qershor eshte jo i ligjshem.

Askush nuk ka te drejte te anashkaloje vleresimin e KVO-se te zgjedhur ne baze te ligjit. Dhe kete KVO e ka ngritur vete zoti Pollo. Eshte rast i pare, besoj, ne vendin tone qe KVO nuk eshte e te njejtit mendim me autoritetin kontraktor, pra me zotin Pollo.

Nuk mund te behet rivleresim ofertash nga persona qe kane marre pjese ne pergatitjen e dokumenteve te tenderit, sic eshte rasti i zotit McBride. Kete e ndalon rreptesisht ligji mbi prokurimet ne Republiken e Shqiperise.

Nuk duhet harruar, sic ben zoti Pollo, se zoti McBride nuk erdhi ne muajin qershor, per te bere vleresimin e ofertave, por erdhi ne muajin shkurt per te pergatitur dokumentet baze te tenderit.

Ne qershor ai u thirr per te vleresuar punen e tij, qe per fatin e keq nuk nxorri fituese kompanine ?Ericsson?. Cfare ere mban kjo, po ia le ta gjykoje lexuesi i ketyre rreshtave.  

Vleresimet e zotit McBride jane jo vetem joprofesionale, por edhe tendencioze, duke patur si qellim vetem permbysjen e nje rezultati, qe nuk mund te permbyset. Cdo veprim i tij ka si qellim qe te nxjerre fituese kompanine ?Ericsson AB?, e cila eshte shume larg ne te gjithe drejtimet nga kompania ?Rohde&Schwarz?.

Ky tender, padyshim, do te kontrollohet nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe, jam i bindur, se punonjesit e tij do e verejne lehtesisht manipulimet, qe zoti Pollo dhe stafi i tij i afert kerkojne te bejne.  

Sic e ka njoftuar gazeta ?Panorama?, ne numrin e saj te dates 4 qershor, shoqeruar lajmin edhe me dokumentin e firmosur nga te gjithe anetaret e KVO, fituese me 8,5 pike me shume se vendi i dyte eshte shpallur kompania gjermane ?Rohde&Schwarz?.

Pa asnje dyshim, po.

Propozimi i saj eshte me i miri, bile nuk ka te krahasuar me propozimin e kompanise, te cilen zoti Pollo kerkon ta nxjerre te paren.

Kompania gjermane u eshte pergjigjur me saktesi te gjithe kerkesave te dokumenteve te tenderit, duke ofruar pajisjet me te mira te tregut te sotem boteror.

Transmetuesit dhe perseritesit televizive digitale, se bashku me pajisjet mbeshtetese te tyre, te ofruar prej kompanise ?Rohde&Schwarz?, jane te teknologjise se fundit, me perparesi te medha ndaj te njejtave pajisje te ofruara nga kompanite e tjera, ne menyre te vecante ndaj transmetuesve te ofruar nga kompania ?Ericsson AB?. Ato jane jo vetem me cilesore, por edhe me te sigurta ne funksionim. Pervec te tjerave, transmetuesit e kompanise “Rohde&Schwarz” kane nje konsum energjie shume me te vogel se pajisjet e ofruara nga konkurrenti saj, qe nuk po le gur pa levizur per te fituar dicka qe nuk mund te fitohet.

Kompania “Rohde&Schwarz” ka fituar piket maksimale ne te gjithe kerkesat e parashtruara nga dokumentet e tenderit, pervec nje rasti, kur mori nje pike me pak se njera nga kompanite rivale me te, kompania “Ericsson AB”.

Oferta e kompanise gjermane perfshin te gjithe pajisjet dhe sherbimet e kerkuara, ndersa oferta e kompanise suedeze le per te deshiruar ne kete drejtim. Per me teper, nje numer jo i vogel pajisjesh te ofruara nga kompania suedeze, jane jashte cdo lloj standardi dhe me cmime shume te larta, gje qe te shtyn te mendosh se fitimet, qe kjo kompani do te realizoje nese fiton, jane ne shuma marramendese.

Kompania gjermane “Rohde&Schwarz” dallohet edhe ne propozimin financiar: eshte e vetmja qe ka propozuar nje kredi (kredi e mbeshtetur nga ?Deutsche Bank?), qe mund te perdoret menjehere. Kompania gjermane eshte e vetmja qe ka paraqitur edhe sigurimin e kesaj kredie, te cilin e ka bere prane kompanise me emer te sigurimeve ne Europe, Euler-Hermes. Kompanite etjera nuk e kane bere kete, megjithese kjo ishte kerkuar.

Eshte kjo aresyeja qe kompania gjermane “Rohde&Schwarz” e fillon projektin qe te nesermen e firmosjes se kontrates dhe e mbaron ate tre muaj para afatit te vendosur nga BE.

Pa asnje dyshim, jo.

Vete shpallja e fituesit, ne 17 qershor, qe eshte i ndryshem nga fituesi i perzgjedhur nga KVO, duhet ta kishte bindur zotin Dalipi se askush, aq me teper autoriteti kontraktor nuk e ka perkrahur kete kompani .

Para me shume se dy muajsh, ne nje prononcim per kete tender, zoti Taulant Balla beri nje deklarate, e cila u botua ne gazeten “Shqip”, te dates 26 prill, ku ai thote:

“…Nje kompani gjermane, e interesuar per kete tender, eshte vene nen presion dhe i eshte thene se nese ajo deshiron ta fitoje tenderin, duhet te jete partnere me ministrin…Kompania gjermane, nje nga me te medhate ne bote, e cila ka mare garanci per financim nga “Deutsche Bank”, po vuan presionin korruptiv…”.

Qarte, shkurt dhe sakte.

Kompania gjermane nuk ishte e favorizuar, por, gjithnje sipas zotit Balla, ishte vene nen presion.

Sot, cuditerisht, deklarohet se nuk eshte kompania, qe i neneshtrohet presionit te Ministrit, por qenkerka Ministri, qe e perzgjedh ate ne kurriz te kompanive te tjera.

Me shpalljen e dy fituesve, qe ka bere Ministria e Inovacionit dhe Teknologjise, duket qarte se perkrahja e kesaj kompanie, nga ana e Ministrit, nuk qendron. Per me teper, veprimet e fundit te zotit Pollo dhe te stafit te tij, ne te cilat shpallet fituese kompania ?EricssonAB? dhe vendoset qe kontrata te firmoset urgjent me kete kompani, nuk flasin per favorizimin e kompanise gjermane, por per favorizimin korruptiv te kompanise suedeze.

Duke qene njeri prej pjesetareve te Sekretariatit Teknik, qe mori pjese ne ndertimin e strategjise te kalimit nga transmetimet analoge ne ato teresisht digitale, duke qene nje nga drejtuesit e projektit te digitalizimit te teknologjise se prodhimit dhe transmetimit te programeve te RTSH-se dhe, duke qene nje nga anetaret e KVO te tenderit te shumeperfolur, deshiroj te shpreh mendimin se propozimi i kompanise gjermane “Rohde&Schwarz” eshte i vetmi qe ploteson, parametrat teknike te pajisjeve dhe sherbimeve te parashtruara ne RFP.

Zoti Pollo nuk eshte i bindur per vleresimin e KVO, megjithese eshte ai qe e ka ngritur zyrtarisht kete KVO.

Zoti Pollo deshiron te pranoje vleresimet e bere nga kompania Kordia dhe punonjesi i saj, zoti McBride, megjithese kjo eshte ne kundershtim me ligjet e vendit tone.

Atehere duhet nje arbiter i besueshem dhe professional. Le t?i drejtohemi EBU, Bashkimi Europian i Transmetuesve Televizive, qe e drejton kete proces ne te gjithe Europen dhe ka specialiste te afte ne kete drejtim.

Ne kete bote asgje nuk eshte perfekte. Edhe procesi i digitalizimit te transmetimeve tokesore te RTSH-se, duke perfshire dhe tenderin, qe e shoqeron, mund te ishin bere me mire.

Zoti Dalipi deklaron se ky projekt eshte pa tavan, pra me fjale te tjera pa fond limit. Kjo nuk qendron.

Fondi limit, i pergatitur nga stafi teknik i RTSH-se, ishte 20 milione euro, pa TVSH. Fondi limit i KKRT ndryshonte nga ai i RTSH-se, sepse KKRT ndertonte nje projekt me te gjere, qe RTSH nuk e sheh te mundshem per momentin dhe situaten e saj financiare.

Cmimi i projektit, ku perfshihen te tere pajisjet dhe sherbimet e nevojshme, eshte 21,5 milione euro. Shkon ne rreth 23 milione, sepse, me ndertimin e projektit me kredi, duhet te llogaritet dhe sigurimi i kredise, i cili eshte rreth dy milione euro.

Zoti Dalipi mund te bindet per kete, duke pare dokumentet e tenderit.

Fondi limit prej 21,5 milione euro, nuk eshte vetem per blerje pajisjesh ne kuti, ai perfshin te gjithe elementet e nje projekti “me celesa ne dore”, pra edhe studimin perfundimtar te projektit, edhe instalimin e pajisjeve te ofruara, edhe punimet civile, qe shoqerojne kete projekt, edhe pergatitjen e personelit, e keshtu me radhe.

Sa i perket cmimeve te blerjes, le te kujtojme se 4 transmetues te prodhimit “Rohde&Schwarz”, perdoren prej vitesh nga kompania “Digitalb”. Le te shihen cmimet me te cilet jane blere ato pajisje dhe le te behen krahasimet me cmimet e ofruara sot. Nuk ka asnje dyshim se cmimet e ofruara per RTSH-ne jane me te lira. Dhe po flasim vetem per cmimin e transmetuesit si pajisje ne kuti?

Zoti Dalipi thote se RTSH nuk e perballon dot kredine dhe interesat e saj te larta. Ai arrin deri atje sa te perfytyroje nje te ardhme te zymte per vete institucionin e RTSH-se? Mendoj se shqetesimet e tij jane pa baze.

Kredia e RTSH-se eshte e perballueshme, pa asnje shqetesim,  nga ana e ketij institucioni, ndersa interesat e kesaj kredie, te rendit rreth 2% ne vit, nuk krijojne asnje veshtiresi per shlyerjen e saj.

Duhet te nisim sa me pare zbatimin e projektit te RTSH-se. Nuk ka kohe per te pritur, aq me teper qe afati kufi i realizimit te ketij projekti eshte pas me pak se dy vjeteve. Pas kesaj, Shqiperia do te ndodhet ne nje ?black-out? te plote persa i perket transmetimeve televizive ne territorin e saj.

Nuk duhet te harrojme se te gjithe vendet e BE e kane mbyllur kete proces dhe se vendet e tjera po ecin me shpejtesi per ta permbyllur ate brenda afatit. Duhet te kemi te qarte se nuk ka shtyrje te ketij afati, gje qe eshte perdorur jo pak si ptetekst per frenimin e ketij procesi.

Procesi i digitalizimit te teknologjise se transmetimeve televizive, eshte nje nga 12 kerkesat e shtruara nga BE para Qeverise Shqiptare ne rrugen e saj per integrimin europian te vendit dhe me kete kerkese Qeveria e re do te perballet ne tetorin e ardhshem.

Prandaj duhet te pushohen perpjekjet dhe deklaratat, te cilat gjithsesi jane te kota, kunder projektit te RTSH-se. T?i jepet RTSH-se perkrahja e duhur per te ecur perpara ne rrugen e ndertimit te nje sherbimi televiziv publik, i cili te plotesoje detyrimet e tij ndaj taksapaguesve shqiptare. Le ta bejme kete per t?u ndjere krenare per RTSH-ne e viteve te ardhshme.

Agron Aranitasi.

Anetar i Komisionit te vleresimit te ofertave te tenderit te RTSH.

Drejtor Teknik i RTSH.





Lajmet e fundit nga