Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
105 ditë nga vrasja mafioze e bankierit Artan Santo, zbulohen fakte të reja rreth autorëve të dyshuar. Një qytetar ka dëshmuar në News24 rreth të dhënave të rëndësishme që i ka kallëzuar në polici ,për personat e përfshirë në atentant.
Televizioni News24 ka heshtur deri më sot për interes të hetimit, por përmes gazetarit Artur Cani thyen heshtjen dhe jep disa fakte të reja rreth vrasjes së bankierit Artan Santo. Edhe BalkanWeb përcjell dëshminë e plotë të qytetarit.
Në intervistën e dhënë për gazetarin Artur Çani dëshmitari identitetin e të cilit nuk mund ta bëjmë publik për arsye sigurie, rrëfen se me datën 25 gusht ka komunikuar më Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi për të gjitha të dhënat e shumta që disponon, të cilat sipas tij, mund të zbardhin misterin e autorëve dhe motivit të ekzekutimit të bankierit Santo.
Dëshmitari rrëfen se i ka dhënë Didit emrat e vrasësve, në këmbim të 100 mijë eurove, që si mori kurrë. Kujtojmë që në video ka ndryshuar edhe zëri i denoncuesit, me qëllim që të garantohet anonimti i plotë i tij.
?I njoh vrasësit e bankierit Artan Santo. Kam kallëzuar më 25 gusht emrat e autorëve tek drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kallëzova emrat e autorëve të Artan Santos, tregova madje dhe targën e motorit të autorëve. Kam pritur reagimin e policisë ndaj autorëve, por pas heshtjes iu drejtova një prokurori në Tiranë. Më pas iu drejtova televizionit tuaj, News24?, ka thënë qytetari.
DESHMIA E PLOTE
Dëshmitari: Kam shkuar dhe përqark dhe kam parë disa herë. Ditën që u bë vrasja shkova të shikoja ku parkohej ditë për ditë dhe nuk ishte aty motori. Shkova ditë për ditë atje dhe në krye të 14 ditëve ka dalë motorri i modifikuar.
Gazetari: Çfarë modifikimi i kishin bërë motorit?
Dëshmitari: Para vrasjes motori pjesën e parme dhe të pasme e ka pasur të bardhë, pas vrasjes e kanë bërë të zezë dhe disa modifikime të tjera të vogla që nuk i dallon. Aty u vura në dyshim. Më pas shkova te një miku im në Tiranë për darkë. Atje ku kam dëgjuar një bisedë familjare, që gruaja e këtij zotërisë që ka motorin i ka thënë nënës së vetë që bankierin e ka vrarë sepse më ka marrë 300 mijë euro. Po për këtë nuk kam prova që ta vërtetoj që gruaja e shoferit i ka thënë nënës së vetë. Më pas aty u sigurova më shumë dhe lajmërova policinë, e kam marrë në telefon Artan Didin ( Drejtor i Përgjithshëm i Policisë) dhe i thashë kam zbuluar vrasësit e Artan Santos në këmbim të 100 mijë eurove. Ai pranoi, më tha më jep emrat. I dhashë emrat, më pas ai kërkonte prova të tjera. Kështu që unë vazhdova, pasi unë njihja një mikun e tyre (të autorëve) më pas e kam konfirmuar me miqtë e tij. Njoha një mikun e tyre, mikun e vrasësve edhe i thashë që për mua 99% ata janë. Ai ma konfirmoi duke thënë se ata janë vrasësit dhe se për arsyet e mija personale nuk bashkëpunoj, nuk i denoncoj. Ia tregova dhe këtë Artan Didit që miku i tyre e konfirmon që janë ata, dhe më pas ai kërkoi sërish prova. Nëpërmjet një mikut tim i kam dërguar emrat dhe mbiemrat. E kam parë motorin më datë 16 qershor edhe motorin me targë edhe ata pa kokore, kemi bërë marrëveshje që s?do ia zbuloja askujt. Më tha mos hiq dorë, ata janë por që do e kem të vështirë se policia nuk ka dëshirë ta zbardhë.
Gazetari: Kontakte me njerëz të tjerë?
Dëshmitari: Unë me Artan Didin kam vënë kontakte. Ia kam dhënë emrat, nuk kam interes. Po të kishte interes për 24 orë me provat që i kam dhënë unë duhet ti kishte kapur. Nuk ka interes.
Gazetari: Po pse iu drejtove shtypit?
Dëshmitari: Më vjen inat, e kam bërë marrëveshjen me policinë që këta janë emrat dhe do të japi në këmbim 100 mijë euro, as nuk më thotë që këta janë, do ta mbajë një farë kohe këtë muhabet dhe pastaj ta humbi, prandaj i jam drejtuar shtypit që të konfirmohet është apo jo. Unë për veten time jam i sigurt tre herë.
Gazetari: E ke takuar ndonjeherë Didin?
Dëshmitari: Më ka kërkuar dy herë të takohet ai, por miku im nuk më ka lejuar, pasi ne e kemi hedhur hapin e pare, kemi treguar emrat, ai duhet të hedhi hapin e vetë, të bëjë arrestimet pastaj të takohemi. Duhet të jetë reciproke, nëse nuk bashkëpunon ai përse duhe të takohemi.
Gazetari: Ke frikë të takosh Didin?
Dëshmitari: Frikë nuk kam por nuk kam dhe arsye, unë i jap emrat dhe ai nuk bën punën. Për çfarë ta takoj? Nuk kam besim.
ARTUR ÇANI: DIDI DUHEJ T’I KISHTE DHËNË DREJTIM ÇËSHTJES
Në studion e lajmeve në News 24, gazetari Artur Çani tregon se pasi ka marrë dëshminë, gjëja e vetme që i shkonte në mendje ishte t?i shkonte deri në fund kësaj çështje.
?Dëshmitari bëri kallëzimin, tregoi emrat. Policia ka shumë informacione kontradiktore. Didi duhej t’i kishte dhënë drejtim çështjes?, shprehet ai.
Po sipas Çanit, kjo çështje po tentohet të anashkalohet dhe është neglizhuar.
?Dëshmitari i është drejtuar një prokurori. Nuk është rasti i parë me pikëpyetje te mëdha. Shteti duhet të interesohet për çështjen?, tha ai më tej.
VRASJA
Realisht vrasja e Santos është mbushur plot mister. News24 ju drejtua më 3 tetor Drejtorit të Policisë Artan Didi, por nuk mori përgjigje.
Televizioni iu drejtua dhe sot kreut të Policisë Didi për një takim me të, dhe kreu i Policisë së Shtetit u përgjigj me një sms, ?Drejtohuni në Policinë e Tiranës?.
Biznesmeni Artan Santo, bashkëpronar i medias ?Focus Group?, i ?Bankës Credins? dhe ?TV Scan?, u qëllua mizorisht për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar, paraditen e 26 qershorit, në zonën e ish-Bllokut, në zemër të kryeqytetit, pranë selisë qendrore të ?Bankës Credins?, teksa ishte duke hyrë në institucion.
POLICIA E SHTETIT: PERSONI VETËM TELEFONOI. E FTOJMË TË PARAQITET
Ora 16:30-Pas fakteve nga TvNews24, reagon Policia e Shtetit. Zyra e shtypit, thekson se Policia e Shtetit bën me dije se për ngjarjen në fjalë kanë ardhur me dhjetra informacione në të cilat pretendohet se jepen të dhëna të vlefshme për hetimin.
Deklarata
?Policia e Shtetit ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i është dhënë asaj dhe falenderon të gjithë qytetarët që kanë dhënë këto informacione.
Por Policia sqaron se është e detyruar me ligj që të bëjë vlerësimin e burimeve dhe të vërtetësisë së tyre.
Policia e Shtetit ka strukturat e saj të specializuara të cilat bëjnë verifikimin e të gjitha informacioneve të marra nëpërmjet metodave dhe mjeteve të përcaktuara në ligj.
Të gjitha informacionet që jepen në Policinë e Shtetit kalojnë detyrimisht në këtë proces duke përfshirë edhe ato që mund t?i jepen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nëpërmjet telefonit nga njerëz anonim.
Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim, i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo me ndonjë nga Specialistët e ngarkuar me këtë hetim, është duke ndjekur këtë proces vlerësimi dhe verifikimi qysh nga data e marrjes së tij.
Drejtori i Përgjithshëm mirëpret informacionet që i vijnë atij edhe drejtpërsëdrejti ndonëse kjo nuk është procedura normale, por vlerësimi i këtij informacioni dhe verifikimi i tij bëhen nga strukturat përkatëse të hetimit.
Dhënia e një informacioni Drejtorit të Përgjithshëm nuk përbën arsye për ta vlerësuar këtë informacion më shumë se të tjerët, është grupi hetimor që bën vlerësimin dhe verifikimin e tij dhe mbi këtë bazë së bashku me Prokurorin e ngarkuar për këtë çështje përcaktohet edhe plani i veprimit që do të ndiqet.
Policia është e vetëdijshme që grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitet e mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diziinformacione për të penguar zbulimin e të vërtetës.
Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarit në fjalë që të paraqitet pranë organit procedurial penal që është Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ose Prokuroria e Tiranës, për të dhënë informacionet që ai pretendon se ka lidhur më ketë ngjarje dhe aty do të marrë edhe përgjigjen se çfarë është bërë deri tani me informacionin e dhënë prej tij?.
PROKURORIA E PËRGJITHSHME: PO VLERËSOJMË MAKSIMALISHT ÇDO TË DHËNË
Në lidhje me dëshminë e qytetarit që pretendon se i njeh vrasësit e bankierit të ndjerë Artan Santo, ka reaguar sot edhe Prokuroria e Përgjithshme. Në një reagim për News 24, ata sqarojnë se, ?Po vlerësojmë maksimalisht çdo të dhënë. Hetimi për vrasjen në bashkëpunim me Policinë?.
ÇIPA: TAGRIN PËR VERIFIKIMIN E INFORMACIONEVE I KA PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR
Në një lidhje direkte për News24, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa theksoi se të gjitha informacionet e reja në lidhje me vrasjen e Artan Santos i takojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.
?Policia e Tiranës çdo lloji informacioni që ka në lidhje me të nderin Artan Santo i ka përpunuar dhe po i përpunon për ti dokumentuar në prova ligjore. Si çdo prova që ka pasur do ti transmetohet Prokurorisë që ka në hetim këtë çështje.?-tha Çipa.
Lajmin nëse ka pasur apo jo një denoncim pranë policisë së Tiranës, Çipa nuk dha asnjë detaj. ?Tagrin për të verifikuar çdo të dhënë, që është bërë deri në fund për vrasjen e Santos e ka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, e cila po merret me çështjen?-tha më tej Çipa. Më tej ai shtoi se: ?Çdo e dhënë që i ka shkuar Drejtorisë së Policia ka shkuar në Prokurori. Është punuar dhe po punohet intensivisht deri në zbardhjen dhe vërtetuar autorësinë për këtë vrasje. Besoj që për rastin konkret dhashë përgjigjen e duhur se kjo çështje i takon Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor”.
Një qytetar ka rrëfyer se i njeh vrasësit e bankierit Artan ...
Televizioni News 24, ku Artan Santo ishte aksioner me 50 % t...
Policia ka vënë në pranga ish-drejtorin e një banke të nivel...
Prokuroria e Vlorës kërkon të marrë në pyetje një përfaqësue...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-kreun e INUK...
Një valixhe e dyshimtë që është gjetur në aeroportin “Nënë T...
Të gjithë e përdorim teknologjinë përditë, por rrallëherë nd...
Seria: “Si ndikon teknologjia në trurin tonë”Ashtu si cdo mj...
Privatësia e rigjetur – Apple ka nxjerë një sistem operativ ...
Duket që është krijuar në laborator, një bakter gjysëm-sinte...
Titujt shqiptarë nuk munguan as këtë vit në Panairin e Libir...
Pas arrestimit të një të dyshuari për terrorizëm në Athinë s...
Ministri i Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj tha të diel...
Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Devoll.V...
Disa dhjetëra ithtarë të Enver Hoxhës nga qytete të ndryshme...
Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e sigurisë “Arrest shtë...
Kështu ka thënë Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmi...
Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është godit...
Parlamenti kroat diskuton mbi “Marrëveshjen për Partneritet ...
Për prokurorinë, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ard...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...