Arrestohet ish-drejtori i bankës
Policia ka vënë në pranga ish-drejtorin e një banke të nivel...
Televizioni News 24, ku Artan Santo ishte aksioner me 50 % të aksioneve, pretendon se ka siguruar dëshminë e nje personi i cili ka dijeni për vrasësit.
Bankieri u qëllua për vdekje në afërsi të bankës ?Credins? në zonën e bllokut nga 2 persona me motorr, paraditen e 26 qershorit.
TV News 24 akuzoi gjithashtu policinë se nuk ka vlerësuar informacionin e drejtuar tek numri nje i policisë Artan Didi.
Por në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit thotë se ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i është dhënë.
Më tej thuhet se ?Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim Didit, i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Për policinë nuk ka asnjë dyshim se grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitete të mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diz-informacione për të penguar zbulimin e të vërtetës?.
Më tej, policia përdor tone ironike kundër TV News 24, i cili sipas bluve, me vonesë, por po interesohet për ish-aksionerin që zotëronte 50 % të aksioneve të saj, duke lënë pas dore problemet që ka pasur kur ishte gjallë. Pra debatet dhe konfiktet me biznesmenin tjeter Irfan Hysenbelliu.
Brenda kësaj deklarate shfaqet një dyshim i fortë i bërë publik nga policia në formën e një piste hetimi, për problemet në të kaluarën mes Santos dhe aksionerëve të televizionit.
Gjithashtu prokuroria tha se po vleresohet cdo informacion i dhene nga qytetaret, ne bashkepunim me policine.
Reagimi i plotë i policisë
Policia e Shtetit bën me dije se për ngjarjen në fjalë kanë ardhur me dhjetra informacione në të cilat pretendohet se jepen të dhëna të vlefshme për hetimin.
Policia e Shtetit ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i është dhënë asaj dhe falenderon te gjithe qytetaret qe kane dhene këto informacione.
Por ajo sqaron se është e detyruar me ligj që të bëjë vlerësimin e burimeve dhe të vërtetësisë së tyre.
Policia e Shtetit ka strukturat e saj të specializuara të cilat bëjnë verifikimin e të gjitha informacineve të marra nëpërmjet metodave dhe mjeteve të përcaktuara në ligj.
Të gjitha informacionet që jepen në Policinë e Shtetit kalojnë detyrimisht në këtë proces duke përfshirë edhe ato që mund t?i jepen drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nëpërmjet telefonit nga njerëz anonim.
Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim , i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo me ndonjë nga specialistët e ngarkuar me këtë hetim, është duke ndjekur këtë proces vlerësimi dhe verifikimi qysh nga data e marrjes së tij.
Drejtori i Përgjithshëm mirëpret informacionet që i vijnë atij edhe drejtpërsëdrejti ndonëse kjo nuk është procedura normale, por vlerësimi i këtij informacioni dhe verifikimi i tij bëhen nga strukturat përkatëse të hetimit.
Dhënia e një informacioni drejtorit të Përgjithshëm nuk përbën arsye për ta vlerësuar këtë informacion më shumë se të tjerët, është grupi hetimor që bën vlerësimin dhe verifikimin e tij dhe mbi këtë bazë së bashku me Prokurorin e ngarkuar për këtë çështje përcaktohet edhe plani i veprimit që do të ndiqet.
Policia është e vetdijshme që grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitet e mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diziinformacione për të penguar zbulimin e të vërtetës.
Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarit në fjalë që të paraqitet pranë organit procedurial penal që është Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ose Prokuroria e Tiranës, për të dhënë informacionet që ai pretendon se ka lidhur më ketë ngjarje dhe aty do të marrë edhe përgjigjen se çfarë është bërë deri tani me informacionin e dhënë prej tij.
Policia falënderon mediat që janë të interesuara për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe sidomos NEWS 24 , e cila ndonëse me vonesë po interesohet për ish- aksionerin që zotëronte 50 % të aksioneve të saj , duke lënë pas dore problemet që ka pasur kur ishte gjallë.
Policia ka vënë në pranga ish-drejtorin e një banke të nivel...
Prokuroria e Vlorës kërkon të marrë në pyetje një përfaqësue...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-kreun e INUK...
Një valixhe e dyshimtë që është gjetur në aeroportin “Nënë T...
Të gjithë e përdorim teknologjinë përditë, por rrallëherë nd...
Seria: “Si ndikon teknologjia në trurin tonë”Ashtu si cdo mj...
Privatësia e rigjetur – Apple ka nxjerë një sistem operativ ...
Duket që është krijuar në laborator, një bakter gjysëm-sinte...
Titujt shqiptarë nuk munguan as këtë vit në Panairin e Libir...
Pas arrestimit të një të dyshuari për terrorizëm në Athinë s...
Ministri i Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj tha të diel...
Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Devoll.V...
Disa dhjetëra ithtarë të Enver Hoxhës nga qytete të ndryshme...
Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e sigurisë “Arrest shtë...
Kështu ka thënë Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmi...
Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është godit...
Parlamenti kroat diskuton mbi “Marrëveshjen për Partneritet ...
Për prokurorinë, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ard...
Cmimi i energjise elektrike ne vendin tone pritet te shkoje ...
Faza e parë e një prove knilike për një vaksinë premtuese pë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...