Shtyhet afati i skemës kombëtare/ Salla: Në vijim diskutimet për IPARD
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, njoftoi shtyrjen me 10 ...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, njoftoi shtyrjen me 10 ...
Titujt shqiptarë nuk munguan as këtë vit në Panairin e Libirit në Frankfurt. Për mikrofonin e DW botuesit e shqiptarë shprehen për prezantimin në këtë panair dhe sfidat e librit në shqip.
Nuk është rastësi që evenimenti më i madh botëror i librit zhvillohet pikërisht në vendin ku edhe libri nisi të ‘pushtojë’ botën, në atdheun e Gutenbergut, Gjermani. Mikpritës i mijra botuesve nga e gjitha bota nuk është Mainzi, aty ku nisi revolucioni i librit, por Frankfurti, që është vetëm pak kilometra larg. Ashtu si çdo fillim tetori prej 65 vitesh, qyteti mbi Main mblodhi mijra botues e lexues nga e gjithë bota.
E natyrisht nuk kishte si të mungonte edhe libri shqip, i përfaqësuar në dy stenda, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. Nëse stenda e bollshme e shtëpive botuese kosovare të tërhiqte vëmendien dhe dallohej lehtë, stendën e vogël të Shqipërisë edhe mund ta kaloje pa e vënë re.
Bujar Hudhri
Presidenti i shtëpisë botuese Onufri, Bujar Hudhri, i cili prej vitesh është i pranishëm më stendë në Panairin e Librit të Frankfurtit, thotë për DW se shteti shqiptar e ka harruar librin.
“Mendoj se jemi shteti më i keqparaqitur në Botë në këtë panair. Vendet tona fqinje janë përfaqësuar shumë më mirë, sepse mbështeten nga ministritë e tyre të kulturës. Ndërsa shteti jonë nuk na jep asnjë ndihmë. Kjo është e turpshme. Nëse Ismail Kadare do të fitonte çmimin Nobel, do të kishim qenë të papërgatitur. Edhe kjo qeveri që erdhi nuk e ndryshoi situatën. Jepen para pa fund për festivale, por nuk jepen 20 mije Euro për këtë panair, ku prezantohet kultura e vërtetë e një vendi”, shprehet Hudhri.
Rexhep Hida
Për shkak të pamundësisë financiare, shtëpia botuese Fan Noli, nuk ka marrë pjesë me stendë në dy vitet e fundit. Por për drejtuesin e saj Rexhep Hida, me të cilin biseduam në stendën e librit kosovar, më e rëndësishme është prezenca, se sa pasja e një stende me shumë tituj. “Këtu ka rëndësi lidhja e marrveshjeve. Ne kontaktojmë me agjensitë për të blerë të drejtat e veprave. Ka ikur praktika ku sillen libra, më me rëndësi është pasja e një pike kontakti me botuesit e huaj”, thotë ai për DW.
Ndërsa Edon Zeneli, nga shtëpia botuese kosovare Buzuku shprehet mjaft i kënaqur për paraqitjen e Kosovës. “Mund të them që ky ka qenë viti ku jemi prezantuar më mirë. Stenda jonë ka tërhequr vëmendjen e agjentëve dhe gazetarëvë të huaj dhe mund të them që interesi ka qenë i madh.” Sipas Zenelit përfaqësimi do të ishte akoma më i mirë nëse do të kishin më shumë tituj të përkthyer në gjuhë të huaj, sepse ka pasur kërkesë nga lexuesit e huaj.
Edon Zeneli
Shtëpitë botuese duhet të mos çojnë për botim përkthime jocilësore
Ndër të tjera, pirateria e librit dhe cilësia e përkthimit, kanë qenë tema të diskutuara në aktivitetet e zhvilluara nga organizatorët e panairit, motoja e të cilit këtë vit ishte “The global city of ideas” (Qyteti global i ideve). E natyrisht këto probleme prekin edhe tregun e librit në Shqipëri. Duke u ndaluar tek tema e përkthimeve jo cilësore, Zeneli thotë se shtëpia botuese luan një rol të rëndësishëm. “Varet nga shtëpia botuese nëse ka në plan të botojë një libër cilësor apo ka në plan të fitojë shumë. Nëse librin ia jep një përkthyesi të ri pa përvojë do të paguajë më pak dhe cilësia e veprës do ulet. Më pas shumë i rëndësishëm është korrektimi i përkthmit, por në treg ka shtëpi botuese që nuk kanë një të tillë.”
Botuesi nga Shqipëria Rexhep Hida, thotë se lexuesi shqiptar ka kërkesë të lartë për cilësinë e përkthimeve ndaj duhet patur shumë kujdes. “Lexuesi masiv është zvogëluar, tirazhet kanë rënë nga 30 mijë deri në 300 kopje. Tirazhet kanë rënë, por është rritur kërkesa për cilësinë e përkthimit. Nëse një vepre nuk i gjendet përkthyesi i duhur, ajo vepër dështon. Nuk është thjesht përkthim, por duhet të dish të pëërcjellësh dhe emocionin e duhur, sepse përkthehen idetë dhe figurat. Por në tregun shqiptar ka edhe përkthyes shum të mirë”
Vështirësia e gjetjes së përkthyesve të mirë është një temë që prek çdo shtëpi botuese mendon botuesi Bujar Hudhri, por sipas tij në Shqipëri ky problem ka një specifikë të veçantë. “Ne kemi një problem me cilësinë e përkthimeve tek përkthyesit e rinj, sepse vërehet mungesa e kulturës së gjuhës shqipe. Mund të kenë mësuar shumë mirë një gjuhë të huaj, mund ta zotërojnë shumë mirë atë, por problemi është si e përcjellin në shqip.”
Sipas tij shkak i kësaj situatë është mungesa e mësimit të gjuhës shqipe për një kohë të gjatë në sistemin arsimor dhe mosleximi i në gjuhën shqipe. Në këtë situatë botuesi ka një rol të rëndësishëm, duke mos lejuar çuarjen për shtyp të një përkthimi jo cilësor.
Drejtuesi i shtëpisë botuese Onufri ngre edhe një tjetër problem që po përballet libri në Shqipëri. “Në Shqipëri po ndodh edhe një turp tjetër. Janë bërë botues shpërndarist e librave. Ata identifikojnë librat që shiten më shumë në treg nga letërsia e huaj, kontaktojnë një përkthyes duke i thënë ‘E bën për kaq para?’ dhe këto përkthime ose më saktë përshtatje të shëmtuara të librave të botuar shkojnë tek lexuesi. Ministria e kulturës mund ta ndalojë këtë, por shoh një mungesë vullneti dhe dëshire për të bërë këtë. Nuk mund të përkthehet Joyce nga një fëmijë. Nuk bëhet fjale për libra që nuk i gjen askush, por libra themel të kulturës botërore. Duhet një kontroll, sepse ata libra lexohen nga nxënësit dhe studentët.”
Pas arrestimit të një të dyshuari për terrorizëm në Athinë s...
Ministri i Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj tha të diel...
Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Devoll.V...
Disa dhjetëra ithtarë të Enver Hoxhës nga qytete të ndryshme...
Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e sigurisë “Arrest shtë...
Kështu ka thënë Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmi...
Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është godit...
Parlamenti kroat diskuton mbi “Marrëveshjen për Partneritet ...
Për prokurorinë, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ard...
Cmimi i energjise elektrike ne vendin tone pritet te shkoje ...
Faza e parë e një prove knilike për një vaksinë premtuese pë...
Çfarë ka zbuluar një raport i inspektorëve në prokurorinë e ...
Rreth 200 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në ...
“GSH” ka zbardhur letrën e plotë që Shkëlqim Hadjari i ka dë...
Rreth 300 dosje i janë dorëzuar Prokurorisë nga Administrata...
Hulumtuesit mjekësorë kanë zbuluar se kanceri i mushkërive m...
Situata hidrike paraqitet mjaft pozitive dhe furnizimi i kon...
Në Shqiperi nuk ka asnjë rast te dyshuar të virusit “Ebola...
Përmbajtja e progress raportit të fundit që Brukseli ka hart...
Veprimtarja për të drejtat e shkollimit të vajzave Malala Yo...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...