Vlore/ Kapen 200 kg canabis
Rreth 200 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në ...
Çfarë ka zbuluar një raport i inspektorëve në prokurorinë e Apelit të Tiranës që drejtohej nga Shkëlqim Hajdari. Si ndodhi që u dha urdhri për inspektim. Si lidhet ky kontroll me sherrin Llalla-Hajdari dhe një vëzhgim mbi shndërrimin e organit të akuzës në një teatër sharlatanizmi?.
Shkelqim Hajdari dhe Adriatik llalla
Nga Habjon Hasani/pol-al.com
Më 3 Tetor në Hotel Tirana mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe vartësit të tij Shkëlqim Hajdari ndodhi një incident dhe përplasje që tërhoqi shumë vëmendje mediatike. Kreu i sapo-shkarkuar i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari, e lidh këtë incident me një strategjie të Llallës për spostimin e tij si kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.
Por të tjera të dhëna sugjerojnë se në fakt Shkëlqim Hajdari ka një problem serioz me Prokurorinë e Përgjithshme, fill pasi Llalla ka urdhëruar një kontroll të imtësishëm në prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe Vlorës disa javë më parë.
Si për ironi, informacioni mbi këto kontrolle që po zhvillohen ka dalë nga vetë fjalimi i Llalës në takimin në Hotel Tirana më 3 tetor, në takimin ku ndodhi dhe incidenti.
?Një punë për t?u vlerësuar kryhet nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të veçoja punën profesionale të kryer nga prokurorët e Drejtorisë së Inspektimit, gjatë kontrolleve që ata kryejnë. Kontrolle të cilat tani po kryhen në disa prokurori apeli dhe do të vijoj në të gjitha prokuroritë e vendit?, ? citohet të jetë shprehur Llalla në njoftimin zyrtar të prokurorisë më datë 3 tetor.
Pra kryeprokurori ka folur për kontrolle që po kryheshin nga Drejtoria e Inspektimit, ndaj dhe në kushtet kur një javë pasi ka bërë këtë deklaratë, Llalla shkarkoi dhe Shkëlqim Hajdarin, kontaktuam në Prokurorinë e Përgjithshme për të parë nëse kishte ndonjë lidhje mes këtyre kontrolle për të cilat fliste Llalla dhe prokurorisë së Apelit Tiranë që drejtohej nga Shkëlqim Hajdari. Biseda në vijim është realizuar me një zyrtar të informuar mbi aktivitetin e Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme:
Pol.al: Kryeprokurori Llalla në fjalimin e datës 3 tetor është shprehur se drejtoria juaj ka në proces disa kontrolle në prokuroritë e Apelit. Është me interes të dimë se ku po kryhen ose janë kryer këto kontrolle?
Zyrtari: Po, kjo është e vërtetë. Drejtoria e Inspektimit prej disa kohësh ka nisur kontrolle në prokuroritë e Apelit të Vlorës dhe të Tiranës.
Pol.al: Pra ju po kontrolloni dhe prokurorinë e drejtuar nga Shkëlqim Hajdari deri para pak ditësh. Lidhet shkarkimi i tij me rezultatet e këtij kontrolli?
Zyrtari: Konkluzionet e kontrolleve ende nuk kanë dalë. Por ka të dhëna të shkeljeve flagrante nga puna e bërë deri më tani dhe sigurisht që këto të dhëna kanë pasur ndikimin e tyre dhe për atë që ju pyesni.
Pol.al: Në ç?kuptim të dhëna për shkelje flagrante?
Zyrtari: Po të sqaroj për më kryesoren sipas meje. Një prokurori Apeli, kur i vjen një dosje nga prokuroria bazë, vendos se çfarë duhet të bëjë me të. Vendos nëse dosjen do ta apelojë në Gjykatën e Apelit ose jo. Të njëjtën procedurë kryen dhe me rekurset në Gjykatën e Lartë. Pra vendos nëse dosja duhet dërguar në një shkallë më të lartë të gjyqësorit apo duhet lënë me aq. Pasi bën arsyetimin, prokuroria e Apelit ka detyrimin që përpara se të vendosë që ta pezullojë apo ta mbajë të pushuar dosjen, duhet të marrë njëherë konfirmimin nga Prokuroria e Përgjithshme. Pra duhet të pyetet njëherë Prokuroria e Përgjithshme si filtër i fundit. Kjo procedurë është e përcaktuar me ligj. Nga kontrolli i ushtruar në prokurorinë e Apelit të Tiranës, na rezultoi se kjo prokurori për 99 për qind të dosjeve të pezulluara vendimin e kishte marrë pa kaluar në filtrin e Prokurorisë së Përgjithshme, siç ligji e imponon.
Pol.al: Mund ta thjeshtëzojmë pak me një shembull?
Zyrtari: Dakord. Kemi për shembull rastin e një personi të akuzuar për vrasje dhe për të cilin prokuroria kërkoi dënim 20 vite burg. Gjykata e Shkallës së parë i dha pafajsi këtij personi. Pas këtij vendimi të shkallës së parë, prokurori e kaloi dosjen në prokurorinë e Apelit në Tiranë. Prokurori i Apelit vendosi që të mos e apelonte në gjykatë çështjen. Por kishte detyrimin që përpara se të merrte vendimin të njoftonte prokurorinë e Përgjithshme dhe t?i dërgonte arsyetimin. Në këtë rast të rëndë për një të dyshuar për vrasje, Prokuroria e Përgjithshme nuk është njoftuar dhe dosja u pezullua në prokurorinë e Apelit në kundërshtim me procedurën. Raste të ngjashme janë dhe të tjerat të cilat i shpjegova në parim më lart.
Pol.al: Ju po thoni se prej tre vitesh prokuroria e drejtuar nga z.Hajdari ka shkelur procedurën dhe ka shpërfillur në 99 për qind të rasteve detyrimin ndaj Prokurorisë së Përgjithshme?
Zyrtari: Po.
Pol.al: 99 për qind të rasteve a nuk është një shifër tepër e lartë? Si ka mundur ai t?i shpëtojë vëmendjes tuaj 3 vite rresht? Sepse si rregull në Prokurorinë e Përgjithshme është dikush që merret
me këtë punë dhe ka pasur për detyrë ta mbikqyrë zotin Hajdari, apo jo?
Zyrtari: Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vetëm 6 prokurorë-inspektorë.Ndërkohë që ka dhjetra prokurori në të gjithë vendin. Ky është një volum tepër i madh pune pasi ka probleme nga më të ndryshmet gjithandej. Ndaj dhe me një numër të kufizuar inspektorësh është e kuptueshme që mbikqyrja s?mund të jetë e pandërprerë. Ne kemi kërkuar zyrtarisht pranë qeverisë rritjen e buxhetit për të shtuar dhe 10 inspektorë të tjerë dhe jemi në pritje të përgjigjes.
Pol.al: Me gjithë respektin, por prokuroria e Apelit të Tiranës ndryshon nga Apelet e të gjitha qyteteve të tjera. Tirana është epiqendra e interesave, biznesit dhe kriminalitetit. Si mund të lihej tre vite rresht jashtë vëzhgimit kjo prokurori?
Zyrtari: Ka kontrolle periodike tre vjeçare që janë me rregullore. Edhe përpara tre vitesh prokurorisë së Apelit të Tiranës u kontrollua dhe ju lanë të njëjtat detyra sepse dhe atëherë gjendja njësoj ishte, asgjë nuk ka ndryshuar edhe pas tre vitesh.
Pol.al: Po pse e keni nisur kontrollin pikërisht nga prokuroritë e Apelit të Vlorës dhe Tiranës?
Zyrtari: Sepse nga të dhënat paraprake që ne kemi rezultojnë si dy prokuroritë më problematike në kuadër të këtyre shkeljeve.
-Kur sharlatanizmi institucionalizohet?
Nga intervista e regjistruar me zyrtarin e prokurorisë, bëhen të qarta dy elementë:
Së pari, vërehet se ish-kreu i prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari, ka drejtuar një institucion që kontrollet e kanë gjetur me shkelje serioze të procedurave në ppezullimin e çështjeve. Prokuroria që Hajdari drejtonte i ka pezulluar çështjet me iniciativë të vetë duke shpërfillur detyrimin ligjor për të njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme.
Kontrolli i Prokurorisë së Përgjithshme ka zbuluar se janë 99 për qind e çështjeve të pezulluara që kanë funksionuar në këtë mënyrë. Janë pezulluar në mënyrë të njëanshme dosje ku përfshihen dhe çështje që lidhen me vrasjet, por edhe dosje pronash ku luhen interesa të rëndësishme.
Së dyti, bën përshtypje fakti se ndonëse me një volum shkeljesh prej 99 për qind të dosjeve të pezulluara në prokurorinë e Apelit të Tiranës, Inspektoriati nuk ka nuhatur dot gjë prej tre vitesh me radhë. Është i kuptueshëm argumenti se ky inspektoriat ka një numër modest inspektorësh, por tre vite janë një periudhë e gjatë kohore.
Edhe një menaxher supermarketi, në fund të muajit paraqet bilancin e punës tek shefat e vetë në mënyrë të detajuar, ndërsa bilancet e një institucioni tejet të rëndësishëm si prokuroria e Apelit Tiranë bëhen vetëm një herë në tre vite. Këtu me siguri ka diçka që nuk shkon, diçka që i kapërcen justifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme me procedurën apo me numrin e vogël të inspektorëve.
Ajo çka mbetet në fund, është fakti se institucioni i prokurorisë reflekton një stanjacion të rëndë në eficencën e punës së vetë. Vetëm treguesi dhe kontrolli i bërë në prokurorinë e Apelit të Tiranës vërteton se të gjithë atyre qytetarëve që kjo prokurori ja ka pezulluar dosjen, u është privuar e drejta për tu mbrojtur sipas ligjit, pasi ligji u garanton atyre që vendimi për pezullim të jepet pasi është marrë leje në Prokurorinë e Përgjithshme.
Nga ana e saj Prokuroria e Përgjithshme është treguar tërësisht e paaftë që të mbikqyrë këto firo të pashembullta dhe të garantojë të drejtat e qytetarëve të vetë.
Është e gjitha pasqyrim i një dështimi, papërgjegjshmërie, nepotizmi, shkelje ligji që krijon një mjedis tepër të përshtatshëm që në këtë institucion të lulëzojë korrupsioni.
Ndërsa prokuroria reflekton probleme kaq serioze në respektimin e ligjit dhe të të drejtave të qytetarëve, e gjithë vëmendja e opinionit publik po orientohet kryesisht drejt episodeve dhe grimcave vulgare të debateve personale, duke e konvertuar një problem serioz që cenon interesat publike në një ?reality show?, në një teatër mes dy individëve.
Teatrin e një prokurorie që ka 20 vite që nuk gjen dot veten, që vazhdon të gëlojë në nepotizëm, ndikim politik, paaftësi dhe korrupsion e kemi të qartë, por duket se tashmë gjërat kanë degraduar aq shumë sa publikisht po na ofrohet dhe një teatër idiot zënkash dhe ankesash me ?letra top-secret?, që nuk bën gjë tjetër përveçse instucionalizon sharlatanizmin në prokurori.
Rreth 200 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në ...
“GSH” ka zbardhur letrën e plotë që Shkëlqim Hadjari i ka dë...
Rreth 300 dosje i janë dorëzuar Prokurorisë nga Administrata...
Hulumtuesit mjekësorë kanë zbuluar se kanceri i mushkërive m...
Situata hidrike paraqitet mjaft pozitive dhe furnizimi i kon...
Në Shqiperi nuk ka asnjë rast te dyshuar të virusit “Ebola...
Përmbajtja e progress raportit të fundit që Brukseli ka hart...
Veprimtarja për të drejtat e shkollimit të vajzave Malala Yo...
Shkëlqim Hajdari ka konfirmuar se është goditur nga kryeprok...
Një bashkëpunim mes policisë shqiptare, italiane dhe Malit t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në gjimnazi...
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionet p...
Emisioni Opinion i Blendi Fevziut ne TV Klan publikoi listen...
Emisioni Opinion i Blendi Fevziut, ka zbardhur pergjimet e p...
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka shkarkuar nga detyra...
Bodyguard-i i ministres së arsimit Lindita Nikolla ka kërkua...
Pavarësisht mohimit zyrtar nga ana e SHISH, institucioni i d...
Kreu i Policisë Rrugore, Ervin Hoxha, është shkarkuar.Në ven...
Platforma ndërkombëtare e mikroblogut, Twitter, ngriti padi ...
Policia e gjirokastrës ka reaguar për incidentin e ndodhur n...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...