Briseda Shehaj: 300 subjekte ne prokurori per rimbursimin e TVSH-se
Rreth 300 dosje i janë dorëzuar Prokurorisë nga Administrata...
?GSH? ka zbardhur letrën e plotë që Shkëlqim Hadjari i ka dërguar kryeministrit, presidentit dhe kreut të Kuvendit, në lidhje me incidentin me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Në letër ai pranon se Llalla e ka goditur në fytyrë.
Letra e plotë:
Drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit;
Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka nisur prej kohësh një bashkëpunim të frytshëm me fondacionin Soros, i cili ka krijuar një bord me specialistët më të mirë të fushës së të drejtës, ku me cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, unë jam zgjedhur anëtar i këtij bordi. Kryetar i këtij bordi, është zoti Kristaq Traja. Bordi ka vendosur dhe me drejtuesit e Unionit të Gjyqtarëve, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Dhomës Kombëtare të Noterisë, profesorëve dhe studentëve të Fakulteteve të Drejtësisë, si dhe juristë nga spektri i gjerë në dy krahët e politikës. Qëllimi është që të mblidhet opinioni i të gjithë aktorëve politikë, grupeve të interesit, profesionistëve në fushën e së drejtës, shoqërinë civile etj. Objekti i punës është ?Reforma kushtetuese në tërësi në fushën e drejtësisë?. Mbi bazën e marrëveshjes së bërë shoqata në bashkëpunim me Sorosin, kreu sondazhin konfidencial dhe ne arritëm që rreth 60-70% të trupës së prokurorëve të shprehin këndvështrimin e tyre për këtë reformë të gjerë përfshirë dhe reformimin e prokurorisë. Në këtë sondazh ne ishim grupi i interesit që kishte përqindjen më të madhe të përfaqësimit. Nga analizat e sondazhit ne ishim grupi i punës së fondacionit në fjalë dhe si kryetar i shoqatës rezultonte se mendimi i prokurorëve të republikës për reformën në tërësi ishte se ajo duhet të shkonte deri në nivelin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për të realizuar pavarësinë e plotë politike, rregullimin e sistemit të karrierës, sigurimin fizik më të mirë të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe ndryshimeve të tjera për të rritur transparencën e efikasivitetin e tyre. Por me ndërhyrjen e Prokurorit të Përgjiithshëm u ndërpre përkohësisht bashkëpunimi me fondacionin në fjalë.
Mora si shembull këtë rast z.President, pasi tryeza pune për reformën në drejtësi ka patur nga Shoqata e Prokurorëve edhe me përfaqësues të Komisionit Europian, me Ministrinë e Drejtësisë, me Komisionin e Ligjeve, me emisionin EURAIUS, me zyrën e OPDAT, me Unionin e Gjyqtarëve, të Avokatëve dhe të Noterëve. Për arsye kohe po kthehem tek ngjarja e paprecedent që ndodhi më datë 03.10.2014. Koha e ndodhjes së incidentit ka qenë nga fundi i daljes së rezultatit për anëtarin e bordit të Shkollës së Magjistraturës, garë e zhvilluar midis dy prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Reshka. Në këtë moment, z.Prokuror i Përgjithshëm dukej mjaft i tensionuar. I ulur pranë prokurorit Bujar Sheshi dhe Prokurorit të Përgjithshëm, afrohet nga prapa vendit ku ishim ulur ne, prokurorja Ida Ahmetliu, e cila ngulte këmbë që ti jepej fjala që të paraqiste një mocion mosbesimi për shkarkimin e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve. I kërkova Prokurorit të Përgjithshëm që të ndërhynte për të ndaluar zonjën në fjalë, pasi kërkesa e saj ishte në kundërshtim me statusin e shoqatës dhe me etikën e prokurorit.
* * *
Prokurori i Përgjithshëm në këtë moment e humbi kontrollin dhe dukej në një gjendje psikike të rënduar, gjendje që e çoi në një shfrim fyerjesh të rënda (që për etikë nuk po i shkruaj) dhe më e keqja pas kësaj arriti të më godasë me grusht në fytyrë. Pashë shenja të qarta konvulsive të gjymtyrëve deri në një këputje prej të sëmuri dhe atëherë dëgjova kolegun Bujar Sheshi që më kërkoi për të dalë nga salla. Kur isha në hollin e hotelit me prokuror Bujar Sheshi, ka ardhur prokurori i Krujës Agron Gjana i cili nuk më linte të largohesha duke tentuar dhe të më tërheqë në fundin e hollit. Kolegët e mi Bujar Sheshi, Ardian Nezha, Arben Dollapi, Adnand Xholi më rrethuan duke më larguar drejt Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë u bashkua me ne dhe prokurori Hysen Keta dhe të gjithë së bashku u futëm në lokal ?Gloria?. Të gjithë kolegët, përveç Bujar Sheshit pyesin se çfarë ndodhi dhe unë lashë Bujarin që të shpjegonte situatën sepse ishte më i qetë. Pasi dëgjuan shpjegimet e Bujarit më kërkuan të gjithë të ruaja qetësinë, të përmbaja emocionet dhe të mos e bëja publike këtë ngjarje të rëndë, për të ruajtur institucionin e prokurorisë. Për më tepër besoj se ngjarja është e filmuar nga kamerat e sigurisë së Hotel Tirana International.
Me gjithë ngjarjen e rëndë, kryeprokurori tentoi në kundërshtim me statusin e Shoqatës së Prokurorëve, jashtë rendit të ditës dhe pa praninë e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, procedurën për shkarkimin e kryetarit.
Prokurorët e kanë kundërshtuar, pasi shumica e nismëtarëve nuk ishin anëtarë të shoqatës, duke filluar nga vetë kryeprokurori i cili doli i pari nga salla dhe të gjithë prokurorët dolën nga mbledhja duke lënë në tentativë një shkarkim të kundraligjshëm.
Me pak fjalë, kjo është e vërteta e kësaj ngjarje, por unë nuk jam prononcuar në shtyp deri tani, përpara se të vija në dijeni Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin e vendit, sepse për mendimin tim kjo situatë e rëndë shpie në dëm të ligjit dhe në dobi të krimit të organizuar.
* * *
Me besim të plotë se me këtë qëndrim i kam shërbyer më së miri profesionit të ndershëm të prokurorit, respektimit të ligjit dhe vendit tim, ju informova për sa më sipër.
Siç mund të jeni në dijeni, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z.Adriatik Llalla kishte thirrur trupën e prokurorëve me qëllim zgjedhjen nga kjo trupë e anëtarit të Bordit të Shkollës së Magjistraturës, në orën 10:00 të datës 03.10.2014, pa praninë e medias. Po kështu në mënyrë joligjore, zoti Llalla me një grup shumë të vogël prokurorësh kishte planifikuar të zhvillonte jashtë rendit të ditës së mbledhjes, votimin e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve dhe emërimin në këtë detyrë të prokurores së Shkallës së Parë, Krujë, Zonja Anila Qilimi, e cila nuk ishte anëtare, siç e kërkon Statuti i Shoqatës së Prokurorëve. Informacionet e para për këtë mocion mosbesimi më kanë ardhur nga anëtarët e Komitetit Drejtues, pasi nga disa prokurorë të Tiranës, të Krujës dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, po u kërkohej mbledhja e firmave për të shkarkuar Kryetarin e Shoqatës së Prokurorëve. Kjo iniciativë e 3-4 individëve po refuzohej nga e gjithë trupa e prokurorëve të republikës, sepse nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga Komiteti Drejtues i Shoqatës, për faktin se Statuti i Shoqatës kërkon njoftimin e anëtareve të paktën 30 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes.
Rreth 300 dosje i janë dorëzuar Prokurorisë nga Administrata...
Hulumtuesit mjekësorë kanë zbuluar se kanceri i mushkërive m...
Situata hidrike paraqitet mjaft pozitive dhe furnizimi i kon...
Në Shqiperi nuk ka asnjë rast te dyshuar të virusit “Ebola...
Përmbajtja e progress raportit të fundit që Brukseli ka hart...
Veprimtarja për të drejtat e shkollimit të vajzave Malala Yo...
Shkëlqim Hajdari ka konfirmuar se është goditur nga kryeprok...
Një bashkëpunim mes policisë shqiptare, italiane dhe Malit t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në gjimnazi...
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionet p...
Emisioni Opinion i Blendi Fevziut ne TV Klan publikoi listen...
Emisioni Opinion i Blendi Fevziut, ka zbardhur pergjimet e p...
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka shkarkuar nga detyra...
Bodyguard-i i ministres së arsimit Lindita Nikolla ka kërkua...
Pavarësisht mohimit zyrtar nga ana e SHISH, institucioni i d...
Kreu i Policisë Rrugore, Ervin Hoxha, është shkarkuar.Në ven...
Platforma ndërkombëtare e mikroblogut, Twitter, ngriti padi ...
Policia e gjirokastrës ka reaguar për incidentin e ndodhur n...
Dy muaj pasi Qeveria miratoi vendimin për regjistrimin e kod...
Gjatë protestave të kurdëve në Turqi kanë humbur jetën së pa...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...