web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mund të kishte ndodhur edhe kështu natën e dasmës së Ministrit Erion Veliaj

14 Shtator 2014, 12:43, Politikë CNA

Tiranë 6 shtator 2014- CNN, BBC, Reuters, France Press, AFP, Fox News, ANSA, ItarTass

Dasma e një ministri, i cili është i njohur në të shkuarën si aktivist i shoqërisë civile, shkaktoi zemërim të madh në rininë e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Zemërimi popullor u kanalizua befasisht ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila u akuzua si forca në dinamikë të karrierës magjike të Erion Veliajt, fillimisht si një personalitet i shoqërisë civile, duke e sponsoruar atë me shumë milionë dollarë, për shoqatat dhe fondacionet e tij, çka i shërbeu atij si bazë për t? u katapultuar në politikën e lartë. Ambasada Amerikane bëhet përgjegjëse se ajo gjatë shumë viteve ka ndikuar në ambasadat homologe të vendeve të Bashkimit Europian, që pjesa e luanit nga grantet e tyre për shoqërinë civile në Shqipëri, t? i shkojë pikërisht Erion Veliajt. Ky i fundit konsiderohet gjerësisht si investim amerikan në Shqipëri, që do të shërbente si katalazator dhe ilustrim për shoqërinë shqiptare që të mësonte se çfarë ishte aktivizmi i shoqërisë civile. Rinia e kryeqytetit është gjerësisht e zemëruar se me dasmën në kështjellë Erioni ka prekur një taboo të cilën nuk guxoi që ta thyente asnjë shtetar shqiptar që nga koha e krijimit të shtetit shqiptar, atë të dasmës në kështjellë, që është lloji i dasmës mbretërore, aristokratike. Madje as vetë Mbreti i Shqipërisë, Zog, i cili u martua në 1938, kur ishte ende në fron, nuk guxoi ta bënte dasmën e tij në një nga kështjellat e Shqipërisë. Dasma mbretërore u bë në një tendë të madhe të ngritur në oborrin e rezidencës mbretërore në Tiranë. 
I pari njeri që guxoi të bënte një dasmë mbretërore në Shqipëri është Ministri Erion Veliaj. Sipas protestuesve kështu del se për shumë vite, që nga viti 1996, kur Veliaj ka nisur të financohet për projekte rinore si aktivist i shoqërisë civile nga USAID, Fondacioni ?Soros? dhe projektet e ndryshme të Bashkimit Europian, SHBA dhe BE na paskan sponsoruar lindjen e një aristokracie të re në një republikë, për më tepër në një parti të majtë, e cila ironikisht pretendon se ka një traditë antifeudale. Protestuesit e kundërshtojnë me indinjim apologjinë e Ministrit Veliaj, sipas të cilit dasma kishte si qëllim të promovonte trashëgiminë kulturore historike shqiptare, në këtë rast kështjellën e Gjirokastrës. Aristokratët në Francën e kohës së para Revolucionit të vitit 1789, i tha një student shqiptar Reuters, pretendonin se ata qenë ruajtës të trashëgimisë historike të Francës, por Franca i çoi ata në gijotinë, do të thotë ua preu kokat, dhe megjithatë trashëgimia e saj historike nuk humbi, ato që humbën qenë vetëm privilegjet e aristokratëve. Një tjetër student që zhvilloi idenë e mikut të tij, tha se dasma e ministrit në kështjellë është shenja e një mendësie të ?Versajës? luksoze mbretërore-aristokratike, te elita në pushtet në Shqipëri. Kjo prirje duhet frenuar me çdo mënyrë, tha ky protestues. 
Një tjetër protestues me origjinë nga Berati, donte të dinte nga ministri Veliaj se përse ai nuk e bëri dasmën në kështjellën e Beratit, që i përket krahinës nga ku e ka origjinën familjare Veliaj, por shkoi në kështjellën e Gjirokastrës. Pse ka fobi nga kështjella e Beratit zoti ministër, pyeti protestuesi beratas. Apo se nëna e tij dikur si oficere e Zbulimit, stërviste në kështjellën e Beratit terroristët iranianë që vinin në Shqipëri si miq, në kohën e regjimit të Enver Hoxhës?
Ky ishte zëri i protestuesve. Gjatë natës, turmat e indinjuara, pikërisht në kohën që mbahej dasma në Gjirokastër, rrethuan Ambasadën e SHBA dhe kërkuan që vetë ambasadori të dalë e t? u japë përgjigje se përse ndihma amerikane për Shqipërinë kanalizohet në projekte të tilla si karriera e Erion Veliajt, duke mos lënë gjurmë të tjera të ndjeshme në Shqipëri. Nëse ndihma amerikane qenka krijimi i një aristokracie të re politike, atëherë ne na duhet të ndërtojmë një gijotinë në qendër të Tiranës, tha një i diplomuar i papunë. 
Protestuesit pretendonin se kishin një dosje të cilën donin t? ia dorëzonin ambasadorit amerikan. Të pyetur për përmbajtjen e kësaj dosjeje ata thanë se ajo përmbante fakte të pakundërshtueshme se karriera magjike e Veliajt, iu kishte kushtuar praktikisht shqiptarëve gjysmë miliardi dollarë, duke llogaritur këtu grantet e marra nga Veliaj për shoqatat e tij të shumta, të cilat ironikisht i llogariteshin Shqipërisë si asistencë teknike amerikane apo europiane, si dhe humbjet që ka pasur buxheti publik i Shqipërisë nga ekzistenca abuzive e Fondacionit ?Besa?, një bankë informale kjo e Veliajt dhe e familjes së tij, për të cilën Prokuroria refuzon të hetojë. 
Policia e Shtetit ndërhyri me dhunë që të shpërndante turmën me pretendimin se bëhej fjalë për një tubim pa leje, por edhe reagimi i turmës ishte i ashpër. Pas një tronditjeje dhe tërheqjeje fillestare turma u rikthye këtë herë me vendosmëri të shtuar duke qëlluar me gurë dhe mjete të improvizuara të guerriljes urbane si koktej ?Molotov? etj. Forcat speciale policore ?RENEA? dhe reparte të tjera të forcave speciale ndërmorën një mësymje për shpërndarjen e turmës, por u tërhoqën pas një reagimi të dhunshëm. Protestuesit sollën deri edhe shkallë për të kapërcyer muret e Ambasadës Amerikane. Në këto rrethana, Policia e Shtetit përdori armët e zjarrit me ç? rast u vranë pesë protestues, nga të cilët tre ishin studentë, dhe u plagosën shumë të tjerë. 
Kryeqyteti shqiptar u gdhi praktikisht në gjendje kontrolli policor, me kryqëzimet ku qenë ngritur pika kontrolli policor me autoblinda dhe me policë me fytyrat e mbuluara me maska. Gjithashtu autoblindat ushtarake patrullonin rrugët kryesore. Në lartësi, përgjatë rrugëve kryesore qenë vendosur snajperë të policisë. Por megjithatë tensioni vazhdoi të shtohej. Kryeministri Rama bëri një deklaratë për ngjarjet ku i quajti protestuesit terroristë dhe tha se përgjegjësit do të ndëshkohen rreptë. Ai përgëzoi Policinë e Shtetit që sipas tij bëri me korrektësi dhe guxim detyrën. Ambasada Amerikane në një deklaratë tha se dhuna nuk është mënyra për të shprehur gjithësecili apo në grup mendimin e tij për ato gjëra që ndodhin në Shqipëri. Deklarata përfundonte me shprehjen e garancive se SHBA në projektet që ka financuar në Shqipëri ka synuar zhvillimin e demokracisë, shoqërisë civile dhe shtetit ligjor në vend. 
Drejtuesit e protestave, nga ana e tyre e akuzuan Policinë e Shtetit se nëse nuk distancohet nga vrasësit dhe urdhërdhënësit e tyre, këtej e tutje do ta konsiderojnë thjesht organizatë terroriste në shërbim të aristokracisë së re. Shteti i kontrolluar nga aristokracia e re e kundërligjshme, me masakrën te Ambasada Amerikane shpalli luftën civile në vend, deklaruan drejtuesit e protestës dhe shtuan se ata që e bënë këtë do të marrin përgjigje meritore. Policia e Shtetit e cila vepronte sipas manualeve të dhëna nga amerikanët për shtypjen e revoltave urbane u befasua krejtësisht nga taktika e protestuesve. Sipas manualeve, Policia gjatë natës do të ushtronte kontrolle në shtëpitë e personave që kishte evidentuar si pjesëmarrës më aktivë në protestë për t? i arrestuar ata. Për ta ishin lëshuar dhe urdhra arresti nga Prokuroria të konfirmuar në mungesë të personave nga Gjykata. Por duket se protestuesit kishin një agjendë që e parashikonte këtë situatë. Ata që që herët në mëngjes u bënë aktivë me grupe të vogla duke sulmuar dhe neutralizuan befasisht pjesën më aktive të anëtarëve të forcave policore, me sulme individuale në kohën që ata kishin shkuar për pak kohë në shtëpitë e tyre, para se të merrnin përsëri detyrën. Gjithashtu me sulme të befasishme u neutralizuan dhe shumë prokurorë e gjykatës në kohën që do të shkonin nga shtëpia në punë. Të gjithë këta u paralajmëruan se për çdo veprim kundër protestuesve do të kishin pasoja jetësore si terroristë që shpërdoronin detyrën për t? i shërbyer një klike e cila kërkonte të ndërtonte një aristokraci të re në vend. Në këto sulme u vranë pesë policë për të cilët u tha se kishin qenë aktivë në dhunën e ushtruar natën e kaluar. Policët e tjerë u çarmatosën duke u porositur se nëse do t? i kapin në veprime kundër popullit do të dalin para gjyqit marcial popullor.
Afër mesditës turma u drejtua përsëri te Ambasada Amerikane, por këtë herë protestuesit mbanin parulla ku shkruhej ?Vdekje aristokracisë së re!?, ?Vdekje pushtuesve gjaksorë amerikanë!?, ?Në gijotinë aristokratët e rinj!? Një drejtues i protestës, i pyetur nga gazetarët e huaj se nga kush qenë të frymëzuara protestat, u përgjegj se ato qenë të frymëzuara nga Revolucioni Amerikan, i cili tekefundit u krye kundër një klike aristokratike, e cila donte ta sundonte Amerikën me regjimin arkaik të kastave shoqërore. Një popull i vogël, çfarë ishin amerikanët në atë kohë, u ngrit kundër superfuqisë së kohës, çfarë ishte Britania e Madhe e triumfoi. SHBA sot janë duke u sjellë në Shqipëri si Britania e Madhe në trembëdhjetë kolonitë amerikane, në prag të Revolucionit. Ne nuk po bëjmë asgjë më shumë për vendin tonë, se ç? bënë patriotët amerikanë për vendin e tyre. Qeveria shqiptare sot është në rolin e atyre të cilët e quanin veten luajalistë të Mbretit britanik në kohën e Revolucionit Amerikan, por që në fakt nuk qenë veçse kolaboracionistë të ndyrë të britanikëve, të parët kolaboracionistë modernë të një pushtuesi. 
Fjalët e këtij lideri të protestave, të bëjnë të kuptosh se Shqipëria po rrëshqet në luftë civile, nëse nuk bëhet diçka për ta ndaluar këtë. Qeveria nga ana e saj është e vendosur që të bëjë vetëm një gjë, t? i shtypë me dhunë protestat. Vendosmëria e saj për këtë gjë u duk se këtë herë ambasada ishte ishte e rrethuar me autoblinda të cilat ekspozonin kërcënueshëm mitralozat me shiritat e fishekëve të vendosur në armët gati për zjarr si dhe me policë dhe ushtarë komando që drejtonin nga turma kërcënueshëm armët e zjarrit. Tensioni mes të dy palëve ishte shumë i lartë. Drejtues të protestës iu bënë thirrje policëve dhe forcave komando që të largoheshin se qenë duke vepruar në kundërshtim me ligjin, dhe se do ta paguanin shtrenjtë çdo pikë gjaku të protestuesve që do të derdhnin. Ne e dimë adresën e shtëpisë të secilit të juve që jeni këtu me armë dhe me maska, iu tha një drejtues i protestave policëve të armatosur. E dimë se ku i çoni fëmijët në shkolla dhe në kopshte. Në rast se ju do të vazhdoni të vini natën në shtëpitë tona, duke ushtruar terror, ndaj familjeve tona, ne do të vimë në shtëpitë tuaja, vetëm një herë për secilën nga familjet tuaja.
Protestat sot u përhapën dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Ajo që po ndodh në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Gjatë ditës ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Departamentit të Shtetit në Washington dhe më pas edhe i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë. Në të dy reagimet thuhej se SHBA e konsideronin të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj selisë së saj diplomatike, dhe se Shqipëria konsiderohej një vend aleat dhe mik nga i cili pritej që të vepronte për të kryer obligimet për mbrojtjen e selive diplomatike amerikane dhe të jetën e diplomatëve dhe qytetarëve amerikanë atje, ashtu sic pret që në kryerjen e këtyre obligimeve, forcat policore në Shqipëri, të mos ushtrojnë dhunë përtej limiteve të nevojshme për kapërcimin e situatave të krijuara. Në anën tjetër, thuhet në të dy deklaratat, SHBA nuk iu mohon të drejtën atyre që kanë ankesa për t? i adresuar që ta bëjnë këtë gjë në mënyrë të civilizuar dhe brenda kufijve ligjorë, me dialog konstruktiv. 
Të pyetur për dy reagimet zyrtare nga Washingtoni, liderët e protestave thonë se dialogu duhet të nisë me një shpjegim amerikan për atë se si ndodhi që një investim i bujshëm amerikan në shoqërinë civile si Erion Veliaj rezultoi me prodhimin e një politikani me delire aristokratike. Së pari t? u kërkohet falje shqiptarëve për prodhimin e këtij monstre ersatz-aristokrat, që në të ardhmend të mos ndodhin përsëri mutacione të tilla, thonë liderët e protestave dhe pastaj Ambasada Amerikane dhe ambasadat e tjera perëndimore në Tiranë t? i japin Prokurorisë së Përgjithshme të gjitha të dhënat për financimet që i kanë bërë Erion Veliajt në vite, gjurmët e të cilave janë zhdukur se Erionit i vidhnin kompjuterat ku mbante të dhënat financiare. Pastaj Prokuroria të nisë një hetim serioz për këto afera, duke përfshirë dhe Fondacionin ?Besa?, pa harruar shpenzimet e dasmës në kështjellë./Kastriot Myftaraj





12:09 Politikë

Takim Nishani-Rama

Kryeministri Edi Rama është parë të shkojë në Presidencë par...

21:20 Politikë

Naço në EPLO-s

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço po zhvillon një vizitë pune...

Lajmet e fundit nga