Basha: “Bashkia flet me vepra, ata që e kishin për detyrë e lanë sheshin “Nënë Tereza” 11 vjet në degradim”
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet që po k...
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço po zhvillon një vizitë pune në Athinë, në kuadër të takimit të parë ku Shqipëria prezantohet si anëtarja më e re e Organizatës Europiane të Legjislacionit Publik.
Në 25 Qershor të këtij viti, vendi ynë aderoi si anëtar i kësaj organizate e cila është në vitin e 10-të të themelimit të saj dhe që e ushtron aktivitetin përmes një axhende programesh që synon ndërtimin e institucioneve demokratike, që do të promovonin vlerat dhe parimet europiane të sundimit të ligjit dhe të së drejtës.
Gjatë fjalës së hapjes, si përfaqësues i shtetit më të ri të anëtarësuar, Ministri Naço shpreh bindjen se pjesëmarrja në këtë organizatë do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme, jo vetëm në forcimin e kapaciteteve administrative, por dhe në nxitjen e reformave që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë, lidhur me proceset integruese të Shqipërisë, me fokus të veçantë luftën kundër korrupupsionit dhe krimit të organizuar. Naço theksoi se EPLO ka në fokusin e saj mbështetjen në aktivitetet shkencore, kërkimore, arsimore, trajnuese, mësimdhënëse, si dhe në ndërtimin e kapaciteteve dhe aktivitete të tjera, në ofrimin e ndihmës për institucionet demokratike në Evropë dhe në të gjithë botën. Në këtë drejtim ai shprehu bindjen se nëpërmjet kësaj organizate edhe për Shqipërinë, do të krijohen premisa të shkëlqyera për të bashkëpunuar me institucione, organizata dhe organizma të tjerë kudo në botë, në veçanti me organizata në sistemin e Kombeve të Bashkuara, për shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve në ato fusha mbi të cilën kjo organizatë operon.
Ndër të tjera, Ministri Naço theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është boshti kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë, ndaj dhe qeveria shqiptare po përpiqet me energji për të dhënë mesazhe të qarta dhe vizionare, se me reformat e ndërmarra Shqipëria është në rrugën e duhur, përkrah vendeve të BE-së.
Gjatë pjesës teknike të takimit, Ministri Naço është ndalur në disa kërkesa specifike drejtuar EPLOS-s, të cilat mund të përfshihen në programin që kjo organizatë do të parashikojë si asistencë ndaj sistemit të drejtësisë në
vendin tonë.
Ministri Naço ka theksuar nevojën e krijimit të një komuniteti shkencor, ku Shqipëria të sjellë kontributet e saj, duke mundësuar më pas ngritjen e një instituti të rëndësishëm për të mbështetur nismat ligjore të vendit tonë.
Gjithashtu z. Naço propozoi edhe që ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe EPLO-s, të nisë një bashkëpunim që do të mundësonte dhënien e asistencës në trajnimin e stafit të Ministrisë së Drejtësisë, trajnimin e gjyqtarëve të Gjykatave Administrative dhe stafit të tyre mbështetës, etj.
Në kuadër të zbatimit në një të ardhme të afërt të Kodit të ri të Procedurave Administrative, Ministri Naço vlerësoi me interes nevojën e trajnimeve mbi çështjet e ?Kontratës/Kontratave Publike?, duke qenë se lidhur me këtë temë ofrohen leksione edhe në Akademinë e EPLO-s.
Legjislacioni mbi të drejtat e njeriut si dhe të drejtën mjedisore, mbeten një sfidë madhore, për të cilën Ministri Naço është shprehur se mbetet i angazhuar maksimalisht.
Aderimi si një pjesë integrale në këtë organizatë, do të mundësojë disa nisma me rëndësi sikurse implementimin e programeve dhe projekteve kërkimore apo studimore, në bashkëpunim me institucione të tjera, organizata ndërkombëtare, si dhe Bashkimin Europian.
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet që po k...
Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, thotë se kryemin...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur udh...
Qeveria ka vendosur shtimin me 94 milionë lekë buxhetit të K...
Anëtarët e Opozitës në Komisionin e Shëndetësisë dhe Cështje...
Partia Demokratike nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale, për...
Grupet e punës të ngritura në Partinë Demokratike për t’u bë...
Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën paradite m...
Ish-kryeminstri Berisha nuk ka haruar te komentoje dasmen e ...
Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda bregu ka reaguar ndaj ft...
Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Full...
“Shumica qeverisëse nuk do të përdorë votat që ka në Kuvend ...
Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha u takua sot ...
Kryeministri Edi Rama shprehu gadishmërinë për t’u takuar me...
Deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara, shprehet se opozit...
Nga Oerd BylykbashiKur dikush martohet, urimi i natyrshem es...
Pas shkarkimit të Guvernatorit Ardian Fullani nga Këshilli M...
Deklarata e Koordinatores për Mediat, Silvi BardhiPartia Dem...
(www.lapsi.al) – Pashë sot në mëngjes numrin e gazetës “Inte...
Nga Astrit PatoziSot pothuajse i gjithe shtypi i Shqiperise ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...