web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha nxjer udhezimin antistatutor te kuvendit. PD delegate te emeruar

10 Shtator 2014, 18:25, Politikë CNA

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur udhezimin per organizimin e Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike. Ky udhezim u publikua pak me pare ne faqen zyrtare te PD.

Ne fakt ne rrjeshtat e ketij udhezimi lexon qe ai eshte antistatutor dhe ne kundershtim me parimet themelore te Partise Demokratike. Per here te pare ne historine e kesaj partie delegatet emerohen dhe nuk zgjidhen nga kuvendet e degeve.

Neni 38 i statutit ne piken 2 a,  thekson se: 

a. anëtarë të zgjedhur nga kuvendet e degeve në përputhje me numrin e përcaktuar nga Këshilli Kombëtar dhe që bazohet 50% në numrin e anëtarësisë së nëndegës dy muaj para datës së Kuvendit dhe 50% në votat e marra në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Pra ky nen percakton sa eshte numri i delegateve per cdo dege te PD. Ne statut shkruhet organizimi me nendege te cilat ne fakt u shkrine dhe u perdor formula me grupseksione. Sipas statutit 50% mbi bazen e antaresise dhe 50% ne baze te votave, pra formula eshte e saktesuar qartesisht. Ne fakt me udhezimin e ri ka nje fakt skandaloz, antaret e kryesise se degeve emerohen delegate. Ne fakt numri i delegateve percaktohet me nje udhezim te posacem, pastaj sipas statutit behen zgjedhja e tyre per ne kuvend, nderkohe per here te pare qe nga themelimi i PD-se delegatet behen me emerim. 

Nje fakt tjeter eshte se statuti nuk i njef per delegate ne kuvend ata qe Basha i delegoi per te zhvilluar kuvendet e degeve. Pra me udhezimin e ri dhjetra njerez te emeruar per te zbatuar urdhrat e kryetarit cohen delegate pa u votuar asgjekundi. Pa asnje proces, pa haruar faktin qe shume prej tyre jane kontestuar pergjate proceseve zgjedhore ne dege. 

Burime nga PD, thane per City FM se kjo formule eshte bere si zgjidhje per te mos zhvilluar prape aktivet e degeve. Por edhe ky fakt nuk mjafton pasi prape statuti shkelet. Emerimi i te deleguarve ne dege prape eshte shkelje. 

E verteta por qe nuk thuhet por vetem perflitet eshte se kryesite e degeve jane kontrrolluar 100% ne zgjedhjen e tyre, pasi shumica e degeve kane bere zgjedhje me numerues nga Bashkia e Tiranes dhe lista e kryesise cohej me SMS. Nje rast i tille dhe i verifikuar si me flagranti eshte Korca. 

Pra me delegate te paracaktuar dhe nje kongres antistatutor, Basha kerkon forcimin e pozitave ne parti dhe futjen ne Keshillin Kombetar dhe organet drejtuese te mbeshtetesve te tij por edhe njerzve te rinj. 

Shkeljet e statutit, apo perdorimi i standarteve te dyfishta tashme eshte realitet nga Lulzim Basha dhe te deleguarit e tij. Udhezimi i Bashes per zgjedhjen ne PD u shkel ne te pakten 3 raste, dy rizgjedhje kryetaresh ne Kamez dhe Kolonje dhe ndalimi i sekretareve te degeve per te garuar, kur nuk ishte shkruar ne udhezim.

Shkelja e udhezimeve te firmosura nga vete Basha ka qene flagrante, por sot u shkel edhe “KUSHTETUTA” e Partise Demokratike, duke e kthyer kete te fundit ne nje statut qe perdoret sipas qejfit dhe interesave te kryetarit. Kuvend me te emeruar dhe ne kundershtim te plote me statutin ne fuqi. 

Udhezimi ka dale tashme pritet vetem formalizimi i nje kongresi qe do jete i pari me Lulzim Bashen si kryetar te Partise Demokratike.

ja udhezimidhe nenet e statutit:

Ja cfare shkruhet ne  statutin e Partise Demokratike i cili eshte ne fuqideri ne zhvillimin e ketij kuvendit.: 

IV. ORGANET QENDRORE TË PARTISË

Organizimi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike
Neni 37

Instancat dhe organet qendrore të PD janë:

Kuvendi i Partisë;

Këshilli Kombëtar;

Kryetari;

Sekretari i përgjithshëm;

Nënkryetarët;

Kryesia e PD;

Kuvendi Kombëtar i Partisë
Neni 38

1- Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë i Partisë.

2- Kuvendi Kombëtar përbëhet nga:

a. anëtarë të zgjedhur nga kuvendet e nëndegëve në përputhje me numrin e përcaktuar nga Këshilli Kombëtar dhe që bazohet 50% në numrin e anëtarësisë së nëndegës dy muaj para datës së Kuvendit dhe 50% në votat e marra në zgjedhjet e fundit parlamentare;

b. anëtarët e Këshillit Kombëtar;

c. deputetët e PD në parlament;

d. anëtarët e Komisionit Qendror të Apelimit;

e. sekretarët funksionalë të Partisë;

f. kryetarët e bashkive te kategorisë së parë dhe kryetarët e qarqeve;

g. kordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Politikave;

h. një numur i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere (sa pesë përqind e pikës a).

Të drejtën e votës në Kuvend e kanë të gjithë personat e mësipërm kur janë anëtarë të PDSH.

3- Numri i anëtarëve të Kuvendit të zgjedhur sipas pikës 2/a të këtij Neni nuk duhet të jetë më i vogël se ai i të gjithë anëtarëve që përcaktiojnë gërmat e tjera të pikës 2.

4- Mandati i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të zgjedhur sipas pikës 2/a të këtij Neni është katërvjeçar, ndërsa ai i anëtarëve sipas pikave të tjera përfundon me përfundimin e mandatit përkatës.

5- Në punimet e Kuvendit Kombëtar mund të marrin pjesë edhe personalitete të ftuara nga brenda ose jashtë vendit.

6- Kuvendi Kombëtar zgjidhet si rregull çdo katër vjet. Ai mund të mblidhet në çdo dy vjet. Vendimin per mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar me propozimin e Kryetarit, të Kryesisë Qendrore.

Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën dy muaj përpara ditës së parë të Kuvendit.
7- Kuvendi Kombëtar mund te thirret edhe në sesione të jashtëzakonshme. Në këtë rast, kryesia e PD vendos për modalitetet e thirrjes së kuvendit të jashtëzakonshëm. Kuvendi në session të jashtëzakonshëm mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Në këtë rast Kryesia e PDSH njofton brenda dy javësh rendin e ditës dhe datën e Kuvendit.

Afatet për thirrjen e Kuvendit të posaçëm mund të jenë të shkurtuara.

Kompetencat e Kuvendit Kombëtar
Neni 39

Kuvendi Kombetar:

1- vendos për programin e Partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH në nivel qendror e lokal, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;

2- miraton Statutin e PDSH dhe ndryshimin e tij;

3- zgjedh me votim të fshehtë 100 antarë të Këshillit Kombëtar nga një listë përfaqësuese ku numri i kanditatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që do të shpallen fitues sipas modaliteteve të përcaktuara nga Kryesia e Partisë;

4- zgjedh me votim të fshehtë Kryetarin e Partisë;

5- vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

6- me propozim të Kryesise Qendrore ose të Këshillit Kombëtar zgjedh Kryetarët e Nderit, i cili ka vend e votë në organet qendrore të PDSH për gjithë jetën;

7- vendos shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera;

8- miraton komisionet e mandateve, të kërkesave dhe të votimit, që përgjigjen për mbarëvajtjen e punimeve të tij.

9- Të drejtën për t?i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar e kanë:

a. Kryetari i Partisë;

b. Këshilli Kombëtar;

c. Kryesia e Partisë;

d. Kryesia e Degës të Partisë;

e. jo më pak se pesëmbëdhjetë përqind e anëtarëve të kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë të paktën në pesë degë të PD. Kërkesat për propozim kandaturash sipas kësaj gërme, duhet ti nënshtrohen të njëjtave procedura si të tre gërmave të para.





17:16 Politikë

Takim Nishani-Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha u takua sot ...

Lajmet e fundit nga