Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
?Shumica qeverisëse nuk do të përdorë votat që ka në Kuvend për të politizuar apo për të cënuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë nuk do të jetë pjesë e politikës, sikundër nuk është asnjë nga emrat e përfolur, lakuar apo hamendësuar në media?.
Kështu u shpreh në një konferencë për mediat Kryeministri Edi Rama, pasi përfundoi një takim në Bankën e Shqipërisë me ekipin e ekspertëve të bankës qendrore.
Rama ka theksuar se Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë do të vijë nga sistemi financiar apo bankar dhe zgjedhja e tij do të përshëndetet ndërkombëtarisht.
?Në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe për vendin e Guvernatorit nuk është hapur një vend i ri pune pune. Ne do ti trajtojmë në kuadrin e rritjes së performacës së institucionit me përgjegjësi të madhe. Jemi tërësisht të një mendejeje se politizimi i këtij procesi dhe profile politike të avancuara në këtë proces do të ishin mungesë vizioni dhe përgjegjshmërie në raport me këtë situatë?, theksoi Rama.
?Bëra një takim me ekipin e drejtuesve teknikë të Bankës së Shqipërisë dhe besoj se ajo skuadër, e cila nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur dhe ka meritën që vit pas viti me një ecuri kosntante ka garantuar performancën e qëndrueshme dhe të vlerësuar botërishst, nuk meriton të vuajë asnjë lloj presioni apo të ndjehet në trysni. Ky ekip meriton të mbështetet dhe të vlerësohet edhe në këtë moment, duke garantuar funksionimin normal.
Fakti që në Bankën e Shqipërisë ka një skuadër drejtuese teknikësh me një reputacion të padiskutueshëm tek partnerët ndërkombëtarë është një gur i rëndësishëm themeli për të ndërtuar dhe cuar më tutje një punë që duhet të përmirësohet, por sduhet hedhur poshtë?, theksoi Rama.
Në vijim ai sqaroi se të gjitha kontaktet e zhvilluara kanë pasur si synim mënyrën sesi duhet të adresojmë problematikën, jo problemin që po hetohet nga drejtësia.
Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë ka sqaruar se edhe në kontaktet e vazhdueshme me përfaqësuesit e FMN, dhe me ekspertë me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar që këshillojnë qeverinë, është diskutuar për identifikimin e rrugës për ta cuar Bankën e Shqipërisë në një shkallë më lart sesa ishte përpara shfaqjes së këtij problemi.
Duke sqaruar ndryshimin e ligjit të Bankën e Shqipërisë, Rama tha se kjo nismë do të marrë kohën e duhur.
Rama shprehu bindjen se Banka e Shqipërisë duhet të dalë më e fortë, më e sigurtë, më e pavarur dhe me një kapacitet të padiskutuar transparence të brendshme.
?Nuk ka asnjë ngut dhe asnjë nevojë për ta kryer këtë detyrim. Nuk jemi në kushtet kur na duhet të nxitojmë me të madhe. Do të veprojmë me shpejtësi, por pa u ngutur. Do të procedojmë me vendime të drejta, për të cilat duhet të mjarrim edhe pëlqimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë?, theksoi ai.
Referuar takimit me Kryetarin e Kuvendit të zhvilluar dy ditë më parë, Rama tha se kemi rënë dakort me Metën që kjo krizë administrimi të trajtohet dhe të shfrytëzohet si një mundësi e re për të forcuar pavarësinë e Bankës, për të rritur sigurinë dhe kthyer besimin e plotë dhe për të krijuar mekanizmat e transparencës së plotë të BSH.
?Kemi rënë dakort që pozicionet e hapura nuk janë vende pune dhe që shumica jonë do të veprojë me ambicie shumë të madhe. Dhe do të bëjmë gjithcka që na takon për të plotësuar ato pozicione me profesionistë të nivelit më të lartë të mundshme. Cdo emër që është diskutuar apo përgojuar nuk është pjesë e kandidaturave për Guvernator të Bankës së Shqipërisë?, tha Rama.
Në lidhje me hetimin që po kryhet nga Prokuroria, Kryeministri u shpreh se ? ne kemi qenë të qartë qysh në fillim: mbështesim plotësisht hetimin dhe gjithë procesin e hetimit dhe të punës së drejtësisë dhe fjalën e ka drejtësia?.
?Nëse kjo është hapja e siparit nga ana e prokurorisë për të luftuar me shpërdorimin e detyrës apo korrupsionin dhe gjithë fenomenin që ka rraskapitur Shqipërinë deri në nivelet e larta, këtë nuk e tregon ky rast. Do e tregojë koha nëse do të ketë një rast të dytë, të tretë e kështu me rradhë. Ky është një skandal që nuk mund të kapërcehet apo të harrohet përmes një procesi që zvarritet në hetim apo në gjykim?, tha Rama duke iu përgjigjur interesimit të mediave sesi do e vlerësonte punën e Prokurorisë pas urdhër-arrestit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë në lidhje me emrin e Guvernatorit të ri, Kreu i Qeverisë tha se ne duam ti japim Bankës së Shqipërisë një guvernator që të përshëndetet ndërkombëtarisht si një zgjedhje e pakontestueshme profesionale dhe morale.
?Do të vijë nga sistemi financiar dhe bankar. Do të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri por pa u ngutur dhe do të respektojmë pavarësinë e institucionit dhe parimin që e kemi vendosur qysh në fillim?, tha Rama.
Në vijim ai garantoi se sistemi financiar është 100 përqind solid dhe se depozitat e shqiptarëve janë po ashtu 100 përqind të sigurta.
?Është e qartë që gjithcka ka ndodhur këto javë ka sjellë në vëmendje të gjithë opinionit publik një problematikë të brendshme të Bankës së Shqipërisë që sigurisht duhet adresuar dhe zgjidhur sa më parë. Por është po kaq e rëndësishme që në këtë zhurme të kuptueshme dhe tamtamet e përditshme që kanë shoqëruar këtë histori të theksohet fort se ngërci ka të bëjë me një problem të administrimit të brendshëm të Bankës dhe s?ka lidhje me asnjë sistem financiar. Nuk jemi gjëkundi në ato kushte, pasi stabiliteti financiar i vendit është i pacënuar dhe i garantuar.
Pozicioni i Qeverisë ka qenë shumë i vështirë dhe arsyeja është ajo që Banka është një institucion i pavarur dhe pavarësia e tij është një kusht themelor për mirëfunksionimin e këtij institucioni themeltar për shtetin si dhe për të ndërtuar raportin mes një qeverie që është e vetëdijshme për këtë dhe vetë bankës.
Kur ndodhemi në këtë situatë dhe kur Guverntaori është i arrestuar dhe i shkarkuar nga Këshilli Mbikqyrës, kjo situatë del përtej administrimit të brendshëm dhe kërkon ndërhyrjen e Qeverisë dhe Kuvendit.
Unë, ministri i Financave dhe ai i Ekonomisë kemi zhvilluar një proces kontaktesh shumë intensive. Kjo krizë administrimi e BSH mund dhe do të kthehet në një mundësi të re për Bankën dhe për shtetin. Do të tregojmë se jo vetëm jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e pavarësisë së BSH, por edhe se jemi në gjendje të ndërtojmë sisteme moderne të drejtimit dhe kontrollit, në mënyrë që jo vetëm ky episod dramatik të mos përsëritet më, por që edhe cdo episod pozitiv i ndërtuar në gjithë këto vite të shkojë më tutje?, theksoi Rama.
Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha u takua sot ...
Kryeministri Edi Rama shprehu gadishmërinë për t’u takuar me...
Deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara, shprehet se opozit...
Nga Oerd BylykbashiKur dikush martohet, urimi i natyrshem es...
Pas shkarkimit të Guvernatorit Ardian Fullani nga Këshilli M...
Deklarata e Koordinatores për Mediat, Silvi BardhiPartia Dem...
(www.lapsi.al) – Pashë sot në mëngjes numrin e gazetës “Inte...
Nga Astrit PatoziSot pothuajse i gjithe shtypi i Shqiperise ...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI-së, Ilir Meta i...
Kryeministri Edi Rama diskuton me Presidentin Bujar Nishani ...
Nga Ilir KULLA Pak solidaritet me Ardian Fullanin. Me konfi...
Ish kryeministri Sali Berisha shkruan ne facebook, mbi ate q...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me...
Nga samiti i NATO-s në Uells, Kryeministri Edi Rama i është ...
Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda ka dale pro kodi...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, isht...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon ndertimine je objekt...
Deklarata e deputetit të PD, Aldo Bumçi Një ngjarje shumë e ...
Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka shprehur qendri...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...