Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Nga Filip Çakuli
(PD-ja e kishte vrarë me kohe politikisht dhe moralisht Azemin)
Azemin e kam patur mik të mirë. Këtë sqarim e bëj për lexuesit që nuk i dinë marrëdhëniet e mia me Heroin e Demokracisë. Kemi qenë bashkë në fillimet e demokracisë (jo ditët e para) dhe kemi hyrë e kemi dalë në shtëpinë e njëri- tjetrit. Ndaj dhe përtej mërzisë sime, desha të ndaja disa momente dhe detaje, që dëshmojnë për vrasjen politike dhe morale të heroit, nga Partia Demokratike, më saktë, nga Sali Berisha.
Në atë kohë kam qenë gazetar i RD-së dhe një ditë në zyrën e kryeredaktorit shoh një shkrim që do të botohej të nesërmen në gazetë. Nuk po u besoja syve. ?Azemi pijanec, kontrabandist??
?Cili rrugaç e ka bërë këtë?, ? i them kryeredaktorit dhe mora fletën për ta grisur. ?Mos, se na ka ardhur nga presidenca?, ? u ngrit në këmbë kryeredaktori?. ?Dhe do ta botosh. S?kam ç?bëj,? ? më tha ai pa e fshehur mërzinë.
Të nesërmen më kap Azemi i shqetësuar. ?Si ëshë e mundur që gazeta që kam krijuar vetë, të shkruajë??.
Veç delirit të madhështisë që kishte miku im, m?u duk dhe jo inteligjent.
I them që ka ardhur drejtpërdrejt nga presidenti Berisha, prit dhe të tjera pas kësaj. Nuk foli një fjalë kundër presidentit. E lamë mbasdite për kafe te Dajti, ku kishte qejf ta pinte zakonisht.
I tregova për tjetrën, që do të botohej nesër. ?Azemi ka qenë spiun me gradën kapiten, rekrutuar nga Çupi, Këndezi??.
Pastaj RD-ja vazhdoi më egër. Dmth jo gazeta, por presidenti. Derisa u quajt bandit në një nga kryeartikujt e gazetës, të shkruar nga Sali Berisha
Më tej iu bënë publikisht 24 pyetje ku për çfarë nuk e akuzonin. Shik-u ia çoi Presidentit, ky i fundit ia kaloi gazetës. Më vjen ndot t?i përmend të gjitha ato shpifje të ndyra që i ngarkonin në kurriz një të riu që bashkoi atë parti dhe u bë prijësi i saj, kur Sali Berisha, i dërguari i Ramiz Alisë në Qytetin Studenti, u bënte thirrje atyre të brohorisnin për Ramizin, për udhëheqësin e dashur të Partisë dhe të popullit.
Ndërkohë Azemi i kërkonte takim presidentit dhe andej i përgjigjen se nuk ka kohë Sali Berisha të presë një njeri me probleme si Azemi.
Erdhi dhe çasti final. PD-ja, e krijuar nga Azemi, voton unanimisht përjashtimin e Azemit nga grupi parlamentar. Ishte Tritani, kryetari që na njoftoi solemnisht ndarjen përfundimtare të partisë nga Azemi.
Takoheshim pothuaj çdo ditë me Azemin. Gjëja më e çuditshme ishte se ai nuk fliste kurrë kundër presidentit. E mbante përbrenda. Vetëm një herë shpërtheu kur gazeta e Partisë i bëri një pyetje në krye të faqes së parë të saj: ?Azem, pa kujtohu ç?ke bërë në datën 1 prill në Shkodër, për t?u vrarë të nesërmen katër demokratë. Tregohu një herë i sinqertë??
Ç?nuk më tha për Sali Berishën, po nuk është vendi këtu t?i përmend. Ndonjëherë tjetër. Në atë kohë në RD ishim kolegë pune më Edi Palokën, që sot është kryetari i grupit kuvendor, i cili duhet të mbajë mend mirë si janë bërë ato shkrime kundër Azemit, të nënshkruara shpesh me inicialet M.Sh., D.K., T.Sh?
Ndoshta duhet të flasin një ditë edhe miqtë e tjerë të Azemit në Parti. Më mirë të vërteta të hidhura sesa gënjeshtra të paturpshme. Partia Demokratike dhe ish- kryetari i saj e kanë quajtur dhe vazhdojnë ta konsiderojnë vrasje politike. Po ndërkohë ka një vendim gjykate të formës së prerë që e vulos si vrasje ordinere, d.m.th, jo për qenien e tij si deputet e politikan. PD-ja dhe udhëheqësi i saj legjendar dhe historik, deklarojnë se vendimet e gjykatave nuk diskutohen dhe nga ana tjetër flasin për vrasje politike: Hipokrizi e gjallë. Në të vërtetë, vrasje e mirëfilltë politike është, jo në kuptimin që i jep PD-ja. Se vetë kjo e fundit e ka vrarë politikisht Azemin me kohë.
Pra, Heroin e Demokracisë, këta që po e qajnë dhe e rivarrosin sot e kanë vrarë politikisht dhe moralisht sa ishte gjallë. Madje po kujtoj një shkrim të RD-së: ?Enigma e një vetëvrasjeje politike?, ku ndër të tjera shkruhej: ?Pse Azemi hyri në grevë urie? Urdhër i prerë nga Çupi, Këndezi, Skifteri ? vendim për vetëvrasjen politike ? proces pastrimi për disa mëkate të kaluara. Duke ndërmarrë një vetëdenigrim progresiv, duket se vendosi të kompletojë në emër të heroizmit, procesin e plotë të deheroizmit të vet ? Thonë se një njeri e torturoi dhe e shkatërroi, e shndërroi në ushtar dhe në shegert ? Largimi i Namik Hotit nga skena politike ka krijuar një boshllëk të cilin synon ta mbushë zoti Hajdari?? (RD 12 shkurt 1994)
Kur u përjashtua me entuziazëm nga grupi kuvendor i PD-së, vendimi përfundon më këto fjalë: ?Përpëlitjet e fundit të Hajdarit për të përdorur studentët për interesat e tij, duket se do të kenë fund të njëjtë me të? Me vendimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së, që propozoi përjashtimin nga ky grup të deputetit Hajdari, bëhet dhe divorci përfundimtar mes këtij të fundit dhe PD-së? Hajdari do ta ketë më të lehtë t?i bashkëngjitet klaneve të majta për të realizuar qëllimet e njëjta mes tyre?? (RD 9 janar 1997)
Pas këtij divorci përfundimtar të Azemit me PD-në, siç thotë vendimi i kësaj partie, a nuk ishte hipokrizi e pështirë fjala e Berishës ditën e homazheve për dëshmorin se: ?Azemi në gjithë karrierën e tij politike u qëndroi besnik vlerave, ëndrrave, idealeve të bashkëstudentëve të tij??.
Nëse Azemi u qëndroi besnik vlerave, ëndrrave, idealeve, atëherë PD-ja e divorcuar prej tij, çfarë idealesh ka ndjekur?
Pra, vrasjen e Azemit PD-ja dhe Sali Berisha e kishin ndjellur disa herë, më saktë i ndillnin vetëvrasjen ?Studentët e ?90-ës nuk po i përgjigjen Hajdarit, ata që e shtrydhën, e flakën tej? ?Trimi? Hajdari me një akt donkishotesk vendosi ?të vrasë veten?, ?Hajdari është në fazën e ëndërrimeve të mëdha. Ka filluar vetëflijimin?? (RD 13 shkurt 1994)
Ky shkrim mban titullin ?Ushtari i Kurtit, ushtar i turpit Azem Hajdari, ushtar i fundit i Kurt Kolës? (Vini re përdorimin e shprehjeve ?vetëflijim?, ?të vrasë veten?, ?të komplotojë dehoroizmin e vet?, ?divorc përfundimtar me PD-në?).
Dhe i vihet kapaku i poshtërsisë dhe i cinizmit, i urrejtjes së hapur ndaj heroit vihet ku Azemi shpallet terrorist: ?Zëdhënësja e Ministrisë së Rendit Publik bëri të ditur veprimet e disa elementëve terroristë të ndërmara në kuadrin e grevës së urisë? Deputeti Hajdari, i futur në grevën e urisë, u gjet i armatosur, kur policia i kërkoi të largohej, ai nxori revolverin dhe u shpreh se ishte i gatshëm për vetëvrasje?? (Vini re: prapë vetëvrasje)
Ishte vetë presidenti Berisha, që nga një konferencë për shtyp më vonë, deklaroi se ?terroristëve duhet t?u tregojmë vendin?.
Dhashë disa shkrime se janë me dhjetra të tilla.
Ky ishte qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike dhe i liderit të saj Sali Berishës ndaj Azem Hajdarit. Pasi e deheroizoi dhe anatemoi për të gjali, tashmë i thurin himne para varrit. Madje dhe u dalin edhe lot. Mirë thonë, të vrasin ?së gjalli? dhe të qajnë të vdekur. Pa iu skuqur faqja, pa iu dridhur qerpiku.
Siç edhe e pamë më lart, vrasjen, më saktë vetëvrasjen ia kanë ndjellë PD-ja e Saliu. Por ai u vra, nuk u vetëvra. Atëherë kush ishte i intresuar për vrasjen e tij?
Sali Berisha premtoi që t?i ribënte gjyqin tribunit të lirisë, se nuk mund ta pranonte atë vendim gjykate që qenka vrarë për motive të dobëta dhe jo si politikan. Por Sali Berisha nuk e mbajti asnjëherë këtë premtim dhe tjetër kush e çoi në varrezat e dëshmorëve. Ishte kryetari i ri i partisë që u kujtua për këtë.
Tashmë duhet të shkojnë për t?i bërë nderet dhe homazhe heroit dhe dëshmorit të demokracisë. Janë pikërisht ata hipokritë që e poshtëruan Azemin dhe as sot e kësaj dite nuk kërkojnë ndjesë publike.
Mirë atëherë prokuroria nuk e thërriste sot Berishën, po tani pse nuk merr që të dëshmojë?
Nga Muhamed Veliu TCHMartin De La Beij ambasadori Mbretërisë...
“Parlamenti në seancën e radhës duhet të shkarkojë guvernato...
“Parlamenti në seancën e radhës duhet të shkarkojë guvernato...
Kryeministri Edi Rama vazhdon të ironizojë punën e Lulzim Ba...
Deklaratë e koordinatores për mediat në PD, Silvi BardhiFakt...
Partia Demokratike edhe zyrtarisht merr në mbrojtje ish-Guve...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje ish-Guver...
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian do të funksionojë pa...
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço po zhvillon një vizitë pune...
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet që po k...
Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, thotë se kryemin...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur udh...
Qeveria ka vendosur shtimin me 94 milionë lekë buxhetit të K...
Anëtarët e Opozitës në Komisionin e Shëndetësisë dhe Cështje...
Partia Demokratike nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale, për...
Grupet e punës të ngritura në Partinë Demokratike për t’u bë...
Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën paradite m...
Ish-kryeminstri Berisha nuk ka haruar te komentoje dasmen e ...
Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda bregu ka reaguar ndaj ft...
Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Full...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...