Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një piramidë e llahtarshme arsimore, një megakioskë dhe fabrikë diplomash, një këpurdhë helmuese dhe minë sahat për të ardhmen e qindra të rinjve, i ka shpëtuar në mënyrë të dyshimtë aksionit dhe reformës më të bujshme të qeverisë ?Rama?, për të rrafshuar universitetet fantazmë në Shqipërisë, shumica prej tyre ishin kthyer në baxho djathi. Bëhet fjalë për Universitetin Evropian të Tiranës, i Henri (Naim) Çilit. Gazeta ?SOT?, për disa ditë me radhë, ka zbardhur pjesë nga raporti i Ministrisë së Arsimit për UET, me gjetje, konkluzione dhe fakte tronditëse, të mjaftueshme jo vetëm për mbylljen e këtij universiteti, por për dërgimin e kupolës së këtij universiteti menjëherë në prokurori. Raporti i zbardhur nga gazetari, Elvi Fundo, konfirmon faktin se UET është një fabrikë diplomash dhe piramidë financiare e ngjashme me piramidat e ?96, por që nuk ka asnjë lidhje me një institucion të lartë arsimor. Megjithatë, Henri Çili, falë manovrave, lobimeve dhe ndërhyrjeve politike, ka arritur që të mbajë në këmbë universitetin piramidë, duke kompromentuar rëndë të gjithë reformën e qeverisë. Ndërkaq, gazeta ?SOT? publikon 50 fakte rreth piramidës arsimore të Henri Çilit. Këto janë vetëm 50 të parat. Të gjitha gjetjet, përjashtuar borxhin, bazohen në raportin e kontrollit të Ministrisë së Arsimit. Këto fakte do të ndihmojnë prindërit, që janë ende në dilemë për shkollimin e fëmijëve të tyre, për të mos rënë pre e një skeme mashtrimi siç është UET i Henri Çilit. Raporti i kontrollit të Ministrisë së Arsimit kantatën shkelje dhe abuzimeve me përgjegjësi penale, duke filluar që nga doktorimit i shtesave të huaj pa e ditur gjuhën shqipe, manipulimi i regjistrave, mashtrimi me programet e studimit, shkelje e udhëzimit që përcakton sipërfaqen katrore për çdo student etj.
50 fakte për UET, piramidën arsimore të Henri Çilit
1. UET ka krijuar 1.2 milionë USD borxh në Tatime.
2. Për të mos paguar borxhin, Henri çili e shpalli Edi Ramën njeriun e vitit 2013, pasi i kishte bërë fresk për 8 vjet Sali Berishës. Por, Edi Rama, pavarësisht lutjeve të Erjon Veliajt, nuk ia fshiu borxhin Henri Çilin.
3. UET ka doktoruar shtetasin turk Nazim Ahmet Turan Cinni pa e ditur gjuhën shqipe.
4. Shtetasit turk i mungon leja e qëndrimit, vërtetimi i punës dhe vërtetimi i Gjuhës Shqipe.
5. Nga kjo dalim në konkluzionin se UET shet diploma.
6. 43 studentë që kanë pezulluar studimet e doktoraturës në UET nuk figurojnë të çregjistruar.
7. Shtetasi E. A. H., datëlindja 1972, doktoraturë në ekonomik, në procesverbali për çregjistrim datë 28.03.2014, mungon firma.
8. Pra, UET manipulon regjistrat.
9. Çdo udhëheqës/pedagog ne doktorature paguhet me 2000 euro, 400 nga të cilat i merr në fillim të doktoraturës.
10. Pjesën tjetër e marr vetëm në rast se doktoranti mbaron me sukses doktoraturën.
11. Në UET udhëheqësit i bëjnë vetë doktoraturat për të marrë paratë.
12. Regjistrat për të regjistruarit e vitit akademik 2013-2014 nuk gjendeshin në format Hard ?Copy.
13. Studentët e regjistruar, nga viti 2011 e deri në 2014 nuk ishin të pajisur me Nr. Matrikullimi.
14. UET mund të shtojë studentë edhe pse s?kanë qenë fare vitin e parë.
15. Doktoratura kërkon mesatare 8.
16. UET mesataren e ka me vetëdeklarim.
17. Në UET kandidatët e shënojnë sa të duan, pasi paguajnë 9 mijë euro.
18. UET ka 15 drejtime doktoraturash.
19. Në VKM 503, DATË 07.10.2011 rezultojnë 12 profile në 3 Programe studimi.
20. UET mashtron me programet e studimit.
21. Qendrën shkencore në UET e drejton një individ pa doktoraturë dhe pa titullin e duhur shkencor.
22. Ky person, edhe pse jo doktorant, udhëhiqte 2 studentë dhe këshillonte 6 të tjerë.
23. Sipas udhëzimeve, numri i studentëve që mund të udhëheqë njëkohësisht një udhëheqës shkencor nuk mund të jetë më shumë se 3 deri në 5 studentë në vit.
24. Prof. Asoc.Dr. Migena Leskoviku, figuron që këshillon 7 doktorantë dhe udhëheq 9 të tillë, në shkelje të udhëzimit.
25. Entela Ruci, 18.03.1977, Doktoraturë për Marrëdhëniet me Publikun në UET, formulari i aplikimit mban datën 5.9.2012. 26. Vendimi i Këshillit të Profesorëve për pranimin mban datën 8.9.2012. Nënshkrimet e profesorëve Prof. Dr. Ardian Civici dhe Prof. Dr. Romeo Gurakuqi janë të fotokopjuara, mungojnë CV, lista e notave, dëshmia e gjuhës angleze (sipas kritereve në pikën 7.2.2 të rregullores).
27. Fotokopja e noterizuar e diplomës mban datën 24.09.2012, letrat e rekomandimit janë nga pedagogë të brendshëm të institucionit (konflikt interesi?).
28. Në UET ka një proces të manipuluar pranimi.
29. Henri Çili ka ulur numrin e pedagogëve, në përpjekje për të ulur kostot dhe për të mos paguar sigurime shoqërore.
30. Ka raportuar gjithsej 167 pedagogë, nga të cilët 80 të brendshëm dhe 87 part-time.
31. Ligji thotë se raporti personel akademik-student duhet të jetë 1 me 20 (dhe sigurisht këtu nuk llogaritet stafi i jashtëm).
32. Raporti në UET del 1 pedagog për 50 studentë.
33. Nga 4 mijë studentë, që ka ky universitet, pjesëtuar me numrin e pedagogëve efektive, na rezulton shifra 1 me 50.
34. Raporti staf i brendshëm me staf të jashtëm duhet të jetë 70% me 30 %.
35. UET ka më shumë të jashtëm se sa të brendshëm.
36. Sipas legjislacionit në fuqi, sipërfaqja në metër katrorë për çdo student duhet të jetë 4.5 – 5 m2 për shkencat shoqërore dhe 7.5 m2 për student, në shkencat natyrore.
37. UET aktualisht ka rreth 9000 m2. 38. Henri Çili ka mashtruar duket paraqitur në broshurat e tij një Mega kampus më 15. 000 m2 dhe sipërfaqe godine 13.000m2.
39. Raporti real është 1 m2/ student duke anashkaluar kërkesën e ligjit.
40. Për studimet Bachellor të UET, për për programet e studimit Histori dhe Filozofi, nuk ka një urdhër të licensimit nga Ministri i Arsimit?.
41. UET ka reklamuar për programe studimi, të cilat nuk i ka pasur ligjërisht.
42. UET ka mashtrua studentët dhe familjet e tyre, duke u shitur diploma.
43. UET, për programet e studimit Master professional deklaron programet si: Diplomaci; Siguri njerëzore dhe qeverisje e mirë, Analizë ekonomike sasiore, për të cilat nuk deklarohet urdhër për hapjen e këtyre programeve të studimit.
44. Edhe me Doktoratura ka një mospërputhje të profileve të licensuara me ato që zhvillohen.
45. UET jep diploma pa listë notash. (Notat mund t?i vësh vetë).
46. UET ka në proces rreth 800 doktoratura dhe udhëheqësit e jashtëm i quan konsulentë.
47. Janë vetëm 3 pedagogë të huaj që marrin pjesë në doktoraturat e UET.
48. E megjithatë UET nuk është shkrirë si një piramidë arsimore.
49. E megjithatë prokuroria nuk ka nisur hetimet.
50. E megjithatë policia nuk e ka shpallur UET zonë krimi.
Nga Namir LAPARDHAJARasti i vjedhjes së një shume marramendë...
Nga Kastriot MYFTARAJKjo histori e pabesueshme nis në 7 teto...
Nga Perparim KaboTek Guvernatori tashmë ish, fle në paraburg...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij pas situatës s...
Ende pa kaluar 24 orë nga arrestimi i guvernatorit Fullani, ...
Një 25 vjeçar me banim në fshatin Barbullojë të rrethit Lezh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Inspe...
Gazetari dhe moderatori Enkel Demi, i ka dhene nje pergjigje...
Nga Telnis SkuqiÇifti të trashëgohet!!!!GJIROKASTËR – Gjirok...
Mund të të shpëtojë lehtësisht ajo që në pamje të parë të du...
Materiale të panxjerrë më parë nga arkivat zbulojnë obsesion...
Cili ishte vërtetë në atë pikë Ratko Mlladic? Remondino e ku...
Që prej mbrëmjes së të premtes, (05.09.14) Guvernatori i Ban...
Kryeministri grek premton uljen e taksave me shpresë se do t...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndodhet ...
Të jesh gjithmonë dhe kudo i kontaktueshëm, të zgjidhësh shu...
Dasme prallore me gati 1 mije te ftuar, ne kala, ku ne sherb...
Shkatërrohen 906 paisje të konfiskuara të Lojërave të Fatit ...
Gazetari investigative, Artan Hoxha, thotë se 5 prej 7 inve...
Pasi pushtoi botën me hitin e tij “Somebody That I Used to K...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...