Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Kjo histori e pabesueshme nis në 7 tetor 2004, kur Kuvendi i Shqipërisë, ku shumicën e kishte Partia Socialiste, mori vendim për të zgjedhur gjashtë anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. I katërti në listën e të zgjedhurve është ARDian Fullani. Në informacionin që iu dha deputetëve për kandidatët që do të votonin, për Fullanin u tha se në 2001 ishte emëruar nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e anëtarit të Komisionit të Letrave me Vlerë. E njëjta gjë ishte thënë kur Fullani u paraqit në seancë dëgjimore në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë para se emri i tij të kalonte për votim në seancë plenare në Kuvend.
Por, Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2001 kishte emëruar si anëtar të Komisionit të Letrave me Vlerë z. ADRian Fullani, dhe jo z. ARDian Fullani. Kjo gjë është e evidentuar edhe në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Sipas saj: Në 10 maj 2001 Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr. 494, vendosi:
1. Zoti ADRian Fullani emërohet në detyrën e anëtarit të Komisionit me Letrave me vlerë.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare të 30 majit 2001, nr. 25, f. 773.
Në media (gazeta dhe televizione), në maj 2001 u dha lajmi se ADRian Fullani ishte emëruar anëtar i Komisionit të Letrave me vlerë. Erion Braçe dhe Ermelinda Meksi ishin deputetë të Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2001 kur ADRian Fullani u emërua në detyrën e anëtarit të Komisionit të Letrave me Vlerë, nga Kuvendi ku shumicën e deputetëve e kishte Partia Socialiste.
Më vonë në jetëshkrimin zyrtar të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ARDian (jo ADRian) Fullani, të cilin ai e ka qarkulluar që prej vitit 2004, do të thuhej se ai ka mbajtur pikërisht këtë detyrë, pra atë të anëtarit të Komisionit të Letrave me Vlerë. Ndonëse Kuvendi i Shqipërisë ka emëruar në këtë detyrë z. ADRian Fullani, jo z. ARDian Fullani. Në fakt personi që i ushtroi të dy detyrat me vendim të Kuvendit, si atë të anëtarit të Komisionit të Letrave me Vlerë, ashtu dhe atë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, me dy emrat ADRian Fullani, dhe ARDian Fullani, është i njëjti. Midis 10 majit 2001 dhe 7 tetorit 2004 ADRian Fullani nuk e kishte ndryshuar formalisht emrin e tij nga ?ADRian? në ?ARDian?, duke kryer procedurat përkatëse ligjore. Në Regjistrin e Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë vazhdonte të ekzistonte vetëm ADRian Fullani. Në këtë regjistër nuk ekzistonte fare një person me emrin ARDian Fullani, as në 2001, as në 2004, as sot në vitin 2014.
E megjithatë, në tetor 2004, Kuvendi i Shqipërisë, shumica e majtë e tij, zgjedh ARDian Fullanin në detyrën e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ku e gjeti shumica e majtë e Kuvendit të Shqipërisë personin me emrin ARDian Fullani për ta zgjedhur në këtë detyrë, kur një person me këtë emër nuk ekzistonte në Regjistrin e Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë? Kësaj pyetjeje mund t? i përgjigjen ata të cilët janë sot deputetë socialistë të Kuvendit të Shqipërisë, por që kanë qenë edhe në 2004. Të tillë janë Erion Braçe, Ermelinda Meksi, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Anastas Angjeli, Arta Dade, Pandeli Majko, Ben Blushi, Bashkim Fino, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Musa Ulqini. Blendi Klosi, si dhe Vangjel Dule i PBDNJ i cili ka qenë aleat i socialistëve në 2004.
Merret vesh, detyrimin e parë për të na shpjeguar se si ADRiani u bë informalisht ARDian e ka Partia Socialiste e cila e ka zgjedhur atë në Kuvendin e Shqipërisë për dy detyra, dy herë rresht, me emra të ndryshëm.
Nuk ka dyshim se ishte vetë ADRiani (Fullani) ai që vendosi në tetor 2004 të vetëquhet në mënyrë informale ?ARDian?, por pyetja është se si mundi që të merrte dhe të mbante detyra të rëndësishme shtetërore me këtë emër informal. Pjesa më e madhe e atyre të cilët qenë deputetë të PS-së në tetor 2004 kishin qenë deputetë edhe në maj 2001 kur ADRian Fullani u emërua anëtar i Komisionit të Letrave me Vlerë. E megjithatë asnjë prej tyre nuk pa ndonjë problem te fakti që me votën e tyre po zgjidhej ADRian Fullani për të ushtruar një detyrë si ARDian Fullani?!
Dhe kështu në 7 tetor 2004, Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë të majtë, me vendimin nr. 148, zgjodhi ARDian Fullanin si anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare të 21 tetorit 2004, nr. 72, f. 5103.
Ky është një akt me rëndësi historike në jurisprudencën parlamentare të shtetit shqiptar, për arsye se për herë të parë në historinë parlamentare të Shqipërisë është zgjedhur për të ushtruar një detyrë shtetërore një person i cili nuk ekziston, një person i paqenë. Nëse në vitin 2004 do të kishte ndodhur një gabim material në shkrimin e emrit, siç quhet në gjuhën juridike, atëherë ishte dashur që të bëhej ndreqja e këtij gabimi material, e cila gjithashtu duhej të publikohej në fletoren zyrtare dhe vetëm pas kësaj emërimi i Fullanit quhej i rregullt dhe ai mund të niste të ushtronte detyrën e tij si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Madje duhet të kishte qenë vetë Fullani i cili do të kishte folur duke kërkuar që të ndreqej ky gabim. Por Fullani heshti se kishte qenë pikërisht ai nxitësi i këtij ?gabimi?, pra i ndryshimit informal të emrit të vet nga Adrian në Ardian.
Unë jam i bindur se kur në vitin 2004 Kuvendi i Shqipërisë, domethënë Qeveria e PS, e kryesuar nga Fatos Nano përzgjodhi emrat e kandidatëve për në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, me siguri që përzgjodhi emrin e ADRian, jo të ARDian Fullanit. Se ADRian Fullanin kishte emëruar në një detyrë tjetër Kuvendi më herët në vitin 2001. Por ishte dikush i cili kërkoi që emri ADRian të ndryshohej në ARDian, thjesht duke u shkruar ndryshimi i emrit në aktet parlamentare. Dhe ky njeri nuk mund të ketë qenë askush tjetër përveç vetë Fullanit. Nuk ka dyshim se kishte qenë vetë Fullani, ai që i tha Kryeministrit socialist të asaj kohe, mikut të tij Fatos Nano, që emërimi i tij të bëhej me emrin ?ARDian?, jo me emrin ?ADRian?. Dhe Nano me papërgjegjshmërinë e tij proverbiale e pranoi këtë kërkesë absurde madje kriminale. Madje, madje, shumë më tepër kriminale se ç? mund të mendohej në atë kohë, se kur Fullani ishte përzgjedhur që të bëhej anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, kjo ishte bërë me qëllim që ai të bëhej Guvernator i kësaj banke.
Por ana kriminale e kësaj historie është madje shumë më e thellë se sa ngjan në pamje të parë. Kur dikush zgjidhet anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ky person kalon nëpër disa filtra të detyrueshëm institucionalë, dhe mbi personin e tij kërkohen të dhëna nga institucione të ndryshme që merren me sigurinë në vend, duke përfshirë dhe SHISH, shërbimin e fshehtë. Kjo edhe për faktin se ky person do të pajiset me një çertifikatë sigurie, që është kusht për të pasur qasje në dokumente që përbëjnë sekret shtetëror. Këtu lind pyetja se me cilin emër i kanë dërguar informatat për Fullanin SHISH dhe institucionet e tjera, me emrin ADRian Fullani, apo ARDian Fullani? Ma merr mendja se duhet t? i kenë dërguar me emrin ADRian Fullani. Kjo do të thotë se Kuvendi i Shqipërisë ka bërë një falsifikim të vetëdijshëm.
Në 21 tetor 2004, dy javë pasi Fullani u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me dekretin nr. 4355 vendosi:
?Zoti ARDian Fullani emërohet Guvernator i Bankës së Shqipërisë?.
Presidenti Mosiu, para se të nënshkruante dekretin për emërimin e ARDian Fullanit, duhet të ketë parë dosjen me të dhënat për të, që i është dërguar nga institucionet e tjera, duke përfshirë edhe SHISH. Të gjitha këto të dhëna kanë qenë në emrin e ADRian Fullanit. E megjithatë Presidenti Moisiu dekretoi ARDian Fullanin si Guvernator të Bankës së Shqipërisë. A nuk është pjesë e detyrës së Presidentit të Republikës, roli i të cilit është edhe ai i noterit të parë të shtetit, që të verifikojë së paku gjeneralitetet e personave të emëruar prej tij? Kështu duhet të jetë. Ndryshe ndodh si me Dekretin nr. 4355 të Presidentit Mosiu, me të cilin u emërua Guvernator të Bankës së Shqipërisë një person inekzistent.
Një javë pas daljes së dekretit presidencial, Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë socialiste, me vendimin nr. 152, dt. 28 tetor 2004, vendosi:
?Zoti ARDian Fullani zgjidhet Guvernator i Bankës së Shqipërisë.?
Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare të datës 9 nëntor 2004, nr. 80, f. 5925.
Kështu, dy herë brenda tre javëve, Kuvendi i Shqipërisë vendosi që të emërojë në dy detyra të rëndësishme shtetërore, në të njëjtin institucion të rëndësishëm, një person inekzistent!!! Qartësisht, këtu nuk bëhej fjalë për një gabim material, por për një falsifikim të vetëdijshëm. Në nëntor 2004 ADRian Fullani u paraqit në Bankën e Shqipërisë për të marrë detyrën e Guvernatorit si ARDian Fullani. Askush nuk i kërkoi një dokument identiteti. Ai u pajis me një dokument identetit si punonjës i bankës qendrore, me emrin ARDian Fullani. Dhe që nga nëntori 2004 e deri në shtator 2014, Adrian Fullani nënshkroi me qindra e qindra akte të Bankës së Shqipërisë, deri edhe kartmonedhat shqiptare në qarkullim, me emrin ARDian Fullani.
Nëse një person ka një llogari bankare me emrin ?ARDian?, në cilëndo bankë të nivelit të dytë të vendit, dhe shkon në cilëndo degë bankare në vend për tëe kryer veprime, duke paraqitur një dokument identiteti me emrin ADRian, atë nuk do ta pranojnë me arsyetimin korrekt se duhet të ketë përputhshmëri mes identitetit në aktet bankare dhe atij në dokumentin e identifikimit të paraqitur. Por një person i cili çdo dokument identeti e ka me emrin ADRian, ia arriti që të marrë dhe të mbajë për dhjetë vite postin më të lartë bankar në vend, atë të guvernatorit të bankës qendrore, me emrin informal ARDian!
Në vitin 2011 mbaronte mandati shtatëvjeçar i Fullanit si anëtar i Këshillit Mbikqyrës dhe si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Këtë herë ishte PD në pushtet e cila përsëriti gjithçka që kishte bërë PS në vitin 2004. Në 3 nëntor 2011, Kuvendi i Shqipërisë, me vendim nr. 134, me propozim të Këshillit të Ministrave (domethënë të Sali Berishës) vendosi:
?Zoti ARDian Fullani zgjidhet anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë?.
Ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare të 8 nëntorit 2011, nr. 134, f. 6861.
Që të mos përsërit ato që kam thënë për aktin homolog të tetorit 2004, të Kuvendit të Shqipërisë, do të kufizohem të them se për këtë akt të miratuar nga Kuvendi me shumicë të PD, vlen gjithçka kam thënë për të parin.
Në 9 nëntor 2011, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me dekretin nr. 7149 emëroi Ardian Fullanin Guvernator të Bankës së Shqipërisë. Që të mos përsërit ato që kam thënë për dekretin homolog të tetorit 2004, të paraardhësit të Topit, z. Moisiu, do të kufizohem të them se për këtë dekret të Topit, vlen gjithçka kam thënë për të parin.
Në 17 nëntor 2011, Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë të PD-së, me vendimin nr. 142, vendosi:
?Z. ARDian Fullani emërohet Guvernator i Bankës së Shqipërisë.?
Ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare të 9 dhjetorit 2011, nr. 160, f. 7650.
Në 5 shtator 2014, zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme doli në konferencë për media, për të thënë se ishte arrestuar shtetasi ADRian Fullani me detyrë Guvernator i Bankës së Shqipërisë! Kjo do të thotë se Prokuroria e Tiranës kishte arrestuar ADRian Fullanin për kryerjen e një vepre penale gjatë ushtrimit të një detyre në të cilën ishte emëruar, zgjedhur dhe e kishte ushtruar ARDian Fullani!!!
Prokuroria e Përgjithshme bën sikur nuk e shikon faktin se që nga viti 2004 e deri në 2014 Fullani ka arritur që të bëjë një falsifikim me emrin e tij, në bashkëpunim me një numër pabesueshmërisht të madh njerëzish me pushtet. Fullani nuk mund ta bënte këtë mashtrim pa bashkëpunimin e këtyre personave të pushtetshëm. Të gjitha ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë gjë sot. Të gjithë ata, dy Presidentë të Republikës, dy ish-Kryeministra, dy ish-Kryetarë të Kuvendit, dy ish-drejtorë të SHISH, dy ish-Prokurorë të Përgjithshëm, si dhe shumë zyrtarë të tjerë dhe deputët të cilët kanë votuar në Kuvend, janë përgjegjës që sot kartmonedhat shqiptare në qarkullim janë të nënshkruara me emrin e një personi inekzistent, ARDian Fullani, në cilësinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Atyre duhet t? u bëhen ngarkim shpenzimet për nxjerrjen jashtë qarkullimit të krejt kartmonedhave dhe zëvendësimin e tyre me të tjera, të rregullta.
Dy prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët janë drejtpërdrejt përgjegjës për këtë çështje, Ramadan Troci dhe Petrit Fusha, nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin se ADRian Fullani, i cili është arrestuar me një urdhër arresti të lëshuar prej tyre, nuk e ka ushtruar detyrën e Guvernatorit. Atë e ka ushtruar ARDian Fullani. Prokuroria e Përgjithshme dhe dy prokurorët e ngarkuar drejtpërdrejt me këtë çështje, as nuk guxojnë që të pyesin se përse ADRian Fullani e ka ushtruar detyrën e Guvernatorit me emrin ARDian Fullani.
Arsyeja e parë për të cilën Fullani e ka bërë këtë gjë, është e njëjta për të cilën një kriminel është në kërkim, ndryshon një apo disa gërma të emrit, për të pretenduar pastaj se ai nuk ka lidhje me personin e kërkuar. Emri i guvernatorit të një banke qendrore qarkullon në rrethet bankare ndërkombëtare dhe për të bëhen pyetje. Në rastin e Fullanit, ai donte që të distancohej nga emri ADRian Fullani, i cili kishte fituar një famë të keqe në rrethet bankare ndërkombëtare si nëndrejtor dhe më pas si drejtor i Bankës Italo-Shqiptare, një bankë kjo ku ndodhën shumë gjëra të dyshimta që kishin të bënin me botën e krimit të organizuar. Drejtori italian i kësaj banke u eliminua në një vetëvrasje mëse të dyshimtë, në kohën që ishte duke bashkëpunuar me një oficer të lartë të shërbimeve të fshehta italiane, për zbulimin e lidhje të bankës me botën e krimit të organizuar. Pak kohë më pas u gjend i vrarë edhe ky oficer.
Arsyeja e dytë për të cilën Fullani e ndryshoi emrin ishte që të mos arrihej deri te llogaritë e tij bankare të fshehta në off-shores, të cilat do t? i hapte dhe do t? i mbushte me para, kur u bë Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Nuk dihet ç? ndodh nesër, ka menduar Fullani, në botë po flitet gjithmonë e më tepër për ligje ndërkombëtare që do t? i detyrojnë off-shores që të japin dhëna për llogaritë bankare të zyrtarëve të lartë. Me këtë rast një ditë mund të kërkohen llogaritë bankare të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ose të atyre që kanë mbajtur këtë detyrë. Prandaj më mirë është që unë ta ushtroj detyrën e Guvernatorit me emrin ARDian, ka menduar Fullani. Kështu, edhe nëse një ditë do t? u kërkohet off-shoreve që të japin të dhëna për personat që kanë ushtruar detyra të larta shtetërore, bankat ku kam depozituar unë paratë do të jenë të detyruara që të japin informacione për ARDian Fullanin, jo për ADRian Fullanin. Dhe meqënëse ARDian Fullani nuk ekziston, atëherë nuk kanë për të gjetur asnjë llogari bankare në emër të tij.
Të gjitha këto do të zbulohen nëse prokurorët e pyesin Fullanin për ndryshimin e emrit. Prokurorët kanë detyrim që ta bëjnë këtë gjë.
Nga Perparim KaboTek Guvernatori tashmë ish, fle në paraburg...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij pas situatës s...
Ende pa kaluar 24 orë nga arrestimi i guvernatorit Fullani, ...
Një 25 vjeçar me banim në fshatin Barbullojë të rrethit Lezh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Inspe...
Gazetari dhe moderatori Enkel Demi, i ka dhene nje pergjigje...
Nga Telnis SkuqiÇifti të trashëgohet!!!!GJIROKASTËR – Gjirok...
Mund të të shpëtojë lehtësisht ajo që në pamje të parë të du...
Materiale të panxjerrë më parë nga arkivat zbulojnë obsesion...
Cili ishte vërtetë në atë pikë Ratko Mlladic? Remondino e ku...
Që prej mbrëmjes së të premtes, (05.09.14) Guvernatori i Ban...
Kryeministri grek premton uljen e taksave me shpresë se do t...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndodhet ...
Të jesh gjithmonë dhe kudo i kontaktueshëm, të zgjidhësh shu...
Dasme prallore me gati 1 mije te ftuar, ne kala, ku ne sherb...
Shkatërrohen 906 paisje të konfiskuara të Lojërave të Fatit ...
Gazetari investigative, Artan Hoxha, thotë se 5 prej 7 inve...
Pasi pushtoi botën me hitin e tij “Somebody That I Used to K...
Ne prag të vizitës në Shqipëri, Papa Françesku ka dalë në nj...
Ky është prokurori Ramadan Troci, i cili brenda pak kohësh k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...