web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

HISTORI / Perandoria britanike, katër pikëpyetje të mëdha

7 Shtator 2014, 10:04, Aktualitet CNA

britMund të të shpëtojë lehtësisht ajo që në pamje të parë të duket një pyetje rudimentare. Njerëzit shpesh herë supozojnë se e dinë çfarë ishte perandoria britanike, kur në fakt ka qenë një term ombrellë që mbulonte një shumëllojshmëri hapësirash, lloje të ndryshëm autoritetesh dhe lloje të ndryshëm lidhjesh imperiale.

Një prej forcave më me ndikim (por edhe gënjyese) në formësimin e qasjes së njerëzve është ajo hartë e famshme Viktoriane e botës ku perandoria ka qenë e ngjyrosur me të kuqe. Të jep një përshtypje ?të prerë? se çfarë ishte perandoria; por çfarë mund të thuhet për Perandorinë informale? Për shembull, në shumë drejtime, Argjentina është qeverisur në thelb prej britanikëve gjatë shekullit 19, por ajo nuk ishte e ngjyrosur me të kuqe, për arsye se nuk ishte një pjesë formale e perandorisë. Po kështu, në disa drejtime SHBA mbeti ekonomikisht dhe kulturalisht e varur nga Perandoria për një pjesë të mirë të shekullit 19. Britanikëve shpesh u pëlqente ideja që, kur mundeshin të drejtonin një vend, pa i hyrë telashit të sundimit dhe administrimit të tij, apo edhe dërgimit të trupave, atëherë përse u duhej një lidhje formale perandorake? Nëse, ashtu si në rastin e Argjentinës, ata mund të ngrinin hekurudha dhe i bënin t?u shërbenin interesave tregtarë britanikë, si dhe të dominonin bankat dhe infrastrukturën e investimeve, nuk kishte nevojë për kontroll formal.

Perandoria nuk ishte një entitet i pandryshuar gjeografik dhe politik dhe kishte përvoja shumë të ndryshme brenda saj. Në fundin e shekullit 19, në Zelandën e Re, kishte pothuajse demokraci totale për të bardhët ? shumë më tepër demokraci edhe se në vetë Britaninë ? ndërkohë që në një pjesë të madhe të Afrikës demokracia ishte një ëndërr e largët. Cilësia e autoritetit ndryshonte shumë.

Një tjetër gjë që duhet përmendur është se njerëzit shpesh kanë paragjykime për atë se ku ishte perandoria, dhe shpesh herë harrojnë, për shembull, avanpostet europianë të perandorisë. Baza detare si Menorka, Gjibraltari, Qiproja dhe Malta lejonin Marinën Mbretërore të kontrollonte Mesdheun për një kohë shumë të gjatë, gjë që ishte shumë e rëndësishme në të gjithë kuptimet. Shpesh herë ka një besim se në një farë mënyre Perandoria ishte ?britanikë të bardhë që qeverisnin njerëz jo të bardhë jashtë Europës. Ky ishte padyshim një aspekt i perandorisë, por sigurisht që kishte edhe shumë të tjerë.

Përcaktimi se çfarë ishte Perandoria në kohë të ndryshme, dhe çfarë lloje të perandorisë ekzistonin, është shumë i rëndësishëm sepse zgjedhja se në cilin version të Perandorisë Britanike duhet të fokusohemi ka prirjen të ndikojë historitë për të cilat shkruajnë historianët. Mund të ketë një tundim për të zgjedhur vetëm ato pjesë të perandorisë që mbështesin një tezë të dëshiruar ? prandaj është i rëndësishëm një vizion eklektik dhe me nuanca.

LINDA COLLEY

Historiane, autore e ?The Ordeal of Elisabeth Marsh?

Mund të thuash që Britania u pasurua dhe pjesa tjetër e perandorisë u varfërua për arsye se gjithë kuptimi i perandorive është që ato janë shfrytëzuese. Nuk ka kuptim të kesh një perandori nëse ajo nuk përfiton nga fuqia imperiale. Por përcaktimi në mënyrë specifike se ku dhe kush përfitoi ka rezultuar shumë i vështirë. Historianët e Indisë nuk kanë qenë në gjendje të kuantifikojnë ?thithjen e pasurisë? nga nënkontinenti. Megjithatë, nëse sheh lokalitetet e Britanisë dhe prurjet e pasurisë nga ?India Lindore? në industri, blerje toke, pronësinë e shtëpive në fshat e kështu me radhë, fillon të kesh një pamje gjithnjë e më të qartë se ku është ndier më shumë impakti perandorak.

Shuma të mëdha parash u gjeneruan nga pjesëmarrës aktivë në ndërtimin e perandorisë ? ata që shkuan në Indi. Por pjesëmarrësit pasivë ? ata që qëndruan në shtëpi e që investuan në sipërmarrjet jashtë vendit ? nxorrën përfitime nga ekspansioni imperial në një kuptim më të gjerë. Grupe të caktuar punësimi përfituan vecanërisht nga ekspansioni britanik, mes tyre ata në industritë detare që mbështesnin Perandorinë. Furnizuesit e mallrave si për eksport edhe për mbajtjen e perandorisë ? prodhues armësh, municionesh etj ? gjithashtu përfituan.

Megjithatë, ka patur një shpërndarje të pabarabartë nëpër Britani. Rajone të caktuar ? si pjesë të Skocisë dhe Uellsit si dhe Londra ? ishin të lidhur fuqishëm me Perandorinë. Por është e mundur të jesh më specifik e të thuash, për shembull se pjesë të perëndimit të vendit nxorrën përfitime të vazhdueshëm nga industria e leshit përmes sasisë së madhe të eksporteve në nënkontinent.

Ajo që ndodhi me Indinë është një pyetje komplekse. Eshtë e pasaktë të thuash që, çdo gjë që bënë britanikët ishte e dëmshme. Sipërmarrjet britanike nxitën një tregti të madhe eksportesh që përndryshe nuk do të kish ekzistuar asnjëherë.

Megjithatë, nuk ka dyshim që sektorë specifikë të ekonomisë indiane vuajtën nën zgjedhën e imperializmit ? industria e pambukut u dëmtua rëndë nga importet e lirë prej Lancashire dhe Skocia nga viti 1830 e këtej.

Eshtë e vështirë të ndërtosh një analizë kosto-fitim nëpër gjithë perandorinë, por dyshoj që një afrikanist do të ofrojë një panoramë të ngjashme. Për të përcaktuar forcën e impaktit të perandorisë duhen disa raste studimorë që lidhin pjesë të ndryshme të perandorisë me lokalitete specifikë në Britani. Kështu, ne kemi vetëm një pamje të mjegullt të ndikimit ekonomik të Perandorisë në vetë Britaninë.

Huv Bouen është botues i ?Wales and British Overseas Empire?

3. Sa e quanin veten popujt e Britanisë dhe të perandorisë, si pjesë e një populli të vetëm britanik?

Ndjesia e të qënurit britanik nuk ka qenë asnjëherë cilësi ekskluzive e popujve të ishujve britanikë. Në prag të Luftës Revolucionare në Amerikë, kishte një ndjenjë të fuqishme në 13 kolonitë që, sa kohë që ishte i bardhë dhe protestant, atëherë i binte të ishe britanik ? apo më specifikisht, anglez. Megjithatë, kjo nuk i mbajti amerikanët brenda perandorisë. Kishte pikëpamje të ndryshme se cfarë do të thoshte të ishe britanik apo anglez, dhe amerikanët ndiheshin shpesh se ishin anglezë të lirë, më të mirë se sa vetë britanikët.

Një sens i identitetit të përbashkët britanik ishte shumë i fortë në fundin e shekullit 19 ? sidomos mes popujve me origjinë britanike në Australi, Kanada, Zelandë e Re, dhe Afrikën Jugore anglisht folëse. Kjo gjë vazhdoi edhe në shekullin 20 dhe arriti kulmin në angazhimet e mëdha të këtyre vendeve në dy luftëtrat botërore. Megjithatë, ky angazhim nuk i pengoi për të zhvilluar një sens të të qënurit ekskluzivisht australianë, kanadezë e kështu me radhë, fillimisht brenda një kuadri britanik.

Shumë popuj joeuropianë brenda perandorisë mundeshin të konsideroheshin si britanikë. Njerëz në Karaibe, si dhe popuj të racave të përziera në Afrikën jugore apo elitat në Indi, Pakistan dhe Sri Lanka mund të kishin një sens të fortë të vlerave britanike. Romani i Andrea Levy, ?Small Island? tregon për xhamajkanët që e quanin veten britanikë dhe që mbeteshin të zhgënjyer nga ata që i shihnin si standarte jobritanikë që i ndeshnin në Britani.

Kështu që, të ndjerit britanikë nuk ishte dicka e imponuar nga Londra. Ishte dicka që njerëzit në të gjithë perandorinë e morën vetë, madje ndonjëherë duke iu kundërvënë edhe vetë Londrës në emër të vlerave britanike, siç i interpretonin ata.

Por se sa ndiheshin të lidhur popujt në Britani me popujt e perandorisë, kjo ndryshonte shumë. Entuziastët përpiqeshin të propagandonin idealet e perandorisë dhe, më vonë, unitetit të komonuelthit, dhe përvoja e lidhjeve familjare dhe punësimit jashtë vendit u dha atyre idealeve një farë substance për shumëkënd. Megjithatë, është e dyshimtë nëse masa e popullit britanik kishte nëj sens identiteti të përbashkët.

* Peter Marshall është autor i ?Remaking the british atlantik: The United States and the British Empire after American independence?

Si e ndikoi Britaninë fundi i Perandorisë?

Deri kohët e fundit, historianët kishin konkluduar se dekolonizimi kish një impakt krahasues minimal mbi vetë Britaninë. Vetëm tani kjo pikëpamje po rivlerësohet dhe historianët po fillojnë të investigojnë për mënyrat e ndryshme në të cilat fundi i perandorisë ka patur ndikim në Britani.

Kërkime të rinj zgjerojnë dijet ekzistuese për mënyrën se si rënia e perandorisë u ndie në politikën britanike, dhe gjithashtu po ekzaminohen impaktet më të jerë socialë, kulturorë dhe ekonomikë të dekolonizimit. Një aspekt i kësaj historie që ka tërhequr prej kohësh vëmendjen ka qenë e gjithë cështja e Perandorisë ?së ardhur në shtëpi? në formën e imigrimit të komonuelthit në Britani pas Luftës së Dytë.

Megjithatë, tani studiuesit po eksplorojnë se si reagimi pozitiv ndaj imigrantëve mund të jetë formuar prej të shkuarët imperiale të Britanisë dhe sidomos nga raportet mediatikë mbi konfliktet që ndodhnin në fundin e perandorisë, si kryengritja Mau-Mau apo kundërkryengirtja në Kenia.

Nevojiten më shumë kërkime për impaktin ekonomik të dekolonizimit, por disa sugjerojnë se vazhdimësia e ?ngjitjes? pas perandorisë mund të ketë pasur efekte të kundërt në ekonominë britanike në vitet 40 dhe 50. Kontribuoi në vendimin fillestar të Britanisë për të mos hyrë në Komunitetin Ekonomik Europian në themelimin e tij në 1957, ndërkohë që disa biznese britanikë mbetën gjithashtu të fokusuar në tregje tradicionalë që ishin gjithnjë e më pak të rëndësishëm për vendin se sa ata në Europë.

Një tjetër dimension i fundit të perandorisë që ka nisur të fitojë vëmendje është efekti mbi një numër të madh britanikësh që ishin punësuar në kolonitë. Tradicionalisht, perandoria kishte siguruar punësim për një sektor të rëndësishëm të klasës së mesme dhe të lartë të Britanisë, sidomos në shërbimet imperiale. Kishte gjithashtu shumë britanikë që udhëtonin jashtë vendit të punësuar nga organizata misionare apo biznese të mëdhenj që operonin në kolonitë. Mijëra britanikë panë t?u ndërpriten karrierat, dhe është e rëndësishme të shihet impakti më i gjerë i prerjes së këtyre të ardhurave nga punësimi.

Pastaj është impakti i dekolonizimit në institucionet e brendshëm britanikë që kishin zhvilluar një interes tek perandoria përgjatë kohës së gjatë të imperializmit britanik. Këta biznese shpesh herë përballeshin me një situatë ku ose duhej të përshtateshin, ose të humbisnin hapësira të rëndësishme të biznesit të tyre.

Marrim për shembull Royal Mint, që prodhonte monedha për kolonitë britanike si dhe për vetë Britaninë. Në fundin e perandorisë, ish kolonitë nisën të nxjerrin monedhat e tyre dhe Royal Mint u përgatit të sigurohet që ka biznesin për të prodhuar këto monedha. Këtë e bëri me sukses, dhe periudha e dekolonizimit koincidoi me ekspansionin tregtar për Mint pjesërisht për arsye se ishte në gjendje të përshtatej.

Megjithatë, impakti tek ajo si dhe institucione të tjerë si Kisha e Anglisë, që përmes veprimtarisë së misionarëve të saj ishte pjesë e projektit imperial, mbetet ende për t?u eksploruar. / History Today/

PERSHTATUR NGA BOTA.AL





Lajmet e fundit nga