Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Nga Namir LAPARDHAJA
Rasti i vjedhjes së një shume marramendëse në Bankën e Shqipërisë dhe reagimi civil ndaj kësaj ngjarjeje është tregues i asaj se në këtë vend reagimi qytetar, civil, i pandikuar politikisht, është i varfër, jo premtues dhe një tregues i qartë se kjo shoqëri është duke kaluar një krizë të thellë morale.
Nëse do të perifrazoja Faik Konicën, i cili kur flet për shqiptarët e vërtetë të vitit ?12, thotë se ata ishin vetëm dyzet, e me këtë ka parasysh vetëm firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, unë do të thosha se shqiptarët e vërtetë të këtyre ditëve ishin vetëm 13 mijë. Pikërisht ata 13 mijë që firmosën peticionin për shkarkimin e ish-Guvernatorit, tashmë, të Bankës së Shqipërisë, të pandikuar dhe të panxitur prej askujt, vetëm e vetëm në shenjë proteste dhe pakënaqësie ndaj një klase politike, e cila në mënyrë të heshtur dhe me kode, që vetëm ata dinë t?i dëshifrojnë, ishte njëzëri dhe në unanimitet të plotë në anën e atij, që prej dje ndodhet pas hekurave.
Në fakt, ata nuk ishin në anën e tij, nuk ishin në anën e një njeriu të vetëm, nuk ishin në anën e askujt në veçanti: ata ishin në anën e sistemit që vetë kanë ngritur në gjithë këto vite, të një sistemi që punon përditë për ta dhe në favorin e tyre, e kurrsesi në anën e qytetarëve.
Nëse je pjesë e sistemit, e lojës, duhet të zbatosh rregullat, në të kundërtën je përballë tij, i vetëm, në minorancë, i destinuar të humbasësh.
Gjithsesi, fakti që në këtë vend ende kanë ngelur 13 mijë qytetarë është një lajm i mirë.
Kjo situatë, veç të tjerash, tregoi mjerimin e shoqërisë civile. Asaj shoqërie që në gjithë këto vite ka përvetësuar miliona dollarë nga fondet e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera perëndimore, që investojnë për një Shqipëri më të lirë, më demokratike dhe më qytetare. Asnjë prej shoqatave apo organizatave tradicionale të shoqërisë civile nuk reagoi në këtë situatë. Heshtja ishte vdekjeprurëse. Ato kanë reaguar për çfarëdolloj çështjesh, ndonjëherë nga më qesharaket në këtë vend, por vetëm në këtë rast nuk reaguan. Duket qartazi se edhe shoqëria civile është e lidhur me lidhje klienteliste dhe nepotike me politikën, gjë që do të thotë nëse një krah i politikës nuk reagon, edhe ato të lidhura me krahun e caktuar nuk reagojnë.
Por ky ishte një ogur i keq për çdo banor të këtij vendi. Njerëzit të vetmen shpresë e shohin tek politika dhe tek politikanët. Varfëria ekstreme që përjeton sot një pjesë mjaft e madhe e shqiptarëve bën të mundur që kjo klasë politike të ruajë status quo-n e saj dhe njerëzit të mos kenë mundësi reagimi ose shprese jashtë kësaj klase politike.
Në fakt, kur bëhet fjalë për mbijetesë është e tepërt të kërkosh ?heroizma?, aq më tepër në një vend si ky i yni ku niveli shoqëror, kulturor dhe social lë shumë për të dëshiruar, por, gjithsesi, në asnjë vend tjetër, qoftë edhe nga këto të rajonit, nga këto që kemi rreth e rrotull, një ngjarje e tillë nuk do të kishte kaluar kaq lehtë dhe me kaq pak zhurmë.
Në këtë vend, kur flitet për qytetin dhe qytetarinë shpeshherë e para gjë që të shkon ndër mend është vendlindja, vendbanimi, prejardhja, ndonjëherë këto gjëra bëhen pjesë e debateve të kota, shterpe dhe pa kurrfarë përfitimi, ndërsa ajo që na bën dhe tregon se sa qytetarë jemi është aftësia jonë për të reaguar atëherë kur duhet dhe si duhet. Dhe kuptohet se sa qytetarë në këtë kuptim janë shqiptarët në tërësinë e tyre.
Nga Kastriot MYFTARAJKjo histori e pabesueshme nis në 7 teto...
Nga Perparim KaboTek Guvernatori tashmë ish, fle në paraburg...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij pas situatës s...
Ende pa kaluar 24 orë nga arrestimi i guvernatorit Fullani, ...
Një 25 vjeçar me banim në fshatin Barbullojë të rrethit Lezh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Inspe...
Gazetari dhe moderatori Enkel Demi, i ka dhene nje pergjigje...
Nga Telnis SkuqiÇifti të trashëgohet!!!!GJIROKASTËR – Gjirok...
Mund të të shpëtojë lehtësisht ajo që në pamje të parë të du...
Materiale të panxjerrë më parë nga arkivat zbulojnë obsesion...
Cili ishte vërtetë në atë pikë Ratko Mlladic? Remondino e ku...
Që prej mbrëmjes së të premtes, (05.09.14) Guvernatori i Ban...
Kryeministri grek premton uljen e taksave me shpresë se do t...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndodhet ...
Të jesh gjithmonë dhe kudo i kontaktueshëm, të zgjidhësh shu...
Dasme prallore me gati 1 mije te ftuar, ne kala, ku ne sherb...
Shkatërrohen 906 paisje të konfiskuara të Lojërave të Fatit ...
Gazetari investigative, Artan Hoxha, thotë se 5 prej 7 inve...
Pasi pushtoi botën me hitin e tij “Somebody That I Used to K...
Ne prag të vizitës në Shqipëri, Papa Françesku ka dalë në nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...